Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reshat Kripa: Frymëzimi im

| E enjte, 06.12.2018, 08:23 PM |


Reshat Kripa

FRYMËZIMI IM

Në një ditë të bukur vere, tek qëndroja i menduar,

Ëndrrat e mia të zjarrta, nëpër mendje rrotulluar,

Ëndërroja që  të shkruaja, të botoja  poezi,

Plot tregime dhe novela, për liri, për dashuri.

Porse koha ish mizore, ish e zymtë, ziliqare,

Ëndrrën time djaloshare, seç  e dogji, shembi fare.

Ato poezit që shkrova, nuk më la  t’i publikoja,

Bashkë me to edhe tregimet, në kujtesë regjistroja.

E tani rri i  menduar, këto shkrime sjell ndërmend.

Për çudi s’i kam harruar, i ndjej gjallë përnjimend,

Ato rreshta, ato këngë, ndezën fantazinë time,

Me pasionin e pashoq, mbushur plot me frymëzime

Frymëzimi im i parë, frymëzim, ah, në rini,

Ëndrrën time përtëriti,  vallë ju  duket çudi?

S’jam shkrimtar e s’jam poet, dhe as që dua t’ia di

Shkruaj për ato që ndiej, për liri, për dashuri!

Vlorë, dhjetor 2010