Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Skënder Kapiti: Kosova është e para - 4 xhudistet e Kosovës, krenari kombëtare

| E merkure, 14.11.2018, 07:11 PM |


Kosova është e para - 4 xhudistet e Kosovës, krenari kombëtare

Nga Skënder Sadri KAPITI, Durrës

Për politikanët, për  intelektualët, për rininë dhe për të gjithë shqiptarët “Kosova është e para”.

Kosova , Shteti  i  Ri shqiptar edhe sot e në vazhdimësi ka dhe do të ketë nevojë për kontributin e  shqiptarëve të mëdhenj që bëjnë vepra të mëdha. Njerëzit e mëdhenj dhe vepërlartë e lartësojnë kombin, krenarinë dhe imazhin kombëtar. Ata hyjnë në histori sepse bëjnë historinë.

Ata që e kanë Shqipërinë të parën , e kanë edhe Kosovën të parën; dhe ata që e kanë Kosovën të parën  e  kanë edhe Shqipërinë të parën.

Për Kosovën ,për lirinë, për pavarësinë e saj sa shumë kanë sakrifikuar, sa shumë jetë njerëzore kanë dhenë jetën ; sa shumë lot, vuajtje  dhe dhimbje njerëzore ka pësuar populli heroik i Kosovës  për  bërjen , për ndërtimin dhe për bashkimin  e kombit.

Sa krenar ndjehemi si shqiptar, kur  trajneri i madh, Driton Kuka  dhe  xhudistet e mëdha , sportistet e mëdha shqiptare Majlinda, Distria, Loriana  dhe Nora e  vendosën Kosovën të parën në Grand Prix në Uzbekistan , shtet ku u mbajt aktiviteti i xhudos i cili nuk e ka njohur akoma Shtetin e Kosovës.

Këto 4 heroina e vendosën Kosovën në krye dhe mbi shtetet e kombet e tjera duke  e ngitur në kulm imazhin dhe prestigjin  e Kosovën dhe të të gjithë Kombit shqiptar.

Pra, ashtu si dhe herët e tjera më parë , në garat dhe eventet e tjera ndërkombëtare të xhudos edhe këtë radhë heroinat e Kosovës e shkruan historinë e saj me Ar.

Dhe  pyesim sot, se kush më shumë se sa sportistet e talentuara të xhudos së  Kosovës kanë dhënë e bërë kaq shumë për krenarinë, për lavdinë dhe për imazhin kombëtar  dhe për  njohjet e ndërkombëtarizimin e Kosovës?

Këto janë më se heroina sepse ato i kanë detyruar madje edhe shtetet të cilat nuk e kanë njohur  akoma Shtetin e Kosovës , prej këtyre heroinave edhe ato shtete jane detyruar që t’i njohin  dhe t’i respektojnë simbolet e shtetit shqiptar të Kosovës.

Shqiptarët të parën duhet ta kenë Shqipërinë dhe Kosovën , Kombin shqiptar .

Ky mësim, ky vizion, ky patriotizëm real , ky perkushtim  dhe kjo përgjegjshmëri  kombëtare  vjen si  frymezim   edhe nga shembulli   kombetar   i ketyre heroinave, të cilat e kanë bërë Kosovën një superfuqi globale, superfuqi të botës më të madhe , të  asaj sportive.

Sukseset e sportistëve dhe të sportisteve të  shtetit më të Ri , Shtetit të Kosovës  kanë bërë jehonë ne mediat  e madje edhe te politika e diplomacia ndërkombëtare e shteteve më të fuqishma të botës . E permenda këtë gjë për të treguar se pse ky lloj indiferentizmi djallëzor nga mediat dhe shteti  i Shqipërisë për sukseset e sportit  kosovar, ku shtetit shqiptar i takon që ta mbështesë sportin kosovar dhe jo ta ketë këtë “nihilizëm”, inat apo xhelozi  prej “njerkeje” .