E premte, 29.03.2024, 07:34 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Në Zym të Hasit inaugurohet shtatorja e Skënderbeut

E enjte, 20.12.2018, 06:25 PM


Në përfundim të jubileut të madh të 550-vjetorit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

Në Zym të Hasit, komuna e Prizrenit, ditën e shtunë, më 22 dhjetor 2028, në orën 11, mbahet manifestimi i madh “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Zym”, me ç’rast pritet të inaugurohet shtatorja e kryeheriot kombëtar shqiptar – Gjergj Kastriotit – Skënderbeu.

Mjetet (afro 30 mijë euro) për shtatoren e Skënderbeut, por edhe për rregullimin e ambientit e për organizimin e këtij evenimenti kulturor, i kanë siguruar banoret e Zymit, Shëngjergjit e të Bregdrinit, përkatësisht mërgimtarët e këtyre fshatrave që punojnë në shtetet e Ballkanit.

Megjithatë, Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi” të Zymit më 23 prill 2018 pat vendosur që në Zym të ngritet monumenti i Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Zymjanët qysh në prill të këtij viti kontaktuan me skulptorin e mirënjohur Sadik Spahija, nga Tirana, dhe e kontraktuan monumentin. Dhe tani çdo gjë është gati për t’u inaugurua shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në Zym.

Për mysafirët nga Prishtina që marrin pjesë atë ditë në Zym është siguruar një autobus, i cili i prit mysafirët para Ipeshkvisë së Kosovës (te Katedralja “Shën Nëna Tereze”) dhe niset për Zym në orën 9.

Jeni të mirëseardhur!

Frrok Kristaj



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora