E premte, 23.08.2019, 09:48 PM (GMT+1)

Komente

Anton Marku: Politika anti-liberalizim e Kosovës

E hene, 26.11.2018, 08:35 PM


Politika anti-liberalizim e Kosovës

Qeverisja e sotme e Kosovës arriti që në mënyrë briliante simpatinë që kishin dikur vendet europiane për shtetin më të ri në kontinentin e saj, ta shndërroj në antipati dhe atë si asnjëherë më parë në vitet e fundit. Në këtë aspekt nuk është fare çudi që një numër i konsiderueshëm i shteteve të BE ende hezitojnë të japim mendimin pozitiv lidhur me libralizimin e vizave. Për ata që disponojnë me sens politik ky trend vetëm sa mund të rritet.

Me politikën momentale shkurtpamëse, vizioni dhe strategjia afatgjatë e Kosovës për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB nuk do të realizohet edhe për dekada të tëra. Liberalizimi i vizave jo që nuk është afër, por ai është më larg se sa mund të paramendohet. Për këtë fajet kryekëput i kanë politikanët kosovarë.

Nga Anton Marku

Kosova në rënie të lirë

Në rrafshin e brendshëm, në muajt e fundit, skandalet që prodhuan efekte negative dhe dëmtuan imazhin e Kosovës në skenën ndërkombëtare, mes të tjerash, mund të numërohen: Rrëmbimi dhe më pas, pa respektimin e asnjë procedure ligjore, të gjashtë shtetasve turq duke i deportuar ata në të njëjtën ditë në një shtet, i cili në asnjë formë nuk garanton një gjykim të drejtë dhe të paanshëm, ndalimi i kolonës së presidentit serb në një fshat të Drenicës dhe më pas lejimi i tij të kthehet në Mitrovicën e Veriut, për të mbajtur aty një fjalim me tone të zjarrta ultranacionaliste, duke e vizatuar kështu, me apo pa vetëdije, për të parën herë dhe në mënyrë praktike, hartën e re të mundshme të Kosovës, me slloganin ‘‘Kosova nis në Drenicë-Serbia fillon në veri të saj’’ për të vazhduar me aferën me listën e veteranëve të rremë dhe kërcënimet e politikanëve, por dhe të vet gjyqësorit, të drejtuara ndaj prokurorit të rastit, për çka ai u detyrua të kërkoj statusin e refugjatit në Amerikë. Vizita pompoze e presidentit të Kosovës, mbase për herë të parë në jetën e tij, në liqenin e Ujmanit, e cila u përcoll së pari nga dorëheqja e pastaj nga ‘‘tërheqja e dorëheqjes’’ e ministrit të drejtësisë, Abelard Tahirit, vetëm sa e shton përshtypjen negative të krijuar për dhe rreth Kosovës.

Për faktin se Kosova ka numrin më të madh të zëvendësministrave në botë, nuk ja vlen as të diskutohet. Kjo temë është sa e mjerë aq dhe joserioze.

Prapakthimi

Skandalet në rrafshin e jashtëm përfshijnë: Fotografinë e famshme në Bruksel të gjashtë burrave (politikanë kryesorë kosovarë të cilët ditë-e-natë e natë-e-ditë ‘‘angazhohen’’ për barazi gjinore) dhe një gruaje, e cila qëlloi të jetë udhëheqësja e politikës së jashtme të BE, Federika Mogherini, vardisjet pas delegacioneve të huaja nëpër koridoret e margjinave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, kërcënimet e një zëvendëskryeministri (dhe disa herë ministër i punëve të jashtme) drejtuar institucioneve të BE me radikalizimin fetar (lexo: riislamizimi i Kosovës, sic!) në rast të mosliberalizimit të vizave për tu pasuar nga një tjetër zëvendëskryeministër për diasporë dhe ‘‘Investime Strategjike’’ (në kohën kur këto investime kanë rënë në nivelin më të ulët që nga paslufta), i cili në qeveri përfaqëson vetëm veten e tij dhe dy shokë si ai (një ish-ministër dhe tjetri i biri i një presidenti të ndjerë).

Në anën tjetër procesi i tërheqjes së njohjeve nga disa shtete duket se tashmë ka marrë krahë dhe edhe në këtë çështje Kosova është duke shënuar ‘‘presedan’’ edhe pse ajo nuk e pranon (nuk do ta pranonte asnjë shtet, tash as në të ardhmen, çka vetkuptohet). Gjithë këtij vorbulli i zë majën dështimi për anëtarësim në INTERPOL, për të cilën fijasko më e vogla që do të duhej të ndodhte në një shtet normal do të ishte që ministri i jashtëm dhe ai i brendshëm, sidomos ky i pari, jo vetëm për arsye morale, por pikë së pari për shkak të përgjegjësisë dhe llogaridhënies politike sipas hiearkisë, të jepnin dorëheqje, dhe atë që ditën e votimit.

100%

Ajo që ditëve të fundit është bërë aktuale ka të bëj me vendosjen e taksave nga ana e qeverisë së Kosovës për produktet serbe, dhe atë në nivelin 100 % (‘‘precedentët’’ vazhdojnë, sic!), e cila mbetet të shihet se për sa kohë do të vazhdojë të mbetet e tillë. Mbase nuk do të shkrihet si ‘‘fjolla’’ e borës mu ashtu si puna e fusnotës së ish-negociatores në procesin e dialogut, Edita Tahiri. Ky vendim, sipas ekspertëve ekonomikë, vjen si reaksion politik, është i ngutshëm, i pamenduar mirë, joracional dhe do t’i sjellë më shumë dëme se sa dobi vendit. Në fund, ashtu si dhe fillim, çmimin për këtë do ta paguajë konsumatori kosovar. Sllogani ‘‘100% shtet’’ tingëllon mirë, sidomos në kohën kur, për fat të keq, ende nuk jemi të tillë.

Kur tërë kësaj i shtohet edhe çështja e ‘‘korigjimit’’ të kufijve, e kamufluar në ‘‘toptha mjegulle’’, ide e hedhur nga njeriu që lexoi Deklaratën e Pavarësisë duke e shpallur Kosovën shtet shumëetnik, e duke ju drejtuar qytetarëve të vet edhe në gjuhën e komuniteteve, atëherë nuk është për tu çuditur përse shumë europianë që tani kanë dronë e kthimit të fantazmave të luftës në Ballkan, në përpjekje për krijimin e shteteve të pastra etnike, dhe atë mund nga ata që vetëm një dekadë më parë thonin të kundërtën.

Një argument shtesë, i cili përdoret kohë pas kohe nga burokratët europianë është dhe ajo që  thekson se përderisa në Kosovë ende mund të ketë objekte kulti që ruhen nga autoblindat e ushtrive ndërkombëtare dhe pelegrinëve të një grupi etnik apo një tjetri u mohohet e drejta e vizitës tek varret e të vdekurve të tyre, nuk mund të pritet që aq lehtë të hiqen vizat dhe qytetarët e saj të mund të vizitojnë të afërmit e tyre të gjallë anëekënd Europës. Sipas tyre, e tëra kjo është në kundërshtim me parimet europiane si liria, paqja, demokracia, sundimi i ligjit, drejtësia, e vërteta, liria e mendimit, e besimit dhe e lëvizjes, solidariteti dhe humanizimi.

Epilog

Politika aktuale kosovare ka nevojë për një këndellje dhe transformim rrënjësor, si në formë ashtu dhe në përmbajtje. Ajo ka njerëz që këtë dinë dhe mund ta bëjnë pa e shantazhuar, me vendime dhe veprime inatçore dhe të papjekura, as Europën e as bashkësinë ndërkombëtare. Por ata sot nuk kanë zë. Ua kanë ngulfatur ata që duket se Kosovën e duan vetëm për vete. Dhe xhepat e tyre, natyrisht.

Sjelljet antieuropiane nuk mund të sjellin rezultate europiane. As tash as më vonë.

Deri atëherë politikbërësit do vazhdojnë të premtojnë, populli të besoj, bota të ecë përpara e ne të vazhdojmë të mbesim aty ku ishim: Në bisht të Europës. Në vagonin e fundit. Vetëm.

Qytetarët e Kosovës meritojnë më shumë se kaq. Politikanët e tyre jo.

Vjenë, 25 nëntor 2018



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Adil Fetahu: Amandamentet kushtetuese dhe demonstratat e vitit 1968 Besim Morina: Territori i Kosovës se sotme, si pjesë e pandarë e trojeve Arbërore në qendresën kundër pushtuesve osman Rexhep Shahu: Trau ose kufiri i përbuzjes ndaj veriorëve dhe Kosovës Dedë Preqi: Zonja mogherini, gjuaje në ler, se është shtrenjtuar benzini! Adil Fetahu: Situata alarmante: shqiptarët po treten! Aurel Dasareti: Dobësia tërheq agresionin Luan Dibrani: Pas ndalimit të mallit serb do hapen me dhjetëra fabrika në Kosove dhe mijëra vende pune! Skënder Kapiti: Urime futbollit të Kosovës! -“Kosova është Shqipëri, por edhe Shqipëria duhet të jetë Kosovë” Dedë Preqi: Nuk dështoi Kosova, por dështoi edhe Interpoli Reshat Nurboja: Dëshirojnë të na injorojnë Hasan Selimi: Me Skënderbeun u rritëm... Islam Lauka: Pajtimi me Rusinё ose politika e rrёnimit tё Pavarёsisё sё Kosovёs Dedë Preqi: Presidenti Rugova nuk do vetëm lule te varri, por punët të vajnë për së mbari! Valon Jashari: Invazioni i shtetit serb ndaj asaj pak kulture shqiptare që ka mbetur në Preshevë Reshat Kripa: Bashkëbisedim me Mid’hat Bej Frashërin Skënder Kapiti: Në Shqipëri duhet RI-VETTING- VETTING për VETTING-un Murat Gecaj: Valltarja 'brilante' Xhevahire Gashi Skënder Jashari: Tentim-shantazhimet e Serbisë ndaj Faktorit Ndërkombëtar kundër Kosovës Dedë Preqi: Driblimet e Hashimit deri te këmbët e Putinit Reshat Nexhipi: Deputetë dhe analistë të nderuar, mos lejoni nëpërkëmbjen e historisë tonë të lavdishme dhe dinjitetin ynë kombëtar

Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT