E marte, 16.04.2024, 04:23 PM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Politikë e trazuar në Shqipëri

E diele, 02.12.2018, 12:54 PM


Politikë e trazuar në Shqipëri

Shqipëria e persekutuar nga regjimi komunist 50 vjecar, ishte e fundit në ish botën komuniste që u ngrit fuqishëm dhe e përbysi atë regjim anti njerëzor. Thirjet e shqiptarëve nga brënda shpirtit të tyre ishte, “ e duam Shqipërinë si e gjithë Europa dhe liri demokraci”. Kështu shqiptarët menduan se tashmë erdhi koha që të jetojmë të lire dhe ne demokraci te paster si e gjithë Europa, pa ankthet e komunizmit më të egër në ish vëndet komuniste. Deri këtu ëndra  e shqiptarëve dukej se po realizohej, por pa e menduar se kjo demokraci e brishtë do të sjell korrupsionin më të madh ne Ballkan, shqiptarët nuk e  mendonin kurre se vëndi I tyre do të pjellë shumë krim, se trafiku I drogës do të lulëzonte si në asnje vënd tjetër, trafiku I prostitucionit do te kthehej në një  plagë të rëndë për familjet shqiptare, kontrabanda e të tjera afera kriminale do të kapnin kulmin e tyre në krahasim me cdo vënd në Rajonin e Ballkanit.

Sot pas rreth 30 vite në demokraci, shikojme se vëndi ynë po rënkon nga një politikë vërtetë shumë e trazuar, sepse ndër vite kemi parë politikë shumë agresive ndërmjet tre partive kryesore PD, PS dhe LSI, të cilat shpesh e kanë kthyer vëndin në arënë përleshjeje për politike destruktive dhe më shumë për interesa pushteti dhe jo per hallet dhe problemet që e shqetësojnë këtë popull fukara.

Aktualisht kemi një mazhorancë në qeverisje, ose ndryshe sot Shqipëria ka një qeveri monopartiak,  gjë që ndodh rralla në vëndet demokratike. Në demokraci pushteti shpërndahet në 2-3-4 forca politike me qëllimin që përgjegjësitë të shpërndahen dhe kështu pushteti të kontrollohet brënda për brënda. Gjithsesi, ne sot realisht kemi një politikë shumë të trazuar ku nga njëra anë kemi një qeverisje e cila po ballafaqohet me disa skandale ku në radhët ministrave dhe të pushtetarëve ka figura te inkriminuara-ky është  qëndrimi I opozitës së bashkuar dhe këto janë akuzat që opozita I ka deklauar publikisht. Qeveria Rama ka në radhët e saja disa ministra të akuzuar si të lidhur me element kriminal, ka ministra të cilët akuzohen për afera korruptive në përmasa të mëdhaja, ka figura të cilët preken nga Ligji I Dekriminalizimit. Eshtë e çuditshme, para një lumi akuzash nga opozita, se disa ministra jane te lidhur me krimin dhe korrupsionin, asnjë ministër nuk bën indjetro dhe të bëjë dorëheqje siç bëri ish Ministri I Jashtëm I Greqisë, që pas një akuze menjëherë bëri dorëheqje nga posti I ministrit. Përse kjo kulturë nuk shikohet tek qeveritarët tanë, apo protofoli I tyre ka më shumë rëndësi para fateve të shqiptarëve?

Sëfindmi, përpara kemi një një situatë plot tension politik me banoret ne Unazën e Re te cilëve do t’ju shëmben shtëpiat dhe bizneset e tyre. Eshtë e vërtetë se ata kanë ndërtuar në tokat e tiranasve me ndërtimet e njerëve nga veriu dhe nga jugu, ata kanë ndërtuar prej më shumë se 20 vite këto ndërtesa, e tashmë po ju shëmben në mënyre të beftë. Po të pyesish vetë tiransit që janë pronarë të ligjshëm të atyre tokave, që të ardhurit kanë ndërtuar dhe tani duhet t’ju shëmbet mundi I shumëviteve, tiransit mikpritës e të urte do të thonë, lërini ti gëzojnë ato prona këta njerëz sepse tani është shumë vonë që të reagoni me kaq shpejtesi, neve na kompensoni. Qeveria Rama ka deklaruar se ato ndertesa që do të shëmben janë zaptuar dhe janë prona të tiranësve autokton. Po është e vërtetë dhe shyqyr Z.Kryeminister që sot po qani hallin e pronarëve të cilëve u janë grabitur tokant e tyre. Ju si qeveri përse nuk po I ktheni pronat të cilat sot janë të lira, por e keni kthyer ATP si një çerdhe korruptive dhe si bunker hajdutërie???

Po, vërtetë banorët e Unazës së Re janë në hall të madh, ata kanë disa ditë që janë në protesta të forta të cilat burojnë nga halli se ku do ta fusin kokën pas shëmbjeve të ndërtesave të tyre. Veç këtij halli ata janë përballuar më policinë ku edhe janë arrestuar. Në krahun e banoreve të kësaj zone në Tiranë, është radhitur edhe opozita e bashkuar e cila ka deklaruar se nëse do të shëmben ndërtesat e kësaj zone, do të ketë rrebelim masiv në vënd, gjë që mundet të destabilizojë rendin kushtetues. Kjo situate është vërtetë shumë shqetësuese, këtu opozita ka shumë për të bërë, në këto momente më shumë se kurrë opozita duhet të jetë prezente në fushëbetejën politike, dhe fushëbeteja është Kuvendi I Shqipërisë. Eshtë e gabuar ideja e opozitës që thotë, nuk do të shkojmë në parlament deri sa kjo mazhorancë  të pranojë kushtet e opozitës, me Ramën kryeminister opozita nuk pajtohet. Kjo strategji nuk e çon opozitën drejt një fitoreje sepse edhe ndërkombëtarët po kërkojnë që opozita të futet në parlament dhe atje të shpalose të gjitha shqetësimet e saja dhe atje të luftojë me të gjitha mjetet për t’ju ofruar pushtetit.

Para një situate politike të trazuar, le të shpresojmë se mazhiranca do ti thërase ndërgjegjes dhe do të kthehet tek hallet e shqiptarëve duke mos e konsideruar pushtetin si gjënë më të shtrejtë, por ta lejne Shqipërinë që të hecë e sigurte drejt Qershort 2019, ku pritet që Shqiperia të hapë negociatat me BE. Kjo është më e rëndësishme se postet e disa ministrave të korruptuar, ndërsa opozita ti therrasë përgjegjësisë dhe të shkojë në parlament, kjo do të jetë suksesi I saj.

Zenel Celiku,

TIR-FAX News Agency



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora