E enjte, 25.04.2024, 12:50 PM (GMT+1)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Dy popuj miq me dyert e hapura ose kur nisën të lëvizin karvanët e refugjatëve

E merkure, 21.11.2018, 08:51 PM


Dy popuj miq me  dyert e hapura ose kur nisën të lëvizin  karvanët e refugjatëve

Nga Gëzim Llojdia

1.

Karvanët e emigrantëve,  ne  i kemi para syve. Ngaqë,  shfaqen sa herë ka kriza .Karvanët e tyre shquhen muzgjeve dhe agave,   në çdo cep të globit. Ata vijnë ngado  dhe udha që  i mbanë është  e madhe e gjerë  .Janë të lodhur, ta vrerosur, të cfilituar, të paushqyer, të demoralizuar, të shkatërruar. Në kokë , ende dëgjojnë flakët tmerrshme,   që lanë pas. ”Daullet  e luftës”, kudo .Gjëmimi i gjyleve dhe  topave, raketave, avionëve. Duket sikur ata fluturojnë, sipër kokës së tyre. Dhe nga zhurma më  e vogël   i bënë më  këmbëlepur,  gati për t’ja  nisur vrapit .Pas i ndjek, frika e luftës. E  tymit, barotit dhe krismave. Kush e shpiku barotin mos pastë kurrë dritësim!Shpirti ju djeg në ferr,  për shtatëqind breza!

Mirëpo këta karvanë lufte  ende nuk kanë të pushuar. As s’do të sosen një ditë.Do vijën duke u shtuar.Të tjera valë biblike,  do ta gjejnë njerëzimin në kohët ardhshme,  deri sa të ketë frymë njerëzimi.Toka dhe galaksia jonë, do të gjenden në  fundin e errtë të Andromedës. Vullkane, stuhia, luftëra, uri do të përzënë  nga pas,  njerëzimin tonë.E nde kjo fazë s’ka filluar. Mirëpo  ende 40 shekuj jetë i mbetet  njerëzimit,  në tokë .Humbjet më të rënda,  do presim,  derisa toka të shpërbëhet. Nga hiri i saj,  asnjë gjurmë s’do të mbesë.Në gjithë këtë katrahurë , karvanët e emigrantëve do ti gjeni në cdo qoshe apo cep të globit.Ata  do vijnë nga luftuat, regjimet, katastrofat, vullkanet, zjarret etj,  etj.

2.

Shqipëria ka parë eksodet e saj.Nga regjimet dhe qeveritë e saj.Fqinjët tanë i kanë parur eksodet tona.Porta, dyert, udhët, , detet, lumenjtë janë bërë strehë e m emigrantëve tanë në shtete  fqinje.

3.

Emigranti.Në mesditë ,  nga një fugon zbritëm në fshatin Vrisera. Udhërrëfyesi:Nuk ka udhëtim. Keni përpara tre orë  pushim .Bëni një gjumë thëllëze. Kur të bjerë nata, do të çajmë kufirin. Kishim rrugëtuar, por vetëm disa orë nëpër katunde shqiptare .Kishim qëndruar afër mugëtirës tek rrapet  në anën jugore të kufirit. Në asnjë vend të botës, nuk më zë gjumi, si në këto rrepe !Udhërrëfyesin  asnjëherë nuk e bënte gjumin të rëndë, ishte mësuar me shtegtime.U shtrimë në afërsi të një pllaje, në fierin e butë. Ai kundërmonte erë kashte të kalbur. Nën sytë e qiellit, nga udha e tij,  ishte spërkatur,  nga shiu i të shtunës. Oshtin, ca këmborë, në rrugën që zbriste tek rrapet .Bariu me pllaja kishte vënë përpara kopenë. Grigjat e ruanin mirë  ritmin. Por, sa të shkujdesura ishin. Nuk e ngrinin kokën. As blegërinin. Uratat e Zotit.

-Ah, të bekuarat e Perëndisë! Të ngarkuara në mendime udhëtonin për në punën e vet. U ngritëm nga fierishta .Duhet të ishte kulmi i natës.Prezenca e errësirës së heshtur,  sigurisht. Por rrugë e fshehur mundësisht. Një vijë rrapishte një bojë njeriu. Nuk dihej cila dorë i kishte mbjellur.Pahu i tyre të bllokonte mushkëritë. Kurth ishte  vallë për ata, që kalonin kufirin në këtë pjesëz ?

-Pini ujë, tu hapen mëlçitë, thirri udhërrëfyesi.(C’injorant !) Kolla është armike e emigrantit.

-Po, na dëgjuan ushtarët, do të na shqepin në hu.

Çadra e ushtarëve ishte  e vendosur në zallishte të një përroi të tharë. Shtrati i tij përmbante ca zeje të bardhë. Por, që nxinin një tingëllim si prej qelqi, kur i shkelje.

-Fle, ushtria. Tha udhërrëfyesi.Po kufirin, kush e ruan?Frika. Kush e ruan vreshtin, tha ai, frika .

-Po të zunë ushtarët ?

-Ah, do Zoti, mos ndodhtë kjo !

-Ajo, është pjesa më e vështirë e rrugëtimit. Lodhja përpara drurit të tyre, është hiçmosgjë.Të venë të çash dru, për postën. Tu rregullosh kapanonin, tu lash banjat. Kur i ke mbaruar të gjitha këto dhe ende nuk është shfaqur autoburgu,  atëherë fillojnë  talljen më emigrantët duke i vendosur në grushtim me njeri-tjetrin. E ç’tu shkrepi mëndja e lig. Druri është epilogu i fundit. Ku të qëllojnë ? Ku të të të zërë.

Ushtari qëndron atje në vendroje. Tregoi, ai , një korije. Me anë të dylbive përgjojnë emigrantët. Ata nuk i ndalojnë sapo kapërcejnë kufirin. U dalin përpara me armën e mbushur. Çadra është kurthi i emigrantëve. Në verë e ngrejë çadrën. Dimrit pëlcasin përroskat. Qëndrojnë në postë.Ajo është pas kthesës. Çadra ishte një  strehë fushimi. Nga përmasat, madhësia e saj ishte sa një ngrehinë .Ne zbritëm pikërisht pas mesnatës në zallishten e tharë .Kur i jemi afruar çadrës, hoqëm këpucët. Zallishtja e shkretuar nxite një zhaurim. Ushtarët ishin në gjumin e mesnatës. I kapërcyem dhjetë metrat që na ndante nga çadra me frymëprere. U shfaq një rrugë e gjerë. E paasfaltuar. Me skarpat të larta. Befasisht një dritë e fuqishme, na zuri në mesin e rrugës. Ishte një makinë ushtarake, që doli nga kthesa duke ecur marrëzisht shpejt. Makina ushtarake bënte rojën e postës së kufirit. Vrojtonte për të kapur emigrantët e natës.I mblidhte natën, për të mbajtur në postën e kufirit.Udhërrëfyesi thërriti :Hidhuni në ferra !Kur agoi, kemi vëzhguar shkurret, ferrat dendore, mysafirë të së cilës ishim, mbrëmjen e shkuar në një çatisje të habitshme. Hëna.Kur bie hëna në netët e saj, ka heshtje yjesh .Ishim të shtrirë, përmbi gjineshtra. Gjineshtra , ka një lulëri të verdhë, aromatike .Ishte gjumëndjellëse. Fjetëm kapicë. Gjethembështjell .Engjëjt na vizituan shpejt por me ëndrra të hareshme. Kaluan atë çast përpara nesh shtergët e heshtur. Syftohur. Pafolur. Pa klithur një grimë. Pa na njohur.

-Ushtria, ushtria. Një klithmë .Çaste rrëmuje. Kodrat përkarshi derdhën një dritë verbuese. C’është kjo dritë, projektor ushtrie ?Jo, tha udhërrëfyesi. Andej ka vetëm pyje të moçëm dhe rrugë kafsharësh. Ushtria nuk rri në pyje.

Pak çaste vonoi dhe plot u shfaq fytyra e hënës.

Hëna:leshverdha mashtruese .Fytyrëargjenda. Hajdutja meskëputura. E mistershmja. Tinëzarja. Në malësitë jugore hëna ishte pasqyra, ku dielli zbriste në tokë,  fytyrën e tij të zbehtë.    këto malësi jugore, agu sillet me një erë therrëse.Do të bëhem zog dhe do të fluturoj në këto lartësi resh!Pyje të veshur. Këta drurë të hershëm, të rinj dhe të moçëm. Zgarbonja drurësh shekullor të vrarë nga rrufeja. Marrim lartësi dëbore. Në mars, këtu kemi gjetur  dëborën trumba-trumba. Kurorat e drurëve, qarthojnë syrin e diellit. Marrim, nga një gur. Kush do ta qëllonte ketrin, që varej në degë lisi ?Përse , do të bënim këtë marrëzi ?

Udha e emigrantit.Udha e emigrantit është së pari hapësira, që përshkruhet nga drita dhe shpresa.Busulla orientuese e tyre ruan vetëm një kah :drejt.Udha e emigrantëve merr disa drejtime. Por të gjitha udhët e tyre, në një pikë bashkohen. Rruga, që të çon në kryeqendrën e këtij shteti helen, Athinë.Udha e emigrantëve,  që zë fill në kufirin jugor, është edhe udha më e vështirë e botës .Zbuluar, shiut dimëror .Erës lemeritëse, ftohmës që të depërtonte në palcë dhe rreziqeve.

Flasin gojët :I zuri stërbima emigrantët e shkretë. Në mes të pyllit i zuri..U futën në një zgabua lisi. Goditi rrufeja. I ruajti Zoti , si shkrumboi .Udha e emigrantëve është lehtësisht e dallueshme. Në këto lartësi malesh, një rrugë sa një vijë kafshari. Një rrip toke, që vetëm zgjatet .Shenja dalluese :Paqeta “Partizani”. Gazeta “ZP”.Në vend të gurëve të dallueshme të kilometrazhit, në këto lartësi gjen, gazeta nga buka e mbështjellur e emigrantit .Janë shigjeta, që tregojnë drejtimin e rrugës, kahun e tyre. Aty janë të gjitha. Udha, që përshkohet ditë-netëve. Vendet ku pushonin. Fierishte e shkelur dhe gjethe të thara në tokë .Copa gazete dhe copëra bisede :Jemi të dërmuar. I thonë 8 ditë rrugë. Kam frikë se mos vdes.Epo ky ishte fati.Po kush, do të na kthej në shtëpi ?  Ia kemi gjetur ilaçin. Lot dhe heshtje. Autoburgu. Një minutë heshtje. Shakara. Avitu, këtu. Një fotografi. Një vajzë. C’sy! Kërkoja, hapësira marrëzie !Po na vranë ushtarët ?Rroftë shpirti ngjadhinjmtar.Po do të mbetemi këtu.Epo.Këtu s’vjen askush .Ndonjë gjuetar në sezonin e verës .Deri atëherë. Çohuni. vendi, s’thotë kurrë ngrehu! Udhën e emigrantit e morëm në mesditë. Udha e emigrantit është pasqyra. Aty është shkruar refreni vajtueshëm. i emigrantëve shqiptarë. Shumë histori të vërteta dhe të rreme janë ngjizur këtu. Por kjo udhë ka sy të mëdhenj. Sytë e saj kamera vëzhguese, kanë parë shumë emigrantë në shpinën e kësaj udhe në emigrimin e tyre. Udha e emigrantëve ka edhe këngë. Këngë,  vaji.Të thurur me përgjërim, për fatin emigrantit. Ajo vërtet është si udhët e tjera, por zemra e saj ka mbajtur fate të shumtë emigrantësh. Mirëpo cilado qoftë e vërteta , ajo udhë u bë shtegu i parë i emigrantit .Në të vërtetë kjo udhë , portretin e saj e kishte si të gjitha udhët e tjera, ndërsa fatin të ndryshëm. Ajo që kujtohet shpesh për këtë udhë, është fati tragjik i atyre emigrantëve, që e përshkruan atë nën lloshra dimri të uritur, por që u vithisën në segmentet e saj. Kjo udha, ka ngrënë  shqiptarë, ka parë shumë arkëmorti. Por edhe të tjerë flenë mbështjell me qefinin, tretur në pyllishtën e saj. Në të vërtetë një vargëzim dantesk do të përbënte ngjyrën e saj :Lasciate ogni speranza voi chentrate”.d.m.th , ju që hyni këtu lani duart nga çdo shpresë .Mirëpo e shqiptarizuar do të mund të thuhet :ju që shkoni këtu në këtë ferr dantesk, lani duart nga çdo shpresë.

Ata, që rrugëtuan këtu me sytë e mendjes panë, rrathët e një ferri të tmerrshëm, që për sa kohë rrugëtonin, aq më tepër rrathët shtoheshin. Disa prej atyre fatkeqëve, u mbajtën me shprese në syprinën e kësaj rruge, nën  peshën e kësaj pyllishte  të largët , por dhe të huaj për ata. Policia.Cuka e malit. Matanë bregut Me gurë stërralli. Pyje valanidhi, ahu .Zbritëm poshtë.Një kope dhish.Rojtar ishte qëni.Me gur godasim kopen.Mirëpo, qënit, siç dukej i kruhej zëri , angulliti, ulëriu, shkrofëtiu. Një fshat magjeps. I vogël. Por i freskët.Ca plaka në një stol thithin ajrin e mbrëmjes. Zënë e na vështrojnë me  kureshti.Të tjerët shkojnë për orën e faljes në kishën me tjegulla të kuqe.Një burrë, kërcënueshëm na foli :Pu pais, morre allvanos ?Që d.m.th ku shkoni more shqiptar. Ndërkaq, përgjigja nën zë:edho, këtu. Duke çarë, përmes fshatit të vogël në mugëtirë. Rrugëtimi rifilloi në errësirë. Përveç arushës që njihnin, të  gjithë yjet flinin. Ishte ende errësirë. Fusha tetëposhtë. Afër saj vrushkullonte lumi. Pa feksur. Mëritëm në rrugë.Ndërkaq,  nisëm një kuvendim të çuditshëm, që dukej e kishte   paguar djalli, se në ç’largësi gjëndej qyteti më i afërtë.  Befasisht, qëndruam. Një cigare e ndezur ishte shenja alarmi.Ishte policia, që na priste.Mirëpo, arritëm të kuptonim se fshati, që kishim përshkuar në këmbë, ka njoftuar policinë, që priste dritafikur në makinë. U zhvendosëm në drejtim të një përroske. Zbritën në një përrua me shkurre të dendura .E shkuam ditën afër një mezhde.

Zemër.A është zemër ?Asnjëherë. Akullim. Ende dhimbje në kraharor.A është zemër ?Përgjithmonë. Bordurën  e gjakut e oksidon.Grekërit dy kategori.E para :grekë me zemër. Dëborëbardhë. Zemërbardhë. Duardhënë.Sydritevezulluese. E dyta :Pa zemër. Duarllahtar. Shpirtkatran. Syçjerë. Shkëlqimhumbës. E para do të mjegullohej pa të dytën. Madje kjo e fundit është hija, që mbanë në jetë dritën. Në të vërtetë, hija i jep kontrastin portretit, duan të thonë poetët. Përtej qytetit Artë. Fshatë. Shtëpi tjegullakuqe. Mollë pushërrëzuara. Bëltaja balte të kuqe.Fushim vilash. Qarkuar nga veriu, nga perëndimi me pemishte mollësh. Shtëpia e fukarait .Më e vogë.Ndonëse një kat. Shquhet nga të tjerat.Fukarai, ka zemër. Thërrasim :O mana!

Shamibardhë.Rrobazezë.Plaka tek dera.

-Psomi, nero mana. Grumbull fjalësh në greqisht.Diçka mes bukës dhe ujit, kërkuam. Sy-depërtuese. Kuptoi. Miratoi me kokë.

Frenoi afër. Një mitsubishi. Greku i mitsubishit. I bëshëm. Flokëdredhur. Cipëbardhë. I rrejtur..

-Elladho, allvanos ?Heshtëm.Ella, morre.

Zemërqeni. Plaka e frikësuar. Vështronte nga ne. Me dorë .Linte të kuptonim. Ikni .Astonëmia.Na vuri, përpara.Si berrat në pazar të Roskovecit. I padëshiruar .Si nata nxinte. Na cyste:Ah allvanos,  allvanos!C’farë kërkonte nga ne?Ku, po na drejtonte?Na shpuri, në një shtëpi tre kate në ndërtim.Sjellje misterioze.Foli greqisht. Tundte gishtin e madh. Ne asnjë fjalë. Fytyraprush .Bëri shenjë .Uluni.U ngjit lartë.Një katë më sipër.Ia mbathëm, përmes kopshtijeve. Një zë zemre :allvanos, allvanos.Kthyem kokat të trembur.Ishte grekja plakë.E dhimbsura.Na priste tek kthesa me një qesk.Bukë, djathë, ujë, fiq. Bëri më kokë nga pyllishta. Largohuni.Mitsubishi i fikur i policit civil e ndez, por ne hymë në pyllishte.

Lepenou .Një katund në kodrinë, përpara qytetit Agrinjo.Blemë bukë.Furrtari i nxorri nga furra të nxehta.Na i la në dorë. Përmes rrugës.Pronari i një pijetoreje të vogel. Na zgjati dy qeska.Ah,  rënkoi në drejtim të furrëtarit.Një plak gjerbte metaksa.Pronari pyeti.Kuptuam dmth, nga ç’vise ishim.Vlora, i thamë.Plaku lëshoi zë me tërsëllëm.

-Kuçi, Kallarati, Bolena- belbëzoi në shqip ai.U befasuam. Një emigrant shqiptar me dokument të rregullta përktheu.Ushtar.Luftë e mallkuar italo-greke. Vu, vu, ja bëri plaku.Cdo të thotë ?Juga, tha emigranti, nga viset tuaja, juga e bardhë është llahtar.Të merr kokën. Errëson sytë. Shurdhëri. Frynë. Çmendurisht. Nxjerr rrënjët. Tund, shkund grurin. Zë në maj ulurin .Anës lumit në Prevezë. Mëndte dhinë e bardhë race. Një grek, na përshëndoshi. Greku në ikje tha :statioshi. I dhamë dorën. Ai ripërsëriti:statioshi, or fili. E vështruam.Cfarë do ? Statioshi.Ikëm, pa u marr vesh. Në breu krimbi.Cfarë donte të thoshte greku.Shfletuam fjalorët. Statioshi=ushtar.Ah.U kthyem.E gjetëm.Mori shkopin, i vuri kapelen e tij.Ushtar folëm, tundi kokën.Vizatoi harqe ure. Kuptimi, ushtarët ruajnë tek ura e Prevezës. Kthyem rrugën.

Nga antologjia greke botuar në  vitin 1987 në Shqipëri,  një përkthim i Kadaresë mbi një këngë greke të bukur ishte i tillë::”Lamtumira e emigrantit”Në male shkonte djali dhe thoshte mirëmbeç/Ju mirëmbeç male dhe ju fusha me vesë/Po deshët të lulëzoni, shkretohuni po deshët/Se unë s’vij te hija juaj e freskët/As s’do vij as për të ngrënë, as për të pirë, s’do vij, /As armët për të varur te qiparisi i zi...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora