E enjte, 25.04.2024, 05:03 PM (GMT+1)

Mendime

Skënder Jashari: Rrethanat dhe shkaqet e aleancës ortodokso-islamike dhe Shqiptarët!

E hene, 17.12.2018, 09:44 PM


Rrethanat dhe shkaqet e aleancës ortodokso-islamike dhe Shqipëtarët!

Nga Skënder Jashari

Me ndarjen  e  Perandorisë Romake më 395,  pastaj   autoqefalizmi i kishat  ortodokse në vendet  e Gadishullit  Ilirik,      mes  shekujve  VII-IX e sidomos pas  shekullit XII, po ashtu  ndarja e  Kishës  më 1054, në Kishën  Katolike dhe Ortodokse, ndarja u thellu edhe  më shumë    Gadishullin  Ilirik, që ishte  zonë  kufitare dhe zonë ku  luftohej. Fatkeqësia ishte  që Tokat Arbërore  mbetën  zonë  kufitare si me rastin e  ndarjes së Perandorisë Romake më 395,  e njejtë  mbetën edhe  me rastin e  ndarjes së Kishës më 1054.

Rënija  e Perandorisë Romake  më 476,  dhe vazhdimi i qëndrimit të Perandorisë Bizantine edhe për gati 1 milenium, deri më 1453, po  ashtu luajtën  rrolë tejet  determinant.

Gadishulli Ilirik, tashmë i sllavizuar me  ardhjen e  barbarëve  sllav, gjatë  pushtimit të Perandorisë Bizantine. Sllavët tashmë kishin pranuar  krishterimin ortodoks, që mbetën  shumica në Kishën  Ortodokse,  ndaj të cilëve  kisha e tyre kishte  ndikim tejet të fuqishëm.

Lufta  e Patrikanës së Stambollit  kundër Kishës Katolike, pati epërsi, shkaku që Perandoria  Bizantine  do ekzistonte edhe për  gati 1000 vite më shumë sesa  Perandoria Romake, e që  shkaku i kësaj, arritën t’i kthenin në ortodoks edhe një pjesë të Shqipëtarëve. Mirëpo vazhdimisht  princërit  Arbërorë, me  rastin e  ngritjeve të principatave të tyre, vazhdimisht  iknin  nga   riti ortodoks duke  kalu në atë  katolik!

Vatikani përmes ndikimit të  tij, në  vendet  Europiane,  organizoi   rreth 8  kryqëzata, në mes viteve  1096-1270,  zakonisht  kalonin   përmes   detit  Adriatik,  zbarkimit     portet   Arbërore, nga  veriu deri në   afërsi të Athenës! Po ashtu edhe  planifikimet për  Kryqëzata të tjera, p.sh: edhe në kohën e   Gjergj Kastriotit i cili  shikohej  si Komandanti i Përgjithshëm  i  Kryqëzatës anti-osmane, ishin planifiku nga dhe përmes  Atdheut tonë. Kjo bëri që  frika  të jenë  tejet  reale  për Patrikanën  e Stambollit- pra për ortodoksët.

Kodi i Car Dushanit, është  dokumenti i parë  shovenist dhe gjenocidal  i   shovenizmit ortodoks  sllav, kundër  Shqipëtarëve, të cilët i identifikonte  vetëm si katolik. Ky kod, ishte  akti i parë  gjenocidal  i përpiluar  nga  shovenizmi ortodokso-sllav(Kisha  Ortodokse  Serbe),  për  zhdukjen  e Shqipëtarëve  katolik. Këtë  frymë  do ta  pasonin çdo memorandum, elaborat, projekt  dhe ligj  shovenist  serb deri në ditët  e sotme! Sllavët ortodoks dhe grekët,  si dhe Kishat e  tyre,  ishin  helmuar nga  shovenizmi  anti-katolik,  sa    Shqipëtarët  katolik, në  Gadishullin Ilirik  i shihnin  si rrezikun më serioz, prej nga  vendet  Europiane mund të përdornin  Atdheun  tonë, si trampolinë   për Kryqëzatat  anit-islamike dhe i nënkuptonin si Kryqëzata anti-ortodokse!

Madje Kishat  ortodokse i brymosën  me terrorizmin, shovenizmin dhe gjenocidializmin anti-katolik,  duke e bë realitet  këtë kundër Shqipëtarëve.  Aq sa  absurdi shkon  edhe më larg.  Të gjithë  mendojnë   dhe propagandojnë    Katolicizmi është më i afërt me Ortodoksizmin, sesa  Ortodoksizmi me Islamizmin, por  faktet  e më poshtme   e vërtetojnë që  Islamizmi dhe Ortodoksizmi do krijonin aleancën!

Beteja  e Maricës, e ndodhur  më 1371,  sllavët  e Gadishullit Ilirik u ndeshën me Perandorinë  Osmane.  Pas mposhtjes  dy princët  serb,  pranuan  nënshtrimin dhe  u bënë  vasal    Perandorisë  Osmane,  duke  i dhënë  kontribut edhe në ushtar për  zgjerimin e kësaj  perandorie. Ky rast  shënon   rastin e  parë    Ortodoksizmi bashkohet  me  Islamin, për  t’iu  kundërvënë  Europës( nënkupto  katolicizmit). Këtë  rrugë  do ta ndjeknin të gjithë  ortodoksët  e  Gadishullit  Ilirik. Ortodoksizmi  edhe pse  ende  e kishte  Perandorinë Bizantine, në vetëvete ishte  tejet i brisht, rrebelues dhe separatist sa i përket Kishës Ortodokse. Ortodoksët   u ndeshën edhe me rrezikun  e ardhur nga Lindja. Ata  arritën  t’i bënin  ballë  rrezikut sporadik  që i vinte  nga Kryqëzatat  Europiane,  të cilat  tokat  e Gadishullit Ballkanik i përdornin disa  herë vetëm si rrugë-kalimi, për  në Jerusalem, por në ndeshjen e  parë me  rrezikun lindor, u mposhtën. Edhe Beteja  e  Kosovës,  më 1389,  tregon rastin e princit  tjetër  serb, që  tradhtoi  Aleancën e  të Krishterëve, ku  shumica ishin ortodoks sllav dhe  të vetmit  ishin Shqipëtarë  që ishin kryesisht katolik. Si rrjedhojë  e  tradhëtisë së princit serb, Perandoria  Osmane  arriti të  fitonte  këtë  betejë! Beteja e Kosovës  identifikon prirjet e ortodoksëve  sllav karshi katolicizmit, që:” më  të afërm  janë  me  muslimanët sesa me  llatinët( katolikët)” dhe   edhe  sot  dëgjojmë  ende  shqipfolës,  thonë: “më i afërt  është  një  shka ortodoks sesa një  Shqipëtar Katolik!”

Armiqësia e   thellë ortodokse sllave kundër  Europës( nënkupto katolicizmit),  ishte edhe  tek  ortodoksët tjerë, si tek grekët, të cilët po ashtu do ta ndjeknin rrugën e njejtë. Që më 29 maj 1453,  Sulltan  Mehmeti hyri si fitimtar në  Konstantinopojë,  që Katedralën  e  Konstantinopojës e ktheu    Xhaminë e Shën Sofisë. Sulltani arriti ta mposht falë  3 topave  gjigand    kanë çarë  muret mbrojtëse dhe  sidomos luftës psikologjike që  shkaktonte kjo armë e  panjohur. Perandori   Konstantin XI Paleologu  me  8.000  kështjellarët    e mbronin Konstantinopojën derisa forcat osmane  ishte   mes 75.000-100.000 rrethues. Konstantinopojasit, nuk pranuan  vasalitet,  mbrojtje dhe aleancë  nga Europa( shkaku i  shovenizmit  fetarë  që kishin kundër katolicizmit). Më 1 qershor  1453, pra pas vetëm  3  ditë pas rënijës  së Konstantinopojës, Sulltan  Mehmet  Pushtuesi, e bekoi, shuguroi duke ia ble  rrobet  fetare  Genadiusit dhe  duke zhvillu  procesionin për Patriark     Konstantinopojës. Genadius Skolarius (Genadiusi II apo  Georgios Kourtesios  Scholarios) ishte  Partiarku më   anti-Perëndimorë,  kundërshtuesi  më i madh i Bashkimit të Kishave dhe  unifikues  mes  ortodoksëve( veçmas  grekëve)  dhe  islamikëve( Osmanëve). I përbetuar dhe mirënjohës  për  Autonominë  e  Kishës  Ortodokse nën Perandorinë  Osmane,  do ushtroj  terror mbi besimtarët   katolik nën këtë  Perandori, madje edhe përmes  besimtarëve  ortodoks! U arritë  marëveshja  e  aleancës  Islamiko-Ortodokse, kundër  Katolicizmit. Derisa për fat të keq, Katolicizmi në Gadishullin Ilirik  identifikohej  vetëm  me  Shqipëtarët. Ortodoksët sllav dhe grekë arritën që të  bënin njërin  armik( Perandorinë Osmane)  aleat,  dhe ta ndihmonin atë në bashkësundim  Osmano-islamik dhe  orodoks( sllavo-grek), për  mbi 550 vite në  Gadishullin  Ilirik,  në luftë  kundër  Katolicizmit( Shqipëtarëve, Hungarezëve, Italianëve, Austriakëve, polakëve etj)!

Ortodoksët  sllav dhe grekë  deri në  kryengritjet  e shekullit XIX, nuk  patën asnjë rrebelim kundër  Perandorisë Osmane,  kur  ato filluan të instrumentalizohen  nga  Carizmi Rus. Ndërsa për dallim Shqipëtarët në  vazhdimësi luftuan, patën kryengritje dhe luftëra anti-osmane( nënkupto edhe  anti-ortodokse sllave dhe greke).

Derisa  vendet  Europiane,  në luftën  anti-osmane, nuk ishin të bashkrenduara, të organizuara në veprimet ushtarake dhe luftarake, por ishin  policentrike dhe  të përçara( ngajshëm  si sot, vendet  Politika  e Jashtme  e BE-së, ende është  e disperzuar), kjo bëri që edhe  më shumë të  vështërsohet pozita  e Kombit të Parë  në Vijën  e  Parë të Frontit- që ishim Shqipëtarët, që luftonim kundër  Osmanizmit-Islamizmit dhe  Ortodoksizmit sllavo-grek!

Falë Luftës Hyjnore  Arbërorëve, nën  komandën  e Engjullit Mbrojtës të Kombit tonë dhe Engjullit Mbrojtës  të Europës, pra Gjergj Kastriotit,  për 25 vjet arriti të mbanim Perandorinë  Osmane jasht  Europës. Kujto, Sulltan Fatihu arriti ta pushtonte Konstantinopojën shkaku i 3 topave gjigand, por edhe  brishtësisë  politike dhe  thellimit të luftës  ortodokso-katolike,  derisa nuk arriti ky Sulltan  e as  pasuesit  e tij,  asnjëherë ta mposhtin as me  dyfish e trefish të  numrit të topave  gjigand  e as me  ushtri çerekmilionëshe  Rrethimet  e Krujës.

Pas  Amshimit  të Gjergj Kastriotit, Shqipëtarët  u thyem,  shkaku i egocentrizmit( dëshirës për  të qenë  i Pari) e jo i fuqisë së armikut.

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora