Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lutfi Alia: Himariotët në Regjimentin Maqedono-Ilir të Mbretërisë së Napolit (1)

| E enjte, 22.11.2018, 09:00 PM |


HIMARIOTËT NË REGJIMENTIN MAQEDONO - ILIR TË MBRETËRISË SË NAPOLIT 1734 – 1861 (1)

Nga Lutfi ALIA

Arbereshi Papàs Andrea Filia, më 12 qershor 1764, në relacionin dërguar Rev. Papàs Paolo Parrino, rektori i Seminarit Albanezo – Grek të Palermos, krahas informacioneve për gjendjen e albanezëve të përqëndruar në Kapitanata të Pulias, tregon dhe për mobilizimin e albanezëve në rradhët e Regjimentit Maqedon të Mbretërisë së Napolit. Doreshkrimi i murgut Filia, i ruajtur në arkivin e Famullisë Shën Nikolla të Mezzojusos (Cartella n III, Carpetta n° 1 - Fascicolo n° 3), është transkriptuar dhe botuar nga Giuseppina dhe Pietro Di Marco. (1)

Arbëreshi Papàs Paolo Parrino, ishte bashkëpuntori i themeluesit të seminarit P. Giorgio Guzzetta. Parrino kishte shkruar një vepër, që mbeti e pabotuar: “Di perpetua Ecclesiae Albanenses concessione cum Romanem”, e cila ndodhet e arkivuar në seminarin Albanezo – Grek të Siçilisë. Papàs Parrino vdiq me 5 maj 1765. (2)

Papàs Andrea Filia pasi kishte shërbyer prift në famullinë e Chieuti ne Kapitanata (Foxhia) dhe në famullinë Shen Pjetri dhe Pali në Napoli, deri në fund të jetës shërbeu kapelan i Regjimentit Maqedon të Mbreterisë së Napolit. Vitet në këtë regjiment i dhanë mundësinë të njihte mirë oficerat dhe ushtarët albanezë. (3, 4)

Familja e Andrea Filia ishte me origjinë nga Filati i Çamerisë, e ardhur në Itali në gjysmën e parë të shekullit XV. Disa pjestarë të familjes u vendosën në Mezzojuso të Siçilise dhe një pjesë në Pulja. Se bashku me familjen Filia, ne Pulja zbarkuan dhe shumë banorë nga Kuçi, të cilët u shpërndanë nëpër disa vendbanime të Siçilisë. Nga familja Filia dhe Kuçi, kishte shumë oficera në Regjimentin Maqedon të Mbretërisë së Napolit. (1)

Pasi përshkruan gjendjen e albanezëve, të këtyre banorëve të rinj të krishterë, të vendosur në Pulia gjatë viteve 1468 - 1495, Andrea Filia tregon se në vitin 1583, në Otranto zbarkuan disa familje himarjote mes tyre familjet e Gjergj dhe Merkur Sasso, nga fshati Sasaj afër Shën Vasilit në Provincën e Himares. Të dy vellezerit u ndanë, Gjergji u vendos në Chieuti (Kieuti), ndërsa Merkuri në Portokanone. (1)

Në vazhdim të relacionit, Filia tregon se në vitin 1680, zbarkuan në Pulja familja Golemi, nga fshati Golem i Epirit, si dhe familja e arvanitasve Gjergji, të ardhur nga Maina e Moresë, se bashku me dy priftërinj ortodoks Giorgio dhe Makario Sevasto, të cilët u stabilizuan në Chieuti (Kieuti), ku kryenin sherbime te ritit ortodoks.

Më 4 mars 1743, në Pulja zbarkoi një grup i madh familjesh himariote, të cilat me urdhër të mbretit të Napolit, u sistemuan në Villa Badesse, në provincën e Peskarës - Abruco.  Në këtë, grup ishin dhe 18 familje me origjinë nga Piqerasi, të cilët pas sulmeve dhe grabitjeve që kishin pësuar nga banorët e Golemit, të Borshit, si dhe nga turqit, ishin detyruar të braktisin vendlindjen, të zbarkonin në Brindizi dhe të vendosen në Faggiano (Faxhiano). Së bashku me piqerasit ishin dhe disa familje nga Lukova.

Nder familjet e vendosura ne Vila Badessa, ne shekullin XVIII u shquan kapitenët Kostantin Blassi e Pati Gjini dhe majori Demetrio De Mikeli, të cilët u inkuadruan në radhët e Regjimentit Maqedon të Napolit. (1)

Komuniteti albanez në Vila Badessa, shërbehej nga priftërinj të ritit ortodoks, si basiliani Makario Nika nga Piqerasi dhe nga priftërinjtë himariotë Demetrio Atanasi, Gjon Nika, Spiridon Andrea, Mikel Spiro Andrea, të

cilët si shkruan Andrea Filia “me zell dhe dashuri i shërbyen kësaj gregje të vogël albanezësh”. (1)

Piktoria dhe shkrimtaria anglosaksone Estella Canziani (Kanciani), në vitin 1911 vizitoi Abrucon dhe rezultatet e studimeve etnografike, i botoi në veprën “Permes Apenineve dhe trojeve te Abrucos”, ku ndër të tjera shkruan: “Kishim dëgjuar të flitej për arbëreshët në fushat e Sulmona. Ata ruanin besime të vjetra të çuditëshme, besonin në drekësit (Driadat), në murgarat (shtrigat) dhe në fiatazat (zanat). Nga këto takime mbresëlënëse, Kanciani realizoi një pikturë në vaj, portertet e dy grave arbëreshe të Vila Badessa. (5)

Në Villa Badessa jeton një komunitet arbëresh, më saktë italo-albanez, një thesar historik dhe kulturor pak i njohur. Në komunën Rosciano (Roshiano) të Peskarës, në vitin 1743 jetonte një komunitet historik, i lidhur me mbretërinë e Borbonëve të Napolit. (5)

Si theksohet në enciklopeditë italiane të vjetra dhe aktuale, arbëreshët e Villa Badesse, për shumë shekuj e ruajtën kulturën etnike, ritin ortodoks, veshjet, doket dhe deri në vitin 1956 e ruajtën dhe gjuhën albaneze. (6)

Për mobilizimin e himariotëve në Regjimentin Maqedon të Mbretërisë së Napolit, kontribuoi Imzot Giuseppe Schirò (Zef Skiroi) nga Piana degli Albanesi, i cili pasi shërbeu 18 vjet misionar në Himarë, në vitin 1736 u konsakrua Ipeshkëvi i Durrësit. Imzot Skirò i kerkoi dy himarioteve Strati Gjika dhe Zotit Pani, të mobilizojnë djemë himarjotë për në Regjimenti Iliro – Maqedon të Napolit. (1, 4)

Konti Strati Gjika, fisnik i pasur i Himarës, në vitin 1734 u thirr nga Mbreti Borbon Karli i Napolit (më pas Karli III – mbreti i Dy Siçilive), i cili e ngarkoi të rekrutonte bashkatdhetarët e tij, për të formuar Regjimentin Iliro – Maqedon të Mbretërisë së Napolit. (3,4, 7, 8, 9)

Në vitin 1735, Mbreteria e Napolit u shfaq në skenën europiane e drejtuar nga Karli, një sovran ambicioz, i cili për ta ngritur shtetin e tij në nivelin e fuqive të tjera, kërkoi të shkëputej nga hegjemonia spanjolle. Karli krijoi nje aparat modern adiministrativ, ekonomik dhe sidomos ushtarak, qe e forcoi nëpërmjet rekrutimit të mercenareve të huaj, duke krijuar ushtri të fuqishme per t’u perballur me fuqitë e medha europiane. (4, 7, 10)

Në Peruxhia, më 5 mars 1734, Karli Borbon kaloi në revistë ushtrinë, e cila perbehej kryesisht me ushtar te huaj si spanjollë, vallonë, zviceranë, gjermanë, albanezë, maqedonë, irlandezë, grekë, malazeze e pak italianë.

Më 24 maj 1734, në betejën e Bitonto, regjimentet e Karlit korrën një fitore të bujshme kundër garnizoneve austriake. Në këtë betejë u shqua batalioni i albanezëve i komanduar nga konti Strati Gjika. Pas kësaj disfate, ushtria perandorake u tërhoq nga Pulja. Siçilia e mbetur e pambrojtur, u pushtua lehtë nga ushtria e Montemar. Pasi mori me rradhë të gjitha keshtjellat napolitane, më 10 maj 1735, Karli hyri triumfues në Napoli, i pritur me entusiazëm nga populli. (4, 10, 11)

Më 3 korrik 1735, në katedralen e Palermos, Karli III u kurorzua Mbreti i Napolit dhe i dy Siçilive. (4, 9).

Më 10 gusht 1744, ushtria e Karlit III e përbërë kryesisht me regjimente mercenarësh të huaj, në betejën e Velletri, korri një fitore tjetër kundër ushtrisë perandorake. Suksesin e kësaj beteje, mbreti Karli III ia dedikoi albanezëve të fanterisë Maqedono – Ilire, i përbërë nga albanezë, malazezë dhe maqedonë. (10, 11)

Themelimi i regjimentit Maqedono - Ilir, ka protagonist kryesor kontin albanez Strati Gjika nga Dhermiu, i cili pasi  kishte shërbyer toger në ushtrinë e Republikes së Venedikut, per konfliktet me eprorët, e degraduan, madje Serenisima e shpalli person i padëshirueshëm. Në këto rrethana, Strati Gjika u largua nga Venecia dhe shkoi në Napoli. (6, 7, 11)

Mbreti Karli III e ngarkoi Strati Gjikën të mobilizonte himariotët në sherbim të koronës së Napolit. Gjika organizoi dhe drejtoi operacionet e rekrutimit të mercenarëve ne territoret e Albanisë, Maqedonisë dhe Greqisë.

Banorët e këtyre vendeve shquheshin si luftëtarë trima, por nuk ishin të disiplinuar për të milituar në reparte të rregullta. (9, 10)

Strati Gjika nuk u kufizua vetëm në territore të pushtuara nga Perandoria Osmane, por shkoi dhe në Dalmaci. Këto aktivitete të Gjikës rane në sy të Venedikut, që e kishte dënuar në mungesë, madje shpalli se paguanin 100 monedha ari për atë që do ta vriste. (11, 13) Ky lajm nxiti ambicjen e piratëve ulqinakë, të cilët sulmuan një anije me rekruta malazeze, duke menduar se aty ndodhej dhe konti Strati Gjika, por nuk e gjetën dhe mbetën duar bosh, nuk e fituan shpërblimin e majmur të premtuar nga Serenisima. (12, 13)

Cesare Vignola përfaqesues i Venecias në Napoli, e informonte rregullisht Serenisimën për aktivitetin dhe lëvizjet e Strati Gjikes për rekrutimin e albanezëve. Në informacionin e 10 korrikut 1736, Vinjola shkruante se 500 albanezë, pasi kishin zbarkuar në Otranto, ishin nisur për në Napoli, per t’u inkuadruar në Regjimentin

e komanduar nga Strati Gjika. (10, 14)

Në vitin 1737, në “Piazza di Capua”, u formua zyrtarisht batalioni “Real Macedonia”, i përbërë nga albanezë, me komandant nën-kolonelin Strati Gjika. Me shtimin e rradhëve me mercenarë të tjerë, në vitin 1739 u themelua Regjimenti Maqedon, me dy batalione, i pari me komandant Strati Gjika, në të dytin Giorgio Korafa. Në ceremonine e organizmit te regjimentit, në prani të mbretit Karl, komandanti i batalionit II, koloneli Korafà, u prezantua me veshje albaneze dhe me shpatën e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, shpatën e famëshme “Enesis”, që Ai e mori në muzeumi e Kapodimonte të Napolit. Me këtë gjest fisnikërie Karafa krijoi entusiazëm të madh në rradhët e ushtarëve dhe të pjesmarrësve. (4, 9, 10, 11, 13)

Në përbërje të ushtrisë të Mbretit Karli III Borbon, ishin inkuadruar 11 regjimente me ushtarë të huaj:

1. Regjimenti “Reali Guardie Svizzere”, i komanduar nga koloneli zviceran Giuseppe Antonio Tschudy.

2. Regjimenti “Fonseca”, i përbërë nga mercenare korsikas, ku militonte oficeri Paskuale Paoli, udhëheqësi i

irredentizmit për pavaresi të Korsikës nga Republika e Genova.

Në prill të viti 1755 Korsika fitoi pavarësinë dhe Paskuale Paoli u zgjodh kryetar i Republikës.

3. Dy regjimente  “Macedone” ose “Illirico”, me mercenarë të ardhur nga Macedonia, Albania, Greqia

dhe Dalmazia (kryesisht nga Mali i Zi). Komandant Regjimentit I u emërua nën-kolonel Strati Gjika, i cili

në vitin 1784 u gradua gjeneral, ndërsa regjimenti II komandohej nga koloneli Giorgio Karafa, të cilin në

vitin 1775 e graduan gjeneral. (9, 10)

4. Dy Regjimente Svizeriane “Jauch” e “Wirtz”, që mbanin emrat e dy komandantëve respektiv.

5. Tre Regjimente “Hainaut”, “Anversa” dhe “Namur”, të formuar me ushtarë vallonezë dhe gjermanë.

6. Regjimenti “Re”, i formuar me mercenarë të mobilizuar në Irlandë.

7. Dy regjimente kavalerie “Rosiglione” dhe “Dragoni Tarragona”, të formuar me spanjollë..

Pas vdekjes të Karlit III, në fronin e mbretërise u ngjit i biri Ferdinandi IV, i cili u kurorzua mbret me 6 tetor 1759, por me që Ai ishte minoren, për drejtimin e mbretërisë u krijua një këshillë regjence i drejtuar nga kryeministri Tanuçi, ndërsa Ferdinandi iu besua princit të San Nikadro, i cili u kujdes për edukimin e tij.

Koloneli Giorgio Korafa vdiq në Iskia ne vitin 1775 dhe komandën e Regjimentit Maqedon e mori koloneli Strati Gjika. Pas vdekjes së tij, komandant u emërua i biri Anastas Gjika. (4, 9, 10, 13)

Mbreti Ferdinand IV e vazhdoi traditën e të Atit, urdhëroi mobilizimin e ushtarëve në Albania. Këtë mision ia ngarkoi gjeneralit Diego Naselli, i cili për rekrutimin e ushtarëve albanezë, dërgoi në Himare dy oficera të besuar Xhiovan Spiro dhe Kristofor Dukagjini, të cilët u lidhën me parinë e fshatrave të Himarës, në veçanti me Kostantin Kasnecin. Të dy emisaret e mbretit, firmosën një marrëveshje të re, për rekrutimin e himarjotëve në ushtrinë e Ferdinandit IV, si dhe garantuan 10 vende studimi në Kolegjin Nunziatella të Napolit, për fëmijët e parisë të fshatrave të Himarës. Kjo marrëveshje u firmos edhe nga Ali Pashë Tepelena. (4, 9, 10, 13, 14)

Ferdinandi IV, në vitin 1778 e riformoi në mënyrë radikale ushtrinë dhe marinën. Në krye të ushtrisë emëroi gjeneralin irlandez John Akton, të cilin më pas e emeroi Ministër i Luftës. Pothuaj në të gjitha njesitë ushtarake u emëruan oficera të huaj, mes tyre albanezë, të cilet krijuan një aparat ushtarak të fuqishem dhe me efikasitet drejtues, që e shndërroi armatën në një instrument luftarak efiçient. (9, 10, 11, 13, 15)

Regjimenti me albanezë, i quajtur “Coppoloni” (Coppoloni do të thotë kapuçanët, sepse ushtarët mbanin kapuçin, apo festen karakteristike albaneze), ishte ndër repartet më të shquara në veprimet luftarake, por edhe më i pa disiplinuari, në periudhat kur qëndronte në kazermat e Napolit.

Në vitin 1789, me urdhër të Ministrisë së Luftës, regjmenti i albanezëve u shkri, mercenarët hiamriotë u shpërndanë, disa u rikthyen në vendlindje, shumë të tjerë kaluan në shërbim të fisnikëve italianë. (4)

Ne vitn 1798, Ministria e Luftës u detyrua t’i kërkoi përsëri albanezët, të cilët i organizoi në “Batalionin e pushkatarëve vullnetarë Albanezë”, i cili quhej dhe batalioni i “Camiciotti”- i “Fustanellave”, per veshjen

karakteristike shqiptare me fustanella. (4, 9, 10, 13)

Në reformën e vitit 1800, batalioni i pushkatarëve albanezë u inkuadrua në regjimentin “Real Macedonia”. Deri në vitin 1812, rekrutët i mobilizonin kryesisht në Albania. Ne vitin Ferdinando IV i Napolit dhe i III i

Siçilisë, u quajt Ferdinandi I i Mbretrise te dy Siçilive. Me dekretin e 17 janarit 1818, u riorganizua regjimenti i të huajve, ku u përfshi dhe batalioni i “Cacciatori Macedoni”, ku ishin dhe kompanitë e albanezëve. Me rënien e Mbretrisë të dy Sicilive, më 14 shkurt 1861, repartet me albanezë kaluan në varësi dhe në shërbim të piemontezëve, që morën fronin. (4, 9, 10, 13, 15)

Lista e oficerave nga Provina e Himares, ne Regjimentin Maqedon te Mbretrise se Napolit.

Arbëreshi Primaldo Koko (Coco) O. M, në veprën “Casali albanesi nel Tarentino – Studio storico critico, con documenti inediti”, botuar ne vitin 1921”, prezanton listën e oficerave himarjotë, qe militonin në njesitë e Regjimentit Maqedon të Mbretrise se Napolit në vitin 1794. (16)

Kjo liste, botohet sipas dokumentave te Arkivit te Shtetit te Napolit. (7, 16)

Me qe emrat jane shkruar ne italisht, I kam transkriptuar ne shqip per te dhene emrat originale.

DOKUMENTI 15

Inspektori marshall-kavalieri Diego Naselli, regjistroi emrat e oficerave të mobilizuar në Provicën e Himarës në Epir, me gradat e sejcilit dhe me pagën respektive (Archivio di Stato di Napoli. Min. Est. Filza 4253) (7)

Vendi                       Emri                         Mbiemri                            Grada                      Shpërblimi (rroga)

Nivica                       Cesare                                   Cumi (Kumi)                                  kapiten                      3 monedha ari

Nicola (Nikolla)       Gicca (Gjika)                        kapiten                      3         

Lasca (Laska)                       Pristi                                    toger              2

Niccola (Nikolla)      Menxi (Menkshi)                kapiten                      3

Dimo (Dhimo)                     Damo (Dhamo)                               toger              2

Costa (Kosta)                        Niclecca (Nikleka)                                   2

Stefano                     Duca (Duka)                                                        2

Dimo (Dhimo)                     Colia (Kolia)                                             2

Costa (Kosta)                        Cesare (Çezari)                                nen-toger      2

Stilo                            Pristi                                                      1 e ½ monedha ari

Polio                           Murgazzi (Murgasi)                                         1 ½

Laser (Lazer)                        Gicca (Gjika)                                          1 ½

Dimo (Dhimo)                     Duca (Duka)                                          1 ½

Vrano                                    Martico (Martiko)              tenente                      1 ½

Shen Vasili Viero                         Costa (Kosta)                                   kapiten                       3 monedha ari

Stefano                     Zovanni (Xhovani)                                  3

Nellio (Nelo)             Bocci (Boçi)                         toger               2

Martico (Martiko)   Lasca (Laska)                                   nen-toger      1 ½

Nestora (Nestor)      Cherchessi (Kerkesi)                                        1 ½

Dimo (Dhimo)                     Gini (Gjini)                                            1 monedhë ari

Spiro                          Pristi                                                      1 ½ monedha ari

Lusca (Lushka)                    Nova                                                        1 ½

Stilo                           Costa (Kosta)                                                     1 ½

Attanasio (Athanas)            Pristi                                                       1 ½

Lasca (Laska)                        Pristi                                                       1 ½

Udezzovo     Cesare (Çezar)                      Martiri                                                                2 monedha ari

Lukova         Spiro Costa (Kosta) Martiri                                              kapiten                      3

Costa (Kosta)                        Martiri                                              toger               2

Cesare (Çezar)                      Martiri                                              toger               1 ½

Polimero                  Spiro                                      nen-toger      1

Cesari (Çezar)                       Cussari (Kusari)                  toger               3

Picherni

Piqeras        Costa (Kosta)                        Kemdro                                kapiten                      3 monedha ari

Michele (Mikel)       De Micheli (Mikeli)                                 3

Nicola (Nikolla)       Zacco (Zaho)                        toger              1 ½

Cleparò

Qeparò         Demetrio                   Niclecca (Nikleka)              kapiten                       3

Cesare (Çezar)                      Spiro                                      toger              1 ½

Cumi (Kumi)                        Michele (Mikele)                                     1 ½

Gioia (Xhoia)                        Gini (Gjini)                          nen-toger      1

Martino (Martin)    Duca (Duka)                        kapiten                      2

Malio                         Pali                                        nen – toger   1

Spiro                           Cocea (Koçea)                                                    1

Cicea (Çiço)               Dinagiocca (Dinogjoka)                          1

Drimades

Dhermi        Zaccaria (Zakaria)   Gicca Uretto (Gjika)                       kapiten                       3 monedha ari                                    Nicola (Nikolla)       Pristi Uretto                        toger               2

Diaco (Dhjako)                     Dima (Dhima)                                 toger               2

Demetrio (Dhimiter)          Polimero                              nen – toger   1

Nestoro                     Gicca Nina (Gjika)              kapiten                       3

Dimo (Dhimo)                     Gionilia (Gjonilia)                                   3

Pano                           Dima Calojero                                 toger               2

(Dhima Kallogjeri)

Polimero                  Lecca (Leka)                                                        2

Pano                          Elia Bicilli (Biçilli)                                    1 ½

Pario                         Elia Versi                              nen – toger   1 ½

Dimo (Dhimo)                    Vasso Bicilli                                           1

Nicola (Nikolla)       Pristi Cocca (Koka)                               1 ½

Nestora                     Dimdedi (Dhimodedi)                                      1

Giocca (Gjoka)                     Tigiocca (Tigjoka)                                 1

Dimo (Dhimo)                     Bua                                                          1

Cocea (Koçea)                       Attanasio Lecca (Leka)                  tenente                      2

Spiro                           Polimergioca                                  nen – toger   1

(Polimer Gjoka)

Nicola (Nikolla)      Gicca Bielli (Gjika)             toger              1 ½

Giocca (Gjoka)        Zaene (Zane)                                   nen – toger   1

Palasa                      Zacco (Zaho)             Zorzi                                                       3 monedha ari

Per pjestaret qe jane nga familje jo te denja per t’u permendur edhe pse jane numeroze

vlen te shperblehen se paku me 7 monedha ari

Vuno             Attanasio (Athanas)            Zurra                                    kapiten                       3 monedha ari

Polimero                  Spiro                                     toger              2

Cristoforo (Kristofor)         Dima (Dhima)                                                      2

Costa (Kosta)                        Atanassi (Arhanasi)                                            2

Nicola (Nikolla)       Michele (Mikeli)                                      2

Spiridion                  Dima (Dhima)                                                      2

Attanasio (Athanas)            Gini (Gjini)                          kapiten                       2

Attanasio (Athanas)            Nestora                                             nen – toger   1 ½

Niccola (Nikolla)      Andrea                                              kapiten                       3

Gicca (Gjika)             Spiro                                     toger              2

Cristoforo (Kristofor)         Nestora                                kapiten                      2

Attanasio (Athanas)           Giolecca (Gjoleka)              nen – toger   1

Spiro                          Andoni                                                   1

Elia                             Laguri                                                                 1

Lecca (Lek)               Chireo (Qirjo)                                                   1 ½

Nestora                     Giocatanasi                                            1

(Gjok-Athanasi)

Savo                           Gorazzi (Goraci)                                   1 ½

Costa (Kosta)                       Sciacco (Shaka)                   toger               1 ½

Gicca (Gjika)             Coegicca (Kogjika)                                   1 ½

Dimo (Dhimo)                     Dedagicca (Dedgjika)                     nen - toger    1 ½

Lavo                          Andoni                                                                1

Dimo (Dhimo)                    Santo            nuk u pagua, pasi u la ne dispozicion te S. M.

Liatos                       Elia                            Cocca (Koka)                        kapiten                       3 monedha ari

Himara        Costa (Kosta)                       Dimi Pristi                                                3

Gicca (Gjika)                        Coevesci (Koroveshi)                     toger              2

Zaccaria (Zakaria)   Menleo                                                     2

Dimo (Dhimo)                     Stratti Govazzi (Govaci)                          2

Elia                           Dimalexi (Dhimoaleksi)    kapiten                       3

Gicca (Gjika)             Burbo                                   toger              2

Alexi (Aleks)             Pristi                                     toger               2                                            Ianni (Jani) Spiro   Morcola (Morkola)                                  1

Elia Cristofor                        Morcola (Morkola)                                  1

Polimero Andrea     Varsi                                      kapiten                       1

Nestore Zaccaria      Varsi                                                           2

Nicola Zaccaria        Varsi                                                           2

Nicola (Nikolla)       Polimero                                                   6

Spiro Costa (Kosta) Polimero                             toger               1                                             Dimo (Dhimo)                        Vasili Polimero                                                    1

Dimo (Dhimo)                     Pani Ghionussi        (Gjinushi)     kapiten                      2                                             Dimo (Dhimo)                     Ilzaena                                              toger               1

Ioanni (Jovan)                     Stragini (Stragjini)                                  2

Spiridione                 Bocci Gini (Boçi Gjini)                                       2

Pietro                         Gicconi (Gjikoni)                nen – toger   1 monedhë ari

Nicola (Nikolla)       Columba (Kolumba)                      toger               2 monedha ari

Gieca                          Cocaleschi (Kokaleshi)                                       1

Spiridion                  Spiro                                                           2

Nicola (Nikolla)       Costa (Kosta)                                   nen – toger   1

Stelio                          Miciocesare (Miçoçezari)   toger               2                                             Teodoro                    Reggio (Rexho)                               kapiten                       2

Ioanni (Jovan)                     Petrogini (Petrogjini)                    nen – toger   1

Spiro                          Attanasi Muzzo (Muxo)                      2

Stratti                                   Michele (Mikel)                  toger               1 ½

Spiro                           Cesargica (Çezar Gjika)                          1

Zaccaria (Zakaria)   Zaenagiocca (Zeno Gjoka)                      1 ½

Michele Nicolò                     Pristi                                                         1 ½

(Mikele Nikolò)

Stratti                                   Giocca (Gjoka)                                                     1 ½                                       Vasilli                                    Condalexi (Konda Aleksi)                       1 ½

Gicca Spiro (Gjika)  Dimostamo (Dhimostamo)                                1 ½

Stratti                                   Mantho                                                                  1 ½

Licursi

Likursi                     Muceo (Muço)                      Dima (Dhima)                                 kapiten                      3 monedha ari

Costa (Kosta)                        Tausi (Taushi)                                                      3

Giocca (Gjok)                       Cesare (Çezari)                                                     3

Gicca (Gjika)             Lazzari (Lazari)                   toger              2

Stefano                     Lasca (Laska)                                   nen – toger   1 ½

Lazaro (Llazar)                     Nestora                                                               1

Licca (Lika)              Capo (Kapo)                                           1

Lasca (Laska)                        Marticoduli) (Martiko Duli)                           1

Costa (Kosta)                        Niepristi (Nieprishti)                                       1

Spiro                          Giccapettani (Gjika Petani)           toger               2

Dimo (Dhimo)                     Anastasi                                nen – toger   1

Martino                    Capuci (Kapuçi)                                     1

Costantino (Kostantin)      Prifti                                                        1

Lista e prindërve të kadetave, që njëkohesisht duhet të përfshihen në numërin e regjistruar për gradimet dhe shpërblimet:

Stefano                     Dulli                                     kapiten                      4 monedha ari

Lago (Lako)              Dassi (Dashi)                                   toger               2

Prifti                          Urano                                    kapiten                       3

Spiro                           Bodini                                               toger               2

Gicca (Gjika)             Spiro Lasca (Laska)            kapiten                       3

Elia                            Spiro                                      toger               3

Nestore                                  Casnezi (Kasneci)                                    3

Crisanto (Krisanthi)           Casnezi (Kasneci)               kapiten                       5

Cumi (Kumi)                        Nina                                                           3

Zaccaria                     Casnezi (Kasneci)                                    3

Zaccaria (Zakaria)   Andruzzi (Andruci)            toger               2

Pjestarët e parisë të cilëve duhet t’iu jipen shperblime, pensione jetese, shpenzime udhëtimi per

t’u pergjigjur kerkesave te S. M (Sua Maesta – Madherise se Tij), jane emrat ne vazhdim:

Lukova         Stefano                     Cesare (Çezari)                                1 monedha ari

Gicca (Gjika)             Nestora                                                          1

Ploimero                   Niccolò (Nikolla)                             1

Piqeras         Spiro                          Ioanni (Jovani)                                            1

Michael (Mikel)       Lazze (Laze)                                      1

Costa (Kosta)                        Pixio (Piksio)                                                1

Nicco (Niko)             Martini                                                          1

Qeparò         Gicca (Gjika)             Zuppa (Zhupa)                                              1

Attanasi                     Luimei                                                           1

Dhermi        Nestora                     Neccio (Neçi)                                                1

Spiro                          Attanasi (Athanasi)                         1

Nestora                     Ioanni (Jovani)                                            1

Pano                          Spirodedi                                           1

Dimitri                                  Grogini (Grogjini)                           1

Giovanni (Xhiovan)            Nicca (Nika)                                      1

Cristoforo (Kristofor)         Nina                                                   1

Vuno            Spiro                           Cesare ()                                            1

Cesare                                   Duca (Duka)                                     1

Pano                           Pristi                                                  1

Duca                          Pristi                                                  1

Gicca (Gjika)             Ghioni (Gjoni)                                             1

Elia                            Guma                                                 1

Elia                            Casa (Kaza)                                       1

Dimo (Dhimo)                     Strutti                                                            1

Gicca (Gjik)               Savococca (Savokoka)                                 1

Gicca (Gjik)               Scetto (Sheti)                                               1

Dimo (Dhimo)                     Dedea (Deda)                                                1

Dimo (Dhimo)                    Cesare Chiossi (Kiosi)                                 1

Cicea (Çiço)              Colecca (Koleka)                              1

Dimo (Dhimo)                     Ghiondedea (Gjondeda)                             1

Cadossi, Dosco

Piluri                        Gicca (Gjika)             Martiri                                                           3 monedha ari

Gicca (Gjika)                        Cippa (Çipa)                                       1

Nicco (Niko)             Giocamartirir (Gjok Martiri)                    1

Himara       Gicca (Gjika)             Andrea                                                           1 monedhë ari

Gicca (Gjika)             Iodori                                                 1

Stratti                                   Carami (Karami)                             1

Nestora                     Varfilia (Varfi Ilia)                           1

Dimo Dimichil                     Stragini (Stragjini)                          1

Dimo Andrea                        Iorgo (Jorgo)                                                1

Dimo (Dhimo)                     Andrealexi (Andrea Aleksi)                       1

Iorgo (Jorgo)                        Petragini (Petragjini)                                 1

Nestora                     Mexi (Meksi)                                                1

Spiro Elia                  Nestora                                                          1

Nestora                     Dimil Zaena                                      1

Marco Nicolò (Mark)          Menico           (Meniko)                               1

Dimo Nestora                      Casnezi (Kasneci)                            1

Vasilli                                    Micheli (Mikeli)                               1

Në vazhdim janë emrat e oficerave nga Kuçi dhe Dukati, të cilet duhet të shpërblehen, t’u jepen pensione jetese dhe shpenzime për udhetimet sipas vendeve të poshtëshenuara dhe pse të perzier mysliman dhe të krishterë, të gjithë janë dakort dakort t’i dedikohen S. M (Madherise se Tij):

Kuçi

Spiro                           Kuro                         kapiten                                   3 monedha ari

Conto (Konto)                      Mitro                         toger                           2

Serael                                    Dima (Dhima)                                                      1

Metto                                    Dima (Dhima)                                                      1

Pano                          Spiro                                                          1 ½

Gicca                         Cota (Kota)                                                1

Nano                         Martiduca                                                  1

(Martin Duka)

Zoto                           Pietri                                                           1

Giaffer (Xhaferr)      Costa (Kosta)                        kapiten                                  3

Nano                          Martiri                                   toger                           1 ½

Izzo (Ico)                   Muceio (Muçaj)                                        1 ½

Gono                         Ito (Hito)                                                    1 ½

Amet                         Costa (Kosta)                                                         1

Spiro                          Dodo                                                           1 ½

Ali                              Attanasi                     nen – toger              1

Zenel                         Matto                                                                  1

Giulio (Xhulio)                    Costa (Kosta)                                                      1

Dede                          Conti (Konti)                                                      1

Shpërblehet me 3 monedha ari edhe priftit Zakaria Kontatino si pjestar i parisë dhe i shkolluar i fshatit Kuçi.

Klasa e parë

Ducates

Dukati                     Ali                              Sendali                      kapiten                                   3

Assan (Hasan)                      Isso                            nen – toger               2

Malio (Malo)                        Podaco (Podako)                                   2

Cesare (Çezar)                      Ghioni (Gjoni)                     toger                          2

Asco (Hasko)                        Celio (Çelo)                                               2

Momo                                   Sinani                                                                    2

Manlio                                  Attanasi                                                     2

Memisa (Memish)   Muntersani                                               2

Klasa e dytë

Zappa (Zhapa)                       Lerideli                                             1 ½

Zebro                                    Zeno                                                  1 ½

Gicca (Gjika)                        Daico (Dajko)                                               1 ½

Attanasio (Athanas)            Savo                                                    1 ½

Ito                              Senelli                                                            1 ½

Stepo                         Nellio                                                 1 ½

Ghioni (Gjoni)                     Zacco (Zaho)                                     1 ½

Attanasio                  Dimo (Dhimo)                                             1 ½

Resul                         Memo                                                            1 ½

Klasa e tretë

Dukati

Braim (Ibrahim)      Cassani (Hasani)                  1

Polio                          Ilia                                          1

Matteo                                  Sinani                                                1

Attanasio (Athanas)            Machometi (Muhameti)                1

Nicca (Nika)              Dava                                       1

Giovanni (Xhiovan)            Gabili                                     1

Shpërblime, që duhet t’u jepen fshatrave në brendësi të Provincës së Himarës, per

komunikimin me Albaninë për mbrojtjen e te rekrutuarve dhe për të lehtesuar rekrutimin:

Borsi    - Borshi    20 monedha ari

Drubaci   - Terbaçi    5       

Vranista   - Vranishti         4       

Kalaratos - Kallarati           3       

PERMBLEHDJE

Shpërblime për paritë e fshatrave, përveç Kuçit dhe Dukatit, do t’iu jipen edhe prindërve të kadetëve, që u përmendën më sipër, ashtu si do të shpërbehne dhe paritë e këtyre vendeve:

Shpërblime, pensione jetese dhe shpenzime udhëtimi për fshatart e përmendura: 40 monedha ari

Shpërblime pensione jetese dhe shpenzime udhetimi Kuçi dhe Dukati                 141    

Shpërblime për ipeshkëvinë dhe priftërinjtë:                                                     10     

Shpërblime per fshtarat Borsh, Tërbaç, Vranishta dhe Kallarati                             32     

Ky dokument është i shoqëruar me një shënim të gjatë, për mënyrat dhe kriteret e pagesës të shpërblimit.

E gjithë kjo proçedurë është miratuar me respektin e duhur, është ndjekur me durim të madh dhe firmosur

në Himarë më 29 qershor 1794

Giovanni Spiro e Costantino Casnezi

Xhiovan Spiro dhe Kostantin Kasneci

Ky dokument është i shoqeruar me një korespondencë të gjatë letrash të shkruara në Albania nga togeri D. Xhovan Spiro dhe D. Kostantin Kasneci, dërguar mareshallit Naselli me 3 shtator 1791.

Korespondenca u vazhdua më tej, me letra të shkruara nga toger Xhovan Spiro, i Regjimentit Maqedonia i

Mbretërisë së Napolit, dërguar mareshallit Naselli. (16)

Vijon …..