E enjte, 25.04.2024, 12:36 AM (GMT+1)

Mendime

Reshat Nurboja: Dëshirojnë të na injorojnë

E marte, 20.11.2018, 07:39 PM


DESHIROJNË TË NA INJOROJNË TË INJORUAR DUHET TË JENË…!

Nga Reshat Nurboja

Servilizmi e nënshtrimi i pakufishëm i Kosovës ndaj faktorit ndërkombëtar po dëshmohet se është i tepert e kundër interesave të shtetit tonë, andaj ka ardhë koha kur KOSOVA duhet të filloj të ndërpres çdo bashkëpunim me ato institucione ndërkombëtare që nuk e pranojnë Kosovën si pjesë të tyre...E kjo duhet filluar me ngrirjen e çdo bashkëpunimi me INTERPOLIN…

Dikujt kjo mund të dukët si patetizëm e postim populist e patriotik të cilit i ka kaluar koha,  por e kanë gabim...! Kosova duhet të i tregoj së pari vetit e pastaj edhe të tjerëve se vertet është shtet i pavarur dhe si e tillë di dhe do të veproj, përndryshe nga çdo shtet proserb do të nënçmohet, injorohet e demtohet...!

Kuptohet se me Ameriken, Britaninë e Madhe. Gjermaninë dhe Austrinë duhet të kemi raporte të veçanta si shtete tradicionalisht mike të shqiptarëve...Me të tjerat shtete, duhet të e promovojmë dhe zbatojmë maksimen: dojnë mirë,nga ne, edhe  mirë do ta kenë, dojnë keq, keq do ta kenë, deshirojnë të na injorojnë të injoruar do të jenë...! Nuk jemi aq të dobët si shtet e si popull sa që të gjitha padrejtësitë e evropës duhet të i durojmë e përbijmë…Këtë Evropa e bota e di, Serbisë I është dëshmu, por për fat të keq po dukët se Kosova këtë ende nuk e ka kuptu ose nuk po don me e kuptu…!

Mos t’i harrojmë vargjet e të madhit Gjerg Fishta:

Uh! Evropë, ti kurva e motit!

Që i re  mohit, besës së Zotit!

Po, á ky asht sheji i qytetnisë?

Me da token e Shqypnisë,

Për me mbajt klyshtë e Rusisë?

Këto vargje diskrete të zemërimit dhe pezmit, Fishta i kishte deklamuar si shqiptar, si pjesëtar i një kombi që po viktimizohej dhe po sakrifikohej për interesat e sllavëve dhe grekëve të Ballkanit...!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Hasan Selimi: Me Skënderbeun u rritëm... Islam Lauka: Pajtimi me Rusin? ose politika e rr?nimit t? Pavar?sis? s? Kosov?s Dedë Preqi: Presidenti Rugova nuk do vetëm lule te varri, por punët të vajnë për së mbari! Valon Jashari: Invazioni i shtetit serb ndaj asaj pak kulture shqiptare që ka mbetur në Preshevë Skënder Kapiti: Në Shqipëri duhet RI-VETTING- VETTING për VETTING-un Fritz Radovani: Don Simoni rrxoi murin ateist Murat Gecaj: Valltarja 'brilante' Xhevahire Gashi Skënder Jashari: Tentim-shantazhimet e Serbisë ndaj Faktorit Ndërkombëtar kundër Kosovës Dedë Preqi: Driblimet e Hashimit deri te këmbët e Putinit Reshat Nexhipi: Deputetë dhe analistë të nderuar, mos lejoni nëpërkëmbjen e historisë tonë të lavdishme dhe dinjitetin ynë kombëtar Reshat Nexhipi: Europën, e kanë krijuar njerëzit e racës tonë Reshat Nexhipi: Kontributi indirekt i Skenderbeut për Kongresin e Alfabetit Jahja Lluka: 'Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë' Fritz Radovani: Dhunohet kisha e kleri katolik me armatime, burgojse, tortura, pushkatime, gjyqe fallco... Zymer Mehani: Kongresi i Manastirit - Faqe e lavdishme në historinë e popullit shqiptar Faton Mehmeti: Ja s’i Labi po e pengon Ministrin e Brendshëm, dhe kërcënimet ndaj Pacollit Skënder Kapiti: Kosova është e para - 4 xhudistet e Kosovës, krenari kombëtare Florim Zeqa: Taksa për produktet serbe, marketing politik i Qeverisë! Ilmi Musliu: Kthimi që nuk ndodhi Xhylije Ibrahimi: Tërheqja e njohjeve, dështim i diplomacisë kosovare

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora