E merkure, 21.08.2019, 08:40 AM (GMT+1)

Komente » Xharra

Fahri Xharra: Ushtria e Kosovës- Grushti përfundimtar kundër antiamerikanëve i të gjitha ngjyrave

E hene, 17.12.2018, 10:40 PM


Ushtria e Kosovës- Grushti  përfundimtar kundër antiamerikanëve  i  të gjitha ngjyrave

Nga Fahri Xharra

“Vendi im (brenda dhe jashtë murit të Arbrit), është shqyer nga lakmitarë të pangopur, tradhtarë, gazetarë , gazeta , analist të pandershëm. Shqipëria ime është një vend i varfër, i vuajtur, i grisur në copa nga njerëz të pabesë. Shqipëria ime është një vend ku vetëm të përzgjedhurit e mediumeve marrin pjesë në “shtimungun” antikombëtar. Shqipëria ime dikur krenare, me pasuri të mëdha natyrore është shndërruar në një lypës. Në një anije që fundoset. Shqipëria po zhytet ne antiamerikanizëm.” – shkruante Aurel Dasareti, ekspert i çështjeve ushtarake .

Interesant me ne, mbrenda dhe jashtë mureve të Arbrit. Menjeherë pas  Kosoves-shtet, filluam të rrisim antiamerikanizmin si një “shpëtim”  nga europianizimi ynë . Ishin do vite që ngjyrat  antiamerikane filluan të shfaqen edhe në këtë mënyrë: ““ Rusia është për ne ashtu siç ishte fantazma e Hanibalit për fëmijët romakë, vazhdimisht para derës. Por, në rastin tonë, jo si një parullë e nënave histerike, për t’i frikësuar fëmijët e pagjumë. por sipas profesorit  për të ngjallur artificialisht pro-amerikanizmin shqiptar . “. Sa të pamençur që ishim ! Nuk e donim pro-amerikanizmin shqiptar !

“Antiamerikanizmi është anti-shqiptarizëm i kulluar. Antiamerikanizmi është tradhti. Tradhti në Perëndim konsiderohet, kur një individ vepron kundër interesave nacionale. Antiamerikanizmi nuk është vetëm mosmirënjohje, por është edhe përgatitje për ta kthyer Serbinë në Bondsteel. Serbia po punon për këtë dhe dalëngadalë po pranohen shpjegimet e saja. Harroni përrallat për abetare se kufitarët kosovarë mbrojnë kufijtë. Policia serbe hyn e del në veri kur t’ i teket. Shtetin e Kosovës nuk mbron askush, e as nuk mund ta bëjë, përveç  Bondsteelit. (nga Lis Bukuroca )

Sa largë që shkonim:” : “ zbehja e identitetit kombëtar në disa fragmente, e stimuluar po nga ndikimi amerikan, ka krijuar vakum dhe i ka shtyrë ata persona drejt krizës së identitetit dhe drejt tjetërsimit identitar.”  Pse shkruhej në këtë menyrë ?

Duke menduar që e “gjetëm” mikun e ri filluan të shkruajnë :” “Prandaj, pa aleancën me SHBA, ne shqiptarët mbetemi të zbuluar ndaj rrezikut”. Rrjedhimisht, kjo është dhe mbetet dashuri me interes, dashuri nga zori. Në disa manifestime kjo lloj dashurie është edhe naive, por në realitet është pajtim me një pozicion neokolonial” - A mos ishin demagogët e demokracisë në skenën politike , në parlament, në komisionet  parlamentare ? Ne fakultete ? A mos i kemi më të zhurmshmit ata patriotët informatorë të shërbimeve të huaj antishqiptare? A nuk është ky antiamerikanizëm. Ku qëndronte ideali kombëtar i antiamerikanizmit ?

“Andaj mbështetja në SHBA-të është bërë e tillë, saqë ne shtiremi si vetëm entuziastë pro-amerikanë (a panemerikanë!) pa qenë vetëm të tillë. Bile edhe duke e vënë në sprova identitetin dhe interesin tonë mirëfilli evropian, si edhe identitetin fetar të shumicës.” - Pra , sa më larg Amerikës thoshte tjetri   sepse sipas tij  kishim identitet tjetër  i cili “rrezikohej “ nga ndikimi amerikan.

Antiamerikanizmi ishte antishqiptarizëm . Lexoni në vazhdim :“E para, ka të bëjë me dyshimet mbi qëllimet e SHBA-ve në mbrojtjen e shqiptarëve. Ka që thonë se SHBA-të e kanë vetëm për interesat e veta. Natyrisht, SHBA-të si superfuqi, i projekton vetëm interesat e veta në të gjithë botën, prandaj edhe në Ballkan... Thënë thjesht, kjo aleancë edhe nga pozicioni shqiptar është e mbështetur ekskluzivisht në interesa gjeopolitike e gjeostrategjike dhe, si e tillë, duhet të kuptohet e të kultivohet. Moralizimet se gjoja SHBA-të në rajone të tjera bëjnë këtë e atë veprim, nuk mund të merren si serioze për promovimin e aleancës strategjike të shqiptarëve me SHBA-të në territorin dhe në kohën konkrete.”

Kush na  ishte kjo zhyllë komuniste  antiamerikane e cila në çdo kohë me 365 fytyrat e tij mundohej të na jep leksione të çoroditura ? Kush qëndronte prapa atyre maskarejve antiamerikan të cilët vazhdimisht ndjellnin kob për një komb  cili ende nuk e morri veten që 104 vjet ? Kush ishin ata matrapaz të cilët me përbuzje dhe cinizëm flisnin për Amerikën?

Dikush tjetër  shkruante “ Rënjen e miti Rolin e saj si “perandoria e së mirës”, apo si fanar ndriçues i një rruzulli njëpolar, SHBA po e humb me shpejtësi edhe në botë që pas përfundimit të luftës së ftohtë. Prej kësaj kohe, Amerika nuk është më vetëm vendi që kontribuoi në mposhtjen e nazifashizmit 70 vite më parë, dhe që i hoqi qafe globit rrezikun e ariut rus. “  Gabohet njeriu një herë, por jo gjithë jetën.  Jo, por ai ishte i porositur

Cili ishte ai more që e  shihte  se ;” Roli i arbitrit të ndershëm botëror, të kësaj superfuqie të vetme, sa të padrejtë përtej kontinentit, aq dhe të pabarabartë brenda tij, ka kohë që është vënë në pikëpyetje anembanë globit. Miti i vendit të lirive ka kohë që është krisur. Mirazhi i një shoqërie të drejtë ka kohë që ka rënë.”? Sa gabimisht i gëzohej një fantazie mmjerane !

Cili ishte ai që nuk pajtohej me dashurinë shqiptare për Amerikën ? Cili ishte ai  tutkun komunist  që e donte një vazhdim të robërimit mendor bolshevik në Shqipëri  dhe përtej saj ?

Një gjë po e them edhe sot  se në çdo rast të Shqipërisë dhe Kosovës imagjinata është e përputhur me realitetin dhe se populli shqiptar në ShBA-t e shohim pa asnjë dyshim kriterin e të vërtetës , arbitrin e ndershëm dhe të drejt. Amerika nuk është mit , është realitet i palëkundshëm për  shqiptarët !

Si përdundim : Ushtria e Kosovës është grushti më i rëndë që iu është dhënë  antiamerikanëve të të gjitha llojeve dhe ngjyrave

Fahri Xharra, 15.12.18

Gjakovë



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT