E premte, 29.03.2024, 02:45 PM (GMT)

Mendime

Deboran Gjini: Fantazma e Che Guevarës

E hene, 22.09.2008, 09:53 AM


Fantazma e Che Guevarës

Nga Deboran Gjini

-Che, ç’qe che-ja!

Një fantazmë “elegante” sillet nëpër të gjithë mjediset e të rinjve shqiptarë: fantazma e Che Guevarës. Portretin trendy të tij e gjen të stampuar mbi bezen e manifestuesve të majtë, e gjen mbi T-shirte, e gjen në formë tatuazhi në supet e djemve dhe në ca vende me më pak dritë në trupat e vajzave. Ai kundrohet nga të rinjtë si një simbol mode, si një idhull, a thua është Brad Pit, apo Timberlake. ...

Nuk dua të jem karakoll e të ruaj kufirin e arsyes së këtyre njerëzve, por i ndodhur ne këtë gjendje nuk ka se si të mos bëj ndryshe. Sot për sot në mbarë botën, e për më tepër në Shqipëri, të jesh adhurues i Che Guevares është fashion, glamour, shick ...etj. Me ç’ fjalë ta shënjosh këtë mbrapshtësi? Të rinj me kapele, me tatoo, e me çfarëdo lloj mënyre të jetë e mundur, për të ekspozuar në galerinë e gjykimit këtë specie specke të mbushur me urrejtje, përbuzje, neveri. Gjendet forma më e paimagjinueshme për të shfaqur këtë përdhunues të lirive. Forma të adoptuara më së miri në jetimoret e llogjikes, fillimisht, nga organizma “shumëqelizore” në gjithë Shqiperinë si FRESH, LRI apo MJAFT. Ish-blloku tashmë mund të quhet me plot gojën neo-blloku me adhuruesit e rinj të Che-së, pasi kudo gjen geto komunizmi...Të rinj që besojnë se komunizmi nuk është një ide e keqe për të ecur përpara.Ka disa arsye për të cilat ndodh një gjë e tillë...

Frika nga paragjykimi si pasojë e prapambetjes dhe forca gravitacionale e masës.Frika nga paragjykimi dhe prapambetja vjen si pasojë e një kompleksi inferioriteti që mbizotëron tek të rinjtë shqiptarë.Në zbrazëtira të tilla ku dhe forcat e fërkimit mungojnë, e sotmja është e dyshimtë, sepse e nesërmja dhe e pasnesërmja për ta është e sigurtë. Këtë dyshim ditor e mbushin me idhuj si Che Guevara.Do të ishte e pamundur te kundërshtoje figurën e Che-së, pasi menjëherë do të damkoseshe me termin e përshtatshëm për figurën e tij, “kulak”! Pafuqia për t’ iu shmangur rrymës tendencioze të sasisë i bashkon këta të rinj rreth figurës së tij.Janë dy lloje adhuruesish:ata që s’ia kanë haberin se kush ka qen Che dhe ata që “dinë shumë gjëra”.Këta të grupit të parë, doemos, të ngjallin keqardhje, pasi u ngjajnë deri në detaje dëshmitarëve të ndonjë sekti, veçse këta të fundit të paktën kanë parë “dicka” ose “dikë” në fund të tunelit.Atë dritën që, faktikisht, në atë tunel të ndriçuar, s’është gjë tjetër veçse fundin i tij i zi , ku nuk arrin tamam shikimi.Këta janë ata mediokrit që janë pa pyetje, pa ndërgjegje, të qeshur! Ata të grupit të dytë nuk të ngjallin gjë tjetër vecse përçmim, pasi janë ata që e çojne përpara atë lokomotivën me lëndë djegëse, cinizmin, si dhe egon e tyre për të qënë gjithmonë në krye, për të qënë gjithnjë update, duke plotësuar kështu dëshirën e tyre të marrë për të qënë gjithmonë makinist...

Imazhi i Che-së bën të mundur që cdo njeri të ndikohet sadopak.Ndoshta, nëqoftëse Ai do të ishte gjallë sot, me aftësitë dhe me imazhin që ka, padyshim që do të ishte imazhi i ndonjë firme veshëmbathjeje. Ndoshta në botën e përtejme ai duhet të jetë dikush me shumë pozitë. Ndoshta në botën e përtejme femrat do të “vdisnin”për të. Ndoshta...Kompani të fuqishme luajnë me këtë imazh dhe i bëjnë të rinjtë e sotëm që të adhurojnë këtë individ. Sfilata sfilitëse me filiza komunizmi bëhen posaçërisht për të shitur këtë imazh e për të zhvilluar atë makinë industriale të pashpirt, e cila përpin njerëz me gojën e metaltë e që nxjerr florinj së bashku me jashtqitjen e vet të “begatë”. Ka nga ata njerëz që mendojnë se Che Guevara është ndonjë që prodhon bluza...Ka dhe shumë faktorë të cilët, në tërësi, formojnë këtë fenonem anormal. Habitesha tek degjoja të thuhej nga një shoqe që e kam idhull sepse Ai është goxha i bukur (!). Më rëntë një pikë nëse mendoj që Che nuk është simpatik! Pyetja është në mund të harrohen ato cfarë ka bërë?Me qindra dhe mijëra të vrarë, persekutime...? Fotoja e tij. Po po. Fotoja e tij ka qënë katalizatore e këtij reaksioni zinxhir me elemente radioaktivë...

Por ajo për të cilën pëlqehet më së shumti Che është fakti se ai u ndenji deri në fund idealeve të tija...Nga Che Guevara Kuba s’ ka parë gjë tjetër veçse mjerim, shtypje, vrasje dhe diktaturë. Tek libri “E zeza e komunizmit” dëshmohet për 7.000 deri në 10.000 të vrarë, nga të cilët pjesa më e madhe ishin ish-shokë të Che-së, që kishin mbetur demokratë, ashtu siç e nisën luftën. Pasi luajti rolin e “prokurorit” për tre vjet dhe pasi dënoi edhe 30.000 të tjerë me burg, vendosi të shpallte hapur se ai dhe Fideli ishin marksistë-leninistë. Atëherë ç’ mund ti pëlqesh Che-së?! Nietzche thotë:”Socializmi është tirania finale e më të vegjëlve dhe më budallenjve”. Këtë e ka kuptuar 40 vjet para se të instalohej komunizmi në Europë. Të rinjtë e sotëm ende s’ e kuptojnë një gjë të tillë.Duhet të dinë që Che-ja ndiqte të njëjtën filozofi me Stalinin... Një i vdekur është çështje humane, ndërsa një milionë të vdekur është çështje statistikore. Popullicidi i tij ka qënë i pashembullt për egërsinë e vet. Përciptësia e tij dukej te fakti se për një gabim të vogël ortografik i dënonte ushtarët duke i lënë tri ditë pa ujë dhe ushqim.Madje hiqej dhe si i barabartë me të tjerët, duke përdorur shërbimin urban dhe jo autovetura. Pahhh! Çdo gjë e shtirrur! Me veprime të tilla nuk mund të harrohen gjithë ato krime e vuajtje.

Komunizmi është një hulerë psikike që çuditerisht po kalon si formë virusale tek të gjithë të rinjtë. Ide të tipit që toka nuk është e askujt, por frytet e saj janë të të gjithëve, kanë vdekur me kohë. Komunizmin e quajnë aksiomë, ndërkohë që s’ është veçse ushtrim i dhënë gabim. Gjatë gjithë mbijetesës së vet komunizmi shkaktoi ne gjithë botën afërsisht 100 milion të vdekur. Njerëz si Che Guevara janë shkaktarët! Shenjtorë të tillë laikë mos i ardhshin më kurrë njerëzimit!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora