E marte, 19.03.2024, 06:32 AM (GMT)

Mendime

Blerim Rrecaj: Rinia rilindi shpresën

E shtune, 15.12.2018, 11:22 AM


Rinia rilindi shpresën

Nga Blerim Rrecaj

Së fundmi kanë nisur protestat e të rinjëve e që po vazhdojnë të nxisin fjalë, reagime, veprime në shumë drejtime. Kanë ngrohur e po ngrohin qeniet tona që ka kohë që i ka pushtuar plogështia e shoqëruar me ngrica dhe acar. Reshat Kripa e ndjen këtë ngrohtësi nga zjarri i ndezur i revoltës së sotme duke kujtuar vrullet e kohës së rinisë së brezit të tij me fjalët që bashkojnë breza e gjenerata të tëra shqiptare: "Për Liri, për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi!" Paolo Coelho thotë diku se një luftëtar drite nxit veten dhe të tjerët për të vepruar. Shumë gjëra janë thënë, përpjekje janë bërë e po bëhen, gjurmë e shenja kanë mbetur e do mbesin, shumëçka është shkruar e po shkruhet për rolin e moshës së mesme që duket të jetë ura që qëndron mes brigjeve të fëmijërisë e pleqërisë. Kimete Berisha derisa shkruan për protesën e sotme në Tiranë, përmend edhe protestat tona të këtej gardhit. Dhe lutet për një njeri që nga traktori u hidhte lakra e i këshillonte ta mbanin shpirtin edhe me to. Dhe na bije ndër mend se një pjesë e mirë e jetës sonë na ka shkuar edhe protestave. Ato që si fëmijë i mbajmë mend që nga viti 1989 e edhe pas vitit 1999 s'kanë reshtur organizimet, grevat, protestat për të pagjeturit e të pakthyerit e luftës, pastaj kundër ndarjes së urës mbi Ibër, kundër marrëveshjeve e planeve të hapura a të fshehura, kundër privatizimeve e lloj-lloj padrejtësie që na erdhi na të huajt a nga tanët, a nga kombinim strukturash e klanesh. E gati gjithëherë të pakënaqur me rezultatet. "O, vend gërmadhash, në ty shembej çdo gjë, /ç'dhembje nuk shprehe, ç'dhembje nuk të vërshen!", janë vargje të poezisë "Këngë e dëshpëruar" të Pablo Nerudës. Dhe kthehemi te studentët që duan dhe po mundohen të mos i lënë të korruptuarit (o)pozitarë e të gjitha krahëve qofshin të mos infiltrohen. Këtë drojë e shfaqi edhe Shinasi Rama në një shkrim të tij duke paralajmëruar studentët se beteja nuk është aspak e lehtë dhe partitë e sotme për të ruajtur pushtetin që e ndrrojnë me rotacion do të bëjnë ç'është e mundur që këtë pakënaqësi ta fusin qorrsokaqeve, dhe do të ishte ogur i mirë sikur kjo protestë të shpiente kah rrugëzgjidhjet e drejta e të vërteta në dobi të shtetit e kombit shqiptar. Diku tjetër, në një faqe të dikurshme të gazetës "Çlirimi" shohim poezinë me titullin "Apel" të François Hirsch që fillon: "Rini, /Juaja fuqi kujt mund t'i vyejë/Nëse mëmëdheu loton/E zemrën tuaj peshë s'e çon", dhe poezia vazhdon t'i drejtohet rinisë të jetë e pakompromis në luftën kundër padrejtësive e tiranisë. Ndërsa në një intervistë Hysamedin Feraj thotë se protesta s'është partiake por është politike kurse partitë janë antipolitike e të përpiqemi dhe të urojmë në suksesin e studentëve që vendin tonë nga të pajetueshëm t'ia kthejmë jetën e mirëqenien, përfundon Feraj. Nuk po dijmë çka të marrim nga poezia e Rexhep Hoxhës:"Rinia, ajo e diellit", megjithatë po shkoqisim këtë strofë:

"M'bie n'mend rinia e Skënderbeut,/Ajo që në zemër ka plot guxim;/Ajo që t'zezat i zhbin prej dheut,/Ajo që t'drejtën ka për parim./"Dhe po vëmë dhe ca fjalë të Lazër Shantos që i pamë: "Nji zemër studentit sot qi nuk asht e zoja për sakrificë, o do të thahet o do të pelsasë". Kjo shpresë që rilindi na bëftë që të hyjmë në një vit të mbarë. Protesta kumbon, protesta vazhdon...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora