E merkure, 13.11.2019, 01:06 PM (GMT)

Komente » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Deputetë dhe analistë të nderuar, mos lejoni nëpërkëmbjen e historisë tonë të lavdishme dhe dinjitetin ynë kombëtar

E premte, 16.11.2018, 06:58 PM


Deputetë dhe analistë të nderuar, mos lejoni  nëpërkëmbjen e historisë tonë të lavdishme dhe dinjitetin ynë kombëtar

Nga Reshat Nexhipi-historian

Në vend të  hyrjes

Tre shkaqe janë, që më nxitën, të  paraqitem me këtë  shkrim:

Shkaku i parë: Fjalët primitive të ish ministres ndaj shqiptarëve të Shkupit të vjetër, duke i quajtur ,,shiptarana,, llagap ky tepër pezhorativ, i dalë nga goja  e një ,,bretkoce,, e cila akoma nuk e di se çfarë origjinë ka, dhe që do mbarojë atje ku ka futur plot ,,shiptaranë,, të pafajshëm. Kësaj yrneke të tillë, duhej ndonjë nga të lartpërmendurit, t i  thoshte që

kur stërgjyshja  e saj shkonte në katër këmbë, ajo e ,,shiptaranëve,, Teuta, disa mijë vjet më parë, kishte krijuar mbretëri më vete, e cila tronditi thellë themelet e Perandoria romake.

Shkaku i dytë: Deklarata e njëfarë Todor Petrovit ,,lider,, i tërë maqedonëve të botës, se në Maqedoni jetojnë vetëm 13 përqind shqiptarë !!. Prita reagimin nga ana e ndonjë deputeti ose analisti, lidhur me këto deklarata, dhe, mbasi nuk dëgjova gjë, vendosa, punën e tyre, ta kryej unë. (Kërkoj falje nëse ndonjë ka reaguar kurse unë nuk kam dijeni).

Shkaku i tretë: Reagimi i një romit nga Manastiri, drejtuar ish ministres në fjalë, që ka përdorur termin pezhorativ ,,cigani,,-magjupë, për romët. Pra, ,,ky njeri, u tregua më i guximshëm dhe më patriot se ne shqiptarët,, thashë me vehte dhe qendrova para kompjuterit, i cili, për shkak të moshës, gradualisht, po më largon, gjë që poashtu, është edhe një shkak tjetër që të lë ndonjë amanet para divorcit me këtë ,,shokun,, tim, që më ka shërbyer dekada të tëra.

Dhjetë sugjerimet e mia, si historian

E para. Kur bëhet fjalë për origjinën e Maqedonëve të sotëm dhe shqiptarëve, duhet vepruar njësoj si ish ambasadori ynë, analist nga Tetova, i cili, pa një pa dy, gjatë debatit me tre maqedonas, përmendi Karpatet e Rusisë, për ,,pasardhësit,, e Lekës së Madh, dhe pellazgët  e para 12 mijë viteve, për ne ,,shiptaranët,,. Me siguri, ky guximtar, ka lexuar, veç tjerash, edhe deklaratën e shkencëtarit të shquar, Marico Druon, akademik francez i cili na konsiderron për  popull më të vjetër në botë (Info..Shqip, 12. 04. 2017). Ai, nuk është shqiptar që ta quanim subjektiv dhe mos i besojmë, gjë që vlen edhe për filozofin e shquar Ferid Muhiçin, i cili në parlament ,,pasardhësve,, të Lekës u tha që nëna e e tij ishte princezë epirote, pra, shqiptare, kurse gjatë një debatit në TV, lidhur me ndërprerjen e regjistrimit të popullsisë, tha se fajtorë janë ata të cilit kishin frikë se përqindja e shqiptarëve mund të dilte shumë më e lartë se sa deklarohet sot zyrtarisht. Me siguri, ky supozim, mbështetet në faktin që shqiptarët krishterë, dhe pjesa dërmuese e  ,,torbeshëve,, nuk deklarohen më, për maqedonas, sepse të parët e kuptuan që janë puro shqiptarë, kurse të dytit, ,,torbeshët,, pra, po e kuptojnë që janë me origjinë ilire, por vetëm që gjuha u ka mbetur si zorë qore. Vllehëve, poashtu u doli frika    deklarohen si  të tillë, mos flasim sikur në listat e regjistrimit të qendronte grafa ,,bullgar,,!. Në këtë kontekst, duhet cituar edhe deklarata e ish kryeministrit maqedonas-Lubço Gjorgjievskit: ,,Në v. 2020 shqiptarët do jenë shumicë,,. Nuk besoj që një njeri i tillë, të ketë folur në hava. Pra, një francez dhe një boshnjak-Muhiçi, pa edhe ky i fundit si maqedon, të tre të huaj, kanë guxim të tregojnë realitetin, kurse ne ,,shptaranat,, heshtim.!!.

E dyta. T i  kthemi Lekës së Madh, edhepse e urrej,

që se ka shpallur botërisht origjinën ilire të tij. Lidhur me këtë, Naim Frashëri, veç tjerash, afërsisht, ka thënë: ,,Leka i Madh, trim dhe shqiptar, ka qënë, nam të madh në botë, ka dhënë, me të nuk mund të krahasosh, as një njeri, por, ska bërë gjë, për Shqipëri,,. Megjithatë, origjina e tij duhet të dihet, sepse permes saj del në shesh edhe origjina jonë. Nuk është modeste, por rasti e kërkon që të them se pikërisht, duke hequr nga ky qëllim, origjinën ilire të Lekës, e kam elaboruar, disa herë në shtypin e përditshëm maqedonas, sidomos në javoren  Фокус, nr. 38, 1996, gjë që shkakëtoi aqë reagime dhe polemika të ashpra sa që nxiti ekspertët e CIA-s të Amerikës të deklarojnë se ,,Leka i Madh dhe Maqedonët e vjetër, janë ilirë,, (Македонско дело, nr.154, 1996). Me këtë, shpëtova nga polemikat, kurse ati që pas kësaj deklarate, më shpalli për bashkëpuntor të CIAS, iu falenderova thellë nga zemra  për një vlerësim kaqë të lartë, të cilin, për fat të keq, nuk e meritoj. Zotrinj deputetë dhe analistë, gjehini dhe lexoheni këto shkrime që t iu dalë frika dhe të jeni të përgatitur dhe të guximshëm të debatoni me ata, që na quajnë ardhacakë dhe njerës mali. Do  bënit mirë sikur ta lexonit edhe shkrimin im publikuar në gazetën  Utrinski vesnik, 7 maj 2009, lidhur me origjinën ilire të Filipit të Dytë, babait të Lekës, me rastin e vendosjes së përmendores të tij në Manastir. Pra, këto gjëra, unë i kam thënë në një kohë kur komunistëve akoma nuk u kishin rënë dhëmbët, e jo si sot kur u ka mbetur vetëm gjuha dhe që skafshojnë dot.

E treta. Kur ndonjë albanofob dhe provokues, eventualisht u pyet: ,,Pse Amerika, kurdoherë ka mbajtur anën e shqiptarëve, kurse Europa, u ka lënë, të ndarë e të përçarë,, lirisht, veç tjerash,duhet thënë: ,,Amerika na ka ndihmuar dhe na ndihmo për shkak të amanetit të ,,Babait,, të këti shteti-Vashingtonit, i cili nënën e ka patur shqiptare dhe se, shqiptarët, këti shteti i kanë dhënë 1 nobelst nga Maqedonia, 2 astronautë dhe po aqë artistë të famshëm, kongresmenin e shquar Diogardin etj. dhe se ne shqiptarët e Maqedonisë jemi unikat në botë, për shkak se nga gjiri ynë kanë dalë dy nobelistë si dhe një femër, e njohur për,,Nënë e tërë botës,, gjë që se gjen dot në asnjë popull të planetit, sot dhe mot. Dhe, për ta kujtuar gazetarin albanofob sa të vjetër jemi ne shqiptarët, pyetjes së tij lidhur me qendrimin e Europës të para një shekullit, duhet t i thuhet  troç se ajo ka patur frikë nga bashkimi dhe forcimi i shqiptarëve, sepse mund të aktuelizonin çështjen e trojeve të tyre etnike, të cilat përfshinin edhe Europën, gjë që  dëshmohet me vetë emrin e saj, që ka të bëjë me atë të motrës së Kadmit të shquar ilir, si dhe me emrin e qytetit më të njohur të këti kontinenti-Parisin, si dhe të Britanisë, që ka të bëjë me Britin ilir etj.. Për ta bindur albanofobin, rekomandoeni  të lexojë librin e Ljubomir Domazetoviqit ,,Antiçka Makedonija,, Beograd, 2002, f.1004 ku thotë se mbretërit e popujve të  Europës, kishin origjinë ilire, por duke mos pranuar se këta të fundit, ilirët praq, janë stërgjyshë tanë, edhepse këtë e dinë edhe fëmija e djepit.

E katërta. Maqedonasve që urejnë NATON, duhet thënë se këtë e bëjnë që bombardoi mikun e tyre dhe krijoi shtet të dytë  shqiptar në Ballkan, edhepse pa atë bombardim, Maqedonia  sot do quhej ,,Serbi e Jugut,,. Kurse ata që e urejnë kryeministrin aktual, këtë e bëjnë   për shkak se në krye e sollën rreth 70 mijë vota  shqiptare.

E  pesta. Duhet haptazi të thuhet se për këtë tragji-komedi tridhjet vjeçare, që ka të bëjë me emrin, fajtorë kryesorë janë ata të cilët në qendër të Shkupit vendosë përmemdoren e Lekës së Madh, me çka, pa dashur, ose me qëllim, revoltuam grekët të cilëve ky njeri u është fiksuar në zemër dhe në shpirt, dhe me shumë të drejtë, sepse, ai vetë është deklaruar si i tillë, me qëllim që popullata greke t i bashkangjitet në luftën kundër Persisë. Si të tillë e nje tërë bota, prandaj, është mirë që, një orë e më parë, përmendorja e Lekës dhe Filipit, nga Shkupi dhe Manastiri, të shpiren në Greqi, sepse kjo, një ditë, këto dy qytete,  mund lirisht, t i quajë për greke!.

E gjashta. Nuk duhet heshtur faktin që autorë të kësaj tragjikomedie janë ata që u pajtuan të bëjnë pazar me emrin, gjë që bindi tërë botën se Greqia ka të drejtë. Gabimi tjetër është termi BJRM, me të cilin ky shtet, rreth tre dekada, i ngjiste fëmijës me kthizë të pa prerë, prandaj dhe Europa dhe Amerika me palën maqedone silleshin si me fëmijë, duke e zënë për veshi  dhe duke e shpënë në v. 2001 në Ohër, jo për të  larë trupin në gjol, por gjynahet e bëra gjysmë shekulli me rradhë ndaj ,,shiptaranëve,,.

E shtata. Kur një gazetar albanofob më tha se ne shqiptarët dashkemi t ua ndrojmë emrin e këti shteti, kuptohet edhe të tyre si etnos, iu përgjigja: ,,Duhet të ishim të tillë, siç ishit edhe Ju kur na i ndruatë emrin nga Allbanci në ,,Shiptari,, vetëm e vetëm që të na largonit nga vëllezërit tanë jashtë këti shteti dhe për të mos qënë ne shqiptarët popull më i madh në Ballkan. Megjithatë, ne u treguam fer, tolerantë, jo vetëm që nuk jemi hakmarrës, por edhe për shkak se

ne shqiptarëve, na konvenon termi Maqedoni, sepse ka të bëjë me fjalën shqipe E madhe, vend i madh. (Për këto, lexoni shkrimin im, publikuar në javoren Фокус nr. 38 dhe 41, 1996, pra para rreth 22 vjet, kuptohet në maqedonisht, me, titull ,,Pa njohjen e gjuhës shqipe, nuk mund të kuptohet historia e Maqedonisë të vjetër,,, ku veç tjerash apostrofoj shkrimtarin maqedonas Dimitar Milladinov, i cili, nxënësve të vet fjalët greke ua sqarronte përmes gjuhës shqipe dhe Grigor Përliçevin, të  cilin bota e njohu më tepër përmes veprës  kushtuar Skenderbeut

të cilën nuk do ta kryente dot, pa njohur gjuhën shqipe.  Kur vura re se gazetari tentoi të më provokojë me pyetje të tjera, i thashë: ,,Shiko, s kam më kohë, prandaj do të pyes vetëm këtë: Ti  pa njohjen e gjuhës shqipe nuk mund të dish kuptimin e kombit dhe shtetit tënd, Maqedonas, Maqedoni, as edhe emrin e kryeqytetit të këti shteti, ose emrin e katër lumenjëve më të mëdhenj në Maqedoni: Vardarit, Dragorit, Drinit, Lumit të Zi, ose emrin e fushës së Pellagonisë, edhepse pa të ne të rrethit të  Manastirit dhe Prilepit nuk mund të jetojmë as një muaj. A vallë nuk është turp për profesorët e gjeografisë të mbledhin supat, nëse, ndonjë nga nxënësit, kërkon të dijë kuptimin e emrave të lartpërmendura,,? Gazetari, duke mos ditur përgjigjen,  si i tërbuar, u largua pa u përshëndetur fare me mua. Pra edhe Ju zotrinj të nderuar të veproni në këtë mënyrë kur hasni në pyetje provokative dhe kanë përmbajtje pezhorative ndaj ne shqiptarëve.

E teta. Kur përmendet Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001 dhe ajo e Prespës, e këti viti, duhet thënë se e para, e shpëtoi Maqedoninë nga rreziku që po i kanosej nga ana e  UÇK-së trime, kurse e dyta i dha fund devijimit të rrugës të këti shteti, duke e drejtuar në Europën e civilizuar, pa ndihmën e të cilës,  Maqedonia, nuk mund të qendrojë në këmbë as një  vjet dhe i dha fund shtrëmbërimit të historisë të këti shteti nga ana e ,,pasardhësve,, të Lekës, gjë që, siç thashë më parë, shkakëtoi komedinë e cila rreth 30 vjet me rradhë po luhet jo vetëm në Maqedoni por edhe në teatrot e tërë botës, kurse autor i kësaj komedie është edhe ai që nuk i ndahej shpirti  nga ,,nëna,, e tij dhe la në përdorim termin BJRM, të cilit, po i vjen fundi dhe hajmedet për atë të ,,Makedonsko Sonces,, i cili ditë e natë përmend fjalët,, Vetëm dielli është më i vjetër se Maqedonia,,!!!

E nënta. Në favor të kontinuitetit, meqë shkrimin e fillova me analistin e Tetovës, me qëllim, po e  përfundoj, me të. Atyre që na quajnë pakicë dhe na krahasojnë me maqedonët e Pustecit, duhet cituar fjalët e të posapërmendurit që numri i maqedonëve matanë kufirit është  aqë sa që të gjithë  mund t i ngarkosh në një kamion.

Në vend të përfundimit

Tëra këto që theksova, më sipër, lidhur pra  me çështjen kombëtare, i kam shkruar qysh para 20 e ca vjet në shtypin maqedonas dhe, ja, siç shihni, mbeta gjallë, përveçse që 20 vjet i suspenduar nga Universiteti i qytetit të konsujve dhe me 2- 300 euro në muaj. Pra, materialisht i varfër, por, shpirtrisht i pasur dhe i lumtur, që nuk kam heshtur dot shtrëmbërimin e historisë tonë të lavdishme, s kam duruar dot gënjeshtrat, skam tradhëtuar Universitetin e Prishtinës, i cili më ka nderuar me dy tituj shkencor, Republika e Kosovës me Medalion, Shoqata Për Kulturë dhe Art Tradita  e Tetovës me dy mirënjohje të posaçme, Akademija Alternative  Pegasiane e Shqipërisë, në v.2015, më ka shpallur ,,Historian i vitit,, dhe dhjetra të tjera të cilat u bënë zhur e hi bashkë me shtëpinë e djegur gjer në themel, në v.2001. Përndryshe,  kur  një të njohurit im, përmes telefonit, i tregova përmbajtjen e tekstit, dhe kërkova mendimin e tij, meqë merret me poezi, kërkoj nga unë, të shtoj fjalët në vijim, të  nënvizuara, siç preferoj ai, por, për shkak të korektesës, nuk ia bëj emrin publik:

,,O ju analistë, të nderuar, këtë shkrim, duhet mirë analizuar, mesazhet, pa tjetër, duhet zbatuar. Nëse, këto, anashkaloni, më mirë në shtëpi, të qendroni, se sa të debatoni, kohën kot, në panele, të kaloni, gjëra që dihen, t i thoni, vetëm për ndonjë honorar, që të fitoni, kurse çështjet kombëtare, i anashkaloni,, janë fjalët e poetit, i cili, pas nja pesë minutave, më diktoi edhe tekstin në vijim, mesazh i nxjerrë nga ndonjë rilindas tanë por, sipas tij, që vlen edhe për sot:  ,,Mjaf punoni për të tjerë, o fatkeq, por për kombin, që po vuan, e po heq.  Mos bëni, siç keni bërë, gjer tani, por luftoni për kombtari''.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT