E marte, 19.03.2024, 09:00 AM (GMT)

Mendime

Labiol Balili: 'Rainbow Bridge' në Tiranë, të rinjtë shkëmbejnë përvojat dhe njohuritë

E diele, 16.12.2018, 01:44 PM


“Rainbow Bridge”në Tiranë, të rinjtë shkëmbejnë përvojat dhe njohuritë

Organizata rinore Qendra për Zhvillim dhe Iniciativa Sociale në bashkëpunim me organizatën KREATOR nga Kumanova zhvilloi një seminar një-ditor në Tiranë me temën "Paragjykimet dhe stereotipet që ekzistojnë në shoqërinë tonë". Seminari i mbajtur në datën 09 Dhjetor 2018, u ndoq nga 28 të rinj të shkollave të mesme, student dhe përfaqësues të organizatave rinore të ndryshme. Seminari u mbajt në kuadër të projektit "Rainbow Bridge" dhe qëllimi i këtij projekti është që të lejojnë të rinjtë nga Tirana të marrin pjesë në projekte dhe aktivitete ndërkombëtare, për të shkëmbyer njohuritë dhe eksperiencat e tyre në nivel lokal për moshatarët dhe bashkëqytetarët e tyre.

Kjo është një mundësi e mirë për të aplikuar njohuritë e fituar gjatë shkëmbimit rinor i organizuar në datat 6 – 14 Tetor 2018 në Strugë, ku morën pjesë bashkë me të rinjtë nga rajoni, Maqedonia dhe Mali i Zi edhe 11 të rinj nga Shqipëria. Gjatë projektit, u krijua mundësia që të mësohet më shumë në lidhje me paragjykimet dhe stereotipet që na rrethojnë çdo ditë, për kulturate vendeve respektive dhe të krijimi i rrjeteve të reja rinore për bashkëpunime të mëtejshme. Këto programe të krijojnë mundësinë të praktikohen praktikat e fituara dhe nxitja e tyre për t’u bërë promotorë e organizatorë të projekteve të tilla në të ardhmen në komunitetet e tyre.

Projekti“Rainbow Bridge” është mbështetur nga Zyra Rajonale Rinore e Tiranës – RYCO, përmes thirrjes së parë të hapur për projekte rinore, qëllimi kryesor i të cilave është të promovojë frymën e pajtimit dhe bashkëpunimit midis të rinjve në rajon nëpërmjet programeve të shkëmbimeve rinore.

Vazhdimi i projektit është bërë përsëri me një seminar tjetër një-ditor në qytetin e Pogradecit, në gjimnazi "Muharrem Çollaku". Nxënësit e shkollës morën pjesëaktive në trajnim dhe shprehën dëshirën për më shumë organizime të tilla në të ardhmen.

Labiol Balili

Center for Development and Social Initiatives



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora