E marte, 19.03.2024, 03:07 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Lamtumirë Rexhep Maksutaj

E shtune, 15.12.2018, 10:11 AM


LAMTUMIRË REXHEP MAKSUTAJ

Njerëzit e aftë në këtë botë , që e meritojnë –

Kurdoherë me fjalë të  arta , ne do t’i kujtojmë !

Me këngë t’ ëmbla  melodike , ne do t’ i nderojmë –

Kurrë  nga faqet historike nuk  do t’i harrojmë !

I këndojmë në  çiftelia edhe në  lahuta –

Lamtumirë t’ thotë gjithë Malësia , o  Rexhep Maksutaj !

Lamtumirë të thotë Malësia , se ti shkove në amshim ,

Por , për ty shkruan historia –  shumë vepra na i le kujtim !

I palodhshëm gjatë tërë jetës , ti ishe  si veprimtarë ,

I paepur  ndaj çdo sfide , ti ishe si kombëtarë !

Nëpër shkolla shumë punove , si mësimdhënës shumëvjeçarë ,

Padrejtësive iu triumfove , veteran e luftëtarë !...

Nuk është lehtë  për shok të jetës , zemrat tona që ta  thonë –

N’ shenjë nderimi e t’ përshëndetjes :“Lamtumirë Rexhë , përgjithmonë !”

Është vështirë që    përcillesh  për gjithë jetën me dika –

Me të cilin për jetë t’ jetës , nuk do t’ shihesh  për t’ gjallë  ma !

T’ ndahesh nga dikush për jetë , kjo  nuk është aspak  lehtë –

Që angazhimin e tij jetësor , ia kushtoj vendit të vet !

Ia kushtoj gjithë historisë , kulturës s’ popullit të tij –

Që për hir të drejtësisë , prej tij t’ mësojnë shumë breza t’ rinj !

N’ cilindo  instrument t’ këndosh dhe në cilindo të  luash –

Të vërtetën deri n’ fund , është vështirë që  ta thuash !

Qoftë në çiftelia , n’ sharkia , apo n’ lahuta –

Çfarë  profesione  kishte , ai   Rexhep Maksutaj ?!

Fillimisht , ai ishte mësimdhënës i anglishtes ,

Pastaj historian i studimeve t’ ilirishtes !

Kërkues i  odave , dokeve dhe traditave

Hulumtues i trojeve , mikpritjes , meritave !...

Më vonë , Rexha shpesh  ishte dhe  aktor ,

Në shumë shfaqje bëhej edhe  regjisor !

Ishte mjeshtër lapsi –  shkrimtar i pa hile ,

Ishte aktivist i shoqërisë civile !...

Rexha , ishte i urtë  edhe  kurrë nuk u ndal –

Njeri i gjithanshëm , shumëdimensional !...

Ishte i talentuar n’ profesione t’ ndryshme ,

Ishte i palodhshëm në  vepra    frytshme !...

Rexhë  Maksutaj , punës  nuk i gjente bishte –

Ishte mësimdhënës i gjuhës anglishte !

N’ punët që i punonte – hile s’ bënte hiq ,

Pensionimi e gjeti mësimdhënës n’ Isniq !

Në shfaqje të dramave , Rexha ishte aktor ,

Më vonë autor , o , edhe regjisor !...

Rexhë Maksutaj , ishte shkrimtar i paepur –

La shumë libra pas dhe “Isniqi nëpër shekuj”!...

Rexhë Maksutaj , ishte historian i shqiptarisë –

La pas veti t’ shkruara gjurmë të historisë !

Gjurmë që i kanë rrënjët e lashta legjendare ,

Sidomos për 12 fiset e njohura shqiptare !

Pse e rëndonin vitet mbi supet dhe kraharorit –

Rexha , kurrë nuk ndalej n’ kërkime të  folklorit !

Mblidhte anekdota ndër popull gjithë fare ,

Doke dhe zakone  mbi  trojet shqiptare !...

Këmbët e Rexhep  Maksutajt , nuk ndaleshin fare –

Pa e shkelë  çdo pëllëmbë  toke mbi trojet  shqiptare !

Rexha , ndër të parët kuptoj rolet pozitive ,

Të shoqërisë civile organizative !...

N’ atë shoqëri civile ishte person  kyç –

Te Organizata “ Agimi” në  fshatin  Isniq !

Rexha , si studiues i veprave t’ historisë –

Gjurmoj arkeologjinë tonë të lashtësisë !...

Rexha , me trup t’ vogël shkoj  në atë dynja –

Por , pas vetit  la , o,  shumë vepra të mëdha !...

Rexha , shkoj  krenar në botën e pa kthim –

Por  la për këtë popull , shumë vepra kujtim !...

N’ botën e pa kthim , Rexhepi  shkoj  krenar –

Sepse , për këtë popull  la  vepra  thesar !

Pusho i qetë  Rexhep , o biri i nënë – lokes ,

Ty, të qoftë i lehtë , o, dheu i Kosovës !

Gjilan, më  30.11.2018. Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora