E enjte, 25.04.2024, 09:13 PM (GMT+1)

Mendime

Ilmi Veliu: Mustafa Nano na beni serbë e Rama na beni gomerë

E diele, 02.12.2018, 01:30 PM


Mustafa Nano na beni serbë e Rama na beni gomarë

Nga Dr. sc. Ilmi VELIU - Drejtori Muzeut të Kërçovës

Gjatë luftës së II botërore, spiunët jugosllavë Mugosha e Tempo qëndruan gjatë kohë te Enveri që ta bindënin atë se kosovarëve nuk ju vlen gjaku por ai asnjëherë nuk u tha haptasi se kosovarët që janë kundër PK dhe kundër tyre, janë gomarë.

Enver Hoxha vrau mijëra kosovarë që ikën atje dhe u munduan te shpëtonin kokën te nëna Shqipëri, por ai asnjëherë nuk deklaroi se kishte vrarë disa gomarë.

Pas luftës, Enver Hoxha, i miqasuar me shokun Tito, shkoi në Beograd,ku shumë e nderuan por ai as në këtë rast nuk i tha Titos e Fadil Hoxhës se kosovarët që ishën kunder tyre ishin gomarë. Bile ushtria e Titos në atë kohë, për hatër të kosovarëve dhe Enver Hoxhës, duke ecur në rrjeshtë këndonin këngën ,,Rodilla je majka tri sina Enver Hoxhu Tita i Stalina,,...Lindi  nëna tre djem, Enver Hoxhen,Tito e Stalin.

Isa Boletini u vonua dhe nuk ishte prezent ne ditën kur u ngrit flamuri në Vlorë, por Ismail Qemali nuk i tha Isës se; ju kosovarët jeni gomarë. Nuk i tha as në momentin kur ai nxorri koburen nga brezi dhe ia perpëlasi ministrit të Londrës mbi tavolinë.

Kurse kryeministri i nënës Shqipëri-Rama vjen në Kosovë dhe në prani të Ramës tjetër (kosovarët e thirrin me emrin përgëdhelës-Ramush) deklaron se ,,ata kosovarë që janë kunddër Hashimit, janë gomarë,,.

Dhe kundër planeve antishqiptare të Hashimit (bashkë me Ramën) janë 90% e shqiptarëve. Del se,sipas Ramës të gjithë ata bashkë me Ramushin janë gomarë, sepse edhe vetë Ramushi është kundër planeve të Hashimti. Thanë se nga ky siklet, gjatë darkës, Ramushi ishte dehur me raki Rahoveci dhe gati se e kishte berë namin..... Po te kishte qenë në jetë i madhi Gjergj Fishta, nga dëshprimi i madh do ta përsëriste atë thënien legjendare se....,,nuk jam më shqiptar,,

Rrnofshin Gomarët me Edi Ramën në krye................



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora