E merkure, 18.09.2019, 12:42 PM (GMT+1)

Komente

Hasan Selimi: Me Skënderbeun u rritëm...

E hene, 19.11.2018, 08:07 PM


ME SKËNDERBEUN U  RRITEM…

-Nga fjala e hapjes e studiuesit Hasan Muzli SELIMI, mbajtur më 11 tetor 2018 në Tiranë,  në “Ora e Madhe Letrare për Skënderbeun”, organizuar në kuadrin e 550 Vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, në “Vitin e Skënderbeut” dhe të Simpoziumit Ndërkombëtar Kulturoro-Letrar “Skënderbeu në Kulturën Europiane” (Kosovë, 8-10 tetor 2018), nën kujdesin e Unionit të Shkrimtarëve e Kritikëve Shqiptarë (USHKSH) me kryetar Reshat Sehitaj -

Në klasen e katërt mësuesi na dha mësim dite poezinë e Naim Frashrit “Krujë, o Qytet i Bekuar/ Prite, prite Skenderbeun / Po vjen si pëllumb i shkruar / Të shpëtoj Mëmëdhen nga armiqtë e mallkuar/.  Ai na e lexoi në klasë, na zgjidhi idenë artistike të veprës dhe na la detyrë ta mësojmë përmendësh.

Në shtëpi, në Kasaj, unë e lexova disa herë. Aq herë e lexova me të madhe sa u bana i bezdishëm. Baba më pyeti: si ishte Skenderbeu…?! Fillova të flas që Skenderbeu ishte i fuqishëm, trim dhe fluturonte me kalin e tij nga maja në majë. Baba më lejoi që të flas për Skënderbeun derisa unë nuk pata çfarë të them tjetër.

Në darkë vonë sipër shtëpisë tonë u dëgjue një zhurmë e madhe. Me sa duket ishte një avion që për kohën ishin të rrallë. Doli baba qëndroj pak dhe pasi u kthye e tha që “ishte Skënderbeu”.

-Pse nuk më thirre ta shikoj…-i thashë babës.

-Nuk ndaloi, ishte për shpejt. Donte të shkonte në front të luftës më Rusinë. Atje kishte ushtarët tash sa ditë – m’u përgjigj baba.

Në shkollë erdhi ora e leximit. Unë ngrita doren dhe para se të filloj të recitoj poezinë i thashë mësuesit që mbrëmë ka qenë Skënderbeu këtu nga shpija jonë, kaloj për në frontin Rus. Nuk ndaloi, sepse lufta po fillonte e nuk donte t’i lanë ushtarët vetëm.

Mësuesi nuk qeshi, por shpjegoi me shumë pedagogji që Heroi nuk jeton. Ai është në dashurinë tonë dhe e kemi kudo. U mërzita që nuk doli dëshira ime. Por kaq ishte dijenia ime.  Mendoja se prindi im është gjithçka dhe gjithçka dinë ai është e vërtetë. Nuk më shkonte në mendje që baba lot me mue në atë mënyrë kur ishte aq i ashpër.

Sot në kuadrin e 550 vjetorit të ndarjes nga rruga, puna vetmohuese politike, ushtarake, ekonomike, shkencore dhe diplomatike  e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut,  këtu në Tiranë, nën mbikqyrjen e Presidentit të Unionit të Shkrimtarëve e Kritikëve Shqiptarë, z. Reshat Sehitaj, po organizohet ky tubim  “Ora e Madhe Letrare-historike, filozofike e Skënderbeut”. Kjo veprimtari ka ditë që vazhdon me sukses në trojet etnike shqiptare si në Prishtinë  e Shkup, Prizren e Ulqin e tashti në Tiranë.

Periudhën nga 6 maj 1405 deri me 17 janar 1468 Skënderbeu ia la në dorë pa frikë historisë, letërsisë, filozofisë dhe analistëve të tjerë të çdo kohe e të çdo niveli. Gjatë periudhës nga data 17.01.1468 e në vazhdim janë ba shumë studime, analiza, sesione e simpoziume shkencore për burrin me shumë emra Jeon, Gjergj, Skënderbe, Aleksandër Kastriotin dhe akoma nuk është kompletuar figura e tij poliedrike.

Për të dhënë kontributin publik sot në këtë aktivitet kanë ardhë shkenctarë, shkrimtarë e poetë, nga gjithë Shqipëria, miq të Shqipërisë e të shkencës, profesorë të nderuar nga bota si: Kryetari i Unionit të Shkrimtarëve të Rrjetit Botëror z. Daniel Lewers nga shteti Francez. Nga Universiteti në Londër, Nicole Barriere. Drejtore e Shtëpisë Botuese në Paris Helen Stafford. Akademikë të shquar si akkademik prof. dr. Beqir Meta – drejtor i Institutit të Historisë pranë Qendres së Studimeve Albanologjike në Tiranë,  ambasadori Malë Berisha, ambasadori Spartak Topollaj, si dhe shumë personalitete të penës, krijimtarisë e veprimtarisë kombëtare e shkencore brenda e jashtë territorit të Shqipërisë.

Këtu në  Hotel “Opera” në Tiranë kam nderin ta deklaroj të hapur këtë veprimtari me peshë dhe që do të zanë vend në historinë e kulturës shqiptare.

Më del për detyrë të konfirmoj se puna ime kërkimore për këtë aktivitet nuk do të këndohet, pasi këtu ka njerëz, siç e shprehem më lart, që do të përformojnë dijet e tyre për Heroin tonë Kombëtar, Skënderbeun. E duke larguar nga mendësitë praktike amatorizmin do i lëmë vendin profesionistëve të Kombit tonë  e profesionistëve të huaj.

Kam nderin dhe kënaqësinë, që në cilësinë si drejtues dhe organizator i këtij evenimenti kulturor e shkenor t`ia jap fjalën Kryetarit të Unionit të Shkrimtarëve e Kritikëve të Kombit  Shqiptar me seli në Prizeren-Prishtinë, Tiranë, Shkup e Ulqin, Zotni fort i nderuar, Reshat Sehitaj.

Përfundimisht ju falenderoj për kontributin tuaj sot këtu dhe ju uroj sa ma shumë kontribute të tjera në të mirë të shkencës dhe të Atdheut tonë.

Në këtë moment e deklaroj të hapur këtë aktivitet me peshë në këtë stad zhvillimor kombëtar për Heroin tonë Kombëtar me emrat ma të lavdishëm që i trashëgoi në histori shqiptare e botërore.

Faleminderit!

Tiranë.  e enjte, më 11.10.2018.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Islam Lauka: Pajtimi me Rusinё ose politika e rrёnimit tё Pavarёsisё sё Kosovёs Dedë Preqi: Presidenti Rugova nuk do vetëm lule te varri, por punët të vajnë për së mbari! Valon Jashari: Invazioni i shtetit serb ndaj asaj pak kulture shqiptare që ka mbetur në Preshevë Reshat Kripa: Bashkëbisedim me Mid’hat Bej Frashërin Skënder Kapiti: Në Shqipëri duhet RI-VETTING- VETTING për VETTING-un Murat Gecaj: Valltarja 'brilante' Xhevahire Gashi Skënder Jashari: Tentim-shantazhimet e Serbisë ndaj Faktorit Ndërkombëtar kundër Kosovës Dedë Preqi: Driblimet e Hashimit deri te këmbët e Putinit Reshat Nexhipi: Deputetë dhe analistë të nderuar, mos lejoni nëpërkëmbjen e historisë tonë të lavdishme dhe dinjitetin ynë kombëtar Reshat Nexhipi: Europën, e kanë krijuar njerëzit e racës tonë Reshat Nexhipi: Kontributi indirekt i Skenderbeut për Kongresin e Alfabetit Reshat Kripa: Mirëserdhe Mid’hat Bej Frashëri Jahja Lluka: 'Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë' Zymer Mehani: Kongresi i Manastirit - Faqe e lavdishme në historinë e popullit shqiptar Faton Mehmeti: Ja s’i Labi po e pengon Ministrin e Brendshëm, dhe kërcënimet ndaj Pacollit Skënder Kapiti: Kosova është e para - 4 xhudistet e Kosovës, krenari kombëtare Florim Zeqa: Taksa për produktet serbe, marketing politik i Qeverisë! Ilmi Musliu: Kthimi që nuk ndodhi Xhylije Ibrahimi: Tërheqja e njohjeve, dështim i diplomacisë kosovare Hazir Mehmeti: 100 vjet nga Republika e Parë e Austrisë

Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT