E marte, 19.03.2024, 06:46 AM (GMT)

Kulturë

Neki Lulaj: Klubi Letrar 'Martin Camaj' organizoi Orë Letrare

E diele, 16.12.2018, 01:02 PM


Poeti Neki Lulaj u paraqit me poezinë “Stinë zogjësh“

KLUBI LETRAR „MARTIN CAMAJ“ ORGANIZOI ORË LETRARE

Nga Neki Lulaj

Qyteti i Augsburgut e pikërisht Klubi Letrar "Martin Camaj"nga Münichu në fundjavën qe e lam pas  ishin Organizatoret e një eveilimenti të thukët kulturor i  cili u  mbajtë në Klubin futbollistik  "Albi "të Augsburgut. Manifestimin kulturor e hapi  organizatori poeti dhe shkrimtari z. Fran Tanushi,i cili ne pika të shkurtera dhe shumë përmbajtësore përshendeti te pranishmit në sallë dhe foli pë historikun e qytetit te Augsburgut ku jetojnë shumë shqiptarë, ketu tha jetoi edhe akademiku mjeshtri i artit famor akademik Gjelosh Gjoka..

Në vazhdim, Kryetari i Klubit Letrar "Martin Camaj"z Sylë Bajrami, me tjerash tha: Sot jemi tubuar ketu qe me aorten e shpirti te shkronjave  të përkujtojm dhe ndërojmë Festën e flamurit dhe ta përkujtojmë 550 vjetorin e shkuarjës në amshim të Gjergj Kastriotit .

Manifestimn e bëri edhe me madheshtor pjesëmarrja e  madhe e shumë bashkëkombasve te ardhur nga Zvicra, Austria dhe nga qytetet e ndryshme dhe nga Republikat e ndryeshme të Gjermanisë madheshtore e bëri  edhe prezenca e  Consullit të Republikës se Kosovës ne Münich z.Naser Idririzi dhe z.Shani Hamitaga , si dhe  Kryetari i Lidhjës se Shkrimtareve dhe Krijuesve ne Mergatë z.Hasan Qyqalla, Kryetari i Lidhjës shqiptare në botë për disa Republika  gjermane z. Neki Lulaj .

Kryetari i Klubit Letrar“Martin Camaj“ mes tjerash tha:Miq të ndëruar ju falënderoi  për kohën e ndarë dhe prezencën tuaj,e cila e madheshton aktivitetin tonë, sot  do  të kemi përurime tituj librash te rinjë dhe do Organizojmë një Orë Letrare me karakter garues, në vigjilien e festave tona kombëtare.

Pra  sot do ta  përurojmë  studimin i Mr. Murat Ajvazit , me titull"Skënderbeu në historiografinë zvicrane“ ,për te cilën referoi profesori i ndëruar z. Paulin Zefi, ardhur  nga Shqipëria enkas për këtë ngjarje kulturore .Ku  referoi pë brumin se çfarë flasin historianët dhe studijuesit  zvicran për figurën poliendrike të kryeheroit shqipëtar për  Skënderbeun. Në vazhdim për Revistën kulturore -periodeike "Mirdita"foli z Fran Tanushi dhe tha Revista nr. 21ka një buçetë poezish nga të gjitha trevat shqiptare.

Për romanin,"GURANA" të shkrimtarit Hysen Berisha,i cili jeton dhe krijon ne Suedi  foli Eshref Berisha. Pas një pauze te shkurtër u mbajt Ora Letrare me karakter garues ku nga 15 poet sa i  u prezentuan me poezit e tyre .Juria e përber prej tre anëtarve i shpëblei; Hasan Qyqalla, Neki Lulaj ,Gani Bytyqi,Malush Mrasori.

Organizatoret për të gjithë te pranishmit kishin organizuar Drekë solemne si  kafe dhe pije freskuese ne shenjë respekti ndaj krijuesve te ri te artit  poetik.

Ne fund  ju shpreh falenderime të përzemërta  organizatorëve ,sponzorve  për këtë Orë Letrare organiruar nga Klubi Letrar "Martin Camaj"-Augsburg.

Pas Manifestimit  u realizue edhe një foto kolektive me Krijuesit e Klubit Letrar ''Martin Camaj''.

Augsburg, Dhjetor 2018



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora