Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reshat Nurboja: Dëshirojnë të na injorojnë

| E marte, 20.11.2018, 07:39 PM |


DESHIROJNË TË NA INJOROJNË TË INJORUAR DUHET TË JENË…!

Nga Reshat Nurboja

Servilizmi e nënshtrimi i pakufishëm i Kosovës ndaj faktorit ndërkombëtar po dëshmohet se është i tepert e kundër interesave të shtetit tonë, andaj ka ardhë koha kur KOSOVA duhet të filloj të ndërpres çdo bashkëpunim me ato institucione ndërkombëtare që nuk e pranojnë Kosovën si pjesë të tyre...E kjo duhet filluar me ngrirjen e çdo bashkëpunimi me INTERPOLIN…

Dikujt kjo mund të dukët si patetizëm e postim populist e patriotik të cilit i ka kaluar koha,  por e kanë gabim...! Kosova duhet të i tregoj së pari vetit e pastaj edhe të tjerëve se vertet është shtet i pavarur dhe si e tillë di dhe do të veproj, përndryshe nga çdo shtet proserb do të nënçmohet, injorohet e demtohet...!

Kuptohet se me Ameriken, Britaninë e Madhe. Gjermaninë dhe Austrinë duhet të kemi raporte të veçanta si shtete tradicionalisht mike të shqiptarëve...Me të tjerat shtete, duhet të e promovojmë dhe zbatojmë maksimen: dojnë mirë,nga ne, edhe  mirë do ta kenë, dojnë keq, keq do ta kenë, deshirojnë të na injorojnë të injoruar do të jenë...! Nuk jemi aq të dobët si shtet e si popull sa që të gjitha padrejtësitë e evropës duhet të i durojmë e përbijmë…Këtë Evropa e bota e di, Serbisë I është dëshmu, por për fat të keq po dukët se Kosova këtë ende nuk e ka kuptu ose nuk po don me e kuptu…!

Mos t’i harrojmë vargjet e të madhit Gjerg Fishta:

Uh! Evropë, ti kurva e motit!

Që i re  mohit, besës së Zotit!

Po, á ky asht sheji i qytetnisë?

Me da token e Shqypnisë,

Për me mbajt klyshtë e Rusisë?

Këto vargje diskrete të zemërimit dhe pezmit, Fishta i kishte deklamuar si shqiptar, si pjesëtar i një kombi që po viktimizohej dhe po sakrifikohej për interesat e sllavëve dhe grekëve të Ballkanit...!