E marte, 19.03.2024, 11:23 AM (GMT)

Mendime

Xhafer Leci: Ibrahim Kelmendi, argat i Serbisë, dizinformon shqiptarët

E diele, 09.12.2018, 11:20 AM


IBRAHIM KELMENDI, ARGAT I SERBISË, DIZINFORMON SHQIPTARËT

Nga Xhafer LECI

Me shumë pritesë shkruaj për argatin e Serbisë, Ibrahim Kelmendin, sepse ai vjellë fjalë e rrenë. Në shkrimet e tij ai ka përgojuar e shpifë për shumë figura publike. Gënjeshtrat e tij janë aq trashanike, sa nuk besohen dhe vetëdemantohen. Si i tillë njerëzit nuk humbin kohë për t`u marrë me atë dhe heshtin. Prandaj Ibrahimi i përsëritë gënjeshtrat e tij.
- As kësaj radhe unë nuk do të hesht për këtë spiun të regjur. Ibrahim Kelmendi, i zbuluar me nofkën serbe "Sijalica", prej më shumë se 40 vjetësh vazhdon të jetë argat i Serbisë. Ka filluar me përçarjen ndërshqiptare në Mërgatë, për të vazhduar me intrigimet deri në vrasje në Kosovë.
- Ibrahim Kelmendi vazhdon të jetë i akuzuari i parë për implikime në vrasjen e Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka, më 1982. Në katër pyetjet që Vëllezërit Hysen dhe Avdyl Gërvalla i bëjnë Ibrahimit dhe që ende nuk ka pranuar të përgjigjet, dyshimi është mjaft i bazuar.
>Po sjellim disa citate që kanë thënë për I. Kelmendin:
– Faridin Tafallari, në librin e tij “Terror, Dhembje, Qendresë” Faqe 56-57, shkruan për raportet jo të mira në mes Jusuf Gërvallës dhe I. Kelmendit.“Edhe kur ishin shokët e pavarrosur, fliteshin mjaft gjëra. Por tani nisi të flitej shumë më tepër dhe lindën dyshime të mëdha. Flitej e dyshohej të shumëkush. Madje edhe për Ibrahim Kelmendin. Dyshimet ishin të pa bazuara në fakte dhe mbështeteshin sidomos në ato mos marrëveshjet që kishin ekzistuar në mes Jusufit dhe Ibrahimit.
Flitej për bashkimin e Ibrahimit me organizatën e OMLK, pa u konsultuar paraprakisht aspak me Jusufin dhe me LNÇKVSHJ. Siç e kam cekur edhe më parë Jusufi e ka ndihmuar atë duke nxjerrë tre numrat e parë të “Bashkimit”, organ i Frontit të Kuq Popullor. Flitej se Ibrahimi ka pasur kontakte me organizatat reaksionare si ato kroate.
Më kujtohet një takim ku kam qenë edhe unë i pranishëm. Jusufi e pyeti Ibrahimin që t`i tregojë se sa të holla i kishte marrë një organizate kroate (emrin e saj nuk e di). Sipas fjalëve të Ibrahimit ka qenë puna për një shumë prej 50 mijë DM që do të përdoreshin për të blerë armë. Këtë shumë të hollash e kanë marrë njerëzit e Ibrahimit, mandej se i përdori ato për të rregulluar një lokal kafeneje në Pejë. Jusufit kjo gjë nuk i pëlqeu dhe e kundërshtoi veprimin e Ibrahimit si jo të mirë. Ibrahimi përgjigjej se kur gjen budallenj pse të mos përfitosh. Jusufi ia ktheu: ”Ato para janë marrë për diçka tjetër, ndërsa janë shfrytëzuar për çështje tjetër”.

-Dua të ndalem tek kërkesa e I.Kelmendit dhe bashkëmendimtarëve të tij, për pajtim me popullin serb në vitin 2006 dhe 2007. Për lexuesit e vëmendshëm, mendoj se kërkesa pa kurrfarë kushtesh, e I.Kelmendit, i cili gjithmonë është shitur si kundështar dhe njeriu që ka luftuar pushtuesin serb. Kërkesa e tij për pajtim me Beogradin nuk është asgjë tjetër vetëm se një çmenduri. Sikur mos të ishte kështu, I.K. dhe emrat e apstrofuar më poshtë, do të duhet në radhë të parë të kërkonin pajtim në mes shqiptarëve.

