E marte, 19.03.2024, 11:46 AM (GMT)

Mendime

L. Likaj: Me sytë nga e ardhmja e vendit më të bukur të botës, Shqipëria!

E diele, 16.12.2018, 01:13 PM


Me sytë nga e ardhmja e vendit më të bukur të botës, SHQIPËRIA!

Nga L. Likaj

Duke parë zhvillimet e fundit në vendin tonë u ndjeva i indinjuar dhe si mos të gjeja nje menyrë dhe une për të reaguar per situaten dhe realitetin qe po kalon vendi jonë. Dashur pa dashur dhe ne bejmë pjese ne kete realitet.  Pa marre parasysh statuset qe kemi ne shoqeri zhvillimet e fundit ne kete fundvit tregojnë qartazi qe diçka apo shumëçka nuk eshte ndertuar mir ne kete vend dhe per fat te keq do te duhet shembur me rrenjë qe te funksionojë sic duhet ose ndryshe nuk shkon. Në  vendin tonë te begatë, me nje pozicion gjeografik te favorshem per turizem, por me nje turizem qe te vjen keq kur e krahason me vendet e rajonit, me plazhet publike por te privatizuara,  ku te duhet ti paguash dikujt ne menyrë te pa drejtë që pronën publike te perbashket ta shfrytezojë dikush me leje. Leje e dhënë nga ata qe ne i zgjedhim me vote per te na administruar te ardhurat nga taksat pronat publike dhe permirësuar jetesen,  ulur varferinë dhe investime ne sektor strategjik me të vetmen arsye per permirsimin dhe rritjen e nivelit ekonomik ne nje vend te vogel si Shqipëria.  Nuk ndodh keshtu sepse babezia, kanceri i ketij vendi qe ne e quajmë korrupsion i ka rrembyer te gjitha keto resurse dhe i shfrytezon per majmjen e nje grupi te caktuar individesh,  e njejta metodë edhe ne pasuritë kombetare te minierave ku te ardhurat nga minierat duhej te perktheheshin ne mirëqenie per banoret e zones, por ketu ndodh ajo qe ne e dimë:  po serist shfaqen ata, nje grup i vogel qe perfitojnë keto te ardhura nga pasuritë e shqiptarve.  Është per të ardhur keq qe pabarazia ekonomike sa vjen dhe thellohet midis atyre qe kan në dore të vjedhin keto pasuri te medha kombetare dhe pjesës tjeter qe janë shqiptaret me te ardhura me pak se 3 dollarë në dite per frymë.  Të fundit ne rajon,  pa pasur as një benefit te drejtperdrejtë ndaj kesaj pasurie kombëtare.  Po njëlloj  edhe tek prodhimi i naftes,  vendi jone eshte vendi i dytë ne Evropë per prodhimin e naftes dhe jemi vendi i parë per nga çmimi me i shtrenjtë në Evropë a thua se ne kete vend pagat jane diku tek mesataria europiane 2500 euro ne muaj!  Fatkeqesisht të ardhurat nga ky sektor humbasin ne po ato xhepat e erreta te ketij korrupsioni babezia e te cilit kalon dhe caqet e cdo fantazie njerezore dhe ata qe vuajnë janë po ata,  shqiptaret.  Jemi po ne të cilët varfërohemi e varferohemi çdo dite e me shumë! Po shohim fshatra te terë të braktisur sepse shteti aty nuk egziston per te mbrojtur prodhimin apo per ti subvencionuar fermeret e vegjel. Tokat mbeten djerrë sepse interesi i ketij grupi eshte te fitojnë ne dogana,  aty ata bëjnë korrupsionin dhe shqiptaret cdo dite e me shumë mendojnë per te ikur nga ky vend i dashur,  por qe po i rjep deri ne piken e fundit te gjakut.  Megjithatë, ky vend qe ne çaste vendimtare per egzistencën e tij ka njohur njerez te mëdhenj qe kan marrë fatet e kombit ne dore dhe kan ndryshuar historinë nuk e kan lenë te vdesë,  por kanë sakrifikuar gjithcka per te jetuar Shqiperia.  Të till janë dhe studentet qe sot jan ngritur ne kembë per te ndalur doren e cila po bente kerdinë nga te gjitha anet,  qe shqiptaret mos te kishin me shpresë ne kete vend,  por e vetmja shpresë e tyre te ishte ikja. Ne sot  bashkojmë shpirtin dhe mendjen me sakrificat e atyre mijra studenteve,  pedagogëve te tyre qe me mund e sakrificë ndertuan nje brez te guximshem dhe hedhim poshtë ata te cilet nuk e meritojnë këtë, që kanë qenë pjesë e kancerit shoqeror. Shqipëria duhet te ndahet nje herë e mirë nga ngjizja e sistemit hibrid neokomunist qe u instalua dhunshëm në shoqërinë shqiptare ne i pamë me sytë tanë pasojat negative të këtij eksperimenti,  sot ka ardhur koha që në këtë fundvit ta mbyllim bashkë me vitin e vjeter te shkuarën e hidhur të shqiptarëve duke parë me sytë nga e ardhmja e vendit më të bukur të botës,  SHQIPËRIA.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora