E marte, 23.04.2024, 11:54 PM (GMT+1)

Kulturë

Kolë Tahiri: Revista atdhetare 'Kuq e Zi', në 25 vjetorin e botimit

E merkure, 28.11.2018, 08:10 PM


Revista atdhetare «KUQ  E  Z I », ne 25 vjetorin e botimit

(Kryeredaktor e botues  Lek Pervizi,  Bruksel, (1993-2018) *

Nga prof dr Kolë Tahiri, Bruksel

Falenderoj organizatoret e ketij tubimi perkujtimor, ne vecanti z. Lek Pervizi per ftesen e mundesine qe me dhane per te shprehur ndonje mendim per 25 vjetorin e Revistes "Kuq e Zi” organ qe ka plotesuar nje boshllek te ndjeshem ne literaturen dokumentare historike shqipta-re. Takime te kesaj natyre i sherbejne permiresimit te imazhit te shqiptareve ne bote, si dhe ndihmojne per homogjenizimin tone te metejshem, per te forcuar lidhjet e miqesite tona dhe per te bere promovime te tjera te kesaj natyre.

Per te paraqitur qellimin, synimet dhe permbajtjen e reviste do te duheshin me shume, se nje sesion shkencor, me specialiste njohes te mire te revistes. Megjithate edhe per kohen qe kam ne dispozicion do te shpreh ndonje mendim, pa pretendime per te bere analizen e gjithaneshme qe revista dhe botuesit e saj meritojne.

Revista " Kuq e Zi"- "Rouge e Noir", botohet ne kuadrin e organizimit te ish te persekutuemve politik shqiptar ne mergim, vendosur ne New Jork me 22 nentor 1992, nga Komiteti Inisiator. U caktua te botohej ne Bruksel te Belgjikes ku funksionon nje komitet i rregullt i ishte persekutuemve politik shqiptar, krijuar ne prill te vitit 1992. Revista del ne dy gjuhe dhe ka nisur rrugen e vet ne vitin 1993, me kryeredaktor e botues shkrimtarin, poetin, historianin dhe piktorin z. Lek Pervizi, vuajtes ne kampet e diktatures komuniste ne Shqiperi. Ai ka ditur te perzgjedhe nje redaksi solide dhe bashkepunetor, specialiste te shquar, intelektual atdhetar te mirenjohur te te dy aneve te Atlantikut si: M. Robert Elsie, H.J. Lanksch, Mergim Korca, S. Repishti, Th. Gjika, F. Radovani, P. Tedeschini, Gj. Vasija, T. Aliko,V. Zhiti, Piro M.Tase, A. Sebastej, M. Bregu, Sh. Duro, J. Gjika, Gj. Kola, K.Marku, P. Tase, F. Shkreli, Lahutari Shqiptar. Kryeredaktori ka aktivizuar nje numer te konsiderueshem bashkepunetoresh, nga me te kualifikuarit te Diaspores e ne Shqiperi.

Eshte dinjtoze qe revista ka bashkepuntor nderi personalitete si: Prof. Injac Zamputi. Prof. Mark Dema. Dr. Nush Radovani dhe poeti V. Zhiti me emblemen: Ndergjegje kombetare dhe fryme shqiptarizmi. Revista i ka sherbyer qellimit te paraqitjes te ngjarjeve ashtu sic jane, ajo ka rivleresuar ato qe u paten shtremberuar, duke vene theksin ne te verteten historike.

Per me se 25 vite, revista asnjehere nuk ka lene jashte vemendjes problemet e kultures, traditave shqiptare, folklorit, etnografise, gjuhes shqipe etj. me qellimin qe te rikthente vlerat e verteta nisur nga fakti, se diktatura komuniste per gjate nje gjysem shekulli i imponoi vendit e kombit nje kulture te huaj qe mbeshtetej ne rrenjet e “Ralizmit Socialist” te huazuar nga ish Bashkimi Sovjetik.

Ne reviste mbahet qendrim ndaj demtimit te kultures kombetare, mohimit te krijimtarise disi-dente dhe eleminimit fizik te ajkes te intelektualve te shquar, pjesa me e madhe e te cileve ka qene e pergatitur ne Perendim.

Permbajtja e revistes pershkohet nga fryma e shqiptarizmes dhe ideali kombetar.

Ne shkrimet qe botohen ne reviste paraqiten artikuj letrare, artistike, historike, gjuhesore, arkeologjike, etnografike, folklorike etj. Aty jepen dokumente te shumta, zhvillohen debate per kulturen e ceshtje te medha kombetare, debate konstruktive etj. Eshte vecansi, se ne re-viste vend i konsiderueshem i jepet asaj veprimtarie e cila qe ndaluar ne periudhen e monizmit, si dhe intelektualve te anatemuar, si perfaqesues te cileve permend, vetem disa, si : A. Pipa, At Zef Pllumbi, V. Zhiti, S. Repishti, M. Dema, G. Deda, L. Pervizi, Gj. Vasija, si dhe albanologe te mirenjohur: Edith Durham, Robert Elsie, H. J.  Lanksch, Vincenso Goletta, Nermin Vlora Falaschi etj. Ne reviste trajtohet fati i letersise disidente, kujtojme ketu Fishten, Koliqin, Camajn, Nepravishten etj.

Pergjithesisht, bashkepunetor te revistes kane qene, intelektual te persekutuar ne burgjet dhe kampet e diktatures, por edhe intelektual te tjere nga mbare trojet shqiptare, te cilet kane bashkepunuar, krejtesisht mbi baza vullnetare. Specifike tjeter eshte, se revista ruan perkate-sine gjuhesore te autoreve duke perdorur gjuhen zyrtare me nentekstet pershkrues e komen-tuese te redaksise.

Ne dallim nga revistat e tjera, revista «Kuq e Zi", gjat 25 viteve te botimit te saj ka arritur te ngrej nalt prestigjin dhe lavdine e atdheut te shtrejt. Historia, gjuha, kultura e traditat shqiptare kane gjetur pasqyrim e analaza te thella teorike ne faqet e revistes. Ajo eshte organ i pavarur dhe demokratik, nuk i eshte nenshtruar asnje ndikimi, qofte ideor, fetar, partiak apo krahinor. Revista i ka sherbyer vetem kauzes se shejte te shqiptarizmit per shpetimin e bashkimin e popullit dhe kombit shqiptar. Qe ne fillim u pat deklaruar, se nuk botonte shkrime polemizues me karakter fyes, percmues apo perbuzes ne rrafshin personal dhe e ka mbajtur kete premtim.

Sapo u vendosa ne Belgjike, ne vitin 1997, emigrantet e hershem shqiptar na priten, si velle-zer te vertete dhe atdhetari D. Duraku, me dashamiresi me vuri ne dispozicionn biblioteken e tij te pasur ku, midis te tjerash, u njoha direkt edhe me revistat qe ishin botuar ne Europe si:“Albania" e Konices, qe dilte ne Bruksel e Londer, “Shejzat” e Koliqit dhe Camajt ne Rome, " “Koha Jone” e Shllakut e Isa Ndreut ne Paris etj. Si studjues, dhe ndjekes i rregullt i kesaj reviste pohoj me kenaqesi, se Revista “Kuq e Zi”, gjate ketyre 25 viteve te botimit te saj, me rubrikat e larmishme, me 129 numrat e publikuar, me mbi 6500 faqet tipografike i ka realizuar, ne nivel te kenaqshem qellimet e synimet e veta madhore atdhetare, se eshte bere tribune e bashkesise te ish te vuajturve dhe perndjekurve politik, sidomos te atyre qe vuajten ne kampet e perqendrimit te punes skllaveruse neper kenetat e Myzeqes etj.

Nga veshtrimi i pergjithshem per idete qendrore qe jane trajtuar ne reviste gjate ketyre viteve, citojme ndonje prej tyre, si:

- “100 vjetori i coptimit te Shqiperis”, nga F. Shkreli. - “Si nuk duhet dhe si mund te be-het rishikim i historioagrafise."nga H. J. Lanksch. - “ Leady Theatcher:”Duhet t’i jepet pavarsia Kosoves!", nga Prof. S. Repishti. - "Krishterimi nder shqiptare", nga Z. Mirdita.- “Mbi letersine e censuruar dhe problematike", nga Gj. Kola. -“Shqiperia e tuneleve e bunkereve.” F. Radovani. - “Te gjalle e te vdekur", Tregimet e sketeres te Lek Pervizit. - "Nacionalizmi dhe shqiptaret. A. Fronzi. - « Krimet e komunizmit ne Shqiperi."- A. Giodiand. - « Problemi i madh i shqiptareve dhe mungesa e shkolles se institucionalizuar.» K. Zylo. -“Konstituciona-lizmi.”Nikolla Dh. Mole. - "Historia greke dhe historia shqiptare."nga redaksia. - "Per nje rilindje te re kulturore." Nga redaksia. - “Mbi unitetin kombetar.” A. Karagjozi. - “ Problemi çamerian kerkon njohje te mire e mirekuptim”, nga S. Repishti.” - ‘Shqiperia ne kufijt etnik"- «Si vriteshin te burgosurit ne kampet e punes." D. Kaloqi. - "Ne Shkoder, lista e vdekjes, me 181 vete ne prag te vdekjes. -“Nje liber per kujtesen tragjike te shqiptarev.” nga prof . L. Malltezi. - “At Zef Plumi "Rrno per me tregue." nga A. Plasari. -"Utopia e inteligjences dhe kriza e identitetit.”

-“Te huajt per Shiperine e shqiptaret.” Pirro. M. Tase. - “Leke Pervizi-koleksionist i kenges popullore shqiptare."  - “ Festa qe percan  kundrejt nje perkujtimi qe bashkon.” Redaksia.

- " Origjina dhe zhvillimi i arbereshve.” O. Markuet. - “Shqipnia dhe kufijt etnik" (Harte) etj.

Historia e Shqiperise dhe Heroi Kombetar Gergj Kastrioti Skenderbeu.

Ne reviste vend qendror zene historia e Shqiperise dhe shqiptaret me Heroin Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Duke trajtuar problemet historike evidentohet origjina jone pellazgjike, problem kapital i historiografise i cili argumentohet bindeshem edhe me mjete gjuhesore nga Nermin Vlora Falaschi e mjaft historiane te tjere. Revista i kushton vemendje te vecante perkthimit te vepres se  Dhimiter Frangut, bashkeluftar i Skenderbut, e shkruar perpara historise se Skenderbeut te Marin Barletit, po e lene ne harrese. Vepra titullohet: "Veprat e lavdishme te Skenderbut", perkthyer nga L. Pervizi.

Ne studime te ndryshme behen edhe saktesime te disa momenteve kyçe, sic eshte viti i botimit te dokumentit te pare ne gjuhen shqipe, «Formula e Pagezimt", viti i hapjes se shkolles se pare shqipe, disa shekuj me pare nga ajo qe njihet zyrtarisht etj.

Ne reviste i lihet vend «Simpoziumit historik kombetar» si dhe simpoziumit te organizuar ne Namur te Belgjikes nga Shoqata «NeneTereza" ne bashkepunim me ambasaden shqiptare ne Belgjike. Ketu jane referuar kumtesa te tilla si p.sh. - «Gjergj Kastrioti  Skenderbeu, hero kombetar i shqiptareve i pranishem ne historine e Europes per me shume se pese shekuj.» nga L. Pervizi etj. si dhe ceshtje, pak te njohura me pare. - Guljelm Deda si i shpetoi vdekjes ne kampin e Maliqit dhe presioneve te sigurimit. Gj. Radovani. - Odise Paskali, babaj i skulp-ture shqiptare. L. Cipi, - «Kuvendet shqiptare».(Sipas, "Lahuta e Malecise") nga Prof. Dr. K. Tahiri. Ne reviste paraqiten edhe studime te tjera, ne te cilat analizohen tradita te ndryshme shqiptare.

Gjate vitit jubilar, 550 vjetorit, te Heroit Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbu, revista i ka kushtuar vemendje te vecante ketij pervjetori te lavdishem. - "Kumtese e mbajtur nga arqitekti i Memorialit te kampit te Tepelenes z. Gj. Radovani.» - «Nje vizite tek Autoriteti per infor-mim e demokraci mbi dokumentet e ish-Sigurimit te Shtetit te vitit 1944-1991, nga F. Shkreli. - «Si i shpetoi vdekjes ne keneten e Maliqit dhe presioneve te sigurimit, G. Dema. - « Poezi nga J. Zenunaj etj.

Nuk eshte rastesi, qe kur flitet per shqiptaret nenkuptohet Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe kur flitet per Gjergj Kastriotin Skenderbun nenkuptohen shqiptaret.

A nuk eshte kjo lavdi e krenari kombetare, njeherit obligim i madh moral?!

Per gjuhen shqipe dhe lashtesine e saj.

Ne revisten, me emer simbolik «Kuq e Zi» natyrshem i kushtohet vemendje e posacme historise edhe gjuhes amtare. Sillen te dhena historike, arkeologjike, si dhe gjuhesore te cilat vertetojne bindshem, se «Ketu shqiptaret prej shejkujsh kane qene te pranishem ne kontinentin e vjeter, se egziston «Idioma Pellazgo-Iliro-Trako-Etruske.

- "Alfabeti-Pellazgjik-Etrusk-Shqip", nga Nermin Vlora. Po ashtu, theksohet, se trashegimia ne gjuhen shqipe, jo vetem eshte monument i vjeter i kombit tone, por edhe mbetet monu-menti me i rendesishem i identifikimit te popullit shqiptar nder shekuj, se shqiptaret e ruajten me fanatizem te pacenuar prej mijera vjetesh dhe, se duhet te vazhdoje te trajtohet e perpunohet sipas specifikes te dy formave kryesore: Gegenishtes e Toskenishtes, per te arritur ne nje unifikim te natyrshem e jo te imponuar me diktat ne dam te njanes apo tjetres ane.

Ne reviste i eshte dhene vend i konsiderueshm albanologes se shquar Nermin Vlora Falaschi e cila argumenton, se gjuha shqipe eshte celesi i gjuheve indo-europiane. Po aty botohet stu-dimi «Ceshtje te gjuhes letrare shqiptare» i studjuesit A. Haxhi, ku argumentohet, se gjuha eshte treguesi me i mire i fatit historik te nje populli. Vazhdohet me «Leter drejtuar Drejto-rit te Institutit te Gjuhesise e letersis. z. B. Beci nga poeti e filozofi disident A. Pipa. Gjithashtu, aty gjendet "Deklerata e gjuhetareve shkodrane" etj. Ne botimet e shumta per gjuhen shqipe nenvizohet se: “Gjuha na ka mbajte gjalle, se gjuha eshte thesari i kultures shqiptare dhe se me hedh ne pleh gjysmen e ketij thesariasht krim ma i rande, se te gjitha llojet e krimeve penale

Kujtojme ketu, p.sh., se Fjala e pare shqipe e gdhendur me shkronja latine ka qene shprehja e famshme luftarake e Lek Dukagjinit: «Mta!" qe ishte thirrje per sulm mbi armiqte. Paraqet interes edhe fakti qe shkencetari belg Vandekens ka shkruar tri vepra per Pellazget etj.

A nuk jane keto mesazhe madhore te historise e kultures sone, te cilat jane trajtuar nga specialistet ne kete reviste atdhetare?! Interes paraqet epitafi i Gllavanices, dokument historik e fetar i vitit 1373, ne qender paraqitet trupi i Krishtit te vdekur, te cilen francezet e kerkuan me 2.4 milon dollar etj. etj.

Krijimtarise se Fishtes, Omerit shqiptar i kushtohet vemendje e vecante. Kujtojme ketu, ndo-nje nga vargjet kushtuar gjuhes shqipe, ku poeti e krahason me kangen e zogut te veres, me valen e bregut detit, me gjamen e rrfese e ushtimen e termetit etj.. pra, njashtu asht gjuha jone shqiptare, gjuhe e Perendise,- thote poeti kombetar. Ne keto kushte Ai porosiste: «  …iu thafte, po goja  atij qe pa qene nevoja ne vend te saj perdor nje gjuhe tjeter.

Po keshtu, liriku i madh Ndre Mjeda e laterson gjuhen shqipe mbi zanin e bylbylit, e krahason me eren e zymbylit etj. Meshtari ka sherbyer si misionar katolik, per shume vite, ne vende te huaja dhe zoteronte 13 gjuhe. Poligloti shkruante : "Nji kto gjuhe qe jam tue ndie, jane te bukura me temel, Por, prap, kjo, si diell pa hije, Per mue tanave ua del."

Madheshtore dhe po aq aktuale! A nuk jane bashkekohore mesimet qe percjellin poetet e medhenj kombetar ?!

Eshte e pafalshme, qe tere ky informacion enciklopedik te mos behet prone e lexuesve te gjere, te mos shperndahet e propogandohet gjeresisht midis shqiptarve kudo ne bote. Uroj qe ne kete pune te angazhohen, pervec personave privat edhe nje numer me i madh organizmash shteterore e shoqerore, se çka eshte bere deri me sot.

Poezia popullore, poezia e katakombeve dhe poezia moderne.

Ne reviste i lihet vend i vecante poezise popullore. Ketu perfshihet edhe risia « Poezia e katakombeve» qe paraqet, ne forme e me mjete artistike sketerren e kampeve te perqendrimit. Po ashtu, zene vend poete te tjere si A. Pipa, V. Zhiti, L. Pervizi, L. Leshanaku, Nd. Gjergji, J. Zenunaj, Lahutarit shqiptar etj. Ne nente vellime te veshtruara dolen mbi 200 poezi, me qindra vargje. Ne kete llogari nuk jane perfshire perkthime, si ai i Prof. Guljelm Deda, nga poema «Orleandi i cmendur i Ludoviko Oristos", me mbi 1000 vargje, poema e  Prof. Mark Demes, nga «Eneida» e Virgjilit, me rreth 1400 vargje, (233 strofe) etj. perkthimi i Fan Nolit etj.

Sic shihet, pervec poezise shqiptare kemi te bejme me kryevepra te kultures boterore te cilat u jepen ne dore lexuesve te revistes.

Fjale per shejtereshen Nene-Tereza.

Revista “Kuq e Zi" i jep vend te konsiderueshem shenjtereshs me origjine shqiptare, Nene-Tereza. Herpashere aty shpaloset gjenialiteti i saj e cila kur e pyeten me rastin e dhenies te “Cmimit Nobel “ u pergjigj shkurt e pa ekuivoke. “Per nga gjaku jam shqiptare, nga nacio-naliteti, indiane, nga besimi jam besimtare katolike. Per sa i perket interesimit tim, une i per-kas botes, kurse me zemer i perkas Zemres se Jezus Krishtit. "

Rikujtoj ndonje fragment nga mesazhet e Nene-Terezes’:

- “Ndershmeria dhe sinqeriteti,

te bejne te brishte,

S’ka gje, ji i sinqete,

dhe i ndershem.

- E mira qe ben,

Neser do te harrohet, s’ka gje, bej mire.

- Jepi botes sa me shume qe mundesh.

- Dhe do te zene me shqelma,

Ska gje, jepi sa me shume qe te mundesh!…. !

- Pervec ketyre segmenteve te mesazheve te Nene-Terezes, shrimtari e poeti L. Pervizi evidenton universalitetin e mesazhit te Nene-Terezes, etj.

A nuk perben  krenari per shqiptaret, kur kardinal Paskaj deklaron se :«… nuk mund te jete nje popull i vogel, ai qe i dha botes nje nene kaq te madhe!?»

A nuk sherben kjo per gjithe shqiptaret si pasaporte humanizmi e bamiresie ?! A nuk eshte ky obligim i madh per tere faren shqiptare kudo ne bote!

Papa Vojtila dhe presidente te shquar te Amerikes, Indise, Europes etj, e kane vlersuar ne shkallen me te larte Nene-Terezen. Ajo eshte e gjashta femer ne bote qe i eshte dhene cmi--mi"Nobel i Paqes."

Fatekeqesisht, ndeshen mjeran shqiptare qe ia atashojne shenjtershen, vetem besimit katolik, ashtu sic ka te tjere qe perpiqen me kot te hedhin balte mbi Gjergj Kastriotin Skenderbeun.

A nuk eshte rasti qe t'i referohesh shprehjes latine: O tempera, o mores!?”

Per te krijuar nje ide edhe me te plote per gjeresine e tematikes dhe idete kapitale per kombin tone, po sjellime te dhena te tjera te trajtuar ne rrjedhen e viteve ne revisten “Kuq e Zi”, citojme:

- "Mbi unitetin kombetar" nga A. Karagjozi, - T’i dallim ne balle historise. (Editorial).

- 'Shqiptaret ne rrjedhen e shekujve." - «Shqiptaret dhe kufijte etnike."(Harte) - "Nuk mund te ndertohet demokraci mbeshtetur mbi harresen." Nga historiani amerikan  Southworth.

- "Mergata e sotme shqiptare dhe kriza e identitetit." nga H. Myrto. - “Perspektiva te reja te historiografise shqiptare, A.S. - "Shoqes " Nexhmije. Lady Makbeth. Nga nje nene e kampeve. - “Shqiptari qe pati guximin te cilesoje tradhetar Enver Hoxhen ne vitin 1947, intelektuali E. Tershana. - “Nen kemishen e hekurt te kujtimeve. Kujtimet e at Zef Plumit, nga A. Plasari. - Kosova ceshtje mbarekombetare», nga L. Pervizi. - “Mbaju nane Kosove arbeno-re, se ke bijt e tu n’Diaspore!” - “Kosova ne kongreset e PPSH.” nga L. Bode.

- “Shqipnia e tuneleve dhe e bunkereve.” nga F. Radovani. - « Nacionalizmi shqiptar dhe fqinjet tane.” nga A. Ndreca.“ - « Hylli i Drites»- Shpata e Gjergjit,” nga  F. Radovani etj. etj.,

Pothuajse, te gjithe numrat e revistes nisin me shkrimet substanciale te L.Pervzit te titulluara: «EDITORIAL!» dhe te redaksise. Po keshtu, ilustrimet, skicat,vizatimet, portretet etj. qe sho-qerojne cdo numer te revistes perbejne ndihmese aristike te kryeradaktorit e botuesit. Sidomos, per vizatimet qe perjetesuan pamjet e kampit te Tepelenes, portretet e intelektualve qe vuajten ne ate ferr te vertete, si Prof. Dr. M. Araniti. Prof. Dr. A. Cungu, inxhinier E. Ere-bara, Dr. L. Spahia. Prof, G. Deda. Dr.S. Saraci. Prof Dr. A. Erebara etj.

Piktori L. Pervizi eshte quajtur “Marubi» i   kampeve te perqendrimit. Keto kane perbere ndihmese edhe per ngritjen e Muzeumit te kampit famkeq te Tepelenes.

Ketu, me pelqen te perseris mesazhin e revistes, mesazh kushtrim: «O njerez te mire ! Mos harroni, se nje popull qe harron te kaluaren e tij, qofte ate me te hidhuren, nuk mundet kurre me ndertue nje t'ardhme te begatshme, as mundet te zhvilloje nje kulture te shendoshe!" A eshte e drejte qe shqiptarte te harrojne te kaluaren, vuajtjet e perjetuara, perçarjen e unitetit tone nga lufta e klasave, humbjen e orientimit drejt bashkimit kombetar, natyrshem e pa mo-huar te drejtat e te tjerve ?! Shtrohet dilema e madhe: «Duhet te ecim balleperballe, apo krahperkrah»?  Ne rast, se per nje momente shkepusim vemendjen nga barbarizmat e pushtuesve te huaj, ne shekujt, a mund te harrohen e te heshtet ndaj atyre te diktatures komuniste?!  Po i referohemim ndonje shembulli: Sipas te dhenave te Institutit te Burgosureve Politik, per periudhen nga 1945-1990 rezultojne: Te vrare 5487 burra e 450 gra, kane bere burg politik 34.135 veta; 25.768 burra dhe 8367 gra, internuar 59.009 persona, 48.217 burra dhe 10.792 gra., vdekur ne burg, 995 burra e 7 gra., se kane humbur aftesite mendore 308 vete, se ne Shqiperi kishte 32 burgje dhe 27 kampe perqendrimi, se kane statusin e te perndjekurit politik 700.000 persona dhe, se kane qene te perpunuar nga sigurim i shtetit, si spiun 460.000 shqiptare.

Ne cilin vend te botes me ligj e kushtetute ka qene te ndaluara besimet fetare, apo te jete mallkuar Zotit? Dihet, gjithashtu trajtimi qe i eshte prones private, lirise e te drejtave themelore te njeriut etj.? Te gjitha keto ceshtje jane paraqitur e analizuar ne faqet e revistes "Kuq e Zi”. E tere kjo, per te informuar opinionin dhe treguar nevojen e domosdoshme per t’u shkeputur nga e keqia, per te ecur krahperkrah drejt Europes. A mund te sherohet organizmi pa i sheruar mire plaget, pa i neutralizuar mikrobet qe levrijen lirshem?! Arsyeja e shendoshe thote: Jo e Jo! Se keqes i duhet thene “Stop!"

Me kete rast e pyeta z. L. Pervizin, se si shpjegohet, qe deri me sot, ne asnje rast, asnje i per-sekutuar poltik nuk eshte hakmarre ndaj persekutorve te vet!? Pergjigjia: “Te persekutuarit politik nuk u moren me hakmarrje, duke treguar se ndonse te masakruar nga kriminelet nuk e ulen veten ne shkallen e tyre qe kishin krijuar batalionin "Hakmarrja" dhe kendonin kengen: " Hakmarrje rini! atdheu therret! Hakmarrje! po kunder kujt?!"

Dhe kishte te drejte. Te persekutuarit politik perfaqesonin ajken e inteligjences shqiptare, perfaqesonin Oxhaqet dhe Dyert me te shquara shqiptare, perfaqsonin nje shtrese te mekembur  te historise. A ka qene e drejte qe te anatemohej tere kjo mase e popullit!?

Te dhenat e institutit te perndjekurve politik tregojne, se gjate L2B ne Shqiperi raporti i te vra-reve ka qene: « 1 ushtar i huaj me 100 shqiptare civile!»   A nuk eshte trondites ky fakt? A nuk u duhet zbardhur shqiptareve e verteta, deformimet qe i jane bere historise dhe vene gishti ne fajtorte e vertete?  Te perndjekurit politik qe perfaqesohen edhe me revisten e tyre, me durim po perdorin forma e rruge demokratike per te demaskuar diktaturen dhe kriminelet. Po hedhin  drite per te veteten e mohuar.

Eshte fakt i njohur, se deri me sot, me perjashtim te zj. Liri Belishova e cila ka bere autokritike publike ne televizionin shqiptar dhe u ka kerkuar ndjese shqiptareve, nuk ndeshet nje person i dyte i cili te kete kerkuar ndjese publike, bere autokritike etj, te kesaj natyre!?

Po, si po zhvillohen ngjarjet?  Prifti pat lene se:"Me sa duken bathet, pashket jane larg…!" Pasuesit e diktatures, ata qe vazhdojne te jetojne, ne ditet tona, gezojne pensione, duke u tallur me vuajtjet qe i kane shkaktuar popullit te vet.

Edhe ne periudhen e tranzicionit shqiptare, cila qeveri ka nxjerre, qofte edhe nje vendim formal per denimin krimeve te komunizmit!? Llafe imzot!, llafe…!  asgje me teper! A mund te pranohet kjo!?

“Djemt e Amerikes” ne faqet e revistes terheqin vemendjen, se po rikthehet Enveri, se nuk po nxirren mesime nga historia. Ne gazeten "Dielli" te New York-ut thesohet, se: "Crrenjosja e komunizmit eshte domosdoshmeri historike!", se «Uniteti kombetar nuk arrihet me kritika te ndersjellta," se "Eshte e domosdoshme qe te krijohet nje atmosfere e tille ku shqiptari eshte vella dhe jo armik i shqiptarit edhe kur eshte kundershtar dhe ne hapjen e nje dialogu te sin-qerte me te gjithe, pa perjashtim me qellim qe te gjenden rruge te reja te zhvillimit politik, ekonomik e social te vendit." Te mos harrojme se per shqiptaret « Dielli lind ne Perendim

Jane keto arsye te forta qe te imponojne respekt e konsiderate per drejtuesit dhe tere ata qe kane dhene ndihmesen e tyre per nxjerrjen e revistes, ketij ketij institucioni te demokracise shqiptare.

Shkrimtari, disidentit rus, Sollzhenicin shprehet, se : "Po te harrojme te sotmen kemi nxjerre njerin sy. Po te harrojme te kaluaren kem nxjerrim te dy syte!"  Populli yne shton, se kujtesa eshte detyre ne perpjekjet per t’iu permbajtur parimeve madhore te Rilindesve te Medhenje.

A nuk kemi perputhje te mesazheve qe percjell revista "Kuq e Zi" me ato te te perfaqesueve te kultures boterore ?! Mendoj, se perputhja eshte e plote.

Ne reviste percillen edhe mjaft mesazhe atdhetare si, p.sh.,«Shqiptarve nuk kane c’u duhen ideologjite e huaja, duke pas nje te vetmen te tynen, shqiptarizmin, Idealin Kombetar!

Bashkepuntoret e revistes pergjigjen se shpetimi i shqiptareve eshte integrimi ne Europe. Kerkohet qe shqiptaret te zgjidhin problemet qe kane me vetevehten. Te forcojne shtetin e vet, te menjanojne papunesine e varferine, te nderpresin kriminalitetin e drogen, te frenojn boshatisjen e vendite etj.. Begatia dhe e ardhmja e tyre eshte aty dhe vetem aty.

Po i referehem nje 85 vjecari i cili shkruan per revisten: “Na ka mbuluar mediokriteti ne te gjitha fushat: Kulture, histori, art, ekonomi, politike, gjuhe e leteresi etj." Dhe shton : "Nje popull e nje komb qe bie ne dore te njerezve medioker eshte i destinuar te destabilizohet e dekompozohet e te humbin identitetin e tij deri ne asgjesim

Ne keto kushte, a lejohet qe politikanet tane te kerkojne partnere ne Lindje, te konsultohen me Putinin per mesime historie etj.?! Cfare do te thoshte, ne kete rast atdhetari i madh, baca, Isa Buletini?! A do te futej Ai ne pazare qe trolli i tij, trojet shqiptare te «shkembehen» me serbin, po me troje shqiptare Te mbledhim ment!, do te kushtrimonte Konica i madh.

Nje bashkepuntor i revistes (Gjergj Meta) fton shqiptarte qe t’i hapen drites, te kerkojne dri-ten e Zotit, driten e se vertetes, se vetem keshtu do te mundet erresira. Meshtari i referohet gjermanit te madh, Goethe, i cili ne momentin e fund, para vdekjes pat thene : «Hapeni edhe krahun tjerer te dritares, qe te hyje pak me shume drite!”

Papa Vojtila, miku i shqiptarve kur shkeli ne token shqiptare, me nderim te helle e puthi ate dhe u shpreh : «Te dashtun vllazen ! Ajo qe ka ndodh ne vendin tuej nuk ka ngjare ne asnje vend te botes

Me poshte ne reviste renditen shkrime te tjera :

- «Ke le kryq. ushtarIn memoriun, at Zef Pllumit - esse, nga P, Hysi. -“Krishterimi ne Shqiperi.” nga K. Marku etj. Revista nepermes te bashkepunetorve te saj na fton qe mos te harrojme barbarizmin qe eshte bere ndaj perfaqesuesve te klerit shqiptar, sodomos atij katolik shkodrane.

Redaksia e revistes u ka dhene vend te merituar perkthimeve nga gjuhet e huaja dhe ne te kunderten, nga shqipja ne gjuhe te tjera europiane. Me lart eshte folur per perkthimimin e  vepres se Dhimiter Frengut nga L. Pervizi, per perkthimet e G. Dedes, M. Demes, Fan Nolit etj. Aty flitet edhe per perkthimet nga shqipja ne gjuhe te tjera sic eshte rasti i perkthimit te Lahutes se Malcise nga Robert Elsie ne gjuhen angleze etj.. Botuesi i revistes Pervizi gjen rastin per t’u kujtuar atyre te cilet ankohen per gegnishten e Fishtes qe t’a shijojne kete  kryeveper ne gjuhen angleze. Po keshtu, ne gjuhe te huaj del edhe revista “Shqiptarte” e materiale te tjera ne frengjisht etj. Keto komunikime te ndersjellta me kulturen boterore jane arritje e redaksise dhe bashkepunetoreve te saj.

- Ne reviste nuk eshte lene pas dore, as debati konstruktiv per rivendosjen e se drejtes, atje ku jane bere shtremberime nga diktatura, sic eshte ceshtja e madhe e untetit kombetar, zhvillimeve bashkohore demokratike etj. Ne reviste terhiqet vemendja per rivendosjen e ven-dit dhe nderit qe i takon poetit kombetar Gjergj Fishta ne panteonin e letesise shqipe. Ne pole-mike bashkepuntor i revistes N. Kirka shprehet: “Gabove Ismail!“duke sjellur argumentat perkatese.

- Revista ka mbajtur qendrim kritik ndaj shtermberimeve qe i jane bere histotoriografise shqiptare, ndaj perpjekjeve keqdashese per te njollosur, ose minimizuar rolin e figurave te tilla madhore, si Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Nene-Tereza etj.

Revista do te dale edhe ne te ardhmen. Mendoj, se do t’ia vlente te beheshin disa permb-ledhje(vellime) me materialet, me te mira te botuara ne reviste gjate viteve te kaluara.

Revista  «Kuq e Zi »  nuk mund te qendroje indiferente, ndaj zhvillimit te ngjarjeve aktuale, sic jane ato te koheve te fundit, ku fqinjet tane Jugor dhe Verior po perpiqen te kafshojne edhe me tej trojet tona. Metodat, rruget e mjetet te cilat ata perdorin jane te ndryshme, po qellimi shovinist mbetet konstant. Ish ministri i jashtem i Greqise, nga njera ane, shfaqet ne ekranet televizive duke perqafuar e rrahur shpatullat ministrit te jashtem shqiptare, ndersa, nga ana tjeter politika greke mobilizon forca te errta, te cilat me flamuj te shtetit fqinje marrshojne ne territoret tona duke cenuar edhe traditat tona humane. Me te drejte populli pyet: a jane fajtor, vetem qente qe lehin, apo me shume ata, te cilet, qellimisht i zgjidhin qente nga hekurat dhe i ndersejn kunder shqiptareve ?!

Ne vijim te bashkeveprimit fqinjet serb kerkojne qe te “shkembejne» tokat tona ne veri me, tokat, po shqiptare, ne lindje. Perfaqesuesi i shtetit te Kosoves takohet me e kerkon kerkon mendimin e Putinit. A nuk do te ishte me mire qe te t’I drejtohej kombit te vet, historise?

Heroi yne Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu krijoi Lidhjen e Madhe te Lezhes, hodhi themelet e nje shteti te bashkuar, punoi per unitetin kombetar, Ai u be kalors i Krishterimit,  i tregoi botes, se edhe nje force e vogel nuk mund te mposhtet, qofte edhe nga me te fuqishmit e kohes, kur eshte i gatshem per sakrifica ne emer te trojeve te veta, ne emer te lirise e sovra-ntet, pa harruar besimin te Zoti.

A mund te harrohen mesimet, porosite dhe shembulli i Heroit tone Kombit, ne kete pervjetor te shquar ?

Fqinjet tane jane egersuar, por edhe shqiptaret jane me te forte se kurre, se jane perkrah

NATOS, se kane miq te medhenje, si Ameriken e Gjermanin, se… “Nuk vdes, or jo, kurre shqiptari!  Per shqiptaret mbetet embleme parrulla e hershme se “ .. ke «Djemt ne Ameri-ke… ! ” Kjo demostrohet qarte me tematiken e paraqitur me lart, me bashkepunetoret e ngushte dhe autorte e ndryshem te shkrimeve ne reviste.

Nuk eshte e drejte t’i mbyllim keto shenime, pa kujtuara, se themeluesit e Revistes “Kuq e Zi” kane qene: L. Pervizi, G. Deda, L. Bode, N. Radovani dhe M. Dema.

Mirenjohje per botuesin L. Pervizi per pasionin dhe kembenguljen e treguar gjate ketyre 25 viteve te botimit te revistes.

Te shtohet respekti per kete reviste, redaksine dhe bashkepunetoret e saj kur mendon, se do te merret edhe ne te ardhmen me ceshtje kaq kapitale te Kombit Shqiptar !

-Per ZemraShqiptare, nga Brukseli, fund-Nentori 2018-



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora