E shtune, 19.10.2019, 03:23 AM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Shi në Gërmi

E hene, 26.11.2018, 08:11 PM


Shi në Gërmi

Nga Blerim Rrecaj

Parku i Gërmisë, të tërheq, e sikur në mënyrë të heshtur ta dërgon një ftesë. Ftesën e radhës që e merr dhe e pranojmë sikur të na thërriste për një ditë dasme e feste. Mbase na ka lënë shije ëmbëlsie e gjallërie nga vizita paradisaditëshe. Për t'iu shmangur rrëmujës së panevojshme e tollovive fije-fije. E trumbetimeve me reklama e njoftime, me letra e posterë të vendosura dyerve e vitrinave të dyqaneve të ashtuquajturën "Black Friday", me (kinse)zbritjet marramendëse kaq e aq për qindëshe që do zgjasin aq e kaq ditë. Diku dhe ndonjë njoftim për ulje çmimesh për nder të datës kryesore 28 të Nëntorit, aty këtu dhe ndonjë reklame për ndonjë koncert a organizim, si Panairin e Prodhuesve Shqiptarë etj, etj. E mirë se ardhur është e do të jetë çdo gjë që bëhet me përkushtim, me nder e me vlerë. Shenjat e para të kryefestës po duken. Vazhdojmë rrugën e nisur e paksa e zgjasim shikimin te disa plepa përreth kazermës "Adem Jashari" ku në maje të ca plepave pothuaje të zhveshur ca gjethe të (z)verdhura u qëndrojnë si kësula koke e që ngjajnë me trupat e rënda e të hekurta me çati të verdha të vendstacioneve. Vazhdojmë prej "Plepave" në "Tauk Bahçe" dhe hyjmë në portat e oazës, e parajsëz Gërmi. Fillojnë t'pikojnë pika të pakta shiu, tek tuk bije ndonjë gjethe për t'iu bashkuar shoqeve n'tokë, e një flutur krahkremtë fluturon sikur kërkon t'i ikën ndonjë rrebeshi të mundshëm. Pikat ujore shtohen. Ka vizitorë që ecin këndej e andej, poshtë e përpjetë. Udhës së asfaltuar lugut t'gjelbër gjethembuluar a udhëve malore gjetheshtruar. Me e pa çadra në duar, pa e me kapela në kokë. Shitësit ambulantë kërkojnë të fitojnë diç, ky është shi që ata s'do i tërheq nëse mbetet i tillë. Pak cicërima zogjsh e ndonjë fishkëllim shpendi dëgjohen herë pas here në intervale të shkurtëra kohore. Duke hamendësuar zëmë vend te njëra nga ulëset e mbuluar me strehë, me çati gjelbëroshe. Nga këtu dëgjojmë ritmin e rënies së shiut mbi tokë, bar e gjethe. Pikojnë dhe pikat e kacavarura të shiut skajeve t'stehës. Nëpër mend t'vërtitet një mozaik artistik ku shiu ka fjalën kryesore. Fare qetësisht, pa zhurmë, pa fjalë e mospajtime duke lënë pas dhe ca foto-shkrepje me telefon, ngritemi vazhdojmë rrugën. Faqet malore i përqafon një tis i hollë mjegulle. Qielli është i hirtë, e një pikë drite e bardhë, ky diell si top bore endet nëpër të, pak a shumë kështu thotë, e këtë e dëshiron edhe Mitrush Kuteli por këtë e thotë për hënën, në poezinë "Hëna e humbur". Shiu ia ka ulur kokën pluhurit të udhëve malore duke na bërë të kapërcejmë ndonjë pellg uji, e diku t'i shmangemi baltës. Me freski Gërmie ecim nëpër të, në këtë fundjavë fundnëntori, nëpër shiun e saj të prajshëm...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT