Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Skica nga Xhevahir Cirongu

| E diele, 18.11.2018, 11:40 AM |


Fatmir Kalemasi, këpucari që gëzon respektin e të gjithëve…

Me  këpucarin Fatmir Kalemasi kisha mbi 30 vjet që s’isha takuar. Arratia e migrimit nëpër atdhe na kishte larguar nga vendlindja jonë Tomorrica e Skraparit. Por ja, pas kaq vitesh ne takohemi përsëri  me njëri-tjetrin. Një shprehje frazalogjike popullore thotë se, edhe mali me malin takohen një ditë, e jo njeriu me njeriun. Dhe kjo është mëse e vërtet. Duke biseduar me njërin nga vëllezërit tim Neshatin, profesion elektriçist, me të cilin po pinim kafe në ballkonin e shtëpisë këtu në Durrës, rrjedha e bisedës së kujtimeve na çoi tek vendlindja jonë Leskovë. Në atë ‘’Gjerdan’’ bisede sollëm shumë kujtime nga tomorrica jonë. Kujtuam ato vite jete e pune, por edhe njerëzit  punëdashës të cilët duart i kanë akoma me kallo edhe sot që ne po shkruaj këtë shkrim. Biseda rrodhi lirshëm, e ashtu mes kujtimeve hyri miqsisht edhe emëri i këpucarit Fatmir Kalemasi. Emri i këtij këpucar është i dëgjuar jo vetëm në tomorricë të Skraparit, por edhe këtu në qytetin bregdetar të Durrësit.

Fatmiri sapo ka mbushur 55 vjet. Ai është nga fshati Mëlovë të rrethit Skrapar (zona tomorricë). Lë fshatin e lindjes Mëlovën, por edhe fshatin Gjerbës ku punonte këpucar, dhe vendoset me banim në lagjen 17. Ishte viti 2001, familjarisht vendoset me banim në Durrës. Dy djemtë punojnë në profesionin mekanik. Aty në një rrugicë të lagjes, me punë e sakrifica përsëri rihap dyqanin e këpucarit. Për cilësinë e punës e pritjen shëmbullore ndaj klientve, ia ka rritur edhe më shumë autoritetin në komunite, jo vetëm në lagje ku banon , por edhe më gjerë. E veçanta e këti njeriu punëdashës e të profesionit, i cili ka 35 vjet si këpucar, me atë çekiç të vogël ka goditur miliona thumba mbi shollën e gomat e këpucave. Në dyqanin e këpucëve, punon bashkë me të shoqen. - A je mërzitur ndonjë herë me profesionin si këpucar apo me klienin, - e ngacmojmë ne Fatmirin!                                      -Jo, as bëhet fjalë, i dua njerëzit, por edhe profesionin e bukur të këpucarit. Jeta ime është e lidhur me këtë profesion, le të jenë thinjat  mbi kokë, vitet bëjnë punën e vet, por në shpirtn ky zanat më rinon e do punoj deri sa të më lënë duart! Marrim këtë mesazh nga këpucar Fatmir Kalemasi, e largohemi nga lokali i tij për ti thënë të rinjëve të sotëm që ta duan punën e profesionin e bukur të këpucarit. Me punën e ndershmëri ai gëzon respektin e të gjithëve.

Blerim Çipi, këngëtari që ‘’Bleron’’ skenave të festivaleve me këngën foklorike popullore…!

Kisha dëgjuar që flitej shpesh në ambjentet e ndyshme shoqërore, e sidomos në ato aktivitete kulturore, ku midis të tjerëve përmendej edhe emri i një djali të ri i cili banonte në qytetin e Vlorës. Kjo më ngacmoj ndërgjegjen time dhe u interesvova për më shumë formacion për djaloshin artist, tashmë i njohur në rrethet artistike e kulturore, jo vetëm në qytetin bregdetar  të Vlorës, por edhe në shkallë kombëtare. Gjatë bisedës me këngëtarin popullor flokloristik të mirënjohur skraparas Fatmir Greva, për  artistin e ri Blerim Çipi me banim në Vlorë, më befasoi duke më treguar se ai djalë ka një talent të rrallë; si aktor, por edhe si këngëtar. – Ka një zë sa të bukur, por edhe të ëmbël, - na thotë Fastmiri. Vërtet ai këndon si zogjtë bilbila të tomorricës atje mbi kodrat e Sqaponjës të fshatrave Dobrenjit, Burranjit e Çorrotatit. Biseda merr udhën e saj drejt emrit të përveçëm të artistit të ri Blerim Sabedin Çipi. Për të mësuar diçka më shumë, ne edhe komunikuam personalisht me talentin Blero, siç e thërrasin shkurtimisht jo vetëm në ambjentet artistike e kulturore, por edhe në gjithë qytetin artdashës të Vlorës. Ai ishte ende i vogël, si kishte mbushur 5 vjet, kur familjarisht shpërngulet nga fshati Dobrenj (zona Tomorricë), të rrethit Skrapar), e vendoset me banim në qytetin bregdetar të Vlorës. Sa herë që dëgjonte të atin kur ia merrte këngës, ( sot nuk jeton, pasi është ndarë nga jeta para kohe nga një sëmundje e rëndë), edhe Blerimi ashtu nën zë ia merrte këngës…! I gëzonte zemra djaloshit, e uronin të gjithë ata që e dëgjonin kur këndonte Blerua i vogël me atë zërin e ngrohtë e plot tingull, me shije të ëmbël si të mjaltit të bletës. Kishte raste dhe e qortonte si me shaka edhe e ëma Selvia, e cila i thoshte ‘’Biro, je ende i vogël, prtë të rritesh edhe ca, pastaj ulu në sofrën e burrave e merrja këngës sa herë të duash!’’. Ashtu si i zënë na ‘’faj’’ Blerimi nuk rreshtëte asnjëherë, por këndonte sepse e donte këngën, i këndonte shpirti, për iso kishte oshëtimën e Lumit Tomorricë, ndërsa dekor skene malin Tomorr. Ai ka lindur më 03. 02. të vitit 1999. Banorët e lagjes ‘’11 Janari’’ Vlorë krenohen për djalin e talentuar, artistin e skenave të festivaleve të këngës folklorike popullore. Ai i këndon bukur këngët e polifonike të jugut me iso, por edhe këngën labe. Këngët më japin energji, tek ato shikoj dritën e diellit, -na thotë Blerim Çipi. Ai është aktivizuar në grupin e polifonisë ‘’Demir Zyko’’ me qëndër në Tiranë, duke marrë pjesë në festivalet e organizuara të këngës popullore folklorike në shkallë mbarëkombëtare në vitet 2016 -2018 në Bylys. Djali skraparas nuk i ndahet arsimimit vetiak. Mbaron arsimin e mesëm, vazhdon arsimin e lartë për histori- gjeografi në Universitetin ‘’Ismail Qemali’’ në Vlorë. Por, Blero Çipi e do edhe skenën teatrale, ndaj shkëlqen bashkë me një grup shokësh të rinj artista tek komedia ‘’Vip Brothres’’ të vënë në skenë nga Teatri ‘’Petro Marko’’ Vlorë, maj 2018. Skena e teatrit ‘’Petro Marko’’ mori ‘’zjarr’’ nga aktorët e rinj, që me lojën e tyre bënë për vete publikun e pranishëm në sallë duke marrë falnderimet e duartrokitjet e artëdashësve vlonjatë. Aktorëve të rinj vlonjat e djalit skraparas Blero Çipi i urojmë udhë të mbarë drejt skenave të këngës folklorike e ato teatrale. Ka marrë vlerësime edhe nga njerëzit e  mëdhenj të artit  e kulturës  shqiptare, Aleksandër  Lalo etj. Njerëz të tillë nderojnë veten, na nderojnë edhe si komb, sot e nesër në breza

Blerim Çipi me Kompozitorin e Madh Aleksandër Lalo

Xhevahir Cirongu

Durrës, 12. 11. 2018