E premte, 19.04.2024, 10:14 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Personalitete të politikës apo hoxhë Ramazani

E diele, 21.09.2008, 07:28 PM


Selim Hasanaj
PERSONALITETE TË POLITIKËS, APO HOXHË RAMAZANI

Nga Selim Hasanaj

Sado që njeriu po bahet nervoz megjithate po e pranoj se sikur mos të ishin ngjarje, rethana, individ dhe sjelljet e tyne qofshin ato të mira apo jo, nuk e dij se nga do ti vinte njeriut frymzimi krijues per të shkrue, per ta thanë nji mendim si formë intelektuale per kritikat që duhet dhe i bahen sejcilit popull, sejcilit shtet dhe edhe sejcilit individ që asht fëtyrë publike , pa marr parasysh profilin.
Unë , ndoshta pak per shkak të moshes, ndoshta per shkak të jetes së kalueme në mergim, por publikisht e pranojë se paksa jamë dobsue nga nervat dhe më qesin nga disponimi pothuej perditë shumcka që po ndodhë në shtetet tona dhe me popullin tonë shqiptarë  andaj këtë herë do të shkruej per nji dukuni që POITIKUCAT ( nuk e meritojnë ti quej politikaj) e Dardanisë e kanë ba praktikë  me neve MERGATEN SHQIPTARE. Per mos me e zgjatë po shkruej direkt per dy raste të freskta që ndodhen këtu në Norvegji gjegjësishtë në Oslo dhe në Fredrikstad. Para disa ditëve kishte pas ardhë në Oslo "PLITIKANJA "   e PDK-së Zonja Flora Brovina dhe paska pas takim me mergaten  shqiptare të  Oslos. Kështu thojnë ata që e kanë ftue, që i kanë organizue ardhjen , vizen, akomodimin, dhe që i kanë pague së paku bileten e udhtimit. Por nese njeriu shef se sa veta janë ata , sa veta e priten dhe ku ishte zonja Brovina, me kend u takue dhe pse, pra cka ishte qellimi i vizites së saj del se ata që e kanë ftue janë nji grup militantesh të PDK-së së Hashim Thaqit, janë nji grup klanor politik dhe rajonal të cilet per interesa të ngushta personale tash  kur edhe e kanë partinë e vetë në pushtet per ti tregue inatet me njerzit tjerë të perkatsive tjera partiake , por ma së shumti per ta tregue servilizmin e vet prej robit, servilizem ky primitiv këta organizojnë vizita të këtilla per personalitetet e politikes së Dardanisë të cilet fatkeqësishtë po sikur hoxhallaret e ramazanit mezi nuk po presin të marrin ftesa të tilla dhe të ja mësyjnë qendrave të mergates shqiptare.
Nji rast tjeter ishte  këtu në qytetin fqinjë ku unë jetojë në Fredrikstad ku per vizitë asht ish Kryeministri i Dardanisë, tani Kryetar i Komunes së Mitrovicës zotni Bajram Rexhepi i cili ka ardh këtu dhe per ardhjen e tij ndegjohet  vetem nga individet që janë në kontakte me ata  që e kanë ftue zotin Rexhepi dhe të cilet me fodullak , sepse mendojnë se janë dikushi dhe mburren që jau pruni allahu ( sepse ata nuk e njohin Zotin) pikrisht në muejn e ramazanit me e mbajt në IFTAR,  me e pas per SYFYR  dhe me e pas per taravi së bashku me disa servil të tjerë z. Bajram Rexhepi i cili me këtë rast per bindjen time ka ra në nivelin e hoxhës së ramazanit. Edhe hoxhen e ramazanit  perpara neper fshatnat e Dardanisë e merrshin per konak dhe iftar vetem disa njerz të sojit dhe kalibrit të tij dhe hoxha nuk pranonte të shkon te fukaraja , por fukaraja i shkret duhej të shkonte per taravi në at konakun e pasanikut ku ishte hoxha dhe të ulej në nji qoshe pa guxue të duket. Pikrisht në këtë stil po veprojnë sot shumica e politikanve dhe personaliteteve shqiptare të cilet po vijnë në boten prendimore per vizita "ZYRTARE" , kështu po i quejn ata , por unë thamë se ato janë zyrtare vetem per ta arsyetue barren e shpenzimeve të parave nga buxheti i Dardanisë se e verteta asht se ata po vijnë me ftesa të individve apo grupacioneve shumëherë edhe të dyshimta per aktivitete  mafioze dhe matrapazllaqe dhe kjo dukuni mendojë se asht per cdo kritikë.
Së pari tani masi Dardania u mvetsue mergata shqiptare aspak nuk ka  nevojë që të vizitohet nga politikaj dhe aktivist militant të partive politike të Dardanisë. Mergata shqiptare duhet të jetë e preokupueme me të ardhmen e vetë aty ku ajo jeton , të pershtatet sa ma mirë me rrethin e ri , por edhe të ruhet nga asimilimi, të jep kontribut me sa ka mundësi në investimet e ndryshme per ta zhvillue Dardaninë dhe pikrisht per këtë mergaten shqiptare neper tanë boten që nga shpallja e mvetsisë së Dardanisë nuk ka nevojë dhe bile as që duhet ta vizitojë asnji ftyrë politikani apo militanti partiak. Mergaten shqiptare duhet ta vizitojnë personalitete të kultures, poet, shkrimtar, piktor, skulptor, artist tjerë të profileve të teatrit dhe filmit, muzikes etj, të cilet me vizitat e veta kishin me e kthjellue trunin e mykun të shumicës ( fatkeqësishtë pjesës dermuese) të prindve që në mungesë, pikrisht të njohunive per krijimet intelektuale dhe krijuesit e kultures sonë kombëtare ata  i qojnë femijet neper xhamija e mejtepe ( per ta tregue dallimin me vendoret ku jetojnë),ku femijet dhe rinia na indoktrinohet me nji dicka që neper shekuj ja kemi pas pae sherrin  dhe që ka pas nis paksa të largohet  nga trojet tona , por që fatkeqësishtë prap u këthye dhe tani bile shumë vrazhdët sa që pasardhsit tonë ma nuk po dijnë se cili asht identiteti i tyne , pra ata po jetojnë në shtetet e Evropës Prendimore dhe kanë shtetsi të këtyne shteteve, por prindi ju thotë se janë shqiptarë dhe këta i gëzohen kësaj të vertete, por kur prindi i dergon ata neper xhamija e mejtepe atëhere normal që femiu nuk po din se kujt dreqin i perket dhe kush asht identiteti i tij i sakt.
Andaj unë mendojë se zonja Flora Brovina kish me ba shumë ma mirë sikur të kishte ardhë në Oslo me ndonji nga poezitë e saja dhe ato ti lexonte para fëmijve të shumtë pikrisht në at xhaminë e imamit të Oslos dhe tu mbush mendjen fëmijve dhe të gjithë atyne që shkojnë aty per ti ndegjue pallavrat e hoxhes se sa të mira janë vjershat e sajë e sa të pa lidhje janë nasihatet e imamit që ju flet fëmijve shqip por u spjegon per nji kulturë të hujen të nji njeriu që ka lind me fen e vetë në nji kontinent tjeter. Zonja Flora Brovina kish me ba ma mirë po të kishte marr me veti edhe ndonji nga koleget e vetë poet ( nese kjo i ka fare) dhe të na vijnë e të na e kënaqin shpirtin me poezitë e tyne se sa per nasiate politike dhe partiake mergata nuk ka nevojë fare. Haram e ke postin e deputetes zonja Brovina. Shumë lotë janë derdhë  në mergaten shqiptare kur ti u lirove ( ne pace kjen e burgosun) dhe kur e puthe token e Dardanisë. Ku je tani, dhe cka dashte që erdhe në Oslo?!
Vizita e zotit Bajram Rexhepi në Fredrikstad asht ba si traditë sepse njifar mësuesi shqiptarë nga Istogu , por dhanderr i Mitrovicës para disa viteve ka arrijt ta binjakizojë shkollen ku ai punon si mësues në mesim plotsues dhe nji shkollë atje në Mitrovicë. Rregullisht janë ba vizita reciproke në mes të kuadrove dhe strukturave të qyteteve Fredrikstad-Mitrovicë. Por unë mendojë se nuk ka cka lyp në Fredrikstad Kryetari i Mitrovicës. Këtu duhet të vijnë mësues, arsimtar, dikush nga ministria e arsimit komunal e pse jo edhe ajo qendrore , me të vetmin qellim per të marr pervoja , per të kembye mendime e pse jo edhe per të fitue ndonji ndihem materiale per shkollen  atje në Mitrovicë , e jo per veten e tyne .
Bajram Rexhepi këtë herë ishte në Fredrikstad po sikur hoxha i ramazanit. Ai hangri iftare vetem tek personat e caktuem, të cilet nuk janë asgja tjeter pos nji grup injorantesh, në mesin e të cilve ka narcisoid dhe militant partiak të cilet si bukla heshtin sepse dojnë të mburren para të tjerve se kishin per vizitë dhe në konak ish Kryeministrin e Dardanisë. Turp per zotin Bajram Rexhepi që bjen në këso nivelesh dhe këtë e banë jo pa vetdije, por thjesht per faktin se don burri ta shof edhe Norvegjinë, shpenzimet janë të tjeterkujt e pse jo , anise duhet të rrin e të ndegjon pallavra injorantesh të mergates shqiptare në Fredrikstad , Sarpsborg e Hallden.
Politikani i mirfillt dhe patrioti shqiptar kurr nuk do pranonte asnji vizitë te mergata nese aty ku ata ftohen nuk organizohet  nji sallë ku do të prezentojnë e tanë mergata e jo të mbyllet neper shtepia private tek militantet e partisë së vetë. Kështu banë këtö ditë zonja Flora Brovina dhe zoti Bajram Rexhepi , që të dytë kuadro dhe njerz të degjueshem deri në perkulje
të Kryetarit të partisë së tyne z. Hashim Thaqi.

Selim Mustafë Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora