Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Si u transformue e vërteta e 1990!

| E shtune, 08.12.2018, 10:33 AM |


Nga Fritz RADOVANI:

SI  U  TRANSFORMUE  E  VERTETA  E  1990 !

PRESIDENTI VASLLAV HAVEL (1936 – 2011)

?Presidenti i parë Çek Vasllav HAVEL, ka thanë në Tiranë, në vitin 1999: “Njerëzit ma të rrezikshëm për demokracinë, janë komunistët e konvertuem në demokratë”.

?Prof. Arshi PIPA, ka thanë në Institutin Pedagogjik të Shkodrës: “Ramiz Alia desht me imitue Gorbaçovin, por nuk pat as trunin e as b... e Gorbaçovit” (1992).

?M. GORBAÇOV ka thanë:“Perestroika nuk lindi nga kriza ekonomike por nga fakti se u zbulue ana shpirtnore e njeriut.”(1999)

?Në vjeshtën e 1986, në Katovicë, mori pjesë edhe një delegacion i Partisë së Punës së Shqipnisë, i kryesuem nga Sofokli Lazri, nëpunës i naltë i Komitetit Qendror të P.P.Sh. që me Enver Hoxhën. Aty u mbajt një fjalim i rëndësishëm nga Mihajl Gorbaçov, ku tha: “...Të krijohen parti politike të majta, të qendrës, të djathta, por ato të kontrollohen e drejtohen nga ne komunistët…Partia që do të marrë pushtetin politik do të shajë komunizmin me thëmel e çati; që të fitojmë simpatinë e Përëndimit.”

? Me 16 prill 1990, Ramiz Alia, President i Republikës së Shqipërisë, i ngarkuem edhe me detyrat e Sekretarit të Parë të K.Q. të P.P.Sh. që më 13 prill 1984,  mbas vdekjes së diktatorit E Hoxha, në një mbledhje me “shokët” e Byrosë Politike tha: “... Edhe bar do të hajmë, edhe gjak do të derdhim, këtu e më tej nuk shkojmë, lirinë, pavarësinë dhe socializmin nuk e sakrifikojmë”. Edhe pasuesit ate po bajnë: “Populli kullotë i shkreti!”

?Demostrata e heshtun e 14 Janarit 1990 në Shkodër, organizue nga Dedë Kasneci, Gjergj Livadhi, Rin Monajka etj., per heqjen e Stalinit, hapja e ambasadave, arratisjet, ?Mesha e Parë, më 11 Nandor 1990, e thanun nga Don Simon Jubani, në varrezat e Rrëmajit në Shkodër, hapne vorrin e shumëpritun të komunizmit gjakatarë në Shqipni.

?Me 13 Nandor 1990, perpjekja e Nush Radovanit, Matish Çefës, Nikolin Pavacit, Ndrek Bazhdarit, Ruzhdi Çobës, Nikolin Destanishës etj., per formimin e Partisë Popullore në Shkoder, me perbamje nga të gjitha besimet fetare... Nuk u aprovue nga “qeverria...”.

Mbas një muej mbi trungun e PPSh buluen “partitë”... Që morën në dorë Shtetin...

SHKODRA vuni gurin e parë të Demokracisë dhe e lau me gjakun e Rinisë me 2 Prill.

?“Urrejtja shuen Rininë, Urrejtja shuen Fise, Urrejtja ka shue edhe Kombe!”...

?Urrejtja kjo brengë djallzore e trashigueme...tash sa shekuj, vazhdon me vra Shqiptarët!

Melbourne, Dhjetor 2018.