Monday, 10.12.2018, 04:35 AM (GMT)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Kongresi II i Fakultetit të Mjekësisë Dentare - Tiranë

Sunday, 18.11.2018, 06:53 PM


KONGRESI II I FAKULTETIT TË MJEKËSISË DENTARE - TIRANË

Nga Lutfi ALIA

Më 9 – 10 nëntor 2018, në Tiranë zhvilloi punimet Kongresi II i Fakultetit të Mjekësisë Dentare i Univer-sitetit Mjekësor.

Ky kongres, me tematikë aktuale: “Qasje të reja ndërdisiplinare në reabilitimin oral dhe të përgjithshëm”, ishte evenimenti i dytë shkencor brenda vitit 2018 i Fakultetit të Mjekësisë Dentare, shprehje e kultures dhe e tradites shkencore, e shoqëruar dhe e ballafaquar denjësisht me përvojën profesionale shkencore bashkëkohore.

Ndonëse për modesti të drejtuesve, u deklarua kongres i Fakultetit të Mjekësisë Dentare, në fakt u zhvillua me të gjitha atributet e një kongresi ndërkombëtar, çka e dëshmon pjesmarrja e 68 studiuesve të huaj, niveli i lartë shkencor i referimeve dhe i diskutimeve, organizimi harmonik në 30 module, ku u referuan 178 studime, nga të cilat 58 të prezantuara nga studiues të huaj. Në strukturën e kongresit, ashtu si në kongrese ndërkombetare të vendeve të tjera, u integruan dy workshope, si dhe disa simpoziume dhe sesioneve shkencore satelite.

Punimet e kongresit u ndoqën nga mbi 1300 mjekë stomatologë, kirurgë maksillo-facial, kolegë nga Kosova dhe Maqedonia, nga mjekë të specialiteteve të ndryshme të mjekësisë, si dhe nga një grup konsistent studentash të Fakultetit të Mjekësisë Dentare.

Gjatë bashkëbisedimeve me personalitetet e huaja, referues studimesh dhe moderator modulesh në kongres si Prof Anna Minovska, Prof. Helmut Engels, Prof. Roberto Giorgetti, Prof. Francesco Inchingolo, Prof. Ioannis Georgakopoulos, Prof Arwed Ludwig, Prof Özgül Altintaş, Prof. Corrado Caporossi, Prof. Marina Di Domenico, Prof. Elio Minetti, Dr. Ivica Anic, Dr. Maciej Mikolajczyk, Dr. Antonino Lipari, Dr. Mario Perotti, Dr. Alberto Monje, Dr. Mattia Fontana, etj., të gjithë unanimisht dhe me kompetenca, e vlerësuan kongresin të nivelit ndërkombetar, madje pyesnin “pse nuk e kanë emërtuar ndërkombëtar ?!”.

Natyrisht nuk ka truke, apo paqartësi. Emërimi Kongresi II i FMD ishte një vendim, që shpreh qartë virtytin e modestisë intelektuale të drejtuesve të Fakultetit të Mjekësisë Dentare.

Edhe pse “zyrtarisht” nuk u emërtua ndërkombetar, magjia e Kongresit II të Fakultetit të Mjekësisë Dentare ishte organizimi i përsosur, zhvillimi i koordinuar në harmoni, niveli i larte shkencor, i shprehur me referime rreth problematikës odontostomatologjike të vendit tonë, të bashkëshoqeruara me shumë referime shkencore nga studiues nga të huaj, pra pa asnjë ndryshim nga kongreset ndërkombetare të organizuar në vendet e tjera.

Një vlerë shtesë e këtij kongresi ishte botimi paraprak i librit të abstrakteve në gjuhët anglisht dhe në shqip, ku janë perfshirë shkurtimoret e të gjitha referimeve shkencore.

Studiuesit shqiptarë dhe te huaj, me referimet dhe dialogun shkencor, prezantuan rezultatet e punës dhe të kërkimeve shkencore në spektrin e gjerë të shkencave odontostoamtologjike, përcaktuan objektiva dhe hapën perspektiva të reja, që arritjet shkencore bashkëkohore, të aplikohen në praktikën stomatologjike të vendit tonë. Referimet përfshinin tematikë të gjërë, si odontoiatria pediatrike, odontoiatria restaurative, implantologjia orale, odontoiatria protezike, parodontologjia, kirurgjia orale dhe maksillofaciale, endodoncia, ortodoncia, ortognatodoncia, odontoiatria speciale, mjekësia orale, metodat dhe teknologjitë e reja diagnostike, protokollet dhe teknikat e reja dentare, trajtimi dentar i pacientëve autikë etj, etj.

Ky spektër i gjërë tematike, i shkonte për shtat këtij kongresi në permasat dhe në nivele nderkombetare.

Shërbimi stomatologjik i sistemit shendetësor kombëtar dhe i profesionistëve të lirë, në dy dekadat e fundit kanë bërë progrese në të gjitha aspektet, si në sistemin organizativ, në zgjerimin dhe fuqizimin me klinika të shumta stomatologjike komode dhe moderne, të pajisura me aparatura dhe teknologji të kohës, të furnizuara me materiale stomatologjike të cilësisë së lartë, të paraprira dhe bashkëshoqëruar me përgatitjen profesionale të mjekëve stomatologë në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, që është lider në formimin profesional të “mjekut stomatolog të përgjithshëm”, në specializimin pasuniversitar dhe në formimin shkencor të stomatologëve.

Shërbimi stomatologjik shqiptar ka arrijt rezultate në parandalimin, diagnostikimin e hershëm, në kurimin dhe reabilitimin e sistemit dentar, në luftimin e sëmundjeve që lëndojnë dhëmbët dhe indet e buta të gojës, duke kontribuar në përmiresimin e shëndetit të popullatë s.

Këto suksese, janë pasqyrim konkret i ritmeve të shpejta dhe i niveleve të larta të zhvillimit të stomatologjisë shqiptare, progres ky që e ka revizionuar dhe zgjeruar fushën e veprimit dhe mënyrën e ndërhyrjes të mjekut stomatolog, i cili sot studion jo vetëm natyrën e sëmundjeve, kurimin e tyre dhe reabilitimin dental, por dhe ndikimet e kushteve mjedisore, te stilit te jetës, te gjëndjes sociale të pacientit, respekton dhe garanton të drejtat themelore për mirëqenie shëndetësore të popullatës.

Këto aspekte organizative dhe profesionale të stomatologjisë shqiptare, nuk mund të kuptohen pa zhvillimin e kërkimeve shkencore, sepse stomatologjia nuk është thjeshtë profesion, por është shkencë, është art, është kulturë dhe mision sublim humanitar, e dedikuar intensivisht në parandalimin e sëmundjeve të dhëmbëve dhe të gojës, pra kontribuon në shërimin e jetës të lënduar nga sëmundjet.

Kjo panoramë profesionale, didaktike dhe shkencore e Fakultetit të Mjekësisë Dentare dhe e Shërbimit të Stomatologjisë Shqiptare, u pasqyruan denjësisht në Kongresin II të FMD.

Kongresi i filloi punimet më 9 nëntor, në sallën “Balsha” të hotel Tirana - International.

seancën plenare, Prof Edit Xhajanka, dekane e Fakultetit të Mjekësisë Dentare dhe kryetare e komitetit organizativ, mbajti fjalën e hapjes të punimeve të kongresit.

Prof Xhajanka theksoi se ky kongres shkencor është forumi ku bëhen bilancet e punës dhe i kërkimeve shkencore, ku përgjithësohen rezultatet, sugjerohen rrugët dhe kriteret e aplikimit në praktikën odontostomato-logjike shqiptare, të arritjeve shkencore bashkëkohore, të metodave, të teknikave, të protokolleve moderne të mjekimit dhe të reabilitimit dentar, ashtu si ekspozohen arritjet tona në luftimin e sëmundjeve të dhëmbëve dhe të gojës, duke shprehur dhe kontributet në rritjen e mirëqenies shëndetësore të popullatës.

Prof Xhajanka theksoi se me politikat e reja shëndetësore, me nivelin e lartë profesional të personelit mjek dhe teknikë stomatologë, me zgjerimin e modernizimin e stomatologjisë shqiptare, si dhe me krijimin e shumë specialiteteve dhe nënspecialiteteve të shërbimit stomatologjik, shtrojnë detyrë kooperimin ndërdisiplinor për reabilitimin oral dhe të përgjithshëm, objektiv ky dhe i kongresit II të FMD.

Në organizimin e kongresit FMD u bashkëpunua dhe me institucione te tjera si me Urdhërin e Stomatologut tё Shqipёrisё, Klinikёn Stomatologjike Universitare, Universitetin “Aldent”, Universitetin “Zonja e Kёshillës sё Mirё”, me “Albanian University”, me Shoqatёn Kombёtare Shqiptare tё Profesionistёve Dentarё, Shoqaten Ballkanike të Stomatologëve, ashtu dhe me universitete prestigjoze të huaja si me Universitetin “La Sapienza” të Romës, Universitetin “Aldo Moro” të Barit, Qendrën Universitare “Charitè” Berlin, Universitetin e Chietit, Universitetin “Tor Vergata” Romë, Universitetin e Studiemeve të Sienës, Universitetin e Napolit, WAGRO Association në Greqi, me Universitetet e Prishtinës dhe tё Tetovës etj, etj.

Në respekt të traditës dhe kulturës shqiptare, pjesmarrësit e kongresit i pershendetën: Prof. Anna Minovska, zv-Presidente e Shoqatës Ballkanike të Stomatologëve dhe Presidente Nderi e Kongresit II të FMD; Prof. Virgjinia Mulo – Presidente e Kongresit II dhe zv-dekane e FMD; Prof Alma Idrizi, zv-rektore e Universitetit të Mjekësisë; Prof. Francesco Inchingolo, i deleguari i rektorit të Universitetit të Barit dhe Prof. Mira Rakacolli zv-ministre e Ministrisë së Shendetësisë.

Në përfundim të seancës plenare, kongresi vazhdoi ne aktivitete intensiv me prezantimin e studimeve në 30 module, të moderuar në bashkëpunim harmonik dhe me kompetenca, nga studiues të huaj dhe shqiptar.

Në modulin 1, me moderatorët E. Xhajanka, A. Minovska, G. M. Gravina, I. Georgakopuolos, u prezantuan  studime, që ekspozuan pervojën në domozdoshmërinë e kooperimit ndërdisiplinor.

Dy autorët italianë G. M Gravina dhe M. Libertuci referuan rëndësine e punës në ekip për drejtimin dhe reabilitimin e oral.

I. Georgakopuolos, për të shprehur përmasat e gjera të aktivitetit odontostomatologjik dhe koperimin ndër-disiplinor, në referatin e tij përdori një metafor sinjifikative: “Si të notosh në oqenain blu dentar”, dhe sugjerimet i tij i konkretizon duke rekomanduar aplikim protokollesh dhe teknika dentare bashkëkohore.

Në modulin 2 me moderatorët: V. Mulo, C. Taglia, K. Ferati, M. Libertucci, u prezantuan studimet rreth rehabilitimit të rasteve me periodontite dhe me tumore beninje maksillare.

A. Minovska referoi studimin rreth rezultateve me përdorimin e teknikës ER:YAG lazer, për trajtimin e rasteve gjithëpërfshirës dhe në veçanti rezultatet e trajtimit me lazer në periodontologji.

C. Taglia pasi trajtoi specifikat e shprehejes klinike të tumoreve beninje të maksillës, prezantoi eksperiencën e tij dhe te ekipit në trajtimin e këtyre tumoreve.

Në modulin 3 me moderatorët B. Polici, L. Gallotini, A. Lipari, F. Coniglione, me interes ishte studimi i A. Lipari dhe R. Perotti, të cilët prezantuan proçedurat digitale në dezajnin funksional, në një rast të ndërlikuar.

F. Coniglione referoi eksperiencën në trajtimin dentar të femijeve autikë, duke treguar vështirësitë dhe mënyrat për të zgjidhur këto probleme. Shpresojmë, që kjo eksperiencë të gjej zbatim, pasi në Shqipëri femijët autikë, ende nuk kanë të garantuar tutelën dhe trajtimin stomatologjik me specifika të veçanta.

Diagnoza në pacienta me aftësi tjetër intelektuale, paraqet vështirësi, sidomos në marrjen e anamnezës, ashtu si ekzaminimi objektiv dhe trajtimi odontostomatologjik kryhen me sedacion të thellë, ose me narkozë. Shumica e këtyre pacientëve duhen trajtuar ne kushte spitalore, në sallë operatore me personel të specializuar per trajtimin e këtyre pacientëve të vështirë. Këto aspekte sugjerojnë se me këta pacienta, është më e lehtë të parandalohen sëmundjet odontostomatologjike se sa trajtimi i tyre i gjatë e me probleme.

L. Gallotini në bashkëpunim me M. Oricchio prezantuan panoramën e protokolleve të reja në “One-Day”

në dentistrinë speciale dhe në vazhdim folën për përdorimin në praktikën odontoiatrike të sedacionit të thellë

endovenoz dhe të anestezisë së pergjithëshme, sidomos në pacientat autik.

Në modulin 4 me moderatorët R. Isufi, H. Engels, A. Ludwig, A. Theodhorjani, temat e refruara nga Helmut Engels, ngjallën interes për aplikimin praktik të proçedurave të ekstraksionit, implantimit dhe të protezimit, ndërsa A Ludwig referoi rezultatet në rikonstruksionin kockor, nëpërmjet mebranave të rezorbueshme PDLLA.

Në modulin 5 me moderatorët A. Alushi, M. Bardhoshi, M. Croce, C. I. Gargiulo, u prezantuan tema specifike të kirurgjisë orale.

M. Croce referoi përvojën në kirurgjinë e drejtuar, që ndihmon në thjeshtimin e fazave të ndërhyrjes kirurgjikale dhe vendosjes te sakte te protezave.

C. I. Gargiulo, referoi rreth proçeseve të plakjes, si dukuri që ndihmojnë njohjen me proçeset e degjenerimit kockor dhe natyrën e çrregullimeve meta-bolike të kockave të nofullave, gjendje këto me ndikim në refuzimin e graftit për implantet.

Implantet janë zgjidhje me përqindje të lartë suksesi, por kur realizohen me kritere, një ndër të cilat është njohja e ndryshimeve kockore metabolike dhe e plakja e kockave, që ndikojnë ne mos garantimin e rezultatit në një pjesë pacientësh, çka sugjeron dhe rrugë e teknika të tjera protezimi.

Në modulin 6 me moderatorët L. Xhemnica, F. Lela, G. Malcagni, I. Veropalumbo, u prezantuan tema të karakterit estetik dhe proçedura me ndikim në rigjenerimin e indeve.

G. Malcagni referoi studimin “Estetika dhe teknikat rigjeneruese nën ndikimin e faktorëve të rritjes dhe të qelizave staminale”.

I.Veropalumbo në bashkëpunim me R. Pasquarelli, prezantuan pervojën në parandalimin e dëmtimeve odontostomatologjike dhe ndjekien e të sëmurëve të trajtuar me radioterapi, për patologji neoplazike.

A. Izairi u prezantua me studimin “Qasja diagnostike e pacientëve me kserostomi medikamentoze”.

Në modulin 7 me moderatorët F. Keraj, S. Bara, C. Caporossi, M. Bordin, tematika e referimeve u për-qendrua në praktikat e restaurimit dhe trajtimin jo kirurgjikal te periodontit.

C. Caporossi pasi ekspozoi rezultatet në restaurimin indirekt dhe me nderhyrje minimalisht invazive në sektorët anetriore, vazhdoi të prezantoi rezultatet në restaurimin e sektorëve latero-posteriore.

M. Bordin ekspozoi eksperiencën në praktikimin e teknikës GBR të thjeshtëzuar, ndërsa G. Isola referoi punimin: “Roli i agjenteve zëvendesues për trajtimin jokirurgjikal të sëmundjeve periodontale”:

Në modulin 8 me moderatorët A. Qendro, E. Qorri, E. Petro, K. Karaj, u prezantuan referime komplekse. E. Qorri ekspozoi rezultatet e studimit të koncentrateve trombocitare në dentistri, ndërsa B. Cenkoglu referoi eksperiencën në diagnostikimin dhe trajtimin e neoplazive të gjënderrave të pështymës.

B. Abazi foli per trajtimin ne tre faza të periodontit agresiv.

Në modulin 9 me moderatorët S. Bara, E. Dedja, Xh. Ceka dhe N. Nasi, vazhduan të trajtohet problematika e paradontiteve. S. Bara referoi studimin “Ndikimi i disa faktorëve sistemikë në origjinën dhe prognozën e paradonitit”. Me interes ishte referimi i I. Çeka “Terapia paradontale si ndëdisiplinë në reabilitimin oral”.

B Simoni Malushi referoi problematikën në diagnozën e patologjive hiperplazike të gingivës dhe diagnozën diferenciale me patologji të tjera të ngjashme.

K. Çota u prezantua me referatin “Ergonomia dhe menaxhimi në performancë dhe prevenimi i patologjive odontostomatologjike”.

V. Disha prezantoi punimin: “Aplikimi i Tomografisë së kompiuterizuar në odontosstomatologji”.

Në modulin 10 me moderatorët K. Shala, M. Bardhoshi, A. Meto, I. Robo u prezantuan studime me tematikë të gjërë. M. Bardhoshi referoi eksperiencën në trajtimin e lezioneve beninje në rajonin oromaksillo-facial.

A. Meto trajtoi ndikimin e faktorëve antiseptike në kurimin endodontik të pulpiteve.

I. Robo prezantoi studimin: “Efektet e terapisë konservative në trajtimin e periodontiteve në pacienta me sëmundje sistemike”, ndërsa M. Smailaj prezantoi rezultatet në teknikat e shtresëzimit të kompozitit.

Në modulin 11 me moderatorët P. Kongo, N. Koçi, E. Xhajanka, A. Qafmolla u prezantuan pesë studime.

P. Kongo referoi temën “Morfologjia e kanaleve të dhëmbëve dhe problemet endodontike”.

E. Xhajanka u prezantua me studimin “Përdorimi i materialeve reziliente në protetikën e levizëshme”,

A. Qafmolla, referoi studimin për problemin shqetësues aktual: “Dëmtimet e shtyllës kurrizore nga përdori-mi i telefonit cellular”.

B. Koçi referoi studimin: “Ndikimi e shpëlarësve të gojes, në stabilitetin e ngjyres te koronave te procelanit”

E. Kotorri u prezantua me studimin: “Alergjia nga rezina dhe ngacmimet e mukozës në pacienta me proteza të levizëshme.

Në modulin 12 me moderatorët Ç. Toti, R. Xhemnica, E. Kongo, u prezantuan studime specifike.

E. Kongo referoi studimin: “Mundesitë dhe kufizimet në trajtimin e retruzionit maksilar”, F. Vinjolli trajtoi

“Terapia e kafshimit të hapur anterior nga parafunksionet”. M. Gusho prezantoi disa raste klinike me trajtim jokirurgjikal të anomalisë së KLS3, ndërsa Y. Abazi referoi studimin “Asimetria në ortodonci”.

Me 10 nentor, kongresi i vazhdoi punimet në 12 module dhe me dy workshope.

Në modulin 1 me moderatorët K. Gjilo, F. Inchingolo, A. Monje, G. Dipalma, u prezantuan studime lidhur me vlerësimin e patologjive dhe reabilitimin e indeve të buta të gojës.

F. Inchingolo në bashkpunim me G. Dipalma referuan temën: “Teknikat e reja të mjekësisë estetike për rigjenerimin indor oral, të nxitur nga faktorët e rritjes dhe qelizat staminale”.

A. Monje u prezantua me nje studim me nivel të lartë shkencor dhe me interesa praktike: “Kushtëzimi i indeve të buta, për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve peri-implantare”.

Në modulin 2 me moderatorët R. Giorgetti, L. Alia, K. Ferati, D. Brovina, tematika e referimeve iu kushtua ortodoncisë dhe karakterit multidisiplinar i odontostomatologjisë moderne.

R. Giorgetti prezantoi studimin “Sistemi stomatognatik, rëndësia në përceptimin e mirëqenies stomatologjike”. M. Fontana e nderoi kongresin me studimin shkencor origjinal “Ankorimi skeletal, një revolucion ortodontik”. Kjo teknike, uroj të gjej aplikim dhe në klinikat tona stomatologjike.

K. Ferati iu përkushtua evidencimit të qasjeve të reja multidisiplinare në stomatologjinë bashkëkohore.

Në modulin 3 me moderatorët I. Anič, M. Mikolajczyk, B. Gavazi, E. Xhajanka, u trajtuan disa protokolle dhe teknika të reja dentare. I. Anič referoi rezultatet e arrijtur me perdorimin e kompoziteve rezinorë BULK dhe adezivët e dentinës, për restaurimin e dhëmbeve posteriore të trajtuar me teknika motorike.

M. Mikolajczyk prezantoi studimin: “Orientimet klinike për zgjidhjen isntrumentale dhe obturimin e kanaleve të nderlikuar të dhëmbëve”.

Në modulin 4 me moderatorët Ç. Toti, G. Di Giovanni, G. Naimoli, V. Santomauro, u prezantuan studime me rezultatet e aplikimit të teknikave komputerike në realzimin e ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimin e patologjive odontostomatologjike.

G. Di Giovanni referoi temën: “Besushmëria, siguria dhe përparësitë dhe rezultatet e pritëshme në kirurgjinë e drejtuar kompiuterike në zonat estetike”.

G. Naimoli ne bashkepunim me V. Santomauro prezantuan studimin me shumë interesa në praktikën e implantologjisë: “Workflow analog dhe digital në implantet protezike, përparesite dhe kufizimet”.

Në modulin 5 me moderatorët N. Deda, G. Bavetta, V. N. Amodio, E Bardhoshi u refruan temat dedikuar aspekteve diagnostike intraorale dhe rigjenerimit të indeve te buta.

G. Bavetta prezantoi studimin: “Skaneri dentar intraoral, si teknikë që garanton suksesin në implantologji”.

V. N. Amodio, me studimin e tij theksoi rendësinë e rigjenerimit të indeve të buta, në zonat estetike.

Në modulin 6 me moderatorët A. Qafmolla, M. Di Domenico, L. Alia dhe R Qafmolla, u trajtuan dy aspekte të mjekësisë dentare. M. Di Domenico prezantoi studimin: “Interferenca ndërmjet mekanizamve epigenetike të HPV dhe faktorëve molekular në kancerogenezën e kokës dhe të qafës”.

Në vazhdim u trajtua morfologjia dhe imunohistokimia e kisteve odontogene.

Në modulin 7 me moderatorët R. Isufi, B. Kamberi, E. Minetti, A. Melo, u prezantuan studime në fushat e transplantit dhe të kirurgjisë maksillofaciale.

E. Minetti referoi studimin “Proçedurat e graftit të dhëmbit, osteoinduktimi fantazi apo realitet?”

R. Isufi prezantoi punimin: “Menaxhimi i difekteve të lindura të buzëve dhe të qiellzës”

L. Mavriqi prezantoi studimin “Kirurgjia implantare e drejtuar”.

Në modulin 8 me moderatorët L. Xhemnica, R. Xhemnica, E. Kongo, me interes ishte trajtimi i problemati-kes komplekse të kariesit te dhembeve ne femijet. L. Xhemnica prezantoi studimin “Diagnostikimi dhe trajtimi i lezioneve të kariesit të dhëmbëve në fëmijët 3 – 13 vjeç dhe në adoleshentët 14 - 18 vjeç”.

Rreth problematikës komplekse të kariesit dentar, duhej të kishte edhe më shumë studime. Sipas diagramës të propozuar nga Keyes më 1962, e vlefëshme dhe në ditët e sotme, kariesi i dhëmbit zhvillohet nën ndikimin e tre faktorëve: flora bakteriale kariogene, djeta e pasur me karbohidrate dhe ulja e aftësive mbrojtes imunitare të organizmit, pra kryesisht lidhet me shëndetin oral, pra me higjenën e gojës dhe higjenën alimentare. Kariesi eshte semundje infektive me ecuri kronike, me natyrë degjenerative, e transmetueshme, me shkakesi multifak-toriale, është ndër sëmundjet me përhapje të gjërë në popullatën shqiptare, sidomos në femijë. Kjo situatë dikton domzdoshmerine e aplikimit të programeve të parandalimit të kësaj semundje problematike.

A. Isufi prezantoi studimin “Rezistenca ndaj frakturës të dhëmbëve, ne trajtimin konservativ endodontik

dhe restaurimin me materiale kompozite”.

E. Pepla referoi eksperiencen e kursit baze dhe te avancuar në endodontologji për studentët e Universitetit

të Bristol-it.

F. Zoto referoi temën “Vlerësimi i efikasitetit të dy protokolleve të ndryshëm të irrigimit, para obturimit të

kanalit të rrënjës së dhëmbit”.

K. Frroku referoi studimin: “Humbja e parakohëshme e dhëmbëve të qumështit dhe pasojat në gingivën e

harkut të nofullave”.

Në modulin 9 me moderatorët Sh. Shaqiri, A. Demiri, K. Keraj, N. Hysenaj, u referuan pesë tema studimore.

Sh. Shaqiri u pezantua me referimin: “Menaxhimi protetik i pacientëve me sëmundje sistemike”.

S. Mustafai referoi temën: “Vlerësimi klinik i ndikimit të shkallës të daljes të dhëmbit të pjekurise, gjatë

ndërlikimeve nga infeksioni akut”.

N. Hysenaj prezantoi studimin: “Suksesi i protezave totale, hetime sipas protokolleve dhe skemave

okluzive, bazuar në të dhënat e pyetsorëve”.

A. Demiri referoi temën: “Qasje ndaj pacientëve me terapi antikoagulante në kirurgjine orale.”

R. Dragusha prezantoi pervojën studimore: “Si ndikon përparimi minimal invaziv, në lidhjen e qeramikës

me indet e forta të dhëmbit”.

Në modulin 10 me moderatorët R. Isufi, G. Kaçani, N. Hysenaj, u referuan 6 tema studimore.

A. Isufi u prezantua me referimin: “Vlerësime psikosociale i pacientëve, që kërkojnë kirurgji ortognatike”.

A. Likaj referoi rezultatet në rikonstruktimin e deformimeve postneoplazike në rajonin maksillofacial.

I. Alimehmeti prezantoi temën: “Protezat dentare elastike, një zgjidhje për pacientat me proteza akriliku”.

K. Beqiri u prezantua me referimin: “Dëmtimet e protezave të levizeshme, të përdorura”.

E. Nastasi prezantoi rastet klinike të trajtuar me terapi frenuese të malokluzionit të klasës së dytë.

B. Veliu prezantoi temën studimore: “Teknikat e fiksimit të kurorave dhe urave mbi implantet: perparësit

dhe veshtiresite zbatuese”.

Në modulin 11 me moderatorët T. Pustina, K. Keraj, E. Petro, u prezantuan me problematikë komplekse.

T. Pustina prezantoi përvojën në menaxhimin stomatologjik të pacientëve me aftësi tjetër intelektuale.

Konkretisht ky studim, përqëndrohej në trajtimin me invazion miniml të pacientave me sindromën Down.

G. Demiraqi referoi temën: “Instrumentat që ndikojnë në përfitimin e graftit autolog”.

J. Vrioni referoi temën “Menaxhimi i infeksioneve të thella të qafës”.

B. Asllanaj prezantoi studimin “Rëndesia klinike e kanaleve mandibulare bifid dhe trifid”.

Me interes ishte studimi i G. Baboçi, e cila prezantoi eksperiencën në ndjekjen dhe mirëmbajtjen e pacientit

me implante dentare.

A. Vangjeli referoi temën: “Sfidat e ndërhyrjeve implantare në odontostomatologji”.

Në modulin 12 me moderatorët M. Fida e A. Perolla u trajtuan aspekte te pergjitheshme të mjekësisë dentare.

M. Fida prezantoi temën: “Ndërlikimet e injeksioneve me acid hilluronik”.

A. Perolla referoi “Hiperplazia gingivale nga ciklosporina, në të sëmurë me sindroma displazike”.

E. Rrapushi prezantoi studimin: “Ndikimi i artritit rheumatoid në krijimin e patollogjive të kavitetit oral”.

E. Shkurti trajtoi një temë psikologjike dhe problematike: “A ndikon eksperienca dhe frika e mëparëshme

dentare në shendetin oral dhe cilësinë e jetës të femijëve?”

M. Imeraj referoi studimin: Manifestimet dentare në semundjet kronike të veshkave”.

D. Bundo referoi temën: “Ndikimi psikosocial i estetikës dentare”.

Kongresi vazhdoi dhe me katër module të mjekesise së pergjitheshme, të farmacisë si dhe dy sympoziume me tematikë anesteziologjinë dhe trajtimin e dhimbjes kronike.

Gjate dy ditëve te mbushura intensivisht me referime shkencore, u organizuan dhe dy workshope. Ekipi i mjekeve stomatologë gjermane Prof. Helmut Engels, Dr. Arwed Ludwig dhe Dr. Christof Lizot, zhvilluan Workshopin “Metodat e ngritjes te sinusit nepermjet sistemit te implanteve IBS”.

Ky aktivitet u frekuentua nga 45 mjekë stomatologë të Klinikës Stomatologjike Universitre dhe të rretheve.

Workshopi i dytë me tematikë “Aspekte aktuale të implantologjisë”, u drejtua nga Dr. Alberto Monje, kirurg dhe implantolog nga Spanja, i cili ekspozoi përvojën e tij, të shoqëruar me bashkëbisedim efektiv me mjekët stomatologe pjesmarrës.

. Teuta Pustina, Prof. Asc. Merita Bardhoshi, Prof. Asc. Agron Meto, Doc. Kenan Ferati, Dr. Shk. Alketa Qafmolla, Dr. Shk. Rozela Xhemnica, PhD. Erda Qorri, Dr. Abdyl Izairi, Dr. Neada Hysenaj, Dr. Gurien Demiraqi, Prof. Asc. Luan Mavriqi, PhD. Ilma Robo, PhD. Brunilda Gashi, Dr.Shk. Elona Kongo, Dr. Mentor Smailaj, Dr. Francesca Vinjolli, Dr. Manjola Gusho, Dr. Rozafa Dragusha, Dr. Ina Ceka, Dr. Shk. Valbona Disha, Dr. Besjan Abazi, Dr. Franceska Vinjolli, Dr. Kreshnik Cota, etj.
Mirenjohje e vleresim per stafin dhe mbeshtetesit e Fakultetit te Mjekesise Dentare!
Në konkluzionet e kongresit II FMD, Pof Edit Xhajanka informoi pjesmarrësit se në muajin Maj 2109, në Tiranë do të zhvilloi punimet Kongresi i Shoqatës Ballkanike të Stomatologjisë.



(Votes: 13 . Average: 5/5)

Write Your Comment
Comment: