Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bashkim Saliasi: Një përvojë që duhet përgjithësuar

| E enjte, 15.11.2018, 08:37 PM |


NJË PËRVOJË QË DUHET PËRGJITHËSUAR

Nga Bashkim Saliasi

Data shënonte 15.11.2018. U lajmëruam nga Kryetarja e Departamentit të shkencave natyrore, Arta Lala se pas mbarimit të procesit mësimor do zhvillojmë mbledhjen e muajit nëntor.

Jo rastësishtë në këtë takim të radhës për muajin nëntor mori pjesë dhe drejtoresha e shkollës Merita Prenga.

Në fjalën e saj të hapjes kryetarja e departamentit njohu pjesëmarrësit me tematikën e zhvillimit të mbledhjes së departamentit, ku ndërmjet të tjerave theksoj:

Sot në department mësuese Edlira Fregjaj ka përzgjedhur temën shkencore të trajtuar mbi bazën e përvojës së saj dhe ju ftoj t’a ndjekim bashkërishtë dhe më pas të diskutojmë rreth saj.

Mësuese Edlira paraqiti në dërrasën elektronike temën shkencore:

-           SI TË REALIZOJMË NJË VEPRIMTARI PRAKTIKE TË SUKSESSHME NË LËNDËN E FIZIKËS.

Në dërrasën elektronike mësuesja paraqiti Kompetencat e fushës në zbatim të veprimtarive praktike lidhur me kompetencat kyçe nëpërmjet rezultateve të të nxënit. Për konkretizimin e temës mora në konsideratë njërin nga shëmbujt që mësuese Edlira trajtoj në materialin e përgatitur.

-           Shpjegon kuptimin e shtypjes së gazit.

-           Shpjegon lidhjen ndërmjet shtypjes dhe vëllimit.

-           Shpjegon se çështë shtypja atmosferike.

Në interpretimin që i bëri temës studimore, përvojë, mësuesja sqaroj:

Nëpërmjet eksperimentit dhe organizimit të dialogut, të pyetjeve të shkurtra që kërkojnë përgjigje për konceptet e mësuara në orët e zhvilluara më parë, përthith njohuritë e nxënësve për të bërë lidhjen e njohurive të reja me ato të mësuara më parë për t’i kthyer në shprehi.

Nëpërmjet organizimit të punës në grupe, ku nxënësit eksperimentojnë dhe interpretojnë fenomenet që shikojnë në një farë mënyre ka realizuar pjesëmarrjen aktive të të gjithë nxënësve duke luftuar në këtë mënyrë fenomenin e braktisjes së fshehtë.

Bazuar në pjesmarrjen e nxënësve në veprimtari, diskutimet individuale dhe në grup, kam bërë vlerësimin e nxënësve dhe kjo më ka ndihmuar që të krijoj një klimë të mirë bashkëpunimi me nxënësit në orët e fizikës në të gjitha klasat, që nga klasa e VI –IX-ta.

Mësuesja në vazhdim trajtoi disa nga temat praktike, termometri në klasën e VI-të, pajisja e barometrit në klasën e IX-të, elektroskopi në klasën e VIII-të, modeli i një gjeneratori në klasën e VII-të, Sistemi Diellor në klasën e VI-të  etj, por unë u fokusova te tema, Shtypja në gaze.

Ndër pyetjet që iu drejtuan mësueses ishin:

a.         Ku je mbështetur për të trajtuar këtë temë studimore?

b.         A i realizon kompetencat sipas fushës së të nxënësit në orët praktike?

Përgjigja e mësuese Edlirës ishte e shkurtër dhe konçize. Për trajtimin e kësaj teme jam mbështetur në përvojën time dhe në materialet burimore që unë zbatoj. Mendoj se mbi bazën e zhvillimit të eksperimenteve, posterave apo dhe ndërtimit të mjeteve të thjeshta që unë bashkë me nxënësit mundohemi t’i realizojmë edhe kompetencat e fushës realizohen.

Në diskutimin tim theksova: Më vjen mirë që kolegia mori në konsideratë sugjerimin që dhamë në mbledhjen e departamentit për muajin tetor që për trajtimin e temave shkencore të mbështetemi në përvojën tonë dhe gjithsecili të sjellë përvojën e tij në temat shkencore që përgatit.

Trajtimi i temës nga mësuese Edlira është një përvojë e saj në vite, që u soll sot në departamentin e shkencave natyrore. Mësuesja trajtoi mjaft bukur kompetencat e fushës dhe dha shpjegime për secilën kompetencë.

Ajo që mua më pëlqeu më shumë ishte se mësuese Edlira theksin e vuri te puna që duhet të realizojmë të gjithë ne kolegët e saj për braktisjen e fshehtë. Aktivizimi i nxënësve të dobët, të atyre që janë indiferent në punët praktike dhe ngarkimi me detyra të thjeshta duke rritur shkallën e vështirësisë dhe në fund vlerësimi për çdo punë që kryejnë është një përvojë që duhet të na shërbejë të gjithëve.

Të gjitha koleget që morën fjalën sollën përvojën e tyre në realizimin e kompetencave të fushës në lëndët që japin mësim dhe vlerësuan temën e përgatitur nga mësuese Edlira.

Në fjalën e saj drejtoresha e shkollës Merita Prenga theksin e vuri te përgatitja serioze e temës nga ana e mësuese Edlirës dhe theksoi se këtë muaj vërtetë pati përgatitje ndryshe në trajtimin e temave shkencore në të dy departamentet. Ajo midis të tjerash vlerësoi dhe temën shkencore të zhvilluar në departamentin e shkencave natyrore nga mësuese e gjuhë-letrësisë Fatbarrdha Cfarku.

Me të drejtë drejtoresha u kujtoj mësuesve se pjesëmarrja në veprimtari e nxënësve braktisës i ndihmon ata, sepse jo vetëm që  bëjnë pyetje, kërkojnë shpjegime, por veprojnë vet për të realizuar detyrën e ngarkuar qoftë individualisht, qoftë në grup.

Theksin drejtoresha e shkollës e vuri te vlerësimet e nxënësve në grup dhe individualisht, gjë e cila bën që këta nxënës të dalin nga errësira në dritë dhe të ecin krahë moshatarëve të tyre dhe mos ta ndiejnë veten indiferentë në orët e mësimit.

Në faqen e shkollës në Facebbok, Shkolla 9- vjeçare “Vëllazërimi”, drejtoresha e shkollës Merita Prenga shkruan:

Shkëmbim përvoje në Departamentin e lëndëve shkencore.

Tema: Realizimi i veprimtarive praktike në lëndën fizikë.

-Njohuritë, shkathtësitë sipas kompetencave kyçe, kompetencave të fushës, situate e të nxënëit, metodologjia dhe arritjet e nxënësve u trajtuan me kujdes nga mësuese Edlira Fregjaj. Diskutime, shprehje mendimesh nga kolegët…