E premte, 19.04.2024, 07:03 AM (GMT+1)

Mendime

Paul Tedeschini: Perkujtohen masakrat ne burgjet e Spaçit dhe te Qaf-Barit!

E hene, 22.09.2008, 06:59 PM


Paul Tedeschini
Perkujtohen masakrat ne burgjet e Spaçit dhe te Qaf-Barit!

Nga Paul Tedeschini

Kam lexue sot me 21 maj ne Gazeten SHEKULLI artikullin redaktorial “Ish të dënuarit përkujtojnë 33- vjetorin e revoltës së Spaçit “ si dhe ne gazeten Rilindja Demokratike artikullin e Bedri Blloshmit “21 maj 1984. Masakra komuniste e Qafë-Barit!”.

Sot mbas 15 vjetve te ramjes se diktatures komuniste edhe neve, qe e kemi jetue diktaturen komuniste gjate gjithe ekzistences se saje, na duket e pabesueshme se si mund te masakrohen dhe te trajtohen qenjet njerzore ashtu si pershkruhen ne keto dy artikuj, ku ne te dytin kemi nji deshmì te nji ish te burgosuni qe e ka jetue personalisht masakren. Nuk ka nen te asnji Kodi Penal ne bote, qe te veje drejtesi dhe te denoje kriminelet komunist ( ekstremist te majte) qe kan bere keto krime te barabarta me krimet e te barabartve te tyne, nazistve ( ekstremist te djathte).

Ne artikullin e dyte bahet nji pershkrim rrençethes i masakres ku nder te tjera thuhet: “… . Ishte 5 korriku, unë bashkë me 10 të dënuar të tjerë mbas një druri të mirë na lidhën, na hipën në një zis, na lidhën dhe me spontin e makinës. Na transferuan në një rreth tjetër të ferrit, quhej Spaç. Këtë maj mbushen 22 vjet që trupat e Sokol Sokolit, Tom Ndojës nuk dihet se ku i hodhi dora gjakatare e prokurorit e xhelatëve të tjerë. Thonë që janë pushkatuar në Shkodër…..”.

Une personalisht, veç nji pershkrimi qe ma ka ba rreth kesaj ngjarje ne ate kohe nji polic me te cilin kishe raport shoqnor, nuk dij se kush ishin ato dy, qe  nga te rrevoltuarit e burgut te Qaf-Barit u pushkatuen ne Shkoder, por dij me saktesi matematike vendin se ku jane varrosur. Kur i kan marre nga burgu i kan rrahur per vdekje dhe ashtu pa ndjenja i kan ngarkue ne nji kamjon dhe i kan sjellur nga Puka ne Shkoder. Gjate rruges per shkak te dy orve udhetim dhe tronditjeve nga rruga, keto dy te shkrete jane permendur dhe kan ardhur ne vete. Kur kan mbrrijte ne afersi te qytetit i kan zbritur ne vendin ku do ti ekzekutojshin, i kan detyrue me hape vete gropat dhe prokurori i ka kerkue fjalen e fundit. I pari ka shprehe kerkesen e meshires, kurse i dyti nuk ka folur asnji fjale, nuk ka kerkue asgja dhe nuk u asht lutur per asgja. Mandej i kan ekzekutue. Policet kan mbylle gropat, te cilat jane ne nji territor qe atehere u ruente nga policia. Ne qoftese ndokush asht i interesuem ta dij vendin e varrosjes se ketyre dyve, jam ne dispozicion te tregoj vendin e sakt te vorrimit. Kaq kam mundesi une te baj per keto dy viktima te shkreta. Drite iu bafte shpirti!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora