E shtune, 20.04.2024, 11:01 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Përballë gjendjes së krijuar, Kosova ndjehët akoma e lënduar!

E shtune, 08.12.2018, 01:27 PM


Përballë gjendjes së krijuar, Kosova ndjehët akoma e lënduar!

Nga Dedë Preqi

Natyisht që sot, mbi të gjitha janë me rëndësi vendimet e politikës së brendshme dhe të jashtme të Kosovës, zgjedhja e problemeve ekonomike dhe shoqërore, por kohën më të shtrenjtë dhe më të çmuashme po e marrin politikat e mbrapështa të Serbisë. Nëse flasim rreth asaj se, çfarë janë marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, me çrast që të lirohet  ndonjë herë Kosova nga ndikimet dhe ngarkimet e politikës tendencioze dhe diskredituese serbe dhe të orientohet më tepër për afirmimin e vlerave dhe zhvillimin e vendit të vet, kjo duhet të humbë kohën me thashe thënmet e qeverisë së Serbisë, e cila gjithë politikën e saj po e shkrinë për ta kthyer Kosovën në çdo aspekt mbrapa.

Shqiptarët jetuan në periudha të gjata me serbët dhe popujt tjerë në Kosovë, dhe pse shqiptarët si një shumicë nacionale, asnjëherë nuk u dëshmuan si okupator të pakicës,  por gjithherë krijuan një harmoni  dhe bashkëjetesë në mes popujve tjerë.  Edhe në kohën “titiste”, me vëlezërim-bashkimin e dhunshëm, shqiptarët nuk e patën lirinë dhe barazinë e njejtë sikur popujt tjerë, dhe fare nuk ishin të priveligjuar sikur populli serb sot në Kosovë edhe pse ishin shumicë në teritorin e vet.

Të gjitha këto rrethana ishin produkt i politikës titiste, kinse ishte një kusht i barazisë, ndërsa shqiptarët në realitet ishin të shtypur e të përndjekur në çdo hap, përveq ndonjë shërbëtori , që e kishte shitur shpirtin e vet, si shpiun dhe tradhëtar i kombin të vet, në shërbim të okupatorit serb, të cilët do ti quanin “shqiptarë të mirë”.

Një politikë e tillë ndaj shqiptarëve u tregue djallëzore, prandaj edhe bota demokratike e quajti këtë lloj politike jo civilizuese, e cila ishte më shumë se  ekspansioniste, duke i rritë profilet e veta me disa kreatorë dhe aleatë të saj, me qëllim që Kosovën dhe popullin shqiptarë ta mbajë në koloni të vetën gjithherë.

Në luftën e fundit 1999, shteti serb me ushtrinë e vet fashiste dhe paramilitarët e saj me uniforma të ndryshme çetnike, vranë e masakruan më së 21 mijë shqiptarë të pafajshëm, dhe dogjën me qindra e mija objekte banimi, kulture dhe objekte të kulteve fetare, njëherazi duke dëbuar më së 1milion e më shumë banorë nga trojet e veta stërgjyshore.

Nga një hegjemonizëm i tillë  ndaj popullit shqiptarë,  vetëm se kërkonte lirinë dhe demokracinë e vet si çdo popull në botë, dhe përveq kësaj e kishte në plan ta shkatërroj në mënyrë masive, dhe mu për atë, shqiptarëve iu impunue  që ta formojnë një forcë të vetën mbrojtëse të ashtuquajtur UçK, për ta mbrojtur popullin e vet nga agresori fashist serbo-sllav.

UçK, ishte një Ushtri vullnetare për mbrojtjen dhe çlirimin e vendit të vet, mirëpo, agresori serb në krye me kasapin e Ballkanit Millosheviq, ishte përgaditur fuqishëm dhe pamëshirshëm për ta zhdukur në mënyrë masive popullatën shqiptare të Kosovës, duke mos e llogaritur mirë me matematikën e vet fashiste, sepse ekzistonte një fuqi më madhore e botës me emrin  NATO, e cila i doli në mbrojtje popullit shqiptarë, duke e shpëtuar nga një gjenocid i pa parë, që mbas Luftës së Dytë Botërore.

Pushteti dhe politika serbe, provoj  çdo gjë që i erdhi përdore për t’a nënshtruar popullin shqiptarë. E sundojë për ta nënshtruar, e përçau për ta ndarë, e masakroi për ta pakësuar, e helmojë për ta zhdukur, e dëbojë për ta shpërngulur, e dhunojë për ta ofenduar, e shau për ta nënçmuar, e shantazhojë për ta propaganduar, dhe më në fund, i muar të gjallë e të vdekur, duke i dëbuar nga trojet e veta, për t’a mëshehur krimin e vet fashizoid...

Sa paska duruar deri sot populli shqiptarë, sa të durueshëm duhet të ishin këta njerëz, deri kur duhet që ta mbajnë durimin e tyre ky popull?  Përgjegjën mund ta japin vetëm ata që kanë  ndjenja dhe ndërgjegje të pastër njerëzore. Populli shqiptarë e ka një shpirt të thjeshtë por shumë fisnik, i cili nuk do mposhtët lehtë, i cili nuk e urrenë asnjë popull në botë, por mundohet të krijojë miqë, dhe me ato sakrifica që  bëri, e meritoj shpërblimin e vet, meritën e sakrificës të popullit shqiptarë, me Pavarësinë e Kosovës dhe shtetin e vet të pavarur.

Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të drejtat e gjitha pakicave nacionale, janë të rregulluara dhe të harmonizuara me ligj dhe sipas standartëve demokratike dhe bashkëkohore. Në bazë të dokumentit të Ahtisarit, të cilin e kundërshtuan serbët e Kosovës, poashtu edhe shteti i Serbisë, edhe pse në realitet është një rregulativë ligjore e tepruar nga ana e dokumentit, në krahasim me pakicat tjera jo serbe, sikur janë , turqit, boshnjakët, romët , egjiptasit e tjerë, sepse shumë lehtë do të vërehët dallimi në bazë të dëshmive të përditshme dhe në bazë të kushteve jetësore në të cilat jetojnë këto pakica, në krahasim me serbët e Kosovës.

Dhe në bazë të dokumentit të Ahtisarit, serbëve në Kosovë, u garantohen edhe objektet fetare, që në fakt nuk ishin të tyre, nëse hapën kapituj historik, apo gjurmime të tjera nga e kaluara shumë e afërt. Përveq tjerash, sipas dokumentit të Ahtisarit, serbëve të Kosovës u rezervohen ulëset në Kuvendin e Kosovës, që në asnjë vend të botës demokratike , nuk qëndron një tolerancë e tillë.

Po të kthehemi pakëz mbrapa në kohën e Millosheviqit dhe më herët, dhe ti afrohemi atyre ligjeve dhe formave , që  i afroi shteti serb shqiptarëve në Kosovë, të cilat ishin format dhe ligjet më diskriminuese që i bëhën në mënyrë të pa drejtë një populli, dhe prapë shqiptarët e kanë treguar vullnetin e tyre të fortë, të cilët nuk treguan hakmarrje…  Në bazë të këtij dokumenti, të cilin e kanë studiuar shumë analist shqiptarë e ndërkombëtarë, në të, ka tolerancë shumë të madhe në favor të një pakice, me çrast nuk i kanë as për së afërmi shqiptarët e Luginës së Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës.

Kur në një shtet, pakicave u sigurohet mbrotja fizike,( thuhet në kuptimin e sigurisë ligjore) u sigurohet e drejta arsimore dhe kulturore, në gjuhën e vet amtare, u sigurohen të drejtat fetare dhe mbrojtja e objekteve fetare, atëherë çfare orvatët shteti i Serbisë të kujdeset për serbët e Kosovës, që në thelb , Serbisë më shumë i intereson nëntoka e veriut të Mitrovicës, se sa populli serb i saj mbi tokë. Në fakt, në shtetin e Serbisë, fare pak ka përfillje të respektimit të të drejtave të pakicave të popujve tjerë, sikur janë shqiptarët, hungarezët, boshnjakët dhe të tjerë, të cilëve u shkilen të drejtat e tyre për çdo ditë e më shumë.

Në Serbi, akoma kriminelët me duar të përgjakura me gjakun e shqiptarë të Kosovës, shetisin të lirë dhe të pa ndëshkuar nga gjykatat e vendit dhe ato ndërkombëtare. Ata njiherë ikën, të cilët i dëboi NATO, nga toka e Kosovës, dhe ikën për mos u kthyer më kurrë në këtë vend, sepse dogjën  e poçën gjithçka shqiptare, nuk i kursyen as fëmijët në djep. Sot çka kërkon ky popull më shumë, në këtë tokë që ka akoma erë gjaku dhe shkrumi?...  Ata menduan kur ikën e lanë këtë vend në ferr, të djegur e të përflakur, duke menduar se nuk do të kthehën më, dhe tani kërkojnë ta gjejnë këtë parajsë, vetëm për tu zhytur në të, që vetë e shkatërruan dhe vetë ia futën flakën, që do të ishte diçka e pa imagjinueshme për një popull normal, apo në këtë rast jo “normal”.

Të gjitha këto të bëma famkeqe të Serbisë dhe nuk ngopët, që ia shkakëtojë popullit shqiptarë gjatë periudhave të ndryshme historike dhe politikat e saj akoma vazhdojnë të pa ndryshuara karshi Kosovës, prapë populli shqiptarë ka ndjenja njerëzore edhe pse nuk mundet ti harrojë ato të bëma famkeqe, do të krijonte marrëdhenie fqinjësore me Serbinë, por jo edhe pa kushte, për faktin se shqiptarët janë të dëmtuar dhe të gjymtuar nga ky agresor i pa mëshirshëm. Dhe Serbia kërkon të kushtëzohet posaqërisht nga Kosova, por edhe nga Bashkësia Evropiane, sepse ky vend dhe ky popull është i ndërtuar historikisht nga këto parime gjithëherë...

Prandaj, këto marrëdhënie mund të arrihen dhe do të zbutëshin  përmes një “kërkimfalje” nga ana e Serbisë, duke e pranuar krimin e saj, duke pranuar dëmët njerëzore dhe materiale, sepse vetëm në këtë mënyrë do të vihët në veprim serioziteti dhe afirmimi i marrëdhënieve të mirëfillta fqinjësore në mes këtyre dy popujve, përndryshe 100%-i mallrave doganore ndaj Serbisë do të ishte i vogël në krahasim me veprimet dhe politikat e saj kundër shtetit të Kosovës, që prodhojnë më shumë se absurditet, armiqësi dhe luftënxitje, të cilët thërrasin edhe këto ditë për veprime të tilla.

Brukseli dhe Bashkësija Ndërkombëtare, Kosovën dhe popullin e saj e ka izoluar dhe përballë kësaj gjendje të pa lakmuar, Kosova ndjehët e lënduar, pikërisht kjo dëshmon pozitën fyese për qytetarët e saj, për të cilët kërkohet akoma izolimi i tyre, sikur po ua plotëson ëndjet e politikës që ndjek regjimi i Serbisë dhe në një formë po i bëjnë më shumë presion Kosovës, por jo edhe Serbisë,  që dialogu teknik, të kthehet në dialog politik, i cili ka për çëllim të mos anashkalohet çështjen e veriut të Kosovës. Të gjitha merrëveshjet dhe dialogjet që i bëri Serbia me Kosovën, me udhëheqjen e Aleksandër Vuçiqit dhe Hashim Thaçit, me ndërmjetësimin e Brukselit, deri sot asnjë marrëveshje nuk ishte efektive, sepse nuk u zbatuan nga pala e Serbisë.

Poashtu, edhe veprimet arrogante në veriun e Mitrovicës, nga ekstremistat dhe luftënxitësit serb, që përditë mbajnë tubime dhe demostrime, janë në bashkëveprim të politikës së  Beogradit. Dhe tërë neglizhenca e atyre shtetëve të cilat nuk e njohën deri sot shtetin e Kosovës, është iniciativë e manipulimëve dhe politikës së jashtme të Serbisë, e cila loboi dhe po lobon për ta ç’njohur Kosovën edhe ato vende që e kanë bërë njohjen e saj.

Politikat e tilla ekstremiste të Serbisë ndaj Kosovës, nuk krijojnë disponim dhe nuk japin optimizëm që të arrihet një marrëveshje ndërfqinjësore në mes këtyre dy shtetëve, dhe politikat e tilla të Serbisë, japin fare pak shenja të ndërtimit të paqës e stabilitetit në mes këtyre dy vendeve, përkundrazi, qeveria e saj në krye me Vuçiqin, do shembin urat e tilla të marrëdhënieve ndërfqinjësore, prandaj Kosova nuk ka rrugë të tjera dhe është e pa shmangshme e logjike, që të zbatojë politikat e veta shtetërore edhe reciprocitetin me Serbinë.

Një fqinjësi e mirë në mes Serbisë dhe Kosovës, do të ndodhte dhe do të krijonte mundësi , që edhe Ballkani perëndimor do qetësohet dhe stabilizohet, poashtu edhe Evropa, do e gjejë qetësinë e vet, kur njerëzit e të  dy palëve të mendojnë për të ardhmën e tyre dhe mos të jetojnë akoma edhe sot nën ankthet e frikës dhe konflikteve, që prodhojnë lufta të panevojshme, por të jetojnë në paqë dhe në mardhënjë të mira njerëzore e fqinjësore.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora