Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Aurel Dasareti: Dobësia tërheq agresionin

| E enjte, 22.11.2018, 07:47 PM |


Dobësia tërheq agresionin

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Forcat e errëta bastarde shqipfolëse, synojnë de-stabilizimin e Vendit. Vitet e fundit, ofendohen dhe përçmohen edhe ata luftëtarë heronj, që gjatë rrjedhjes së historisë, mbi shpatullat e tyre mbajtën peshën e betejave të panumërta. Ofendohen, njollosen dhe përçmohen simbolet e luftës sonë së djeshme, lirisë sonë së sotme.

***

Rrethohemi nga armiq agresiv, që na e falsifikojnë dhe përvetësojnë historinë, na e poshtërojnë dinjitetin por edhe rrezikojnë integritetin/sovranitetin e Vendit dhe Kombit. Prandaj domosdoshmërish, patjetër të krijojmë bilancin ushtarak, sepse dobësia tërheq agresionin.

Kushdo që do të kërcënon Shqipëri-të, në çfarëdo lloj mënyre, do të shkatërrohet menjëherë. Shpirti i racës tonë dhe zemra e patrembur e Skënderbeut, simbolit madhështor gjithë-shqiptar duhet të na bashkojë për jetë e vdekje!

***

Në vend që të krenohemi me lashtësinë e historisë madhështore së qenies sonë kombëtare, dhe Skënderbeun, gjeneralin më të madh që ka njohur bota ndonjëherë, ne bëjmë gjithçka që të tregojmë para botës se tani jemi në rrugën për t`u shndërruar në palaço joserioz e shakaxhinj që, nuk meritojmë të kemi shtet.

Këta kuisling sahanlëpirës, sidomos të kazanit serbo-grek, që kundërmojnë edhe prej së largu, përveç pisllëqeve tjera që nxjerrin nga goja, shpifin të pavërteta rreth historisë, prejardhjes dhe familjes (nënës) së heroit të pazëvendësueshëm Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Luftëtarit më fenomenal që me shekuj mahnitën dhe magjepsën gjithë rruzullin tokësor, përfshirë armiqtë e tij të kohës dhe pasardhësit e tyre të sotëm (turqit).

“Unë jam një turk por e respektoj ?skender Bein (Skënderbeun), shqiptarët duhet të krenohen me të. Ai ishte i vetmi njeri/pushtet që osmanët nuk mund ta mundnin midis viteve 1299 -1774”, - shkroi para dy muajsh një historian/akademik i madh turk.

***

Gjithkush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Edhe budallenjtë më shakaxhi. Kjo e drejtë përfshin lirinë për të pasur mendime dhe për të marrë dhe komunikuar informacione dhe ide pa ndërhyrje nga autoritetet publike dhe pa kufizime.

Por, pasi kjo e drejtë keqpërdoret nga njerëz të caktuar, ndonjëherë ka edhe kufizime.

Për shkak se ushtrimi i këtyre lirive nënkupton detyra (obligime) dhe përgjegjësi, mund t'u nënshtrohet rregullave, kushteve, kufizimeve ose dënimeve të parashikuara me ligj dhe që janë të domosdoshme në një shoqëri demokratike për arsye të: Sigurisë kombëtare, integritetit territorial ose sigurisë publike, mbrojtjen e reputacionit të heronjve kombëtar, parandalimin e zbulimit të informacionit të fshehtë...

Një shembull, sa për ilustrim.

“Opinioni ynë bëhet skllav i të huajve”, thotë ky “historian profesor” i rremë dhe i shitur, por edhe i çmendur nga dashuria për serbët/grekët dhe gjithçka ortodokse, ai vet është skllav i tyre:

“Duhet ta ç`mitizojmë figurën e Skënderbeun. Është e vërtetë more, nëna e Skënderbeut ka qenë sllave. Pse duhet të irritohemi? Pse duhet të na vij keq. Është e vërtetë që Skënderbeu ka lindur ortodoks. Po pse xhanëm duhet të krijoj reagime në rrjetet sociale se Skënderbeu ka lindur ortodoks? Në qoftë se ne duam ta zbresim Skënderbeun me këmbë në tokë. Emrat e fëmijëve të Gjon Kastriotit janë të gjithë me origjinë sllave. Skënderbeu e thotë vet: Jam luftëtar për mbrojtjen e Krishterimit. Dhe Skënderbeu duhet gjykuar si i tillë”.

https://www.youtube.com/watch?v=J4asPZDYxrE

***

Nëna e Skënderbeut, Vojsava, padiskutueshëm është shqiptare. Ka lindur dhe është rritur në rajonin e Gradecit, midis Tetovës dhe Gostivarit, në kufi me Shqipërinë dhe Kosovën. Pjesë e copëtuar e tokës arbërore që me miliarda vite, ka qenë dhe është e banuar 101% vetëm me njërës të gjenealogjisë pellazge/ilire, të racës, gjuhës dhe kulturës tonë. Nuk jam historian, por pikërisht për këtë temë, unë dhe familja ime kemi njohje dhe prova të mjaftueshme, të trashëguara nga gjyshërit dhe stërgjyshërit e mi. Për momentin nuk shprehem më tepër...

***

Shqipfolësit gojëfëlliqur me tru kastravecësh, përfshirë përfaqësuesit ekstremistë të fesë ortodokse dhe myslimane, sulmet kundër Skënderbeut i argumentojnë edhe me “faktin” se pseudo-akademikë kriminel serbë, grekë, bullgarët etj pretendojnë se Skënderbeu është i tyre. Normalisht se armiqtë përpiqen t`i përvetësojnë të gjitha simbolet kombëtare tonat, të sajojnë një histori false që qëndron fortë me këmbët përpjetë, në hava. Ata nuk janë budallenj dhe as të shitur si këta tanët. Sidomos çetnikët nuk janë aq të shkundët trush që edhe më tutje ta pranojnë se vetëm para disa dekadave zbritën nga drunjtë, dhe se gënjeshtra është në qenien e tyre.

***

Pastrimi i oborrit nga plehrat dhe Shqipëria etnike (natyrale) e vetmja alternativë! Utopitë nuk ekzistojnë për t`u realizuar me çdo kusht, por për të venë në diskutim mundësinë e asaj që është e vështirë paçka se e dëshirueshme si dhe për të forcuar besimin në këto mundësi.

Duhet vërejtur se ne shqiptarët s`kemi ndonjë fat më të keq se zogjtë apo milingonat, por më të lehtë e më të bukur. S`duhet të ankohemi nga mizoria e jetës nën robërim dhe fataliteti i vdekjes, por duhet të shikojmë këtë dëshpërim. Vetëm atëherë kur të njohim nga afër gjithë mizoritë dhe absurditetin e natyrës, mund të ndeshemi me këtë absurditet dhe t`i japim një kuptim. Kjo është aftësia më e madhe e racës shqiptare.

***

Gjyshi im, oficer i lartë, ka shkruar:

“Kushdo që është i lindur shqiptar,

Nga gjaku dhe trashëgimia pellazge/ilire,

Dhe nuk lufton për të mirën e Kombit dhe Vendit,

Në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera arbërore,

Përkundrazi, bashkëpunon me armikun duke tradhtuar Kombin dhe Vendin,

Ai do të mallkohet edhe nga Perëndia,

Ai nuk do të ketë kurrë pasardhës të lindur nga dashuria,

As djem as vajza!

Dhe ai do të vdesë në ndotje për sa kohë që fëmijët e tij janë gjallë!”

***

Shikoni dokumentarin e mëposhtëm, shpërndajeni edhe tek të huajt: Ottoman Wars: Skanderbeg and Albanian Rebellion DOCUMENTARY

https://www.youtube.com/watch?v=k3Qelvsi_5E

Ti u rrëzove do ngrihesh përsëri, o faqe grisura e shenjta SHQIPËRI!