Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Apolonia

| E merkure, 13.04.2005, 08:59 AM |


Një udhëtim në historinë e Apolonisë

Nga Fieri në Apoloni, 12 km, duke marrë rrugën drejt plazhit të Semanit, pastaj një kthesë majtas nëpër rrugë 6 km deri ë Pojan; së fundi një kthesë tjetër për vendgërmimin e Apolonisë: gjendja e rrugës është e mirë ndaj veturat personale do të ishin një mjet udhëtimi mëse i përshtatshëm.

Periudha është e përshtatshme për një udhëtim. Por jo tipiku: një shëtije, drekim dhe kthim i vakët- diçka më shumë nevojitet në kohën e shirave t'ju mbushë shpirtërisht: dëshira për të mësuar diçka të re. Një udhëtim kulturor do t'ju fokusojë mendimin dhe do t'ju bëjë më të aftë në punë tuaj- proçesi i nxënies stimulon trurin dhe vullnetin. Qëndrat arkeologjike janë një fillim i mirë për çdo kënd që ka interes të njohë një pjesë të vendit (dhe vetes), kështu vendosëm të vizitojmë Apolloninë.

Nga larg dallohet kisha e Shën Mërisë, e cila qëndron mbi një kodër midis detit dhe luginës së Kryegjatit. Në të majtë gjenden rrënojat e një muri Romak. Në qendër hyn përmes një porte të vogël hekuri, dhe rruga vazhdon përgjatë një grupi ndërtesash antike fetare dhe tregtare. Pasi kalon rrënojat e shtëpive romake, në të majtë të një kalldrëmi duket buleuterioni, ndërtesë helenike me 6 kollona korinthiane dhe fasada prej mermeri, të cilat u rikonstruktuan në vitet '60. Shumë nga arshitravat prej mermeri janë origjinale. Përmasat e ndërtesës janë 15 me 20 m dhe kollonat 9 m të larta. Mbrapa kollonave ngrihet një sallë në form U-je, e rrethuar me mure mermeri. Një mbishkrim mbi krye kujton ndërtuesin e saj, Quintus Villius Crispinus Furius Proculus, i cili e ndërtoi në nder të vëllait të tij të ndjerë, identiteti i tij të cilit është i panjohur sot.

Gërmimet në brendësi të ndërtesës kanë zbuluar se ajo përdorej si zyrë e amdinistratorit perandorak të qytetit. Data e mbishkrimit këtu është e panjohur por ndërtesa mendohet të ketë mbaruar në shek e 2 pas Erës sonë.

Menjëherë mbrapa buluterionit qëndron odeoni: një ndërtesë e vogël Romake e shek të II pas Krishtit. Ai mban 600 spektatorë dhe është restauruar për koncerte moderne.

Dy ndërtesat mendohet të kenë formuar anët e një sheshi të vogël, dhe ndërtesat në të dy anët e odeonit ndoshta përdoreshin në lidhje me kultin imperial ose funksione të tjera fetare. Në të djathtë të odeonit janë rrënojat e një koloniade të vogël (stoe), një ndërtesë e vogël karore që formojnë themelet e një muri të ulët të një banje Romake. Midis odeonit dhe buluterionit janë themelet e 4 kollonave të mëdha.

Në të majtë të odeonit është një kolonadë (stoa) e madhe e mirëuajtur. Ajo 75 m e gjatë ndërtuar nga dy rreshta me kollona mermeri që shkojnë nga veriu në jug, me 17 vendosje për statuja. Kati i ulët ka patur kollona Doriane në perimetri, ndërsa kati i sipër mbahej nga kollona Joniane. Ajo daton nga shek i III pas Krishtit.

Në perëndim të stoas është teatri, një strukturë e madhe helenike e shek të II pas K. Ai mund të mbajë rreth 7500 vetë dhe nuk është zbuluar i tëri. Ai duket të ketë ndjekur koncepte Doriane greke dhe tregon pak influence Ilire apo Romake. Ky është teatri me i madh i kësaj periudhe i gjetur në Shqipëri. Në perëndim të teatrit është një rrugë romake dhe themelet e një shtëpie të madhe romake me dysheme me mozaik. Gjithashtu në jug të teatrit ka themele të tjera shtëpish romake.

Ecën 500 m për te Akropoli pjesërisht i mbuluar me bar e dhe. Akropoli nuk ka rrënoja antike dhe është vandalizuar nga punë inxhinjerike për shërbime ushtarake nga E. Hoxha. Regjimi friksohej nga një pushtim Anglo - Amerikan dhe e përdorte akropolin si bazë për artileri kundërajrore. Tulla dhe gurë janë marrë nga këtu në mesjetë dhe kohët moderne për të ndërtuar shtëpitë në Mbrostar dhe Pojan.

Në lindje gjendjet një akropol i vogël me sipërfaqe prej 1,27 hektar me disa pemë ulliri që rriten mbi të. Këtu qëndronte një tempull kushtuar Apollos ose Artemisit, gërmimet këtu kanë nxjerrë themelet në shesh disa pjesë të tempullit të Aossit i ngjashëm me një në Azinë e Vogël. Muret e akropolit mendohet të jenë ndërtuar në vitin 600 para Krishtit dhe tregojnë se ka qenë vendbanim ilirian. Muri është 3 m i trashë. Qyteti mendohet të jetë përhapur në jug dhe jug-perëndim të akropolit gjatë shek e 4 para Krishtit.

Rihyn në kompleksin qendror të ndërtesave. Në fund është hyrja e një tuneli ushtarak.

Ecën për te Kisha e Shën Mërisë. Kjo është një nga kishat më të bukura dhe interesante të Shqipërisë, brenda së cilës ndodhet muzeu i Apollonis, i cili është i mbyllur për shkaqe sigurie. Manastiri dhe kisha mendohet të datojnë nga shek i 13-të, dhe shumë mendojnë se është rindërtuar në peiudha të mëvona. Në dhomat rrotull jetonin murgjit. Kisha është e ndërtuar në qendër të oborrit të manastirit, me disa rrënoja ndërtesash të kohës otomane në anën veri perëndimore. Kulla jug-perëndimore e këmbanës është ndërtur midis dy luftrave botërore.

Nëpër një eksonartheks hyn në kishë, me kollona që mbajnë çatinë me kafshë të bukura nëpër cepa, të cilat ngjasojnë me kafshët mitike Gote të gjetura në Evropën Perëndimore. Disa shkollarë mendojnë se kjo është shenjë e influences kulturore në këtë zonë nga mbretërit endacake (Normane) të Siçilisë.

Në mes të saj është një kollonë antike. Në murin perëndimor të nartheksit është një afresk i Perandorit Andronikus II Paleologus, dhe Perandorit Mihali i VIII dhe Mihali i IX. Afresku mendohet të datojë rreth 1281-2 . Nartheksi s'ka qenë pjesë e kishës dhe i është shtuar një shekull më vonë- në shek e 14

Kisha brenda është e bukur me dom paralelogram. Nga jashtë domi ka 12 anë. Në veri është një shenjtore. Shumë nga pikturat janë të shek te 18 dhe 19 dhe tregojnë skena biblike.

Mund të përdorni ndërtesat e vjetra të manastirit për të kaluar natën, edhe pse është më e rekomandueshme që të flini në qytetin e Fierit, ose të ktheheni përsëri në Tiranë pas një shëtitjeje nëpër kulturën e një epoke që tashmë nuk na prek më me lavdinë e saj.
Spekter