- Ibrahim Kelmendi, në librin përrallë: “ Lëvizja (Lindje e Përgjakur) – Bashkëbisedim me Ibrahim Kelmendin me Autor Bedri Islami “,thotë se e ka kërkuar Ibrahim Rugovën në një hotel të Brukselit, për ta vrarë … Dhe kjo ka ndoshur kur Dr. Rugova ishte në vlugun e madh, për ta siguruar mbështetjen për Kosovën të Qendrave të Vendosjes Ndërkombëtare. Serbia aktivizoi agjentin e vet, I. Kelmendin, në momentin e duhur.
- Për këtë ka dëshmi të mjaftueshme, të cilat janë të njohura për shumicën e opinionit.Këtu po sjell orgjinalin nga libri në fjalë F.177.

- Ibrahim Kelmendi, siç e dinë shumë mërgimtarë të hershëm, është përsoni më i dyshuar i implikuar në vrasjen e heronjëve Gërvalla e Zeka si dhe përçarësi më i madh i Mërgatës dhe popullit tonë në përgjithësi!

Ibrahim Kelmendi:
“PAJTIM I POPULLIT SHQIPTAR ME POPULLIN SERB – SFIDË MADHORE E RADHËS”:

INICIATIVA SHQIPTARE PËR PAJTIM ME POPULLIN SERB
(Adem Gashi / shkrimtar, Prof. Dr. Martin Berishaj / politolog, Daut Demaku / shkrimtar, Vlora Nikçi / aktore, Prof. Dr. Hamit Boriçi, Prof. Dr. Lekë Sokoli, Berat Luzha / parlamentar, Dr.med. Elizabeta Biblekaj, c/dr pol Dritan Lajçi, Reshat Sahitaj / shkrimtar, Mehmet Prishtina / politolog, Prof.
Dr. Safet Merovci / ekonomist, Mr. Hajdin Abazi/Lum Haxhia /politolog, Sylë Zhitia / politolog, Mr. Xhafer Syla / informatikë, Kadri Ipek / stomatolog,
Dr.med. Shaip Muja, Bexhet Mehmeti / biznismen, Ibrahim Kelmendi, e të tjerë bashkëkombës.
Iniciativën tonë e kanë përkrahur edhe disa personalitete botërore.)
Ata që dëshirojnë të angazhohen konkretisht në Iniciativën tonë, i lusim të na shkruajnë në mail-adresat kontaktuese:”

adem.gashi@hotmail.com
martin@berishaj.com
ibrahim_kelmendi@yahoo.de
-Përpjekja për t`u bërë udhëheqës në Lëvizjen e Mërgatës, e çoi në krime, njësoj si disa nga shokët e tij "komandantë të UÇK-së", gjatë dhe mbas luftës në Kosovë. Shumë i diskridituar, për një kohë heshti. Por, përkundër dëshirës të Mërgimtarëve, Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa e aktivizojnë fshehtaz në dofarë komisionesh, të cilët dështuan, sepse askush nuk pranoi të bashkëpunojë me të dyshimtin Ibrahim Kelmendin.
-Zhvillimet brenda LPK-së, puçi i organizuar nga grupi i Zvicrës, shkarkuan Ibrahim Kelmendin me gardën e vjetër, me pak përjashtime. Por në fillim të luftës u bashkuan dhe hartuan plane e lista të zeza të likuidimit të kundërshtarëve politikë dhe ushtarakë.
-Ibrahim Kelmendi edhe pse i akuzuar për implikike në vrasje, nga bashkëpinëtorët e tij në krime, ai vazhdon me shpifje e gënjeshtra, me qëllim të dizinformimit të opinionit shqiptar dhe më shumë. Është metodë e tij të shpifë, të rrejë, të mburret për trimëri, por është frikacak. Shkrimet e botimet e tij, që kanë financim të dyshimtë, janë plot shpfje dhe gënjeshtra.

-Ibrahim Kelmendi më 1997 iu bashkua bandave greke dhe enveriste, për t`ia vënë flakën Shqipërisë. Këtë e donte edhe Serbia. Ai keqpërdori edhe gazetën e LPK-së "Zëri i Kosovës" dhe kërcënonte me revoluvcion shqiptarët e përcaktuar për demokraci, Profesor Sali Berishën dhe partinë e tij.
-Në shkrimin "Zhurmuesit e vrasjeve politike", botuar në "Bota sot", Ibrahim Kelmendi kritikon LDK-në pse akuzon "krahun e luftës", për vrasjen e bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës: Ahmet Krasniqin, Envr Malokun, Xhemajl Mustafën dhe Smajl Hajdaraj me bashkëmendimtarë.
-Ky "analist" përfiton nga një debat i bërë në TV T7, veçanërisht në mes të Gani Gecit dhe Nasim Haradinaj. Me cinizëm e quan "debat i zhurmshëm".
-Sipas Ibrahim Kelmendit, "Ahmet Krasniqin e kanë vrarë strukturat e Serbisë, përshkak rolit dhe të funksionit që kishte". Dakord. Por urdhëri për vrasje dhe vrasja është bërë nga shqiptarët, që punojnë për këto struktura të Serbisë. Njëri nga ata llogaritet edhe Ibrahim Kelmendi dhe disa "komandantë të UÇK-së". Këtu po sjell një koment orgjinal të I.Kelmendit nga Facebook-u në lidhje me vrasjen e Ministrit Kolonel Ahmet Krasniqi.

-Ministri i Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqi ishte kërcënuar nga banditët e LPK-së dhe priste në çdo kohë të vritej prej tyre. Agjenti i Serbisë Ibrahim
-Kelmendi e ka thënë publikisht se do ta kisha për nder ta vrisja Ahmet Krasniqin. Kjo kuptohet se Koloneli krijoi infrastrukturën e luftës dhe në mënyrë profesionale organizoi formacionet luftarake kundër pushtuesit serb.
-Gjatë vizitës që Kolonel Ahmet Krasniqi bëri në banesën e vëllait të tij Behxhetit, në Gjermani, pak ditë para vrasjes, ky i fundit e këshilloi vëllain Ahmetin, të këtë kujdes së mund të vritet. Ahmeti u përgjigj se "nuk i kam borxh askujt. Nëse më vret dikush, më ka vra vetëm e vetëm për hesap të Serbisë". Saktësisht Ahmet Krasniqin e vranë agjentët e Serbisë, disa shqipfolës të LPK-së, pjesë e strukturave vrastare të Serbisë.
-Vrasja e Ahmet Krasniqit vulos sabotimin e luftës për liri. Këtë sabotim Ibrahim Kelmendi, me atë pjesën e LPK-së staliniste-enveriste e filloi në vitin 1980, me përçarjen e Mërgatës dhe propagandën kundër financimit për mbijetesë të Kosovës e deri tek Fondi shtetëror, siç ishte 3 %-i.
-Kur Ibrahim Kelmendi bashkëpunonte me Bujar Bukoshin dhe Isa Mustafën, asnjëri prej tyre nuk ishin anëtarë të LDK-së. Kelmendi shkruan se "unë e zgjodha Ministër të Mbrojtjes Halil Bicaj".

