E premte, 19.04.2024, 09:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Milazim Kadriu: Rrahman Hyseni - Misteret e një dashurie

E shtune, 08.12.2018, 11:12 AM


ROMAN ME NGJARJE TË TRISHTA E QË TË MBUSH PLOTË IMAGJINATË

Rrahman Hyseni - “ Misteret e një dashurie ”, botues LSHK - Prishtinë, 2017

Nga Milazim F. KADRIU

Autori i romanit  “Misteret e një dashurie”, Rrahman Hyseni vjen nga Medvegja, nga ajo tokë shqiptare që bashkë me shumë pjesë tjera të trojeve shqiptare akoma janë të ndara nga trungu i tyre. Ai asnjëherë nuk e heq mendjen nga vendlindja dhe kjo vërehet edhe në krijimet e tija letrare  ku ai shpreh dëshirën që edhe vendlindja e tij bashkë me trojet tjera një ditë të jenë të bashkuara në një shtet, në Shqipërinë natyrale.

Rrahman Hyseni, tanimë krijues i njohur për lexuesit anekënd vendit tonë e jo vetëm, si në prozë, poezi, publicistikë para lexuesve erdhi edhe me romanin e tij i cili ngërthen brenda faqeve të tij një periudhë  kohore në një kohë të pakohë e që ka edhe elemente të luftës së fundit të zhvilluar në Kosovë dhe në trojet tjera shqiptare.

Me botimin e romanit dhe librave tjerë Rrahman Hyseni tregon se jeta e tij është aktive dhe dinamike gjithnjë në shërbim të shoqërisë së vet pasi ai është pjesë e saj dhe gjithnjë në dobi të njerëzve.

Në romanin “Misteret e një dashurie” të Rrahman Hysenit hasim raportet në mes të reales dhe imagjinatës, të mundshmes dhe të pamundshmes dhe kjo e bënë edhe më tërheqës romanin për lexuesin.

Kritik të ndryshëm të letërsisë  thonë se bazë  themelore e romanit është realiteti bashkëkohor, e kaluara e kohërave të ndryshme, mitologjia etj., por romani mund të jetë edhe histori e trilluar, por momentet, situatat, ngjarjet që mund  të trillohen duhet të kenë për bazë realitetin objektiv.

“Romani është epope subjektive në të cilën shkrimtari kërkon t’i lejohet që botën ta paraqesë në mënyrën e vet” – Gëte

Romani “Misteret e dashurisë ” i Rrahman Hysenit është një roman i cili që në emërtimin e tij të bën që të fillosh të imagjinosh se çfarë vendi i frikshëm, apo vend i pazbuluar dhe pajetë, mund të jetë ai vend ku zhvillohet ngjarja. Aty paraqitet një vend në pyll të dendur me errësirë vend  i trishtë dhe me lloj-lloj keqtrajtimesh.

Në roman lexuesi ndeshet me lloj-lloj imazhesh, figurash, komplikimesh, personazhesh të vuajtur, dashuri të ndërprera, dashuri që rilindin, por dhe me mistikat e legjendave, ... Andaj lexuesin e mban pezull dhe nuk mund të ndahet deri në fund të romanit.

Autori në qendër të vëmendjes  i ven personazhet e imagjinuara (trilluara) dhe kështu në roman përshkohet një realizëm i dukshëm. Vënia e personazheve në qendër të interesimit i ka dhënë mundësi autorit që të zgjeroi fiksonin letrar dhe të gërshetoj në mënyrë më të natyrshme  faktin me trillimin artistik. Nëpërmes të këtyre personazheve  autori e ka paraqit jetën e masës së gjerë  në një kohë të caktuar të shikuara me optikën  e tij dhe kështu ka mundësinë të shoh  se si ato po reflektojnë tek lexuesi i romanit dhe sa po ndikojnë në vetëdijen, në moralin dhe në sjelljen e njerëzve.

Veçori tek romani gjejmë se motivimi është në një  kohë  të caktuar. Edhe pse kjo kohë  paraqitet si e largët ka elemente edhe të një kohe jo shumë të largët kur vendi ynë ndodhej nënë okupim dhe okupatori, torturonte, izolonte, i ndiqte njerëzit nga vatrat e tyre e po ashtu shumë të rinjve  ua prishi rehatin dhe dashurinë, ku shumë nga ta edhe sakrifikuan shumë për dashurinë, sakrifikuan edhe jetën e tyre por në fund e gjitha përfundoi me lirinë e shumë pritur.

Romani përshkohet me skena të ndryshme  ku del fuqishëm jeta e mundimshme  e popullit tonë në një kohë të pakohë. Aty preken mjaftë plagë të shoqërisë së gjerë por assesi nuk ka dorëzim para asnjë situate.

Kryeprotagonisti i romanit nuk interesohet vetëm për veten e tij por ai kujdeset edhe për të tjerët që tu dalë në ndihmë dhe sa më parë të dalin nga ajo jetë ferr. Assesi ai nuk donë të dalë pa të tjerët nga ajo gjendje e mjerueshme në të cilën ndodhen ata. Ai me çdo mjet e lufton të keqen që e përjetojnë edhe të tjerët. Ai dëshiron që secili të gëzojë të drejtat dhe lirinë e vet, pra të ketë drejtësi dhe jetë të lirë  për të gjithë.

Në romanin e Hysenit ka edhe elemente të dramës siç janë dialogët, konfliktet dramatike si dhe situata të ndryshme që shkaktojnë tensione e elemente tjera.

Autori i romanit ia ka dalë në mënyrë të shkëlqyer që ta paraqesë ngjarjen si realitet të një kohe të pakohë  me të gjitha  elementet sfiduese, duke  vënë  në lëvizje shumë protagonistë në vepër, përmes të cilëve pasqyron realitetin, sfidat e një grupi në një luftë të pabarabartë për lirinë e tij.

Romani “Misteret e dashurisë ” është libër që lexohet me një frymë, dhe nuk mund ti ndahesh ngase ngjarja që zhvillohet është plotë skena tronditëse e kthesa të papritura saqë  lexuesin e mban kureshtar që të mësoj se çka po ndodh në çdo moment të zhvillimit të ngjarjes.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora