Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Dedë Preqi: Nuk dështoi Kosova, por dështoi edhe Interpoli

| E marte, 20.11.2018, 07:52 PM |


Nuk dështoi Kosova, por dështoi edhe Interpoli Ndërkombëtarë!

Nga Dedë Preqi

Fajin për një çështje të tillë dhe shumë jetike për shtetin e Kosovës, nuk duhet të ia hedhim një individi, sikur do të fajësonim vetëm ministrin e Punëve të Jashtme, z. Pacolli, i cili do të ishte njëri ndër më të merituarit sa i përketë çështjeve të lobimit për shtetin e Kosovës, por në këtë rast duhet të logjikojmë se përballë e kemi akoma përbindëshin dhe kriminelin e gjitha kohërave dhe të bëmave gjenocidiale në Kosovë, Serbinë pro millosheviqiane, e cila tërë potencialin e vet politik shtetëror po e shkrinë edhe sot për ta penguar Kosovën në proceset e saj demokratike dhe zhvëllimore, njëherit edhe pengimin e saj në integrimet ndërkombëtare.

Është më rëndësi se cilat vende ishin për Kosovën për t’u anëtëruar në Interpolin Ndërkombëtar, por nuk është me rëndësi dhe ti iritojmë ato si vende armike sikur në këtë rast, me rëndësi do të ishte se, pse Organizata e këtij Interpoli, nuk do të jepte sqarime, kur në këtë rast po e mbronë Serbinë dhe kriminelët e saj, të cilët sikur po i amneston terroristat dhe po i përkrah ata, që  të jenë akoma të lirë, akoma në gjendje veprimi dhe krimi, të cilët po u vie koha të vdesin pa u ndëshkue për krimet e tyre që i bënë në popullatën e Kosovës dhe në tërë rajonin e Ballkanit perëndimor.

Edhe mohimi i këtij rasti të Kosovës për tu anëtarësuar në Interpolin Ndërkombëtar, nuk është që ky shtet të vendnumëroj dhe të mos ecën mëtutje në proceset e veta demokratike, apo të mbetët një vend i urrejtjes dhe i dënimëve, por pikërisht nga këto ngjarje do të merrte përvoja politike dhe të angazhohet në të ardhmën edhe më shumë dhe një ditë nuk ka rrugëdalje, që kjo Organizatë e as Interpolit Ndërkombëtar dhe të tjera, pa e pranuar dhe pa e evidentuar këtë vend në organizmat  e vet, sepse tek e fundit edhe ne jemi njerëz të këtij rruzulli toksorë, që nuk i kemi hak askujna, vetëm kush na ka hak dhe po hynë në hak me ne.

Por, mbit ë gjitha, fakti se Kosova po vuan për një qeverisje të mirëfilltë dhe të pastër, e cila si pikë referimi fikse do të kishte gjetjen e një koncenzuesi në mes vete, brenda organizmit të vet shtetëror dhe pastaj të dëpërtoj në organizmat e jashtëm sipas nevojës dhe realitetit. Sipas kësaj gjendje politike dhe ekonomike, të cilën e përjeton Kosova dhe qytetarët e saj, është përtej një gjendje të prekshme dhe të dhimbshme, trokthi i së cilës ritmon jashtë normalës për një popull, i cili kurrë nuk po e përjeton akoma kohën e vet të merituar.