E marte, 19.03.2024, 11:52 AM (GMT)

Mendime

Hilmi Gashi: Mërgata shqiptare i gëzohet formimit të Ushtrisë Paqësore të Kosovës

E shtune, 15.12.2018, 10:06 AM


MËRGATA SHQIPTARE I GËZOHET FORMIMIT TË USHTRISË PAQËSORE TË KOSOVËS

Nga Hilmi GASHI*, Gjermani

Sot është një ditë e datë historike për Kosovën tonë dardane, pasi Kuvendi i Kosovës voton e miraton formimin e Ushtrisë së Kosovës, me tre ligje njëherash, ligjin trinjak: për Ministrinë e Mbrojtjes, Ushtrinë dhe shërbimin në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Prej nga koha e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës kemi pritur shumë gjatë, plot 10 vite, për të ardhur te data e sotme e krijimit të Ushtrisë së Kosovës, pasi kjo ditë historike e vulosën me siguri garante Sovranitetin e Shtetit të Ri të Kosovës të 17 shkurtit 2008 dhe Kushtetuten e Shtetit të Kosovës. Prandaj, kur mendohet e thuhet se transforimimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në një Ushtri të Shtetit të Kosovës do të zgjasin deri në 10 vite të tjera, kjo kohë na duket pak si shumë e largët, veçanarisht për Ne, Veteranët e Luftës së Fundit në Kosovë, që i kontribuam Lirisë e Pavarësisë së Kosovës së sotme. Lutim Zotin e Shtetin e  Kosovës që ky proces historik të jetë sa më i shpejtë, sa më i shkurtër, sa më i plotë, të jetë ashtu siç e dëshiruan e kontributuan dr. Ibrahim Rugova, Adem Jashari i Drenicës, koloneli hero Ahmet Krasniqi  e deri te gjeneral Ramush Haradinaj – kryetari i sotëm i Qeverisë së Kosovës.

Ne, Mërgata Shqiptare e Kosovës në Gjermani e kudo tjetër në Botë, përveç gëzimit të jashtëzakonshëm që kemi për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, i falenderojmë të gjitha ato shtete mike si Gjermania e Merkelit, Amerika, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe, shtete të Ballkanit si Mali i Zi e Kroacia, pjesa më e madhe e vendeve antare të NATO-s, janë në pararojë e të parët frymëzues, përkrahës e mbështës për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Gjithashtu duam t’i garantojmë edhe disa shtete të Perandorisë Ruse e Kampit Lindor Komunist si Serbinë e Vuçiqit, Federatën Ruse të Putinit, Rumaninë e Sllovakinë e ndonjë tjetër si dhe Greqinë “pro perëndimore” e të dashuruar me Sllavët e Uraleve e të Jugut se Ushtria e Kosovës krijohet në ditën e sotme për të garantuar mbrojtjen e Kosovës në këtë kohë të vështirë me pasiguri e konflikte ndërkombëtare dhe kërcenime të paqes e për territore nga Shteti i Serbisë dhe nuk ka asnjë plan për të kërcënuar e sulmuar ushtarakisht asnjë nga fqinjtë e saj kufitarë, as Serbinë e PanSllavizmit – e cila nga koha e Kongresit të Berlinit dhe në Dy Luftërat Ballkanike e në Dy Luftërat Botërore nga ka sulmuar, pushtuar e aneksuar territore etnike shqiptare tre-katër herë më të mëdha se Kosova e sotme.

Historia e Europës dhe e Ballkanit, vet Historia e Kosovës Dardane, Mesjetare e Moderne, dëshmojnë qartë se Kosova asnjëherë e në asnjë kohë nuk ka zhvilluar luftëra mësymëse, sulmuese, pushtuese e aneksuese ndaj të tjerëve në territoret e shteteve të tyre, as ndaj shteteve sllave fqinjë që na kanë pushtuar e aneksuar toka etnike shqiptare e po asimilojnë popullsinë e tyre shqiptare, si në Luginën e Preshevës (Preshevë, Bujanovc e Medvegjë), në Sanxhak (Novi-Pazar, Tregu i Ri), në Nish (ish Sanxhaku i Nishit, trekëndshi i Toplicës), etj.

Atëhere, kushdo nga ato vende sllave e të tjera në miqësi e pro tyre që nuk e duan formimin e Ushtrisë së Kosovës, që e sulmojnë ngritjen e Ushtrisë së Kosovës, tregojnë në skenë e prapaskenë se janë kundër Lirisë, Pavarësisë e Shtetësisë së Kosovës, se e duan Kosovën nën Serbi – të pushtuar, aneksuar e asimiluar prej saj, se janë “pro” PanSllavizmit (veçmas atij Rus e Serb) që të dominojnë e sundojnë në Ballkan; se duan krijimin e një “Jugosllavie të Re” (ish Jugosllavinë e dikurshme në Ballkanin Perëndimor duke përfshirë edhe Kosovën Dardane, edhe Shqipërinë.

Mërgata Shqiptare e Kosovës në Gjermani e kudo tjetër në Botë, Ne – Veteranët e Luftës së fundit në Kosovë (1998-1999) e quajmë ditën e sotme të 14 Dhjetorit 2018 si një ngjarje historike për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës dhe iu përcjellim urimin tonë: Ma gëzofsh Kosovë Ushtrinë tonë, Ushtrinë më të re në botë, Ushtrinë me plagë lufte e lule lirie, Ushtrinë Paqësore dhe Garante të mbrojtjes të Kosovës tonë!

_________

*Veprimtar atdhetar e kulturor i Mërgatës Shqiptare në Gjermani. Bashkëluftëtar e vartës i kolonel Ahmet Krasniqit, me FARK-un. Veteran i Luftës së Kosovës.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora