E merkure, 24.04.2024, 08:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Jusuf Zenunaj: Krimeja e dytë

E enjte, 15.11.2018, 08:34 PM


Jusuf Zenunaj

KRIMEJA E DYTË

Një zezonë Dardaninë po e pret,

presidenti bën marrëveshje siç do vetë,

me Vuçiqin kanë nis vezet t'i shpalojnë,

zogjtë e zi,për shumë mote,

në veri do fluturojnë !

Edhe fëmijët do të mallkojnë.

Kur hesht populli,

"përtej Ibri nuk del KFORI",

Hashimit me Vuçiqin

llogarija shumëvjeçare kështu u doli !?

I pari , as i dyti të nesërmes nuk i druhet,

kur marrëveshja në Bruksel nënshkruhet.

Krimeja e dytë , o popull, nuk është larg !

Bashkë me dimrin e ke në prag ....

J.Z. 13 nëntor 2018

PENG

Si për kohë të mirë,

ashtu për të ligë,

ura në Mitrovicë

peng në politikë !?

Për lirim vetëm fjalë,

bashkë me Ibrin mbet e ndarë !?

Ehhh, pazari në Bruksel,

sikur vezet ka marrë erë....

J.Z. 11 nëntor 2018

FESTA NË FERIZAJ

Ende jemi larg

nga 28 Nëntori,

këtë festë në Ferizaj,

ç' fitore na solli ?!

Martohet dikush,

fejesë apo syneti ?

Na qenka zgjedhur

ministër i ri,

populli nuk druan

për siguri...!

J.Z. 10 nëntor 2018

RROBAPRERËSI

Gërshërt m'i keni dhënë,

rrobat i prej vetê ,

poshtë e lart

me kutin tim

edhe në i prefsha tepër,

prapë mirë na rrinë ..!

J.Z. 8 nëntor 2018

GJELI MBI MULLAR

Hypur mbi mullar

si pulat kakaris,

kur dëgjojnë daullat

te pragu i shtëpisë..

Oborri i ngushtuar

fare s'e mundon,

këndon gjeli,

këndon.

Me ëndrrën e vjetër

sikur fluturon !?

KËMISHËN E GJARPRIT HOQI

Seç na i doli nami

si i të dilte prej dheut,

donte të bëhej emër

sikur Skënderbeu ! !?

Lakmia për pushtet

s'i la kund vend,

këmishën e gjarprit hoqi

u bë president...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora