Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Okarina pellazge-ilire

| E merkure, 12.12.2018, 07:15 PM |


Okarina pellazge-ilire

E dini që okarina më e vjetër Europënë është gjetë në Kosovë? E dini që ajo daton mbi  7 mijë vjet e vjetër ( 5 000  BC )?  Ose, e dimë ne së ç`është Okarina?

“Gjurmët e para të lashtësisë muzikore, respektivisht të instrumenteve të muzikës i hasim qysh në periudhën parahistorike. Muzika dhe instrumentet muzikore kanë një histori të gjatë zhvillimi dhe ecurie. Veglat muzikore, në përdorimin e sotëm, janë vazhdimësi të veglave paramuzikore, të cilat populli për nevojat e veta i ka prodhuar me mjete të thjeshta si psh. me gjethe, me barëra, me bimë të ndryshme, me brirë, me gurë, me hekur etj”.-shkruan  Dedë PALOKAJ, arkeolog

Në : “History of the Instruments” shkruan :” One of the oldest ocarinas found in Europe is from Runik, Kosovo. The ocarina is a Neolithic flute-like wind instrument and was named Runik Ocarina, the earliest prehistoric musical instrument ever recorded in Kosovo”

“Okarina”- nuk është emri i vërtetë i instrumentit në fjalë, Ky emërtim lidhet me një vegël të ngjashme muzikore italiane të shekullit 19 që kishte punuar autori, Giuseppe Donati, nga provinca e Bolonjës së Italisë, i cili u bë i njohur me punimet e okarinave frymore me madhësi të ndryshme e që ndër ne eksponati i zbuluar arkeologjik u emërtua: “Okarina e Runikut.”

Instrumenti është shumë i vjetër, i takon kultures së Vinçes ( shikoje harten)

Në portalin “ledgernote.com/columns/woodwinds-reeds/the-ocarina-almanac/, lexova që janë gjetur okarinat edhe më të vjetra se kjo e Runikut, por mendoni shtrierjen pellazgjike nëpër kontinente.

Arkeologu Dedë Palokaj shkruan :” Objektet që rrethonin jetën e njeriut në periudhat parahistorike kur jetesa ka qenë e pazhvilluar mirë, kur njeriu ushqehej me bimë dhe me mishin e kafshëve të ndryshme- njeriu i asaj kohe ka tentuar që ta ndihmojë jetën e vet me mjete të tjera që ta bëjë ekzistencën sa më interesante dhe sa më të kompletuar. Për shembull: kur njeriu gjuante kafshët për t’u ushqyer me mishin e tyre, ai vishej me gëzofin e tyre, dhe këtë e ka përjetuar edhe në aspektin muzikor. Në këtë mënyrë, njeriu ka vallëzuar, ka imituar kafshët sesi vriten duke krijuar ritme dhe duke thirrur për të shpëtuar nga rreziqet e ndryshme që i kanoseshin etj. “

Gërmimet arkeologjike kanë nxjerr në dritë gjurmët e veglave të thjeshta muzikore të njerëzve parahistorik, në veçanti në periudhën e neolitit. Gjurmët e periudhës së neolitit- në gjithë territorin e Kosovës, janë të shumta ku po veçojmë disa në trevën e Dukagjinit. Këto gjurmë të hershme të shoqërisë parahistorike i gjejmë edhe në trevën pjellore të Runikut në komunën e Skenderajt ku popullimi i kësaj treve daton që në kohën e neolitit.

Si duket okarina ? “Gërmimet arkeologjike në lokalitetin e Runikut, nxorën në dritë shumë eksponate, në mes tjerash edhe një eksponat të vogël muzikorë shumë të rrallë i punuar prej argjile në formën e një ene të dyfishtë. Kjo vegël muzikore është e vrimuar mirë me një vrimë në pjesën e epërme dhe dy vrima anësh  (2+1) me një lartësi prej 8 cm kurse gjerësia e saj është rrethë 5 cm. Dy vrimat që gjenden përanash, kanë një diametër 8 mm, kurse ajo që gjendet në krye është rreth 10 mm. Vegla e zbuluar në Runik dëshmon kulturën e lashtë parahistorike të artit muzikor, aderimin e melodisë, marrëdhëniet e njeriut parahistorik me muzikën që e shoqëroj gjithë jetën e tij deri sot e kësaj dite. “

Ky instrument i vegël muzikor, ka një lidhje me veglat e tjera paramuzikore prej balte, ose gërçaku, të përdorura për të nxjerrë efekte tingujsh fishkëllimorë etj. Kjo gjë, gjithashtu, dëshmohet edhe nga autorët antik kur thuhet se dardanët përdornin në festat dhe gëzimet e tyre veglën e fyellit.

“ Lokaliteti neolitik i Runikut ndodhet në komunën e Skenderajt, në fshatin Runik, e pozicionuar në pllajën e Drenicës, rreth 25 km në jugperëndim të Mitrovicës dhe rreth 10 km në veriperëndim të Skenderajt dhe gjendet në aksin rrugor që lidh Skenderajn me Istogun. Këtu është dëshmuar një nga vendbanimet më të hershme neolitike të Kosovës që i takon Kulturës së Starçevës, përkatësisht mileniumit të gjashtë p.e.s. dhe pasqyron një qytetërim të zhvilluar të kohës së gurit të ri. Ky lokalitet arkeologjik është hulumtuar gjatë viteve 1966-68 dhe sërish në vitin 1984   “(https://dtk.rksgov.net/tkk_objekti.aspx?id=8800)

Me duhet të shtoj edhe këte  “ Ka qenë një festival, quhej “Akordet e Kosovës”, që kishte filluar në vitet ’66-67. Më 1968 filloi të shpërblehej vendi i parë me okarinën e artë. Me të dëgjuar për atë instrument, kisha kureshtje të madhe ta kisha atë instrument, ta prekja, hulumtoja ata tinguj. Arkeologët, pasi e kishin pastruar, e kishin vënë në Muze të Kosovës, e kishin mbyllur hermetikisht okarinën, të cilën si thashë më lart ishte gjetur në Runik të Skenderajt. “ thotë Shaqir Hoti në  Okarina e artë e melodisë popullore.

Fahri Xharra, Gjakovë

12.10.18