Më 15 nëntor 2018, në një tubim të mërgimtarëve, në lokalet e Konsulatës të Republikës të Kosovës, në Shtutgard, takova Doktorin Specialist në Anesteziologji Genc Kelmendin, kushëri i afërt i Ibrahim Kelmendit, biseda në mes nesh u zhvillue në një lokal, pas mbarimit të një tubimi të LVV. A është e vërtetë se Ibrahimi e ka zgjedhë Halil Bicajn Ministër të Mbrojtjes? Doktor Genci tha: "Jo, nuk është e vërtetë. Ministrin Bicaj e kam sjell unë!" Të pranishëm ishin edhe veprimtarët e Mërgatës Mejdi Laçaj, Denis Bytyqi dhe të tjerë. Nëse kjo është e vërtetë, ja deri ku ka arritë bashkëpunimi i kryeministrit Bujar Bukoshi me LPK-në?!
-Rezulton se kryekrimineli Ibrahim Kelmendi, është mësues i disa "komandantëve" kriminelë, të cilët me fjalë ishin kundër Serbisë, por vepronin në llogari të saj, sepse vrisnin kryeushtarakët e FARK-ut dhe bashkëpinëtorët e Ibrahim Rugovës.
-Sipas agjentit të vjetër të UDB-së, Ibrahim Kelmendi, thotë se "Enver Malokun s`kishte pse ta vriste "krahu i luftës", sepse si kryeredaktor i QIK-ut, ai përkrahte Luftën Çlirimtare të UÇK-së. Edhe atë e kanë vrarë strukturat serbe".
-Vërtet, LDK-ja dhe Enver Maloku e kanë përkrahur, e kanë financuar dhe kanë luftuar për çlirimin e Kosovës. Por Enveri ka denoncuar edhe sabotimin e luftës që bënte krahu i LPK-së, argatë të Serbisë, sidomos në Mërgatë dhe të disa intelektualëve, deri edhe akademikë në Kosovë, të cilët, duke e kundërshtuar Ibrahim Rugovën, ishin përkrah Serbisë pushtuese.
-Shpifjet monstruoze Ibrahim Kelmendi i sajon edhe për dy personalitetet më të afërta dhe më të dashura të Ibrahim Rugovës, Xhemajl Mustafa dhe Smajl Hajdaraj, të vrarë pas luftës nga disa banditë e ashtuquajtur "krahu i luftës", eksponentë të LPK-së, argatë të Serbisë.
-Kelmendi vrasjen e zëdhënësit të LDK-së, këshilltarit të Ibrahim Rugovës, Xhemajl Mustafa, si motiv sajon "rivalitetin dhe frikën e Rugovës nga personaliteti i tij". E vërteta është se Xhemajl Mustafa ishte krahu i djathtë i Ibrahim Rugovës, i cili, Ibrahim Kelmendin me shokë i quante "Të mallkuarit e Perëndisë", sepse vepronin në llogari të Serbisë edhe mbas çlirimit të Kosovës nga Aleanca e NATO-s.
-Fytyrën prej krimineli Ibrahim Kelmendi e tregon, kur mbas krimit të bërë, kërkon ta mjegullojë të vërtetën për vrasjen e Komandantit të UÇK-së të Rugovës dhe deputetit të LDK-së, Smajl Hajdaraj. Shpifjen e tij e përsëritë, për të tretën herë, duke sajuar gjoja "një konflikt të kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova, me deputetin Hajdaraj, lidhur me mundësinë e bërjes koalicion me "Povratakun" serb. Ky është një provokim i rëndë për Familjen e nderuar Hajdaraj, për LDK-në dhe shqiptarët e kudondodhur.

-Këtë intrigë e shpifje monstruoze e demantojnë Familja Rugova dhe Familja Hajdaraj. Marrëdhënia e Presidentit Rugova me deputetin Smajl Hajdaraj, ka qenë më shumë se partiake, ka qenë familjare. Fëmijtë e Presidentit tregojnë për afrinë e babës së tyre me Smajl Hajdaraj qysh në vitet 1990-a, i cili "ndihmoi familjen tonë edhe materialisht në kohë të vështira".

-Një fakt tjetër, si dëshmi të vrasjes të Smajl Hajdaraj, është se ai, me inisiativën e tij, nëpërmjet vëllait, Fazli Hajdaraj, kërkoi blerjen e një veture "Mercedes" të blinduar për Dr. Rugovën, "sepse jeta e Presidentit Rugova është në rrezik permanent", - thoshte Smajl Hajdaraj. Dhe ne, një grup miqësh të Familjes Hajdaraj dhe adhurues të Presidentit Rugova, kemi dhënë nga 1.000 marka gjermane, për ta kryer porosinë e Smajl Hajdaraj. Ishte kjo përkujdesje e veçantë ndaj Presidentit, që përshpejtoi ekzekutimin zyrtar të Smajl Hajdaraj. E potencojmë -vrasje zyrtare-, sepse kur vajza e Smajlit dëgjoi krismën e armës, doli nga banesa, në korridor e pa babain e përgjakur, e lëmërisur bërtiti. Polici, qe ruante vrasësin, i tha vajzës: "Hajt, çka po bërtet, nuk u ba nami pse u vra baba!!!"

-I paguari nga komandantët kriminelë, për ta vrarë Presidentin Rugova, tani i burgosur, Agim Hoti, ka deklaruar se po të mos ishte makina e blinduar, nga tritoli që kisha vënë në kontenën e mbeturinave, të aktivizuar me telekomandë, makina e zakonshme do të bëhej copë-copë.

-E vërteta është se agjenti i Serbisë, i njohur me pseudonimin "Sijalica", është ndër të akuzuarit e parë, së bashku me vëllain e tij Qerimin, për vrasjen e Smajl Hajdarajt. Kjo është edhe arsyeja, që ai e përsëritë vazhdimisht gënjeshtrën e tij, për t`i dizinformuar shqiptarët.

-Agjenti i SHIK-ut, Bashkim Mehmeti, akuzon, me emër e mbiemër, Ibrahim Kelmendin me vëllain e tij Qerimin, për vrasjen e Smajl Hajdarajt dhe disa vrasje tjera në Dukagjin.

-Një arsye tjetër, pse I. Kelmendi i përsëritë gënjeshtrat e tij, me qëllim dizinformimi, është mosreagimi i njerëzve karshi këtyre shpifjeve, duke e llogaritur si shpifës e rrenacak i përhershëm dhe i neveritshëm. Realisht, atij duhet treguar vendin, duhet zhveshur nga petku i demagogut dhe intrigantit, duke ia thënë troç se vepron për hesap të Serbisë.

-Kritika që Ibrahim Kelmendi i bënë LDK-së "pse ajo nuk akuzon Serbinë për vrasjen e veprimtarëve të saj, por "krahun e luftës", është kamuflim i tij i zakonshëm. LDK-ja gjithonë ka thënë se vrasjet politike i kanë bërë shqipfolësit e LPK-së, tash të inkuadruar në partitë e ekstremit të majtë, kryesisht, në PAN-in e tanishëm, që bënë punën e Serbisë.
-Nuk janë "krahu i luftës" ekstremi i majtë i LPK-së, sot i përfaqësuar nga koalicioni PAN, sepse "UÇK-ja e LPK-së", nuk arriti të hyjë në luftë dhe këtë e ka pranuar edhe Ibrahim Kelmendi, me disa shokë të tij. Bile për degradimin dhe tradhtinë ndaj "UÇK-së të LPK-së", ai i akuzon Hashim Thaçin, Xhavit Halitin, Azem Sylën dhe Kadri Veselin me kompani. Por luftën kundër Serbisë, LPK-ja e kompensoi duke vrarë shqiptarët, duke i qitë në pritë të armikut si Zahir Pajazitin me shokë, i cili nuk pranoi t`i njoh për shefa komandantët e "Hotel Rognerit", e vunë në pritë Fehmi Lladrovcin, Mujë Krasniqin me 42 ushtarë, Ilir Konushvcin dhe të tjerët.

-Ndërkohë askush nuk mund ta mohojë se Kosova sot krenohet vetëm me betejat e UÇK-së të FARK-ut, sepse vetëm ushtarët e drejtuar nga komandantët FARK-ut, arritën ta bëjnë luftën me formacione të organizuara ushtarake, duke i fituar edhe betejat. Rrjedhimisht, LDK-ja është krahu i paqes me rezistencë aktive dhe krahu i luftës të mirëfilltë në Kosovë. Përkundrazi, LPK-ja, alias koalicioni PAN, nuk është as "krahu i luftës" as i paqes, por faktikisht është krahu i sabotimit të luftës, i dështimit të luftës, krahu i vëllavrasjes shqiptare, me qëllim të marrjes pushtetit me dhunë.

-Po përsëritet miqësia e vjetër, boshti Tiranë-Beograd-Prishtinë, duke shtuar edhe Shkupin. Agjentët e djeshëm aktiv të Serbisë, sot këshillojnë kryeminstra, presidentë dhe zyrtarë të lartë. Edvin Rama dhe Hashim Thaçi këshillohen nga Baton Haxhiu, njeriu i besur nga zyrtarët e lart të Serbisë!

-Ali Ahmeti, kryetar i partisë në pushtet në Maqedoni, fort i përfolur për një lidhje të vjetër me Serbinë, këshillohet nga agjenti i vjetër i Serbisë, Ibrahim Kelmendi. Një oficër i Sigurimit të Serbisë, shqiptar i Kosovës, mbas çlirimit, ka denoncuar Ibrahim Kelmendin, si i dërguar në Mërgatën shqiptare, për spiunim dhe përçarje. Për këtë deklarim, oficeri në fjalë ka kërkuar ballafaqim publik me Ibrahim Kelmendin. Por ky i fundit ka heshtur. Të paktën, përçarjen ndërshqiptare e ka dëshmuar bindshëm për tri dekada radhazi.

-Ibrahim Kelmendi, i cili pretendon se është i përndjekur nga Serbia, ka kërkuar azil në Gjermani, tani kthehet këshilltar në Maqedoni, duke qenë i dyshuar për vrasje në Gjermani, ngjallë dyshime të mëdha.

Beogradi me argatët e tij të djeshëm dhe të sotëm, po dirigjon politikën në Tiranë dhe Prishtinë. Kjo është fatale për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora