E merkure, 24.04.2024, 06:47 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Shkolla e parë shqipe në Kosovë

E premte, 23.11.2018, 08:11 PM


SHKOLLA E PARË SHQIPE NË KOSOVË

Krahas shkollës së parë shqipe , në qytetin tonë të Korçës –

Do t’ mësojmë shkollën e parë shqipe , edhe n’ trevat e Kosovës !

Malësi të Karadakut , atje n’ fshatin Stubëll t’ Epër –

Dom Mikel Tarabulluzi – ishte mësues i mirë për së tepër !

Refreni:

Porsi Dielli përmbi yje ,

Rreze drite që shkrepë n’ agim –

Ashtu mësuesi jepte dije,

Për nxënës , mësim dhe edukim !

Kalojnë  shekuj , dimra e vera –

Nuk harrohet kurrë mësuesi !

Do t’ kujtohet plot me ndera –

Dom Mikel Tarabulluzi !

N’ vitin 1905 , n’ fshatin Stubëll lindi një shpresë –

Shkolla e parë shqipe me besë , që punonte  plot qëndresë !

Kjo shkollë filloi të udhëhiqej , pa u lodhur nga mësuesi –

Që nuk jepej , as s’ tërhiqej  Dom Mikel Tarabulluzi !

Refreni:

Porsi Dielli  përmbi yje ...etj.

Këtë shkollë n’ atë  Malësi  t’ lashtë , nxënësit shumë e kishin dashtë –

Mezi pritnin vitin 1906 !

Numri i nxënësve kishte arritur në 42 –

25 djem dhe 17 vajza shkollës s’ Stubllës ia kanë mësy !

Refreni:

Porsi Dielli  përmbi yje ...etj.

Shkolla ishte themeluar nga klerikë fetarë shqiptarë –

Sa më shumë për të mësuar , që gjithë nxënësit fshatarë !

Kështu t’ gjithë nxënësit fshatarë , nga viset tona malore –

Mësonin mësimet pa ia ndarë , lëndë shoqërore  dhe shkencore !...

Refreni:

Porsi Dielli  përmbi yje ...etj.

Këtë bindshëm e dëshmojnë librat n’ faqe t’ historisë :

“Numëratore” , “Këndime për shkollat e para të Shqipërisë “,

“Këndimet e çunave” dhe abetarja shqipe e vitit 1886 –

E botuar në Bukuresht , që nxënësit shumë e kanë dashtë !

Refreni:

Porsi Dielli  përmbi yje ...etj.

Gjilan, më 15.11.2018.   Demir KRASNIQI



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora