Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nexhat Halimi: Netët pa hënë

| E diele, 02.12.2018, 11:56 AM |


Nexhat Halimi

netët pa hënë

tashmë është natë `i vit pa ty bie egër borë

mendja më fluturon në dumnicë në varre

`i dritë e largët vjen e shpërndahet në dritare

e hija jote e plakës me inerci lëviz me dorë

më përmend zë i njohur e më zgjon gjumit

koha rrjedh perit të vet kaq ag muzgje s`je

e unë ec e ec e zgjohem gjithnjë te toka e re

e pata ja me të vegjlit tek ura del prej lumit

herë në këtë tokë i regjëm duart me hithin

herë tjetër mes etje gjakut shkruam drithin

mbeti tashmë veç varri yt mes guri e guri

vetëm kujtimi dhe dhembja në kokrra gruri

e lulet e xhenetit me aromë mes barit nënë

e mall i përhershëm për ty në netët pa hënë