E premte, 29.03.2024, 10:03 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Letër Eseninit

E diele, 25.11.2018, 11:03 AM


LETËR ESENINIT

(cikël me poezi lirike)

Nga Përparim Hysi

1.Letër ESENINIT!

Të mahniti SHAGANEJA, o i bukuri ESENIN!

Shih si është SHABANEJA! Ah, ta shihje, miku im!

Ti e gjete SHAGANENË, në një klub, në çajhane

Unë e gjeta SHABANENË, tutje, në një lagje çame.

SHABANEJA kish  një sy që  të "hante" egësisht

Po ta  shihje, o mik, ti, do të vdisje dashurisht

Është e bukur SHABANEJA, si një lule "mos më prek!"

Asgjë s'është SHAGANEJA, në i vëmë tek e tek.

Në më vë poshtë me vargje, natyrisht që e pranoj

Po për bukuroshen çame, mezalla që pe s'lëshoj.

2. " Peizazh" i gjallë

Kur të shoh të zhveshur, pranverë në blerim

Kur të shoh të veshur, dimër,cingërrimë

"Gurrave" të gjinjëve, vë buzët e "pi"

Tutje u them thinjave,kthehem si fëmi.

Buzën vë mbi buzë (epo çfarë  dua tjetër?)

Je e imja muzë, o mike e vjetër.

Ky"peizazh" i gjallë, mua më bën me krahë

Kthehem bëhem djalë (djalë?Po unë jam "pasha?!")

"Pasha" dashurie, pa pronë e çifligje

Je muzë poezie, moj e shjtrenjta mike.

3. Dashuria

Të ndiqja, të "haja" me sy

Me gojë s'të thashë asnjë llaf

NJë ditë u ndale e më fole ti:

- Pa"trokitur", cila derë u hap?!!!

4. Nëpër ëndrrat e mia

Nëpër ëndrrat e mia, vjen e shfaqesh gjithmonë ti

Nuk m'u nda mua"hija" dhe pse ndodh,nuk e di.

Por mungesën unë e ndjej ( jam si pemë që nuk kam gjethe)

Se me ty,askënd s'këmbej; nuk të kam... dhe më zënë "ethe".

5. Lëmë të pi!

"Ndaj, paprerë, kupat zbraz poeti!"

ESENIN

Lëmë të pi, moj mike e dashur!

Lëmë mike të pi!

Se me grep si peshk jam kapur

Nga një dashuri.

Po kur thonë që s'ka lezet

Tash, në pleqëri

Gjasme ja në moshë të tretë

Nuk ka dashuri.

Ja,tek  shkon një gurelmaz

Mendja pas saj iku

Nuk ma var,sado i flas

"Xurxull" kokëshiniku.

Kupat mbush dhe i zbraz

Të harroj "mademin"

Çfarë    bëre, gurelmaz?

Me pije mbyt "helmin"

6. Po të  isha...

"... vetëm jeta e engjëjve e pastër është."

franceze e shk.XII-të

Po të isha prift në një kishë,

Apo në manastir të isha murg,

Pa një femër,jetën do ta quaja hiç

Se pa një femër, të jetoj: nuk mund!

Ju shoh që, tek lexoni, tundni kokën

Ndonjë e përfytyroj  edhe buzëmbledhur

Veç femra zbukuron tërë botën

Dhe ju"mendjemykur" mu  në mendje ju kam pjerdhur!

Dikush më merr si  KAZANOV

NJë tjetër do më quaj DON ZHUAN!

Jam lerë e rritur në PETOVË *

Dhe, kur shkruaj, jam transparent si xham!

Për çdo femër unë kam adhurim

Për cilëndo femër kam respekt

Pa femrën,  jeta fare s'ka kuptim

Pa femrën,bota do ishte krejt  e shkretë.

*Petova- fshati ku kam lindur dhe kam punuar gati 30-vjet,në rrethin e FIERIT.

7. Sot

Sot po bie shi me gjyma

Ndaj dhe unë jam mbyllur brënda!

Befas,vjen një mike imja

Me të bëmë "ca punë të rënda".

8. Plak i "çartur"

Syrin tënd, moj, do ta "ha"

Se jam  kthyer në"kanibal"

Mos e merr,moj, me  shaka

Do ta"ha" syrin të gjallë.

Do ta"ha" dhe, po " s'u ngopa",

Nga"uria" jam bërë djalë

Mu në krahë do të marrë"hopa"

Do të "shtrij", të "ha"  të gjallë.

9. Ç'qe ai vështrim?

Ç'qe ai vështrrim aq qiellor?

Më gozhdoi si rob të gjallë

A s'e di që jam tokësor

Dhe tak, kthehem unë në djall.

Nuk  m'u duk vështrim i shtirë

Por ma ngule me qëllim

Dhe u"deha" unë pa pirë

Po ç'të gjet, mor Përparim?

Ku duroj në këtë moshë

( se nuk mban më dru oxhaku)

E, moj mike, ti më josh

Po tek unë, ka  ardhur plaku.

10. Kur?!...

Reminishenca të një kohe që shkoi.

Kur vura duarët mbi gjoksin tënd

M'u duk se me duar mbaja botën

Ky kujtim vjen e më çmënd

Tani që me thinja kam kokën.

Përfytyroj sikur në duar mbaj zjarr

Se ku nuk shkon mendja e një të moshuari

E kujtoj atë çast me mall

Dhe afrohem dhe më shumë pranë zjarri.

Se zjarri më ngroh dhe,për një çast, harroj

Harroj që i kam kaluar me kohë 7 dekada

Dhe ja ku mendja sot më çoi

Djalërisë kur kisha flatra.

Tiranë,  22 nëntor   2018



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora