E premte, 19.04.2024, 06:18 AM (GMT+1)

Mendime

Skënder Kapiti: Në vazhdim të thirrjes sime të mëparshme drejtuar shoqërisë shqiptare: “Mbështeteni Protestën Studentore Kombëtare”!

E merkure, 12.12.2018, 08:32 PM


“LËVIZJA PËR UNIVERSITETIN ”-   LËVIZJE  “ANTIPOLITIKË”,  SFIDË  NDAJ  ELITËS POLITIKE TË TRANZICIONIT

Nga Skënder Sadri KAPITI

Në vazhdim të thirrjes sime të mëparshme drejtuar shoqërisë shqiptare: “Mbështeteni Protestën Studentore Kombëtare”!

Asnjë forcë politike sot në Shqipëri nuk është as e aftë dhe as e besueshme që të akumulojë padrejtësitë dhe pakënaqësitë mbrëshoqërore dhe pra as ato studentore. Kjo sepse vetë elita politike shqiptare e këtij tranzicioni është shkaku dhe problemi më shqetësues që ka sot shoqëria shqiptare. Politika është ajo e cila deri më sot, jo se ka zgjidhur probleme por ajo është autorja prej së cilës shqiptarëve u janë bërë, rritur e shtuar problematika  që u kanë shkaktuar shqiptarëve pasoja të mundimshme dhe të përvuajtshme.

Protesta studentore lindi si pasojë e asaj se politika qeveritare ka ndermarrë politika arsimore pa marrë në konsideratë interesat e studentëve , dhe kur politika merr vendime e politika të tilla të cilat përkeqësojnë atëhere kjo çon patjetër në reagim,kundërshti dhe në protesta antipolitike, dhe detryrimisht kur protesta kërkon zgjidhjen e plotësimin e kërkesave të tyre, kur këto ia kërkon politikës në pushtet atëhere detyrimisht protesta është politike sepse bëhet kundër politikave të ndërmarra nga qeveria, nga  politika qeverisëse e saj. Kjo protestë me siguri do të inkurajojë edhe protesta të tjera pasi nuk ka dështuar vetëm politika arsimore e kësaj qeverie por ka dështuar e gjithë politika shqiptare e tranzicionit; ka dështuar lufta kunder krimit e korrupsionit, ka dështuar politika sociale; do të fillojnë protesta kundër varfërisë , kundër papunësisë, ka dështuar diplomacia sepse është bllokuar integrimi i Shqipërisë në BE. Dhe kjo është arësyeja se përse “Lëvizje për Universitetin”ka fituar respektin ,mbështetjen dhe simpatinë e madhe nga opinioni qytetar, dhe prandaj edhe do të ishte shumë e mirëpritur nga populli shqiptar që ajo ose prej saj të formohet një forcë politike përderisa ka dështuar elita politike e derimësotme.

Fillimisht protestat e tilla nuk janë politike në kuptimin e asaj se  ato nuk kërkojnë rrëzimin e qeverise, as zgjidhje politike për zgjedhje të parakohshme politike. Por kur arroganca, mospërfillja dhe kur politika e pushtetit, kur prej papërgjegjshmërisë së saj gjëndja agravon shumë atëhere protesta  dhe akumulimi i padrejtësive dhe i pakënaqëve i motivon protestuesit që të kërkojnë zgjidhje politike, largimin e qeverisë, qeverisje teknike dhe deri edhe zgjedhje të parakohshme. Kur opinioni nuk ka besim më, as te pozita e pushteti dhe as nga opozita politike, atëhere realiteti i rënduar dhe i dështuar politikisht fton në skenë lindjen e partive apo të ndonjë force të re politike së cilës populli ia beson pushtetin , si ndëshkim ndaj elitës së keqe politike.

Dhe aktualisht kur realiteti në Shqipëri është i tillë ku ka dështuar  gjithë establishmenti politik, pra elita politike aktuale, atëhere shqiptarët mezi kanë pritur për një Lëvizje të tillë Antipolitike si kjo e studentëve sot, sepse shqiptarët janë mashtruar, gënjyer, vjedhur,grabitur, varfëruar dhe  stresuar nga e gjithë elita politike e tranzicionit.  Kjo elitë politike ka prodhuar vetëm trauma e fastkeqësi të rënda  publike e kombëtare. Kjo elitë politike hajdute, e kriminalizuar dhe e korruptuar e mban Shqipërine jashtë BE -së prej 28 vitesh.

Politika shqiptare, elita politike e saj ka dështuar në të gjitha aspektet: demokratike, politike, diplomatike, ekonomike, shoqërore, juridike, intelektualo-akademike, arsimoro-kulturore  dhe integruese,por në të kundërtën ajo edhe është kampione në korrupsion, paligjshmëri, abuzivizëm, vjedhje , papërgjegjshmëri, në amoralitet dhe në integrim. Prandaj them se “ Lëvizja Për Universitetin” duhet të shndërrohet në një Lëvizje gjithpërfshirëse Antipolitike  ndaj kësaj elite politike, kundër këtij establishmenti politik, si politikë  për të përgjithshmen, për zgjidhjen e të gjitha problematikave kombetare.

Prej 28 vitesh elita politike, estsablishmenti politik i saj  nuk ndertoi as demokraci , as shtet ligjor, dhe prej saj Shqipëria  jo vetëm se nuk u bë si Europa, por ajo mbeti e fundit në Europë në rrugën e zhvillimit ekonomik, juridik ,politik dhe të mirëqënies e të progresit. Politika shqiptare e tranzicionit  vetëm sa ka prodhuar varfëri, pasiguri, papunësi dhe eksod. Ajo tashmë përfundimisht ka dështuar pasi edhe i ka konsumuar edhe të gjitha gënjeshtrat e mashtrimet publike, ajo është bërë e neveritshme te opinioni dhe i ka dalë boja si një politikë keqbërëse dhe dëmsjellëse e madhe publike e kombëtare. Në këto kushte duhet një politikë antipolitikë kundër kësaj elite politike, të cilës i duhet dhënë e besuar pushteti. Kjo besoj unë do të dhe duhet të dalë prej Lëvizjes Studentore, prej “Lëvizjes Për Universitetin” e cila  pavarësisht se deklarohet si jopolitike  që në ditët e para të protestës së saj ajo ka fituar një simpati dhe mbështetje të jashtëzakonshme kombëtare.

Studentët shqiptarë janë ngritur në protestë kundër një pseudoreforme të bërë nga qeveria, kundër kësaj reforme qeverie injorantësh, kundër kësaj reforme  antistudentore, antiarsimore, kundërintelektuale dhe thellësisht  politiko-korruptive.  Kjo protestë nxori në dritë nevojën jetike për shqiptarët se duhet edhe nje VETTING radikal edhe në arsim, në akademi dhe në universitete, pasi prej 28 vitesh edhe në arsim, në universitete, pra edhe këtu krimi i korrupsionit intelektual paska bërë batërdinë ashtu sikurse ka bërë edhe krimi politik dhe krimi gjyqësor.

“Rilindja” Socialiste e Edi Ramës pësoi fiasko se e tillë falso edhe ishte por edhe si falsitet e mashtrim doli, pasi vetëm rilindje dhe ringritje krimi , korrupsioni, vjedhje dhe abuzime e përpërgjegjshmëri publike e shoqërore prodhoi. Pra ishte i njëjti model si i  paraardhësve të tij por vetëm sa që përkeqësoi më shumë. Përfundimisht dhe akoma më thellësisht edhe Rama ka dështuar në çdo aspekt, pra edhe në aspektin arsimor, jo vetëm se ka dështuar por ka shkaktuar pasoja të rënda për të cilat  shqiptarët do të paguajnë kosto të mëdha dhe të shtrenjta ashtu sikurse edhe  dështoi  edhe Rilindja Demokratike e Partisë Demokratike e cila u kap ,u manipulua dhe u shfrytëzua nga Berisha dhe regjimi i tij per interesa te ngushta politike, partizane e personale.

Sot, tani aktualisht, minimumi që duhet të bëjë qeveria është plotësimi urgjentisht i të gjitha kërkesave të drejta të studentëve dhe jo  të tregojë mosrespekt, injorim dhe arrogancë ndaj tyre, pasi pastaj do bëhet shumë vonë dhe protesta do të motivohet edhe moralisht për kërkesa politike deri në kërkesën legjitime për largimin e kësaj qeverie nga pushteti.

Moralisht, përderisa kjo protestë ka marrë përmasa kaq të mëdha madje dhe gjithkombëtare mirë do të ishte që kjo qeveri të dorëhiqej dhe t’i hapte rrugën demokracisë së vërtetë , demokracisë të cilën rinia dhe shqiptarët e kërkojnë prej 28 vitesh.

Kjo “Lëvizje për Universitetin” do të ishte mirë që të shndërrohej në një Lëvizje Politike “ANTIPOLITIKË”për të cilën kanë  aq shumë nevojë Shqipëria dhe shqiptarët për ndëshkimin e këtij establishmenti  politik, të kësaj elite politike të këtij tranzicioni, e cila shqiptarëve u ka shkaktuar trauma, vuajtje, mjerim, papunësi, eksod, mosintegrim  ashtu sikurse edhe studentëve: diskriminim intelektual, stres dhe depresion, tarifa e gjoba duke treguar ndaj tyre një neglizhencë e mospërfillje të patolerueshme, në një kohë kur i gjithë establishmenti politik, qeveritaret dhe politikanët shqiptarë, që të gjithë ata, fëmijët e tyre i dërgojnë për studime në universitetet më të shtrenjta të Europës dhe të SHBA-ve, pasi ata kanë mjete financiare që  i sigurojnë nga korrupsioni të cilin ua  mundëson atyre pushteti dhe politika.

Dhe  ky pushtet dhe kjo politika e gjithë këtij tranzicioni  nuk kanë jo vetëm respekt për rininë studentore por janë edhe tejet shpirtlig, injorantë  të paturp dhe antikombëtarë, dhe egoistë  të cilët  e urrejnë  këtë rini studentore.

Këmbëngulja dhe mospranimi prej protestuesve studentë që në të të mos përzihet politika  ka domethënien se: kjo Lëvizje është jopolitike, por ama zgjidhjet e kërkesave të saj i bën politika që ka pushtetin, asaj, kjo Lëvizje ia kërkon dhe ia parashtron ankesat dhe kërkesat për të cilat ajo proteston, por njëkohësisht ajo nuk i kërkon ndihmë opozitës politike sepse nuk ka aspak besim te ajo sepse edhe ajo është sjellë me studentët aspak më mirë se pushteti aktual.

Pra kjo “Lëvizje Për Universitetin” është një lëvizje antipolitike, antiestablishment politik dhe pra kundër kësaj elite politike të këtij tranzicioni, dhe si e tillë ajo duhet dhe do të marrë mbi supe jo vetëm zgjidhjen e një spektri të veçantë kërkesash ,por ajo duhet të shndërrohet në një lëvizje politike që të marrë mbi supe zgjidhjen e të gjitha problematikave jetike që kanë jo vetëm studentët por edhe e gjithë shoqëria shqiptare e cila vuan prej padrejtësive, papunësisë, varfërisë, pasigurisë për punën, jetën, pronën dhe pasigurinë e mosbesimin duke  humbur edhe shpresën për të ardhmen. Kjo është arsyeja se përse opinioni , pothuajse i gjithe opinioni kombëtar e përkrah “Lëvizjen Për Universitetin “ e cila duhet të shndërrohet në një Lëvizje politike gjithpërfshirëse , në kuptimin e asaj se kjo Lëvizje duhet të shndërrohet,  apo prej saj duhet të dalë një Lëvizje politike e Re    të marrë përsipër zgjidhjen e shumë e shumë problematikave jetësore për shoqërinë shqiptare. Kjo Lëvizje politike antikësaj elite politike të sotme   të parën ta ketë Shqipërinë, interesin e përgjithshëm e publik, brënda të cilit të gjënden e të zgjidhen edhe problemet e gjithkujt: qoftë ai  individ, shoqatë, parti e organizim tjetër shoqëror.

Pra, kjo Lëvizje duhet përderisa është jopolitike, por realisht është antipolitike, dhe si antipolitikë ajo duhet të marrë përsipër misionin historik që të bëhet Politikë kunder kësaj elite politile, ta sfidojë dhe ta nxjerrë atë jashtë pushtetit me votë demokratike, pasi populli nuk e voton më këtë elitë politike e cila ka rezultuar si politikë antipopullore, kundër interesit të përgjithshëm dhe që ka parë dhe është interesuar vetëm për interesin e saj  duke përdorur edhe të gjitha mjetet dhe metodat amorale, antiligjore, kriminale, korruptive si dhe mashtrimet e gënjeshtrat gjithfarëshe.

Një Lëvizje e tillë studentore si kjo në Shqipëri duhet të zhvillohet edhe në Kosovë, si një sfidë kundër politikes dhe elites politike edhe atje, pasi është e njëjta politikë, prej së cilës mbahet peng demokracia, drejtësia, zhvillimi, integrimi etj. dhe po prej asaj elite politike edhe në Kosovë ka pllakosur dhe sundon  krimi i korrupsionit, krimi i politikës, i gjyqësorit  si dhe varfëria, papunësia e eksodi.

Durrës 11 Dhjetor 2018



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora