E merkure, 24.04.2024, 04:04 PM (GMT+1)

Mendime

Urime nga zemra per Titullin ( Grate e Forumit te LZHK)

E hene, 22.09.2008, 02:38 PM


Vitore Stefa Leka - Qytetare Nderi e Beratit
Urime nga zemra per Titullin

“QYTETARE E NDERIT”

Kryetares

Levizjes per Zhvillim Kombetar per Diasporen,

Zonjen Vitore Leka ( Stefa)

Titulli Qytetare e Nderit per qytetin e Beratit  e Zonjes VITORE  LEKA (STEFA)  ne arenen mbarekombetare eshte nje ngjarje shume e madhe per ne grate e Levizjes per Zvillim Kombetar LZHK dhe te Partise Konservatore.

Veprimtaria e saj nderlidhet me ngjarje te medha jo vetem  tek nje grup  apo komunitet njerezish ku ajo jeton por, qe reflektohen ne menyre imediate ne personalitetin e saj  krijues dhe politik duke lozur një rol të jashtëzakonshëm në jetën kulturore e politike, si një zë i veçantë i botës shqiptare.

Duke pasur synim  integrimin ne shoqerine evropiane, pa prishur imazhin e nje gruaje  vitale, te madhe nga pesha e fjales dhe permasat e dashurise njerezore, zonjes se madhe Vitore  Leka (Stefa) ju desh te perballet me  nevojen  e fjales se lire, pa u kursyer te derdhi tere energjine e saj  mendore dhe shpirterore per te ngritur ndergjegjen kombetare duke mbajtur me merite ne supet e saj fjalen e arte, dashurine dhe dhembshurine  një nëne për çdo shqiptar qe e ka njohur atë jashte kufijeve te Shqiperise.

Njëra ndër këto shëmbëlltyra të spikatura të lëvizjes kombëtare e kulturore në këtë kohë eshte Vitore Stefa për të cilen sa e sa herë është theksuar se deri më sot çmohet si gruaja me zemren e madhe dhe mëndjen e ditur në mbarë diasporën shqiptare.

Eshte krenari për ne grate qe kjo figure e vlerave te pamohueshme të jetë krenaria dhe qytetare e nderit  jo vetem  e qytetit te Beratit , por, është e gjithe Shqiperise.

Këto fjalë qe po shkruaj janë fjalet e një zemre.  Përpjekjet për të shprehur respektin dhe  nderimin e veprimtarise së kësaj figure me përmasa të mëdha njohje si brenda dhe jashte vendit, nuk reshtin.

 Së bashku me qindra zemra dhe fjale zemre te grave që unë përfaqesoj, bashkohen me krenarine përmes bartjes së dijes, ndërtimit të aftësive dhe dimensionit të formimit të sjelljeve, vyrtyte te cila i gjejme tek kjo grua madheshtore per nga fjala, dashuria dhe perkushtimi për mbrojtjen e vlerave dhe te dinjitetit njerëzor.

Urime nga zemra

Me respekt

FORUMI I GRUAS SE LZHK

FORUMI I GRUAS SE PARTISE KONSERVATORE

KRYETARE

SHPRESA MUCOLLARI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora