Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Në Malësi të Karadakut

| E diele, 18.11.2018, 11:03 AM |


NË MALËSI TË KARADAKUT

Në Malësi të Karadakut ,

Një ditë shkova me një mik !

M’ rrihte zemra prej marakut –

T’ shkoj , ta shoh fshatin Çelik !

Refreni:

O Çelik, o Çelik ,

Ke rritë trima e djem kreshnik ,

Që s’i  trembë as gjylja e topit –

Janë stërnipa t’ Kastriotit !


T’ i  shoh trimat e Çelikut ,

T’i  shoh nipat e Idriz Seferit ,

T’ shoh pasardhësit e Hasan Remnikut –

Që s’i  tremben pushkës , tmerrit !...

Refreni:

O Çelik, o Çelik ...etj.

Në Çelik të Karadakut ,

Në mes Shkupit e Gjilanit –

Jetojnë vëllezërit prej një gjakut ,

T’ kreshnik Agim Ramadanit !

Refreni:

O Çelik, o Çelik ...etj.

Shkolla e Parë Shqipe n’ Kosovë ,

N’ Stubëll  t’ Epër , u hap nga mësuesi –

N’ Kishë t’ Shën Gjergjit , nxënësit i mësonte

Dom Mikel Tarabulluzi !

Refreni:

O Çelik, o Çelik ...etj.

Gjilan, më 14.11.2018 .        Demir KRASNIQI