E marte, 23.04.2024, 08:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Hysen Ibrahimi: Opinion për poezinë e poetit Jahë Fida

E diele, 09.12.2018, 10:20 AM


Opinion për poezinë e poetit Jahë Fida

POEZIA E JAHË FIDËS ËSHTË SHUMË PËRFAQËSUESE E DOMETHËNËSE

Nga Hysen Ibrahimi

Të gjitha poezitë e poetit të mirëfillt Jahë Fida , të cilat i kam lexuar me ëndje dhe shpirt, më detyruan të shkruaj pak fjalë për ato poezi.

Them të drejtën se poezia e poetit Fida, më ka emocionuar, duke i cilësuar në përgjithësi nga pikëpamja artistike. Poezia e tij është shumë përfaqësuese, domethënëse, madje madje mund të themi lirisht  se ruan në brendinë e saj pasqyrën më reale të evolimit pozitiv në fushën poetike.

Po kaq, përfaqësojnë, prezentimin domethënës, ngase në shpirtin e poetit Jahë Fida, si kriter parësor mund t’a vërejm se ai në nivelin e realizimit artistik në poezinë e tij, shkëlqyeshëm trajton të hershmen dhe të sotmën e pse jo edhe me mesazhe për të ardhmën.

Gjatë leximit tim, kam konstatuar se në poezinë e poetit Jahë Fida, po ashtu mund të hetohen karakteristika të veçanta poetike, me vlera stabile dhe veçori thelbësore poetike, sepse mundëson trajtimin e veprave të njeriut që derdh gjakun për vendin e tij, si rrallë poet të tjerë që kanë lën gjurmë në historiografinë poetike.

Poezia e Jahë Fidës, le të kuptoj po ashtu, veçorit e përceptimit real me një imagjinatë të arsyeshme poetike e që janë bindëse, ndonëse nga poezia në poezi çdo herë hetohet bindshëm ndryshimi kualitativ i poezisë së tij. Por, duhet thënë edhe kjo, se në poezinë e tij, vërejmë cilësinë e lartë artistike dhe çdo herë në poezinë e tij dominon imagjinata e pastër atdhetare kur është fjala për situatat historike të popullit shqiptar dhe dëshmorët e kombit.

Sipas mendimit tim, poeti Jahë Fida, dallon mjaftueshëm në kualitetin artistik me poezinë e tij, sepse insiston në ruajtjen e ngjarjeve historike me një preokupim të gjenezës poetike. Poeti Fida, priret po ashtu edhe për kah preokupimi  në fushën e moralit të njeriut atdhetar, i cili frymëzon për atdhedashuri dhe të ardhmen e ndritur të BASHKIMIT KOMBËTAR.

Sa për ilustrim, lexoni dy poezi të krijuara në muajin nëntor 2018, kushtuar Komandantit Adem Jashari dhe Atdhetarit Abaz Ibrahimi:

VETËM KËNGË TRIMAVE KËNDU

(Komandant, Adem Jasharit, Tiranë, 25.11.2018)

Nëpër shtigjet e  lirisë

shkeli këmba e luftëtarit

kundër zgjedhës, barbarisë

nën Komandën e Adem Jasharit!

Sapo krisi pushka e parë

një ushtri u ngrit në këmbë

n’krye kishte legjendarë

kryetrima të tonit kombë!

Nisi pushka o në Prekaz

e dëgjua në gjithë vendin

këndonin trimat o buza-gaz

vendin t’i tregonin qenit!

Lehtë e mori o sërbi shkja

pleq, fëmijë e gra me vra

për me zhduk o shqiptar prej vendit

me ia lëshu ven’in këti pizavengit!

Bijtë e shqipes nam kanë lanë

gati të vdesin o të tanë

mbi flamur o kanë ba be

për të t’vdesin o si me le!

Dhe pse s’kishin aeroplan

NATO-n kishim aleat tanë

luftë nga toka e nga ajri

I tham shporu k’tij zagari!

Dhe sot shkelim n’shtigje t’lirisë

shkelim n’gjurmët e trimërisë

biem n’gju e  puthim tokën

lotI vadit o nënë lokën!

Gërshetohet me gjak, barrot

sikur lutet o në t’madhin zot

në shtigje lufte me mos lotu

vetëm këngë trimave këndu!

MBI GJAKUN E TRIMAVE DHE LIRIA MBIU

(Abaz Ibrahimit – dëshmor, Tiranë, 23.11.2018)

Në degëz të pemës në atë oborr shkolle

një bylbyl qëndronte këngëz me ia marë

një flutur qëndronte në një degëz molle

homazh për trimin që këtu është vrarë

Për Abaz Ibrahimin që  me  fjalë lirje

në’oborrin e dijes me blinda u sulmue

nga zinxhirë hekuri t’ushtrisë prej serbije

trupi i trimit keqas masakërue!

I shkrojti poeti fjaltë e dal prej shpirti

për lastarin e pemës së madhe Dardani

Bylbili i këndoj, i dëgjoj Mitrovica,  Ibri ia priti

kanga mori dhenë, kudo është shqipni!

E dëgjoj dhe nana, këngës iu bashkue

zërit të bylbilit në ballë i doli

dhe pse zeri dridhej, nisi me këndue

tek obori i shkollës ku djali u flijue!

Nuk këndoi nëna me oi- oi

vargjet e poetit nëna i këndoj

tha: nuk qahen trimat që bien për liri

nuk qahet trimi që përjetësinë takoj!

Eh ky zëri nënës, e ndezi dhe strallin

edhe guralecat plumba për barbarin

kur zërin e nënës shkjau e dëgjoj

nën këmb iu dridh toka, kënga e dërmoj!

Ndërsa bijt e shqipes mbi gjak u betuan

shkjaun do ta shporin, t’a fusin n’vrim miu

e mbajtën fjalën Dardaninë çliruan

mbi gjakun e trimave dhe liria mbiu!

E fton poeti Abaz Ibrahimin

këtë lastar peme të Dardanisë nënë

të ngrihen nga varri, ta shijojnë çlirimin

pemën e lirisë, ta shohin si lulëzon!

Poezia e poetit Jahë Fida , ka mesazhe të kjarta për mendjet e ndritura, për të mos lën në harresë të kaluarën sepse ai sheh se kujtesa kulturore poetike, është identitet i shpirtit atdhetar që legjendën e veprave të dëshmorëve të kombit që janë të lara me gjakun e kulluar SHQIPTAR, edhe përmes vargut poetik të mos harrohen kurre.

Förslöv, Suedi, 30.11.2018



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora