Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reshat Nexhipi: Europën, e kanë krijuar njerëzit e racës tonë

| E enjte, 15.11.2018, 09:10 PM |


Europën, e kanë krijuar njerëzit e racës tonë

-Emri i saj, ka të bëjë me motrën e Kadmit ilir,  kurse origjina e mbretërve të këti kontinenti, lidhet me babanë e Ilirit-Heraklenë-

Nga Reshat Nexhipi

Ky konstatim, veç tjerash, qendron edhe në librin e Ljubomir Domazetoviqit, me titull ,,Antiçka Makedonija,, Beograd, 2002, f. 104) ku, thuhet, po e përsëris: Mbretërit e shteteve europiane, ishin pasardhës të Herakliut, babajt të Ilirit, prej të cilit e fituan emrin ilirët. Këtë, pra, e thotë një joshqiptar, sllav, siç duket serb, edhepse, për shkaqe që kuptohen: vendi ku botohet libri (Beograd), recenzentët serbë, etj., mundohet, ilirët mos i paraqesë për stërgjyshë tanë!!. Ky, disa herë e citon ilirologun e famshën Aleksandar Stipçeviqin, por vetëm për atë që i konvenon botuesit, recenzentëve serbë, e jo për atë më kryesoren që termi ilir ka të bëjë me fjalën shqipe i lirë, i pa varur dhe se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve.

Sidoqoftë, t i kthehemi titullit, ose më saktë: çka fituar Europa nga  njerëzit e racës tonë.  Kadmi, i njohur si mbret ilir, nga Fenikia, solli në Ballkan, pra në Europë, shkronjat e para, të cilat shërbyen si bazë për krijimin e alfabeteve, me të cilat sot shërbehen edhe popujt e kontinentit në fjalë. Prandaj dhe, ndoshta, nuk është e rastësishme që Europa mban emrin e motrës së Kadmit, Britania emrin e Britit ilir Austria  të fiseve ilire-histrët, gjermanët dhe holandezët kanë dalë nga keltët, kurse këta nga Gali, vëlla i Ilirit. Këtë të fundit e shkruan i njëjti autor- Lj. Domazetoviq  në librin e cituar më sipër. Por, sështë vetëm kjo që Europa ka përfituar nga  njerëzit e racës tonë.

Konstantini i Madh, me origjinë ilire, shpëtoi nga zhdukja krishterizmin, pa të cilin Europa, dhe jo vetëm ajo, kushedi edhe sa shekuj do kishte mbetur pagane, kurse pa betejat legjendare të Skenderbeut, Europa do sundohej nga osmanët dhe sot do ishte një ndër kontinenentet më të prapambetur në rruzullin tokësor.  Nga stërgjyshët tanë, Europa, ka fituar edhe sistemin e ri muzikor të cilin   e përdori 5 shekuj me rradhë ,,kalorësinë e lehtë, popujt e Europës  e mësuan prej ushtarëve shqiptarë që kanë shërbyer në Francë dhe në Itali,, thuhet në një tekst të internetit dhe shtohet, përsëri citoj ,,Shqiptarët ishin ata të cilët e futën bujqësinë në Europë dhe ia bënë atë të njohur fiseve të këtij kontinenti”. (Mitat Frashëri, “Fati i Shqipërisë”, f.55 dhe 98).

Pikërisht kjo histori e tillë, veç tjerash, ka qënë shkak, sipas meje, që Europa nuk ka preferuar bashkimin e trojeve shqiptare, nga frika se ky popull trim, me histori më të lavdishme se çdo popull tjetër, mund të forcohej aqë tepër sa që  të pretendonte edhe bashkimin e trojeve më të vjetra, siç ishte edhe Europa. Kjo frikë, ka bërë që Kosova të mbetet nën Serbinë, Çamëria në Greqinë, kurse kjo e fundit ta humbë emrin e parë ,,Shqipëri e re,, dhe të fitojë emër artificial, me në krye Otonin adoleshent-17 vjeçar. Këtë gabim, Europa,  me vonesë e pranoi, prandaj dhe për të larë deri diku  gjynahet, me nxitjen e Amerikës, çliroi Kosovën nga kanxhat e hekurta të Serbisë, prandaj dhe ne, që thotë populli ,,sja vëmë re kusuret,, e vjetra, po e përkrahim maksimalisht. Se si ajo do sillet  pas këtaj, a vallë do lajë tërë borxhet ndaj këti populli biblik, mbetet të shihet.