E premte, 29.03.2024, 11:43 AM (GMT)

Kulturë

Nuhi Veselaj: Injorimi i gjuhës shqipe (8)

E marte, 20.11.2018, 08:05 PM


Dr. Nuhi Veselaj

Injorimi i gjuhës shqipe 8

Lexues të nderuar,

Meqë me këtë “rezyme” i japim fund punimit me titull Injorimi i gjuhë shqipe si kriter i së vërtetës..., të botuar në 8 vazhdime në portalin zemrashqiptare.net, duke i shprehur falenderim Ju bëj me dije, lexues të nderuar që para se të letërlibërtohet kjo vepër do të rixohet dhe do të  përplotëshet paksa, qoftë me me lëndë të re, qoftë me ndonjë riinterpretim, prandaj lus lexuesit e nderuar që nëse kanë ndonjë vërejtje le ta adresojnë në emailin: nuhiveselaj@hotmail.com.

Faleminderit për mirëkuptim

Rezyme

Punimi ynë me titull: “Injorimi i gjuhës shqipe si kriter i së vërtetës nga M. S. Milojeviq e gjithkëndej gjatë shekujve XIX e XX, sot bumerang ndaj mbeturinave të nacional-shovinizmit serbomadh”  u shkrua duke e pasur si shkas veprën e z. M. Vemi? Etni?ka karta dela Stare Srbije, botim i Institutit  Gjeografik “J. Cviji?”, SANU, Beograd (2005), hartuar sipas veprës së M. S. Milojevi? “Putopis dela Prave –Stare- Srbije”  (1866-1873), me vlerësim të ak. Vladimir  Stojanc?vi?, ku ndër të tjera mbështetur në konstatimet  e tyre, e n? veprat origjinale të Milojevicit si dhe në burime të tjera, para studiesve impunohen  këto dy konstatim-qëndrime që kërkojnë verifikim:

e para, nga harta, përkatësisht nga regjistrat sipas tri zonave regjistruese në tërë hapësirën e një pjese të Prava (Stara) Serbisë, d.m.th. kryessht të Kosovës së sotme, në fshatra e qytete, me dhjeta vite para Luftës serbo-turke (1876-1878) shihetserbët ishin 90% shumicë kundrejt shqiptarëve pakicë dhe

e dyta, ky Udhëpërshkrim (Putopis) në historiogjeografinë serbe, si me thënë, pothuaj 143 vite ishte shpërfillur e mohuar pa të drejtë, nga shkenca e politika zyrtare serbe.

Ne, falenderojmë sinqerisht autorët (Vemi?, Stojan?evi?) dhe botuesin, jo aq për konstatrim-qëndrimet që i quajmë shumë të diskutueshme, por për nxjerrjen në dritë, këtë rast, edhe pse vetëm të një segmenti nga opusi i veprave të autorit, M. S. Milojevi?, të njohur jo vetëm si udhëpërshkrues e hartograf, por edhe si veprimtar poliendrik, i dalluar si historian e krijues serb i shek. XIX, gjithsesi me fantazi të bujshme, ngase me  këtë  botim na u mundësua me u njoftë dhe me komentue një material të gatuar para 150 vitesh që ka të bëjë me marrëdhëniet ndëretnike serbo-shqiptare, raporte këto që deri në ditët e sotme kanë mbetur të hapura dhe gjithnjë e më të përkeqësuara e që dëshira jonë është t’i përmirësojmë. Në të vërtetë, duke pasur parasysh kohëhapësirën për të cilën ka të bëjë kjo vepër ilustruar edhe me hartën etnike, si dhe momentin 2005 kur u botua, d.m.th. 5 vjet pas ndarjes së Kosovës me luftë nga Serbia kolonialiste (1999), 2 vjet pas momerandumit kundërshtues të KOS-it (2003), përkatësisht tri vjet para shpalljes dhe njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së Republikës së Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur, pas një analize, edhe pse jo shterruese, që i bëmë kësaj vepre erdhëm në përfundimin se që të dyja këto konstatim-qëndrime, për hir të së vërtetës kërkojnë sqarime, ndër të tjera,  konstatim i parë gjithsesi lyp riinterpretim, sepse, as harta ekzistuese, as teksti i përzgjedhur shoqërues nga z. Vemi? sa i përket përqindjes statistikore nuk e pasqyrojnë realitetin faktik të asasj kohe, ndërkaq konstatimi i dytë domosdo imponon sqarim-argumentimi, pse vepra e tillë që në start, pra, para 132 vitesh, d, m.th. më 1773, qenka mospërfillur, sepse kjo përkon me rastin, kur Shoqata e dijetarëve serbë, botuese e dy vëllimeve të para t? autorit nuk vazhdoi së botuari vëllimin e tretë, gjoja për mungesë mjetesh, të cilin ai e botoi me shpenzime të veta deri sa ishte i implikuar në  frontin e luftës më 1877. Jo vetëm kjo, por mbeti pa u sqarua fakti pse atëherë e ndërkohë askush, as Shoqata... as dikush tjetër nga faktorët (qevetitarë e kishtarë) nuk u përkujdes për botimin apo ruajtjen e dorfëshkrimeve, ndër të c ilat edhe 9 vëllime të tjera po nga kjo temë: Putopis dela Prave Srbije (Udhëpërshkrim nga një pjesë e Serbisë së Vërtetë?!

Sidoqoftë, ne, siç po shihet nga vetë titulli i veprës sonë reaguese “Injorimi i gjuhës shqipe si kriter i së vërtetës nga M. Milojevic e gjithkëndej gjatë shek. XIX -XX , sot bumerang ndaj mbeturinave të nacional-shovinizmit serbomadh”, ku si lëshim shumë serioz lidhur konstatim-qëndrimin e parë konsiderojmë: injorimin e gjuhës shqipe si kriter i së vërtetës ndaj realitetit, injorim ky  që është bërë  jo vetëm nga Milojeviqi, por edhe nga veprimtarë serbë të tjerë në vazhdimësi deri në ditëtë tona. Ndërkaq lidhur konstatim-qëndrimin  e dytë, shtrojmë këtë pyetje zhbiruese: vallë, vepra e Milojeviçit qenka shpërfilluar e injoruar, për t’u mbajtur fshehur gënjeshtrat makiaveliste që përmban ajo ndaj të vërtetës objektive shkencore, apo pse jo pak kontatime nuk nga dy vëllimet e para e sidomos nga vëllimi i tretë i9 kësaj vepre nuk përputheshin me Programin hegjemonist antishqiptar “Naçertanie” të Qeverisë e Kishës Serbe, apo jo?!

Sido  që të ketë ndodhur, e meta e theksuar  prej nesh rreth injorimit të shqipes si kriter i së vërtetës, mendojmë se palës destruktive ose vatrave të ncionalal–shovinizmin serbomadh shkencërisht, me kthimin në dritëdhe v lerësimin e kës aj vepre sidomos sot u kthehet grushtakreje, e vërteta e shkelur prej tyre tash 150 vjet, por njëherazi kjo e vërtetë palës tjetër konstruktive i vjen si medikament shërues relaksues, sepse besojmë se Serbisë nuk i mungojnë dijhetarë seriozë , që janë të interesuar që ta kuptojë të vërtetën, t për Kosovën dhe rreth Kosovës, të cilën u përpoqëm me shprehë edhe në këtë punim tonin argumentuam  se ndaj shqiptarëve tash 150 vjet është bërë mëkat tepër i madh (deri edhe gjenocidal 1878, 1912, 1944, 1999), andaj pala serbe paqedashëse, së paku për hir të relaksimit shpirtëror dhe të vërtetës së pamohuar moralisht ta detyrojë KOS-in dhe Qeverinë, jo vetëm të njohin Pavarësinë e Kosovës zyrtarisht, por aq më tepër ta ndihmojë forcimin e saj sinqerisht.

Sido që të ndodhë, ne veprën 3 vëllimeshe në fjalë, përkatësissht lëndën nga vepra z. Vemic rreth marrëdhënieve ndëretnike shqiptaro-serbe me theks në aspektin  historiko-gjuhësor e vështruam në 7 krerë, që në këtë Rezyme si abstrakte (përmbajtje të shkurta) do t’i japim, po ashtu në 7 pika.

Së pari, që në fillim gjatë trajtimit të hollësishëm të gjendjes së etnive në Kosovën e atëhershme nga vepra Udhëpërshkrim nga një pjesë e Serbisë së Vërtetë të Vjetër), vërtetuam se përqindja e etnisë joserbe (shqiptare) ndaj asaj të quajtur serbe (ortodokse), atëherë si sot ishte shumë here më e madhe dhe kjo vërtetohet lehtë nga riinterpretimi i të dhënave të shënuara nga vetë z. Milojevi?, ngase ai poturët shqipfolës i llogariste serbë (siç bëri edhe z. Vemi?), andaj ai rezultat, bazuar në të vërtetën e sigurtë del i përmbysur. Kështu del  përqindja:

1)      sipas fshatrave  (vendbanimeve): S 33% ndaj JOS 66%,

2)     sipas shtëpive (banorëve sipas  etnive):  S 22%  ndaj  JOS 78% dhe

3)     sipas etnive  në  qytetetet mbi 500 shtëpi: S14% ndaj JOS  86%.

Siç po duket e vërteta vërtet vret manipuluesit e deritashëm, apo jo?!

Së dyti, u pa e arsyeshme me u sqarue çështja e poturëve shqipfolës, ku u vërtetua që poturë shqiptarë muslimanë e katolikë përplot ishte e mbushur Kosova, por sipas dëshmitarëve: V. Karaxhi?, M Milojevi? dhe të të tjerë edhe tërë Arnautllëku Verior e atëhershëm deri në kufi me Qarkun e Krushevës (në kufi me Principatën)  , madje edhe brenda asaj knezhevine, para vitit 1878 kishin mbetur ende plot shqiptarë (muslimanë ose jo). z. Milojevi? nejrin nga ata kur u nis në misionin  e tij nga Beogradi e mori shoqërues mixhën Zymber.  Si vërtetim që ata poturë vërtet ishin shqiptarë jo serbë, dëshmohet edhe nga fakti, sepse ndërkohë edhe pas 100 vjet sundimi serbë, askush prej tyre në Kosovë, as nga muhaxherët që ishin dëbuan si turq(!) e as nga jerlitë, anas në Kosovë, të cilët Milojevi? i kishte llogaritur serbë, përkundër privilegjeve e presioneve oskash prej tyre nuk u serbizuan gjuhësisht.

Së treti, meqë, që në shek. VII, kur perandori bizantin  Irakliu  lejoi vendosjen e sllavëve në Siujujdhesën Ilirike ata u përzien në njëfarë mënyre me shqiptarë anas (pasardhës iliro-thrakas). Këtë bashkëprani shumëshekullore e dëshmojnë fakte të shumta, po sipas nesh ndër të tjera kjo vërtetohet katëcipërisht edhe me këto dy trajtëfjalë të veçanta të shqipfolësve, çka dëshmon që gjuha e tyre që atëherë duket se del strukturisht e konsoliduar. Është fjala për fjalë-trajtat: *shklav  dhe *sherb-, të shpjegura  në punimin tonë, por që edhe këtu po përsërisim:

a) Në latinishte e greqishte të ardhurit e tillë quheshin skllavë –(*schlavus/shklavos) me kuptim bujkrobë ose serb. robovi), në gjuhën shqipe shklavë shkjav – shkje /shkije pra pa kuptim pejorativ (pasi si duket bashkëjetonin) (sot në shqipe me kuptime të diferencuarand eshim normalisht : skllavë, sllavë dhe shkjije /shkje),

b) Ndërkaq  serbët: lat. servus gr. serbos po me kuptimpejorativ shërbëtor, serb. sluga, në shqipe forma fillimishte ishte *sherb/ë (me kuptim jo njëetnik dhe jo perojativ), andaj si rrjedhojë në shqipe kemi sot: sherbej, me sherbye shërbyes dhe shërbej, sherbëtor dhe serbë e serbjanë (emërtim njënacionaliteti), por edhe mbi bazë ndërkombëtarizmi: servues, serviser(!).

Siç e kemi dëshmuar në kryeun e tretë shndërrimi Sh/S shqip/latinisht ishte proces i rregullt. Si rrjedhojë kjo gjendje sllavoserbobullgare - shqiptare pati vazhduar edhe gjatë periudhës së shkizmes së madhe kristiane, madje vazhdoi edhe gjatë sundimit bullgar dhe epokës Nemanjite, kur të ashtuquajturit serbë (shërbyes), dhe shqiptarë (arbanas), qoftë në prani, qoftë në simbiozë (serbë-shqiptarë) patën ndërlidhje farefisnore martesore jo vetëm ndër familjet fisnike që i njeh historia, por edhe nga shtresa të tjera, ku varësisht nga trevat përkatëse  mbizotëronte edhe gjuha përkatëse, me mbizotërim të shqipes në komunikimin e përditshëm, përkatësisht me mbizotërim sllavishtes kishtare cirilometodiste në disa treva ortodokse e në disa të tjera gjuha greke, por edhe gjuha latine (shqiptare) në treva të caktuara. Kjo përzierje ndëretnike vazhdoi deri me ardhjen e Osmanëve, kur disa thonë që vërtet elementi shqiptar pati më shumë liri frymëmarrjeje kundrejt autoqefalive me gjuhë sllave (serbe e bullgare) e greke dhe gjithsesi shqipfolësit u ekspozuan që ishin etni shumicë në disa treva, por edhe në vise  të shpërndara gjithandej, pothuaj në të gjitha hapësirat e Siujdhesës Ilirike.

Së katërti, ç’është vërteta, para ardhjes së Osmanëve, siç shpjegohet në kreun e katërt, shqiptarët në Siujdhesën Ilirike (Ballkan) u gjenden të ndarë në dy ritet kristiane, në njërën anë më shumë vise hapësinore në ritin ortodoks bizantin dhe në anën tjetër disa vise bregdetarë e veriorë në ritin roman katolikë, ndërsa serbët (kryesisht jo me kuptim të sotëm njënacional) me formimin e autoqefalisë së tyre ishin konsoliduar në ritin ortodoks (pravosllav), ku kishin përthithur edhe shqipfolës oertodoksë e të tjerë. Kështu në rezistencat e para kundër Osmanëve serbë e shqiptarë u gjendën, si me thënë, të identifikuar si të krishtenë ortodoksë, por edhe si shqiptarë të identifikuar veçan në trevat katolike. Sidoqoftë, Skënderbeu në shtetin e tij bashkoi shqipfolësit (katolikë, ortodoksë epirotë si dhe pjesën unite shqiptare ortodoksë të cilët respektonin Romën, por ai pati qëndrim konstruktiv edhe ndaj ndaj muslimanëve, dhe si rrjedhojë, pas vdekjes së tij, pësuan të gjithë, pasi hakmarrja Osmane ishte tejet e tmerrshme dhe afatgjate kundër të gjithë shqipfolësve (katolikë, ortodoksë e mualimanë), sa që sulltan Mehmet - Fatihu me ferman ua pati ndaluar gjuhën shqipe si gjuhë komunikimi, deri edhe jeniçerëve me familjarët(!). Në ato kushte shqipfolësit për mbijetesë, u detyruan që një pjesë katolikësh e unitësh të shpërnguleshin drejt Perëndimit, disa zgjodhën jetën e vështirë në malet e pashkelura shqiptare; një pjesë tjetër e konsiderueshme vazhdoi përqafimin e islamit që kishte filluar më parë mbase edhe formalisht, po dikush prej tyre u detyrua të shpëngulej drejt Lindjes. Ndërkaq, ajo që zgjon interes dhe që la pasoja të rënda  brenda truallit arbnor si dukuri është që një pjesë tjetër gjithashtu e konsderueshme ortodoksish, që nuk u pajtuan me islamizim iu bashkuan ose u futën nën mbrojtjen e autoqefalive sllave (serbe, bullgare po edhe të asaje greke), sepse këto qefali kishin imunitet të garantuar me feman sulltani. Kjo dukuri përçarëse e shqifolësve nga halli në punim tonë quhet shkizmë e madhe fatale ndaj shqiptarëve, sepse të shpërngulurit në Perëndim e në Lindje  u shkëputen nga trungu i atdheut, larg trevave shqifolëse, kurse ata që iu bashkuan autoqefalive filluan të humbnin edhe emrin e arbërit dhe gjuhën ashtu si dhe një shumicë të islamizuarish, të cilët zyrtarisht quheshin turq. Kështu në këtë proces shkizmizimi fatal në gjuhën  shqipe u shpikën emërtime të reja.  Për ortodoksët që hynë nën mbrojtjen e Kishës sllave u shpif trajta shki/je (fjalë që shpjegohet si kontaminim i dy termave të shqipes së hershme, njëjësi: *shklav (shkja shka) për konceptin  sllav) dhe fjalën shkiz/më-a sipas konceptit të ndarje-përçarjes, të shkyer nga trungu, duke u shfrytëzuar të dyja fjalët edhe sot kemi njëjës–shumës, jo aq model: shka – shki/je, përkatësisht ndarje trevash: shkitë (e Serbisë)/shkitë tanë ose shkitë e vendit, jokolonë, ndërkaq muslimanët që ruajtën gjuhën, por ndërruan fenë, qoftë edhe formalisht, u quajtën shqiptarë, të cilëve iu bashkuan katolikët arbnorë si dhe ortodoksët unitë (epirotë) e të tjerë, të cilët nuk kishin rënë plotësisht nën ndikimin gjuhësor as të sllavëve (serbëve), as të grekëve.  Në punim u shprehën mendime rreth etimologjisë së fjalës shqip (me shqipë).  Fjala shqip fillimisht e shfaqur si fjalë njërrokëshe (monosilabike) patjetër shte polisemantike, përdorej si folje, ndajfolje, e si emër, mbiemër etj.  Është i  njohur fenomeni ndërdialektor shpërndërrimit të tingujve K/Q, andaj  trajta shqip ndeshej edhe  shkip. Në këtë trajtë shkip shkipi edhe Milojeviqi quante gjuhën shqipe dhe shqipfolësit, e përdorte pra edhe si emër edhe si folje.

Sidoqoftë,  fatkeqësisht, këtë ndarje shkije/turq, apo shkije/shqiptarë që nga shekulli XVIII e sidomos në shekullin XIX e XX, e ishfrytëzuan për interesa të veta Serbia, në njërën anë  dhe Turqia, në anën tjetër, saqë të tillët, sivëllezërit e një trungu gjaku e gjuhe, i konfrontuan në lufta të përgjakshme vëllavrasëse me ngjyrë fetare. Madje Turqia, ndërkohë kur doli humbëse në ato lufta ia dorëzonte tokat shqiptare Serbisë, e cila me zjarr e hekur (nën emër si turq) i dëbonte shqiptarët autoktonë nga trojet e veta. Me një qëndrim të tillë serbët apo shkitë e Serbisë përkeqësuan së tepërmi raportet me shqiptarët liridashës, të cilët megjithatë këtej në Kosovë nuk shprehnin armiqësi ndaj ortodoksëve, shkive të vendit, në treva të përziera me shqiptarë (muslimanë e katolikë), të cilët zakonisht ruajtën gjuhën shqipe në familje deri në ditet e sotme, por nga Kisha quheshin serbë (skizmatikë), vetëm pse respektonin ortodoksinë e ashtuquajtur serbe.

Së pesti, pikërisht rreth jetës normale ndërfqinjësore të shkive tanë si miq, krushqie apo farefisnie me shqiptarë bëhet fjalë në kreun e pestë, ku si shembull konkret merret fshati Reçan i Therandës (Suharekës), por shembuj të tillë harmonie ndërfetare e  etnike shqiptaro-serbe  (muslimane/ortodokse) kanë qenë të shumta dhe ende janë në Kosovë, edhe pse nga lufta e fundi (1998-1999) për shkak të agresivitetit dhe masave barbare tejmase të organeve milosheviqiane, rastet e tilla janë pakuar shumë. Në të vërtetë,  ne evokuam me nostalgji bashkëjeten normale konkretie ndërfqinjësore shqiptarë e shkive tanë (serbë), kryesisht shqipfolës në fshatin tonë, duke i ilustruar kujtimet, tona me  historinë e fshatit, gjenealogjinë e familjes Veselaj dhe duke cekur plot probleme të shkaktuara nga pushtetet e huaja, siç ai ishte ai serb që ndihmoi Kishen Serbe ta përvetësojë e transformuojë në Kishë serbe varrmuranën e fshatit pa fakte, pasi nuk dihet ishte varrosh pagan (ilir), katolik, apo vërtet ortodoks i nënritit grek! Sido që të ketë qenë, banorët e fshatit  kishin përballuar me sukses sfidat dhe kishin ruajtur fqinjësinë si duhet që nga koha  turke, pastaj ai i Kralevinls Serbe, qeverisjes Bullgare, Austro-bullgare, Kralevinës Jugosllave, Shqipnisë italiane-gjermane, Jugosllavisë Socialiste, duke ruajtur bashkëjetesën deri në fund të Jugosllavisë së cunguar, mirëpo nën regjimin e  sundimin e Milosheviçit, i cili mjerisht prishi ato marëdhënie ndërfqinjësore, sa që nga të dyja palët pati edhe humbje njerëzore dhe si pasojë pati shpërngulje me dhunë, së pari, të shqiptarëve, të cilët u kthyen pas Luftës dhe së dyti, të serbëve të cilët me rastin  ikjes pa kthim të Ushtrisë serbojugosllave, mjerisht i tërhoqi me vrte edhe ata në Serbi, si duket pa kthim, pasi, siç jam informuar i paskan shitur pronat.

Së gjashti, para se ta trojtonim më në hollësi arsyen pse rilindësit tanë si promotor të zgjimit, rritës dhe e sendësimit të kombit shqiptar nuk u mbështeten në ndeonjë fe, siç bënë disa shtete të Europës dhe sidomos shtetet fqinje, të cilat e përforcuan fenë ortodokse, duke e pasur në ndihmë Rusinë. Rilindësit vepruan me vend që si mbështetje për shqiptarinë përzgjodhën  gjuhën shqipe, e cila u quajt edhe si fe shqiptare, sipas motos: Feja e shqiptarit është shqiptaria (VasoPasha), e modofikuar prej nesh në këtë punim: Fe që Zotynë e bekon /shqiptaria feja jonë, ku me shqiptari domosdo kuptohet respektimi i tri feve: muslimane, katolike e ortodoks, por aktualisht edhe të çdo besimi apo ideali të shenjtë shqipfolësish, por që ai besim a ideal ka për nder të qëndrojë brenda kësaj kauze shqiptarësie. Kështu rilindësit tanë të të gjitha feve me shqipen promotor dhe pas shumë perpetive më 1878 e ravijëzuan autonominë, kurse më 1912 nën tym e flake nga agresioni pushtues i shteve fqinje të pabesa ortodokse, e shpallën Pavarësisë, pikërisht në trojet e veta historike të identifikuara që nga Iliria dhe më pas të përkufizuara nga Diklocioani me Tetrtkinë e tij rreth qyteteve Shkodra, Durrësi, Shkupi, Preveza, duke përjetuar Shkizmën e Madhe kristiane dhe ndërkohë me dy shtete mesjetare albaneze me kryeqytete: Kruja, Durrësi, pastaj në bashkësundim me Nemanjiqët, dhe ndërkohë edhe me shenjimin e katër Vilejetet të Perandorisë Osmane me kryeqytetet: Shkodra, Shkupi, Manastiri Janina. Sidoqoiftë, edhe pse tokat shqiptare të këtyre vilajeteve u coptuan nga agresioni i fqinjve, megjithatë Shqipëria nuk u zhbë pikërisht në saje të gjuhës shqipe si promotor, e cila  sherbeu siç shërben edhe sot si armë e kriter i veçantë për zgjimin dhe bashkimin kombëtar, që ishte dhe është njëherazi një si risim që cilësohet edhe sot si një kontribut edhe në arenën ndërkombëtare, ngase qëndron si një shembull e një kombi modern i bekuar, ngase me fjalën shqiptari nënkuptohet respektimi i tri feve jetësore kombëtare katolike, ortodokse, muslimane.

Së shtati, veç tjerash në këtë krye shprehemi me njëfarë befasie në të mirë të autoritetit të autorit Millojevi?, sepse përkundër mohimit të shqipes si kriter i së vërtetës rreth përqindjes së entitetit shqiptar në Kosovë, doli në shesh e vërteta që vepra e tij përgjithësisht  ishte një  mal i  madh që në pyjet e tij nuk ndeshen vetëm  shkurre e druj të shtrembër me vlerë  vetëm për zjarr oxhaku, por ndeshen edhe lisa e lëndë drusore me vlerë për ndërtimtarinë shkencore historike e gjuhësore e disiplina të tjera në të mirë të gjuhëve përgjithësisht, por edhe të shqipes në veçanti. Në këtë kontekst, jo pse deshëm me nxjerrë dhjamë prej pleshti, por  pasi gjetëm material të befasueshëm me interes për e në dobi të shqipes që i trajtuam në dy nënkrerë, ku së pari morëm në trajtim mjaft të hollësishëm dy vjershëza ngucakeqe të shënuara shqip e të përkthyera serbisht dhe së dyti, duke i lënë shqipes pëveç një këngë që e kishte shënuar në shqipe të papërkthyer,  ai na befasoi me sajimin e një Sifjalorthi shqip –Serbisht me afro 350 fjalë e shprehje mjaft cilësore të shënuara nga të dyja dialektet kryesore të shqipes, dhe me këtë  dhe me qëndrimet e mëparshme që shqiptarët nuk i lë pa histori, Milojeviqi, edhe pse mbase me pahir, ia ka siguruar vetes një vend meritor në fushën e albanologjisë të studiuesve serbë të shekullit XIX me alfabet cirilik.

Në fund, ne nuk hyjmë në komentime rreth iluzionit të Milojeviçit rreth gjuhës serbe si gjuhë hyjnore, as për gjetjet e tij të 4470 toponimeve gjithandej nëpër botë, si dhe dhëna të tjera interesante historike që i hapin vaki ose libër argëtimi (vesela knjiga) ose rrugë gjurmimi për hulumtuesit  entuziastë serbë, por tash do të cek një konstatim të tij në dukje të guximshëm, por për temën tonë shumë argumentues, sepse nuk sjell në dyshim vetëm mitin ose ekzagjerimin e numrit të dy shpërnguljeve të serbëve nga Kosova gjatë luftave turko - austro-hungareze, 1690 dhe 177o, por edhe diçka shumë më tepër. Sipas tij “nëse vërtet ishte shpërngulur krejt, ose një numr aq i madh serbësh, atëherë si ishte e mundur që 85 vjet më vonë më 1775  që nga kufiri i Qarkut të Krushevës në Serbinë e Vërtetë e deri këtu të gjithë ishin serbë  ”. (??? ?? ?? ????: ?????? ?? ???? ???? ???? ?? 85 ???, ???????, ...?? ???? ??????? ??????????? ?????? ?? ? ?????? ?????? ?????.)  Mirëpo ndërkohë, siç konstaton ai, në këtë hapësirë numri i serbëve ka rënë, ku si shembull: “Përveç fshtrave të Llapit (???? ??????? ????), ku ndër 9 vendbanime  përmend edhe Podujevën e Krajmirocin,  e në disa vise të tjerasot nuk ka as zë as gjurmë serbe pravosllave (? ??? ???? ?? ???????????? ?? ????? ?? ?????), ngase sipas tij ndodhi jo shpërngulja po konvertimi, d.m.th. shqiptarizimi ose islamizimi i tyre, sepse turqit që nga shek. XV e kanë turqizuar Shënmërin  tonë! /????? ?? ????? ??? ? 15 ???? ????????? ???? ??. ???????????/

Sidoqoftë, nga kjo sekuencë kuptojmë që Milojeviçi nuk e demaskon vetëm ekzagjerimi-mitin e 2  shpërnguljeve serbe nga Kosova, po aq më tepër, demaskon të gjitha mitet ndaj shumësisi serbe në Kosovës, sepse sipas interpretimit logjik shumica e të ashtuquajturve pravosllavë (ortodoksë)  që nga qarku i Krushevës që ishte trevë e Serbisë së Vërtetë e deri në pjesën tjetër të Serbisë së Vërtetë (Kosovës) më 1775 të gjithë këta banorë pravosllavë edhe pse quheshin serbë në të vërtetë gjuhësisht nuk kishin qenë të tillë, sepse ndërkohë me rastin konvertimit  ose  turqizimit ata nuk ishin më serbë sepse nuk dëgjonin  nga popat lutjet nga sllavishtja e vjetër kishtare, por ata nuk  bën as turq gjuhësisht, ngase siç kutohet dritë më diell e vërteta, këta paskan qenë shqiptarë ortodoksë dhe tani kishin mbetur shqiptarë musëlimanë, për ndryshe do të ishte pamundur që humbnin çdo zë e gjurmë serbe, apo jo?!    Kështu pra, kjo masë serbe e poturëzuan sipas Milojeviçit u poshkipëzua, me fjalë të tjera ishin shqiptarë ortodoksë dhe mbeten po shqiptarë po me fe tjetër, andaj me këtë të vërtetë rrëzohen të gjitha mitet rreth Kosovëa pa shqiptarë, (!!!) por vetëm me serbë njënacional ortodoks (!!). Pamëdyshje tashti e kanë lehtë me kuptue, jo vetëm studiuesit e krerët e  autoqefalisë serbe, por çdo njeri me mend që shumica ortodokse e kishës pravosllave serbe  në viset e kosovare e gjithkëndej nuk kishin qenë serbë në familje me kuptimin e sotëm njënacional, po kishin qenë të tjerë gjithsesi shumicë shqiptare, pa përjashtuar ndonjë  serb, bullgar, arumujn etj.

Kështu duhen mirëkuptuar e interpretruar të gjithë dokumentat statistikorë të cekur si ekzistues nga epoka para dhe gjatë sundimimit osman, si:

I.  Etapa para osmane ose srpsko carstvo   mbretëri serbe (ndoshta inekzistuese!!), si p.sh

a) Karta e Deçanit  më 1330 janë shënuar 3 fshatrat arbanase , ndërsa 89 serbe, dhe

b) shërbyes në  kooperativë  bujqësor ndër 2666  familje 44 dalin të shënuara si arbanase dhe 2622 serbe (ortodokse).

II.  Në etapën gjatë sundimit osman del miti i Luftës së Kosovës, ku assesi nuk duhet parë Kosovën ortodokse (pa shqiptarë e serbë), andaj duhet interpretim i drejtë sepsesi  atributi serbë nuk paraqet serbët me kuptimin  e sotëm etni njënacionale. Kështu:

a) te VLK-Defteri  (1455) , ku dalkan vetëm 480 arbanas mbase të islamizuar apo katolikë, ndërsa 12.985 ortodoks (serbë!), duhet kuptuar se numri i vogël mbase paraqet kotolikët;

b. edhe te Regjistrimi vitit 1486 ku statistika nxirrka 99% ortodoksë  ose 16.729 banorë, duhet kuptuar 1% si katolikë;

c. te statistikat e shekullit XIX ku si më i dalluari që ceket në burime të caktuara edhe në Krstaria e Wikipedia për Kosovë del Milojeviçi, veprën e të cilit e kemi trajtuar mjaft në hollësi, ku gjithsesi si shumicë etnike dalin shqiptarët, jo serbët.

Së këtejmi, vetkuptohet se është mashtrim patalogjik (velika fatalna zabluda) të mendohet se të gjithë ortodoksët ishin serbë me kuptim të sotëm njënacional, andaj kishat, manastirat otortoksë në Kosove, për të cilat kemi simpati e vlerësime  të mëdha, dihet se i takojnë trashëgimisë së  të tillë, andaj krerët e KOS-it nuk duhet ta kenë të huaj gjuhën i ipeshkv Nolit e Xhuvanit dhe të shenjtores Angelina Komneni, motra e madhe kombëtare e Nanë Terezës, ngase me një sendëzim të tillë jo vetëm tërë masa do ta ketë më përzemër Fenë që Zotynë e bekon... (vera ve?na, vera sllavna...), por edhe meshat e saborat ortodoksë do të jenë përplotë me besimtarë  e dëgjues të feve që Zotynë ua ka bekuar shqipfolësve.

Ç’është e vërteta, mbesin edhe shumë gjëra ta paqarta nga ky punim që pritet të elaborohen nga studiues edhe më me komptencë, megjithatë ne po përmbyllim këtë punim, të cilin e pamë me interes që në kreun e parë pasi iu hoqëm tisin e gënjeshtërt që mbulonte të vërtetën, e cila u përforcua edhe në krerët vijues, duke falenderuar autorin Milojeviç, njërin nga argatët e dalluar të albanofobisë, i cili me pahir, përkundër fjalëve dhe shkrimeve, me punën e tij, para 150 vitesh përgenjeshtroi vetveten, ngase nën atë tis na dha mundësi që me një riintepretim të lirë logjik me lehtësi të konfirmonim realitetin për shumicën e përqindjes shqiptare në Kosovë e gjithandej në krahasim me atë ortodokse.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora