E marte, 19.03.2024, 05:03 AM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Tryezë shkencore me rastin e 550 vjetorit të GJ. Kastriotit-Skënderbeu

E shtune, 15.12.2018, 10:32 AM


Shoqata “NDUE PËRLLESHI” në Zvicërr, organizon Tryezë me përmbajtje shkencore me rastin e 550 vjetorit të GJ. Kastriotit-Skënderbeu

Nga Dedë Preqi

Edhe mbas këtyre shekujve të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, shqiptarët kudo në trojet e veta, poashtu edhe jashtë trojeve të tyre, organizojnë manifestime të ndryshme gjatë përvjetorëve të këtij  gjigandi dhe strategu të madh, duke e ringjallur e përkujtuar heroin kombëtar në tryeza e supoziume  shkencore, i cili do ishte jo vetëm hero i jonë kombëtar, por edhe mbrojtës i vlerave të qytetërimit Evropian.

Në këto ditë dhjetori të këtij viti në qytezën Grossvangen të Zvicrres, më udhëheqjen e z. Pjetër Gjergjaj, kryetar i Shoqatës “Ndue Përlleshi, organizohet një tryezë me përmbjtje shkencore, për heroin kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, me ç’rast muarën pjesë edhe figura të rëndësishme shkencore dhe udhëheqëse të Institucioneve të Kosovës, si kryetari i komunës së Klinës, dr. Zenun Elezi, bashkë me drejtorin e urbanizmit të kësaj komune z.Lorenc Marleku, historiani dhe akademiku i mirënjohur z. Frashër Demaj, studiusi e histiriani Mr.Sc Paulin Zefi, nga Lezha, historiani Murat Ajvazi dhe shumë të tjerë nga atdheu dhe diaspora shqiptare.

Tubimin madhështor të kësaj tryeze shkencore e hapi aktivisti i njohur i kauzës atdhetare në  diasporën shqiptare të Zvicres, z. Dedë Hajdari, duke elaboruar në pika të shkurtëra, rëndësinë dhe objektivin e organizimëve të tilla, të cilat vlera na indetifikojnë kulturën tonë kombëtare dhe historike.

Mbas fjalës hyrëse, moderatori i këtij tubimi z.Pal Daka, ua dha fjalën autoritetëve kompetent dhe menagjues të kësaj tryeze, duke e marrë fjalën historiani i spikatur akademik Frashër Demaj, i cili pos tjerash, figurën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, e vlerëson një ndër figurat e mëdhaja historike, jo vetëm kombëtare, por edhe të vlerave të qytetërimit  Evropian, përmes së cilës heroi e përligji zotërimin e vet të pa kufizuar, në pretekstin e dobisë së lirisë dhe të mirëqenjës njerëzore. Dhe historiani Frashër Demaj, në kumtesën e vet shton, duhet të jemi të vemendshëm, kur i referohemi luftrave dhe të bëmave historike të heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbe, kundër pushtuesit osman, në këto ngjarje të rëndësishme historike, nuk bëhët fjalë për një luftë kryesisht fetare, por për një luftë kundërpushtuesve të trojeve shqiptare, kundër të cilave i madhi Gjergj Kastrioti, i  udhëheqi plot 25 vite me radhë.

Më këtë nuk duam të thëmi diçka si një fryt i fantazisë për heroin në fjalë, por kemi fakte historike, për diçka që është përsëritur vazhdimisht gjatë historisë tonë kombëtare, si edhe në qarqet e huaja dhe  ndërkombëtare për heroin Gjergj Kasrioti-Skënderbeu, i cili i vendosi thëmelet e para të shtetit shqiptar, dhe nga kjo shpresë u krijue vullneti dhe dalja në dritë e shtetit shqiptar, dhe asgjë nuk qëndron më largë se të vërtetës dhe të një koncepti e procesi historik që zhvillohet sipas domosdoshmërisë dhe bëhët vendimtare në histori, shtoi historiani nga Lezha, z.Paulin Zefi.

Ndërsa, Mr. Murat Ajvazi, historian, shpjegoi disa variante nga supozimet  e vdekjes  Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, para 550 vitëve më parë, i cili këtë vit e kishte publikuar edhe një libër kushtuar heroit në fjalë, që kishte nxjerrë nga shënimet e historianëve zvicërran me titull “ Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, në Historiografinë Zvicërrane”, duke hedhur dritë rreth ngjarjeve historike të Perandorisë osmane dhe betejat që ka zhvilluar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, kundër tyre.

Në shenjë respekti dhe falenderimi, z.Gjergj Simonaj, ia dhuron një dhuratë modeste me pikturën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, akademikut dhe historianit të madh z.Frashër Demaj. Kësaj atmosferë manifestive i shtohet entuziazmi e hareja edhe nga muzika e këngët shqipe, që interpretohen nga këngëtari i njohur Kristë Lleshaj dhe këngëtarja Gofile Paplekaj nga Shqipëria, të cilët shoqërohen nga vallet e pa reshtura dora-doras të bashkëatdhetarëve, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë të vegjël.

Ndërkaq, përmes videokamerave dhe aparatëve digjitale, arrijnë edhe përshëndetje e përgëzime të shumta të bashkëatdhetarëve nga vendet e largëta, si edhe nga familja Përlleshi, e familjes së heroit kombëtar Ndue Përlleshi nga Amerika, të cilët shprehin dhe urojnë thellësisht nga zemra gjitha të mirat bashkëatdhetarëve të vet në Zvicërr.

Shoqata “Ndue Përlleshi” e cila është një Shoqatë e re, e themeluar në këtë vit, ka një numër të konsiderueshëm të anëtarëve në gjirin e vet, dhe sipas fjalëve të kryetarit të saj z. Pjetër Gjergjaj, është një vullnet i madh i bashkëatdhetarëve që veprojnë dhe punojnë në Zvicërr, të cilët shprehin vullnetin e tyre të bëhën pjesë e kësaj familje, e cila mbështetët në vetëkontributin e tyre, për të kaluar çastët argëtuese, që zbuesin  brengosjen dhe monotoninë largë vendlindjes dhe atdheut tonë të dashur të Kosovës, Shqiërisë dhe pjesëve tjera etnike.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora