E shtune, 20.04.2024, 11:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Elegji për profesorin e njohur ulqinak – Gjon Margjoni

E hene, 10.12.2018, 09:02 PM


Elegji për profesorin e njohur ulqinak – Gjon Margjoni

Teksti , muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Një bylbyl i rritur n’ Malësi në Gollak –

Po këndon elegji profesorit ulqinak !

Me nderime t’ mëdha po i këndon profesorit –

Bashkëkombës i njohur me emrin Gjon Margjoni !

Refreni :

Llapi e Gollaku , rrafshi i Dukagjinit –

Iu shprehin ngushëllime familjeve t’ Ulqinit !

Stinë pas stine viti dhe shekulli ndërrohet –

Profesori Gjon Margjoni kurrë nuk do t’ harrohet !

Ishte profesor i filozofisë ,

Profesor i logjikës dhe psikologjisë !

Ishte ligjërues i gjuhës gjermane –

Nuk i gjendej shoqi askund kësaj ane !

Refreni :

Llapi e Gollaku , rrafshi i Dukagjinit ...etj.

Gjon Margjoni lindi më 3 Mars 1935 ,

N’ fshatin Katërkollë – mikpritës me besë !

Gjon Margjoni është lindur n’ familjen bujare –

Rritë e edukuar n’ tradita shqiptare !...

Refreni :

Llapi e Gollaku , rrafshi i Dukagjinit ...etj.

Ai , shkollën fillore e përfundoi në Salçë –

Me suksese shembullore prindërit i ka kënaqë !

N’ Universitet t’ Zagrebit – studiues i filozofisë

Dhe i gjuhës gjermane n’ Mynih të Gjermanisë !

Refreni :

Llapi e Gollaku , rrafshi i Dukagjinit ...etj.

Me ditar në dorë , me titull profesor –

Fillimisht punoi në qytetin Kotorr !

N’ vitin 1975 –

U kthye në Ulqin , plot dije e shpresë !

Refreni :

Llapi e Gollaku , rrafshi i Dukagjinit ...etj.

Me plot zell punonte në Shkollën Fillore

Dhe kurrë nuk e lëshonte ditarin prej dore !

shkollë  të Ulqinit , për nxënës të kësaj ane

Aty ligjëronte atë gjuhën gjermane !

Refreni :

Llapi e Gollaku , rrafshi i Dukagjinit ...etj.

Profesori Gjon Margjoni , pas punës shkollare –

Ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare !

Pas vetes la tre fëmijë që trashëgojnë shtëpinë –

Djalë : Borisin, vajzat : Brunën dhe Marinën !

Refreni :

Llapi e Gollaku , rrafshi i Dukagjinit ...etj.

Nëntë nipër dhe mbesa i la trashëgimtarë

Dhe me mijëra nxënës që sot janë krenarë !

Puna e tij u shkrua nëpër shumë ditarë –

Që e trasoi  rrugën  për shumë atdhetarë !...

Refreni :

Llapi e Gollaku , rrafshi i Dukagjinit ...etj.

Gjilan, më 24.11.2018.

Demir Krasniqi



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora