E enjte, 28.03.2024, 02:17 PM (GMT)

Kulturë

Sejdo Harka: 'Kurthi' i mallit për Atdhenë dhe dashuria në poezitë e Përparim Hysit

E merkure, 14.11.2018, 07:11 PM


“Kurthi” i mallit për Atdhenë dhe dashuria në poezitë e Përparim Hysit

Nga Sejdo Harka

Me poetin Përparim Hysi, kemi vite që njihemi. Që në takimin e parë më bëri përshtypje, temperamenti  i  gjallë dhe tepër i lëvisshëm, aftësia për të trguar plot pasion e me oratori të rrallë. Nga mënyra si flet dhe tregon, duket sikur fluturon me shpejtësinë e erës, jo vetëm kur ecën, por edhe kur rrufit kafen e kuvendon mes miqëve dhe shokëve të shumtë. Të tregon  me çiltërsi për punën dhe shoqërinë, për rininë dhe pleqërinë, për emigracionin dhe atdhetarinë, për librat e rinj dhe krijimtarinë, por më shumë për poezinë dhe dashurinë. Është kjo  një nga arsyet ,  që ne shokët e hershëm, si me shaka , e thërresin me nofkën”plak ashik”. Ndërsa Përparimi , që batudën e ruan në majë të gjuhës, përgjigjet plot humor:Fjala “ashik”, s’e fsheh dot,  më pëlqen, ndërsa “pleqërinë “s’’e kam njohur kurrë.

Para se të ndalemi tek krijimtaria e tij e gjerë dhe e larmishme poetike, së pari po tregojmë me pak fjalë , se kush është Përparim Hysi.

Ai u lind në Petovë të Fierit, më 21 Janar të vitit 1943. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa arsimin e mesëm e kreu në Shkollën Pedagogjike të Elbasanit(ish –Normalja”, Më von , krahas punës së përditshme të mësuesit, në vitin 1973, ai mbaroi studimet e larta për gjuhë dhe letërsi shqipe. Deri në vitin1996,  ai ka punuar mësues në disa shkolla të Fierit, ndërsa më pas , deri në vitin2000 punoi inspektror në Drejtorinë Arsimore të këtij rrethi. Në Nëntor  të vitit 2000 Përparimi shkoi  përkohësisht në Amerikë, ku përveç të tjerave ,  ai për 10 vjet rresht shkroi dhe botoi shumë libra, në të cilat ndihet thellë malli për vendlindjen dhe Atdhenë. Atje   u bë dhe  vazhdon të jetë anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve  shqiptaro-amerikanë.  P. Hysi ka botuar 11 libra artistike , nga të cilat dy vëllime me tregime dhe 9 me poezi. Por , në këto shënime të shkurtëra ne do te ndalemi në disa nga veçoritë kryesore të krijimtarisë së tij poetike. Vendin kryesor në këto shënime do ta zërë “kurthi”,  që i ngrenë  heroit lirik(poetit), malli për vendlindjen dhe dashuria. Mallin për atdhe, poeti e koncepton si  një”kurth magjik”, që e tërheq si magnet drejt  vendlindjes dhe Atdheut, veçanrisht kur ndodhet larg tij. Prandaj,  poeti Përparim. Hysi, i ndodhur larg, përtej oqeanit, shkruan vargjet e përmallshme:”Në se shpirtin e kam plagë/plagë e kam vetëm prej mallit”. Është ky mall që e bën poetin “Të niset si plumb, për t’u sosur sa më parë “në Shqipëri. Malli e ka marë  për gjithçka që ka lënë në Atdhe:Për Petovën dhe Divjakën, për Fierin dhe Elbasanin, bile edhe për gurët e thatë e barin e njomë, për ujin e krojeve dhe zjarrin bublak. Për të Atdheu është gjithçka , ndaj  i drejtohet  atij me vargun:”Të dua mbi çdo dashuri!Atje,  larg Atdheut,  poeti e koncepton veten”zog i arratisur”, Atdheu,  për të,  ka lartësitë e Everestit edhe pse është i varfër. Është malli ai që e nxit të rikthehet në trojet e tij . Siç shkruan dhe vetë poeti:”Nga kurthi i këtij malli /s’shpëton dot  njeriu deri sa të vdesë”. . Prandaj heroi lirik i këtyre vargjeve(poeti), rend me shpejtësinë e erës për ta sfiduar këtë “kurth”sa metaforik aë dhe real, për t’u rikthyer aty  , ku  edhe“balta i duket më e ëmbël  se  mjalta”. Në poezinë “Më dhimset Shqipëria”, krahas shqetësimit për varfërinë dhe pasigurinë  e vendit, autori stigmatizon deri në sarkazmë , politikanët,  të cilët për të,  janë shkakëtarët kryesorë  që e kanë  çuar vendin tonë në një gjendje të tillë . Prandaj ai shkruan vargjet:”Më dhimset Shqipëria…/Frymën po ja marin politikanët faqezinj”. Nga dhimbja e madhe, thekson ai:”Shpirti e zamra  më bëhen thërrmija”. Edhe pse  poeti Përparim Hysi , pa dhe shijoi disa nga mbrekullitë e Amerikës, ”i zënë peng” nga malli për Atdhenë, atje larg,  përtej dateve dhe oqeanit,  shkruan vargjet”Oqeanin do ta thaj/do ta thaj e do ta pi/edhe frymën do ta ndal/mu aty,  , moj Shqipëri”. Prej vargjeve të tillë buron masazhi proverbial:”Malli për atdhenë bren gurin e jo burrin”.

Një vend të rëndësishëm në poezitë e Përparim Hysit zë  tema e dashurisë, së cilës i kushton 5 vëllime me poezi. Dashuria,  për të është një emocion i fuqishëm, që të nxeh shpirtin dhe të ftoh arsyen. Ajo e ka emrin “bukuri “, dhe mbretëresha e bukurisë e ka emrin “femër”. Një nga vëllimet  më të mira që  poeti ja kushton tërësisht dashurisë është ai me titullin kuptimplotë:”Eh si qenka dashuria”. Në parathënjen e këtij libri , shkruar nga Nuri Plaku, midis të tjerash theksohet:”Poezia e Përparim Hysit është  matematikë erotike, e një hjeriu të përmallur nga dashuria. Pylli i vjershërimit të tij është femra”. Në këtë” pyll”, sa metaforik aq dhe real, mbretëron çifti  Hysi, i cili, me sinqeritetin dhe pavdekësinë e dashurisë së tyre, sfidojnë dashuriçkat, grindjet dhe divorcet e kohës, të cilat fatkeqësisht në ditët e sotshme po shtohen në mënyrë të frikshme. Dashuria e poezive të Përparimit është një harmoni mes sinqeritetit dhe bukurisë, mes forcës dhe dobësisë, mes sinqeritetit dhe brishtësisë, mes ëndrrës dhe magjisë. Për poetin,  çdo grua është një Evë, është një pemë e bukur, pa të cilën bota njerëzore do të thahej e mbetej shterpë. Për autorin e këtyre poezive , dashuria nuk ka moshë. Ajo është jo vetëm burim kënaqësie , por dhe burim force. Prej saj buron një gurrë e pashtershme magjie , që  në momente të veçanta,  jo vetëm e bën djalë të çartur, por dhe e nxit të shkelë me  këmbë tabutë e turpit dhe moralit.  Dashuria heroit lirik i jep edhe forcë e dobësi, edhe dhimbje e trishtim, edhe lotë e gëzim. Ajo herë e huton e herë e kthjellon. prandaj, i ndodhur përballë imazhit të femrës shkruan:”Oh ç’ma hiqje vallen, porsi balerinë/Këtu përkul belin, atje djeg shaminë/Shpirtin ti ma dogje /tamam si qirinë”, Gruaja dhe bukuria për poetin janë një e të pandara. Ato s’kanë as kufi moshe , as ngjyrë, sepse janë dhuratë nga Zoti. Për heroin lirik të këtyre poezive  edhe zonja me sy të zes lëshon një magji drithëruese. Prandaj poeti shkruan:”Dua të puth dy sytë e zes/edhe gushën si pëllumbi”. Bukurinë e femrës poeti e sheh edhe tek shpirti e ëndrra, edhe tek guximi e mendja. Së fundi mund të themi se poezitë e P. Hysit burojnë natyrshëm nga ndjesi spontane. Ato dallojnë për koloritin popullor dhe figuracionin e gjallë, si dhe për larminë tematike dhe të sistemit të vjershërimit. Me këtë rast i urojmë poetit dhe shokut tonë Përparim Hysi, jetë të gjatë dhe krijime më  të bukura në të ardhshmen!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora