E premte, 29.03.2024, 03:31 PM (GMT)

Mendime

Skënder Kapiti: Në Shqipëri duhet RI-VETTING- VETTING për VETTING-un

E diele, 18.11.2018, 11:39 AM


Në Shqipëri duhet  RI-VETTING- VETTING për VETTING-un

Nga Skënder Sadri KAPITI

Aq thellë është zhytur në krim dhe në korrupsion drejtësia shqiptare sa që do të kishte qenë mirë një vendimmarrje politike konsensuale ,gjithpërfshirëse , ku të miratohej ne parlament një ligj i cili të përjashtonte nga detyra e prokurorit dhe e gjyqtarit të gjithë gjyqtarët e prokuroret në Shqipëri  por edhe në Kosovë, e jo vetëm ata, por  të përjashtohen nga politika edhe  të gjithë politikanët  e ndotur me hajni, korrupsion ,drogë, tradhëti  dhe me rekorde kriminale te tjera , të cilët i njohin shumë mirë drejtësia, publiku dhe nderkombëtarët.

Nuk e di se si i lejon dhe toleron shoqëria shqiptare personazhet e lartë të politikës e të pushtetit të cilët për korrupsionin e tyre, atyre edhe u është refuzuar hyrja në SHBA?

Rrallë, tepër , tepër rrallë mund të gjëndet ndonjë  gjyqtar e prokuror i pastër dhe i pazhytur në paligjshmëri dhe në korrupsion.

Asnjëri  ndoshta prej tyre nuk mund të mos jetë i pandikuar nga politika , i paemeruar prej saj , pa grabitje e fshehje  pasuriie ; pa lidhje politiko-nepotike , farefimore e klanoro- krahinore dhe pa lidhje korruptive e kriminale edhe ordinere madje .

VETTING-u kështu sikurse po vepron e ka shumë të vështirë për të hulumtuar e zbuluar pasuritë e fituara paligjshmërisht me krim dhe me korrupsion nga gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë.

Kjo vertetohet nga fakti se VETTING-u ka konfirmuar në detyre mjaft gjyqtarë të cilët janë madje edhe krerë të sistemit të drejtësisë: i kësaj drejtësie e cila e ka rrënuar shtetin dhe shoqërinë; drejtësi antikombëtare prej së cilës shqiptarët  kanë  marrë arratinë; drejtësi e vetëgjyqësisë e cila  me vendimmarrjet e saj i ka çuar në konflikt qytetarët shqiptarë; drejtësi e cila i ka çuar shqiptarët në vetëgjyqësi; drejtësi e cila i ka çuar shqiptarët në Gjykatën e Strazburgut, fakt ky i cili ka diskredituar edhe imazhin e Shtetit shqiptar ,por edhe që i ka ngarkuar Shqipërisë një barrë financiare tepër të rëndë, dhe po vazhdoi me këto ritme ndoshta do ta filimentojë edhe buxhetin e shtetit.

Dhe të gjitha këto vijnë prej këtij sistemi gjyqësor, pra prej këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve por edhe prej këtyre politikanëve.

VETTING-u duhet të jetë i thellë dhe njëkohësisht edhe ndëshkues i ashpër për vendimmarrjet, autorët e atyre vendimmarrjeve të cilët kanë shkaktuar dëme kriminale të pallogaritshme qytetarëve shqiptarë, pasurive kombëtare dhe shtetit shqiptar.

VETTING-u nuk duhet të ndalet vetëm në largimin nga detyra gjyqtarët e prokurorët, por duhet edhe t’i dergojë ata para drejtësisë; pasi , shteti ligjor është i barabartë për të gjithë ku paligjshmëria, vjedhja, abuzimi dhe krimi e fshehja e pasurive të fituara duke shfrytëzuar postin dhe detyrën , shpërdorimi i detyrës dhe abuzimi me ligjin duhet të ndëshkohen penalisht.

Pra, nuk duhen dy standarte, pra duhet ndeshkimi  ligjor edhe për gjyqtarët e prokurorët ,pra duhet  RiVETTING.

Të gjitha ato dëme që u kanë ardhur shqiptarëve dhe shtetit shqiptar qoftë kriminale dhe financiare duhet t’i shlyejnë me burg por edhe financiarisht gjyqtarët e prokurorët shqiptarë.

Prandaj duhet bërë edhe një riVETTING për ata të cilët edhe janë konfirmuar në detyre.

Duhet të shikohen të gjitha ankesat qytetare të cilët ankohen për vendimmarrjet e gjyqtarëve, sepse VETTING-u edhe duhet të shprehet për vendimmarrjet kriminale e korruptive, pasi VETTING-u do të ishte i mangët poqese nuk krijohen premisat dhe kushtet për të fituar kompensimet dhe të drejtat  e qytetarëve të shituara dhe të grabitura nga drejtësia dhe politika shqiptare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: Don Simoni rrxoi murin ateist Murat Gecaj: Valltarja 'brilante' Xhevahire Gashi Skënder Jashari: Tentim-shantazhimet e Serbisë ndaj Faktorit Ndërkombëtar kundër Kosovës Dedë Preqi: Driblimet e Hashimit deri te këmbët e Putinit Reshat Nexhipi: Deputetë dhe analistë të nderuar, mos lejoni nëpërkëmbjen e historisë tonë të lavdishme dhe dinjitetin ynë kombëtar Reshat Nexhipi: Europën, e kanë krijuar njerëzit e racës tonë Reshat Nexhipi: Kontributi indirekt i Skenderbeut për Kongresin e Alfabetit Jahja Lluka: 'Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë' Fritz Radovani: Dhunohet kisha e kleri katolik me armatime, burgojse, tortura, pushkatime, gjyqe fallco... Zymer Mehani: Kongresi i Manastirit - Faqe e lavdishme në historinë e popullit shqiptar Faton Mehmeti: Ja s’i Labi po e pengon Ministrin e Brendshëm, dhe kërcënimet ndaj Pacollit Skënder Kapiti: Kosova është e para - 4 xhudistet e Kosovës, krenari kombëtare Florim Zeqa: Taksa për produktet serbe, marketing politik i Qeverisë! Ilmi Musliu: Kthimi që nuk ndodhi Xhylije Ibrahimi: Tërheqja e njohjeve, dështim i diplomacisë kosovare Nue Oroshi: Në Kosovë duhet të ndërtohet një koncept kombëtar kundër planeve të Serbisë Valon Jashari: Aorestia e diplomacisë së jashtme të Kosovës rrezikim i rrugës drejt BE-së Adil Fetahu: Kënga 'Vitin tjetër në Prizren' - thirrje për luftë Brahim Avdyli: Memorandum Skënder Jashari: Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, ende dorë e zgjatur e Serbisë në Kosovë, kundër Grupit të Dobrosinit

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora